Një rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Tretë: Nxjerrja në dritë e të vërtetës së groposur nën propagandën e NATO-s
Një nga krijuesit kryesore të propagandës në lidhje me spitalet e marra në shënjestër në Aleppon Lindor janë Mjekët pa Kufi, shpeshherë të referuar me shkurtimin nga frengjishtja, MSF, që ofrojnë ndihma ndërkombëtare dhe kategorizohet si OJQ. Në një letër të hapur të dërguar për MSF-në më datën 4 maj, Rick Sterling, një analist gjeopolitik dhe shkrimtar, vuri në dukje këto mospërputhshmëri të dukshme dhe një numër të anomalive të tjera flagrante në raportet e MSF-së:
Një rrugëtim në Aleppo: Mbrojtja Civile e Sirisë dhe Shoqata Mjekësore e Aleppos janë sirianët që po ndihmojnë sirianët e vërtetë
Vannessa Beeley
Mint Press News
Vanessa Beeley është takuar me antarët e Mbrojtjes Civile të Sirisë dhe Shoqatës Mjekësore të Aleppos për të hedhur më shumë dritë mbi gënjeshtrat që mediat kryesore kanë shpërndarë përsa i përket ngjarjeve të vërteta në Siri dhe që e kanë bërë publikun e gjërë që të keq perceptojnë të vërtetë.
Aleppo, Siri — Kemi vijuar me rrugëtimin tonë nga qyteti i Beni Zeidit në Aleppon Verior për në Shoqatën Mjekësore të Aleppos në lagjen al-Azizia të Aleppos.
Kur mbërritëm në destinacion takuam Dr. Zahar Buttal, drejtori e shoqatës dhe Dr. Bassem Hajak, i cili drejton njësinë e traumave me burime psikologjike dhe të kequshqyerjes. Ndër shërbimet që kjo njësi e spitalit ofron është edhe trajnimin e duhur për civilët sirianë të cilët arrijnë të arratisen nga pengmarrjet e terroristëve në Aleppon Lindor për në Aleppon Perëndimor, nëpërmjet korridoreve humanitare të mundësuara nga autoritetet ruse dhe siriane.
Gjatë takimit, Dr. Hajak na informoi se jo shumë kohë para vizitës sonë ata kishin pranuar në qendër më shumë se 2.000 civilë, në mesin e të cilëve kryesisht gjendeshin gra dhe fëmijë. Këta civilë kanë mbërritur në Aleppon Perëndimor, nëpërmjet korridoreve humanitare që u hapën më 29 korrik, një ditë pasi presidenti sirian Bashar Esad miratoi një dekret për amnisti për të gjitha grupet e armatosura që gjendeshin dhe kishin ushtruar aktivitetin e tyre në Aleppon Lindor.
Ekipi i Dr Hajak dërgohet me grupet mjekësore në dalje të korridoreve humanitare për të pritur dhe marrë civilët dhe më pas ata dërgohen nëpër shtëpitë të caktuara për vizitat e nevojshme mjekësore. Fillimisht gjenden vetëm tre korridore humanitare, megjithatë pritet që në një datë sa më të afërt të hapen edhe katër korridore të tjera.
Gjithashtu, ai na tha se tashmë në Aleppon Lindor kanë mbetur funksionalë vetëm tre spitalet kryesore: Al-Dakkak, Al-Zehraa dhe spitali i Omar bin Abdulaziz, i themeluar dhe i ndërtuar nga Myftiu Ahmed Badreddin Hassun dhe subjekte të tjera të ndryshme që bëjnë bamirësi.
Ky fakt që doktori na tregoi bie në kundershtim me mediat që publikojnë versionet e NATO-s dhe OJQ-ve humanitare, të cilat janë munduar të lënë përshtypjen se në Aleppon Lindor gjenden të paktën dhjetë spitale dhe ato ofrojnë shërbimet e tyre pa bërë përjashtim në shërbimin e nevojshëm, apo pa bërë dallim në mesin e subjekteve që paraqiten aty. Mediat perëndimore nxjerrin përfundimin se ata që ndodhen aty janë civilë dhe jo anëtarë të Frontit Nusra, apo brigadave të tjera terroriste të financuara nga të huajtë, dhe se të gjitha këto "civilë" janë duke u bombarduar pa mëshirë nga sulmet ajrore ruse dhe siriane.
