Kroacia organizon Ditën Botërore të Hallallit
Komuniteti musliman në Kroaci është relativisht i vogël, rreth 60,000 nga një popullsi prej 4.5 milion banorësh, por ajo është përfshirë në mënyrë aktive për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe prosperitetin e shtetit në Evropën Juglindore.
Aldin Dugonjiç, drejtori i Qendrës për Çertifikimin e Cilësisë Hallall në Kroaci, tha se ata janë duke organizuar Ditën Botërore të Hallallit në qytetin e Opatija në Kroacinë perëndimore nga 2 deri më 4 nëntor 2016.
"Ne po festojmë 100 vjetorit që nga dita kur Kroacia e ka pranuar Islamin," tha Aldin Dugonjiç, i cili që është në Bruksel për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të Hallallit.
Ai vuri në dukje se komuniteti musliman në Kroaci po organizon shumë aktivitete për të festuar këtë ngjarje dhe një nga këto është Dita e Hallallit. Rreth 28 shtete nga bota po marrin pjesë në ngjarjen e cila do të përurohet nga Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar¬Kitaroviç.
Dita e parë do t'i kushtohet ushqimit hallall, dita e dytë të turizmit hallall dhe dita e tretë financave islame dhe bankare. Rreth 40 ekspertë nga e gjithë bota do të diskutojnë për të gjitha këto çështje.
Do të jetë një ekspozitë si një ngjarje anësore në të cilën 11 shtete do të prezantojnë prodhimet dhe shërbimet e tyre hallall, tha Aldin Dugonjiç i cili ka shkruar mbi 12-të punime në subjektin e certifikimit të Hallall-it.
Prejardhje e muslimanëve në Kroaci janë kryesisht nga Bosnja, Turqia, Shqipëria, Kosova dhe Bota Arabe.
Në Kroaci, ka vetëm një autoritet të Islamit e quajtur Bashkësia Islame e Kroacisë e cila udhëhiqet nga myftiu i cili zgjidhet nga komuniteti musliman.
"Ne kemi një kontratë me qeverinë tonë që të gjitha detyrat tona dhe të drejtat si muslimanët janë të njohura, të pranuar. Ne mund të ndërtojmë xhami dhe të mbajmë mësimet islame në shkolla", tha ai.
Në Kroaci ka tri xhami me minare dhe 15-të xhami pa minare dhe tani komuniteti mysliman është duke ndërtuar tri xhami të reja me minare të për të rehatuar besimtarët muslimanë.
Qendra Islame në Zagreb jep rregullisht mësim në Kur’an dhe çdo vit Qendra Islame organizon një Garë Kur’anore Ndërkombëtare në këndimin e Kur'anit.
"Ne jemi duke u përpjekur për të tërhequr më shumë vende arabe sidomos nga Gjirit Persik që do të vijnë në Kroaci për investime", tha eksperti i Kroacisë për Hallall.
"Kroacia ka potencial të madh për të investuar në sporte, turizëm dhe culture. Kjo ngjarje që ne po organizojmë ne duam të tregojmë se çfarë mund të ofrojë Kroacia, veçanërisht për shkak se Kroacia trajton pakicat e saj shumë mirë," tha ai.
"Ndjehem mirë që jam musliman në Kroaci. Ne kemi të gjitha të drejtat dhe nuk kemi ndonjë problem. Ju mund të vini të shihni atë me syt tuaj, " shtoi ai.
Kroacia, anëtare e BE-s, renditet e 18-ta në destinacionin turistik më popullor në botë.
Burimi: KUNA