Sipas Dr Hajak, i cili na ka treguar se si tre spitalet kryesore janë marrë plotësisht nën kontroll nga kryengritësit e grupimeve të ndryshme të armatosura terroriste të udhëhequra nga Fronti Nusra, këta terroristë i përdorin katet e sipërme të spitaleve si pozicionime për snajperistët. Terroristët – grupet e ndryshme të të ashtuquajturave "rebelët e moderuarë" dhe "forcave opozitare" të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të NATO-s, shtetet e gjirit, aleate të tyre dhe Izraeli kanë prioritet mbi civilët dhe në këto tre spitale në Aleppon Lindor bëhen vetëm ndërhyrje kirurgjikale. Sipas Dr Hajak, kryengritësit e armatosur nuk pranojnë që të lejojnë agjencitë e OKB-së të kontrollojnë menaxhimin brenda këtyre spitaleve.
Sipas atyre që Dr Hajak na shpjegoi përveç tre spitalet kryesore, terroristët kanë nën kontroll gjithashtu edhe shtatë klinika të tjera shëndetësore private, me pajisje më të kufizuara.
Një nga krijuesit kryesore të propagandës në lidhje me spitalet e marra në shënjestër në Aleppon Lindor janë Mjekët pa Kufi, shpeshherë të referuar me shkurtimin nga frengjishtja, MSF, që ofrojnë ndihma ndërkombëtare dhe kategorizohet si OJQ. Sipas raporteve kontradiktore të Pablo Marcos, i cili ka pozicionin e drejtuesit të operacioneve të OJQ-së në Lindjen e Mesme pretendohet se është e vërtetë se më 27 prill spitali Kuds u vu në shenjestër nda një mori e raketave të shumëllojshme.
Në një letër të hapur të dërguar për MSF-në më datën 4 maj, Rick Sterling, një analist gjeopolitik dhe shkrimtar, vuri në dukje këto mospërputhshmëri të dukshme dhe një numër të anomalive të tjera flagrante në raportet e MSF-së:
“Në raport gjenden shumë mospërputhshmëri në lidhje me sulmin që ndodhi më 27 prillit në spitalin Al Kuds. Managjeri operator i MSF-së për Lindjen e Mesme, Pablo Marco, në intervistat që ka dhënë të nesërmen për CNN dhe PBS Newshour është shprehur se “dy fuçi bombash kanë plasur në afërsi të spitalit (...) më pas bomba e tretë ka plasur në hyrje të spitalit”. Këto lloj bombash mund të hidhen vetëm nga helikopterët. Nga ana tjetër, në përmbledhjen për shtyp që keni publikuar në të njëjtën ditë thuhet se “spitali u shkatërrua nga të paktën një sulm ajror i cili ka goditur direkt ndërtesën, duke e shndërruar atë në një rrënojë.” Një reportazh i CBC-së duke u mbështetur në këtë version ka hedhur pretendimin se “Tashmë, një spital i mbështetur nga MSF-ja, në qytetin e Aleppos, në veri të Sirisë është shndërruar në një grumbull rrënojash. Sulmet ajrore në ditën e mërkurë e kanë shkatërruar plotëisht ndërtesën.”
Edhe Dr. Nabil Antaki, një gastroenterologist i cili është vendosur në Aleppon perëndimor, gjithashtu ka ngritur një pikëpyetje mbi objektivitetin e raporteve të MSF-së dhe raportimit të lajmeve të mediave perëndimore. Në një deklaratë për Arret sur Infon më 1 maj, ai është shprehur si më poshtë:
“Për tri ditë tashmë, këto shoqëri medike po akuzojnë ‘regjimin e Esadit’ se ka bombarduar një spital të MSF-së [Medecins Sans Frontières] në lindje të Aleppos dhe se ka vrarë madje edhe pediatrin e fundit që gjendej në qytet. Kjo tregon se, prioritet i vetëm që ka rëndësi për këto media është territori i qytetit në të cilin janë vendosur terroristët.
Për këto media tre të katërtat e Alepoos, e cila është nën kontrollin e qeverisë së Sirisë, ku praktikojnë profesionin e tyre pediatër të shumtë nuk ka kurrfarë rëndësie”
Dr. Hajeku, antar i Shoqatës Mjekësore të Aleppos është shprehur se në pjesën lindore të qytetit, i cili gjendet nën pushtimin e terrorirsteve gjenden rreth 200 mije deri në 220 mijë banorëve të mbetur që jetojnë aty, ku përfshihen edhe 50 mijë antarë të, ose familjarë të antarëve të grupimeve “rebele”. Popullata civile e zonës është dëbuar nga shtëpitë e tyre, dhe shumica janë të pastrehë ose të papunë. Ata jetojnë me frikën për jetën e tyre ndërsa përpiqen të shpëtojnë nga, ose të protestojnë pushtimin e terroristëve në pjesën lindore të Aleppos. Të rinjtë, në veçanti, nëse përpiqen të largohen nga kjo zonë përmes korridoreve humanitare, ose detyrohen të rekrutohen në rradhët e terroristëve, ose vriten.
Gjatë bisedës sonë, kam filmuar pjesën kur e pyeta Dr. Hajek në lidhje me Helmetat e Bardhë, një grup që pretendojnë se kanë qënë të parët që kanë ndërhyrë në territoret e Aleppos Lindor, të kontrolluar nga terroristët.
Dr. Hajak na tregoi se si asnjë nga të afërmit e tij, familjarët apo miqtë e tij nuk e kanë parë në Aleppon Lindor këtë organizatë e cila nuk funksionon askund tjetër vecse në bastionet e Frontit Nusra në Aleppo, Idlib dhe njësitë tjera në të gjithë Sirinë. Sipas videove dhe literaturës që kjo organizatë publikon vetë thuhet se Helmetat e Bardha ushtrojnë një veprimtari intensive në Aleppon Lindor dhe se shpëtojnë jetët e njerëzve gjatë dhe pas sulmeve me bomba. Për këtë arsye, sipas Dr. Hajak, ata janë praktikisht të panjohur për civilët sirianë dhe organizatat zyrtare humanitare, si OKB-ja, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Gjysmëhënës së Kuqe, që jetojnë ose punojnë në Aleppon Lindor.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Dr. Hajak deklaroi se civilët sirianënë Aleppon Lindor po mbahen peng nga Fronti Nusra. Kur dikush përpiqet që të largohet nga aty për t’u vendosur në Aleppon Perëndimor, që kontrollohet nga qeveria siriane, familjet e këtyre personave kërcënohen se do të ekzekutohen. Ai na solli si shembull rastin e kushëririt të tij, një kirurg, i cili nuk ishte në gjendje të largohej për të punuar në Aleppon Perëndimor për shkak se në të kundër do të vritej familja e saj. Ajo është e detyruar të vazhdojë të punojë për spitalet e pushtuara nga Fronti Nusra, kryesisht për trajtimin terroristëve.
Një vendas në Aleppo është shprehur kështu për organizatën Ruplty:
“Qeveria i dha civilëve mundësinë për të ardhur këtu, megjithatë rebelët nuk i kanë lejuar të vijnë; ata kanë tentuar t’i vrasin. Kjo është e papranueshme. ‘Rebelët’ duhet t’i lejojnë civilët që të vijnë në mënyrë që të ndalojnë gjakderdhjen. Ata janë të afërmit tanë, njerëzit tanë. Nëse civilët vijnë këtu ne mund t’i shpëtojmë dhe mbrojmë fëmijët dhe gratë e tyre. Nëse rebelët duan të luftojnë atëherë ne jemi të gatshëm të luftojmë, por pse duan t’i përfshinjë civilët në këtë mes?”
Megjithatë, më 19 shtator u publikuan video në të cilat shfaqen civilë të cilët janë duke u larguar nga zonat e Aleppo-s, të cilat mbahen nën kontrollin e Frontit Nusra nëpërmjet korridoreve humanitare. Edhe ndërsa këta civilë nxitonin për të arritur në kushtet e sigurisë të ofruara nga mbrojtja e ushtarëve të Ushtrisë Arabe të Sirisë, ata janë qëlluar nga “rebelët e moderuar” dhe “forcave opozitare” të mbështetura nga perëndimorët.
“Ata që e quajnë veten Mjekët Pakufinjë janë pozicionuar krah më krah me terroristët”
Gjatë disa prej takimeve që kemi zhvilluar me Kryemyftiun e Sirisë, Ahmed Badreddin Hassun gjatë muajve korrik dhe gusht, kryemyftiu theksoi se të gjitha spitalet, duke përfshirë këtu edhe spitalin Omer bin Abdulaziz, i cili ka qënë një projekt i tij janë nën kontrollin e politë të terroristëve.
Kryemyftiu ka qenë një nga mbrojtësit më të zellshëm të shtetit laik sirian dhe një nga kritikët që është shprehur më hapur në lidhje me luftën e pistë të NATO-s në Siri. Sipas kryemyftiut dhe shumicës së sirianëve që kemi mundur të takojmë gjatë këtyre katër javëve të rrugëtimit në Siri, kjo është një luftë e cila i ka rrënjët mbi ndarjen sektare që kurrë më parë nuk ka qënë një problem derisa kjo krizë është imponuar nga jashtë.
Në një nga takimet që kemi zhvilluar kryemyftiu është shprehur kështu:
“Kjo shoqatë [bamirësie e kryemyftiut] që prej vitit 1955 tashmë ka mbajtur vendin më të përndësishëm për qëllim e saj të ngritjes së standardeve në Siri. Unë e kam ndërtuar këtë spital me paratë e mia dhe me donacionet e njerëzve me të cilët kemi punuar së bashku që në fillimet e shoqatës në vitin 1985. Ky spital ka filluar aktivitetin e tij në vitin 1992, dhe që në atë kohë në spitalin tonë janë trajtuar njerëzit e varfër nga ajo lagje. Spitali gjendet në një zonë të varfër, dhe ne kemi mundur të trajtojmë më shumë se 400 persona në ditë pa asnjë lloj pagese. Në spital gjendeshin nëntë makina dialize. Kur erdhi terroristët i dëbuan të gjithë mjekët nga aty, vranë tre infermiere, dhe para se të merrin në dorë kontrollin e spitalit ata vranë më shumë se 10 pacientë që gjendeshin të shtruar aty.”
“Pas kësaj, ata ngritën pretendimet se spitali manaxhohej nga mjekët e MSF -së, megjithatë në këtë spital pranohen si pacientë vetëm terroristët, nuk pranohet të trajtohen civilët të cilët kanë mbetur në atë lagje. Në derën e përparme hyrëse të spitalit qëndron një grup i terroristëve që bëjnë roje dhe ata nuk kanë lejuar që askush të hyjë në departamentin e lindjes që prej vitit 2013. Në këtë departament gjendeshin 12 inkubatorë për foshnjet e lindur para kohe, të gjithë janë vjedhur. Ata e kanë kthyer spitain në një spital ushtarak për të trajtuar terroristët. Këtë spital ne e kemi ndërtuar me duart tona dhe tani ata gënjejnë dhe thonë se është spitali i tyre.
Ata që e quajnë veten Mjekët Pakufi janë pozicionuar krah për krah me terroristët të cilët po vrasin fëmijët tanë dhe kanë marrë nën kontroll spitalet shkollat dhe shoqatat e fondacioneve të bamirësive. Kjo është ajo që po bëhet në Aleppo.”
Marketuesit e propagandës janë plotësisht të heshtur kundrejt sulmeve terroriste në Aleppon Perëndimor
Gjatë takimit që kemi zhvilluar më 15 gusht me Dr. Zahar Buttal arritëm të mblidhnim informacione se, gjatë datave 1-14 gusht, nga sulmet me raketa të organizuara nga terroristët në Aleppon Perëndimor kanë gjetur vdekjen 143 civilë duke përfshirë 54 fëmijë dhe 23 gra. Në hartën e mëposhtme [hatrën mund ta gjeni në linkun origjinal, duke klikuar këtu] do të gjeni të shënuara zonat të cilat goditen më së shumti nga sulmet terroriste; Gjatë vizitës sonë qëndruam në Azizie, e cila në ato kohë u godit nga sulmet e terroristëve me lëndë plasëse dhe municione ajrore.
Gjatë takimit tonë me Shoqatën Mjekësore të Aleppos na erdhi informacioni se dy mjete automobilistike të blinduara dhe të mbushura me eksploziv ishin drejtuar për në zonën e banuar të Zehras, në veri të Aleppos.
Ndoshta rastësisht, shefi i Frontit Nusra, Sheikh Abdullah al-Muhaisini, i arsimuar në Riad, vetëm dy ditë para vizitës sonë kishte bërë një nga deklaratat e tij të përhershme, ku bën thirrje për vullnetarë që të marrin pjesë në sulmet e rregullta kamikaze. Këtë herë, kjo thirrja i kishte kaluar kufinjtë nga muret e kalasë së lashtë të Aleppos.
Nga se mund të shihet, dy persona i janë përgjigjur kësaj thirrjeje duket mbushur mjetet automobilistike të blinduara me eksploziv të mjaftueshëm për të vrarë dhe masakruar qindra civilë. Dr. Hayak shpjegoi se kamionët kishin xhama antiplumb, kështu që shoferët nuk janë në gjendje të shohin jashtë, për këtë arsye thuhet se ata i drejtojnë këto automjete nëpërmjet udhëzimeve nga radiot.
Megjithatë, kamionët nuk arritën që të kryen me sukses misionin e tyre vdekjeprurës duke qënë se u arrit me sukses që të ndaloheshin nga sulmet. Për fat të mirë u shmangën viktimat në mesin e civilëve, megjithatë ky është një tjetër sulm i cili nuk u përmend nga mediat perëndimore mbështetëse të "”rebelëve të moderuar” dhe “forcave të opozitës”.
“Jemi të indinjuar nga këto sanksione”
Në deklaratën e dhënë më 31 gusht nga Këshilli Amerikan i Sirisë u ngrit një pretendim i jashtëzakonshme se, duke qënë se bankat e gjakut sirianë kanë qenë historikisht të drejtuara nga Ministria e Mbrojtjes së Sirisë, u jepet prioritet ushtarëve mbi civilët kur vjen puna për shpërndarjen e gjakut që gjendet në këto banka. Në deklaratë thuhet se:
“Këshilli Amerikan i Sirisë dëshiron të bëjë me dije se edhe pagesat që në dukje bëhen për burime të parrezikshëm të lidhura me regjimin, mund të përfundojnë drejt e tek makina vrasëse e Esadit. Për shembull, në vendet ku OKB-ja ka bërë shpenzime prej miliona dollarësh, kanë qënë në fakt pagesa për furnizuesit e karburantit të Esadit, i cili e ka përdorur këtë karburant edhe për avionët luftarakë me të cilët ka bombarduar civilët sirianë; në të njëjtën kohë, Ministria e Bujqësisë së Esadit, ushqen gjithashtu edhe trupat e regjimit të cilat shkatërrojnë qytete dhe fshatra të Sirisë; dhe pavarësisht “shqetësimeve reale” se gjaku në banka mbahet i rezervuar vetëm për trupat e regjimit, ende bëhen pagesa në bankën e gjakut të Esadit. Gjatë këtyre viteve Këshilli Amerikan i Sirisë ka marrë raporte të panumërta që tregojnë se ndihmat e OKB-së në fakt përdoren nga ushtarët e Esadit.”
Kjo deklaratë i bën thirrje në mënyrë efektive Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të zgjasë edhe më tej vuajtjet e popullit sirian – civilë, të cilët tashmë janë duke u ndëshkuar kolektivisht në mënyrë rrënuese nga sanksionee e SHBA-së dhe BE-së që prekin të gjithë sektorët e jetës civile, që përfshijnë ndër të tjera shëndetsinë, bujqësinë dhe arsimin.
Dr. Nabil Antaki është shprehur kështu në një deklaratë që ka dhënë për Be Curious TV [këtu mund të gjeni përkthimin në anglisht] në muajin Maj:
“Ne jemi të indinjuar nga këto sanksione, për arsyen e vetme se këto sanksione dhe embargot nuk zbatohen kundër qeverisë siriane, por zbatohen kundër popullit sirian, të gjithë njerëzve të Sirisë. Për shembull, unë personalisht, si një person x që jeton në Siri, nuk kam të drejtë të kryejë transaksione qoftë edhe në shumën më të vogël. Nëse dua t’i dërgoj fëmijëve të mi qofte edhe 1,000 dollarë nuk kam asnjë mundësi. Gjithashtu as nuk mund të importojë as nuk mund të eksportojë ndonjë gjë. Kjo është di,cka që të paralizon. Unë jam një mjek dhe kisha menduar që të zëvendësoj një pjesë të të pajisjeve mjekësore. Në kushtet normale kjo gjë do të zgjaste rreth një javë; megjithatë mua mu desh vit e gjysmë për të marrë pjesën që më duhej sepse nuk mund ta importoja nga Japonia duke qënë sekompania në fjalë ishte një kompani ndërkombëtare.
Për këto arsye, këto sanksione e dëmtojnë shumë popullin sirian. Në një periudhë të caktuar BE-ja i hoqi sanksionet, megjithatë këtë gjë e bëri vetëm për njerëzit që jetonin në zonat e kontrolluara nga terroristët. Pjesa e popullsisë që jetojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane nuk mund të bëjnë asnjë aktivitet ekonomik. Ndryshe nga sa pretendohet, kjo gjë nuk po dëmton qeverinë, përkundrazi po dëmton popullin sirian.”
Në mars të vitit 2015, një anëtare e parlamentit sirian, Maria Saadeh, iu drejtua Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, duke u parashtruar atyre një artikull që mbante titullin; “Sanksionet e njëanshme ekonomike kundër Sirisë dhe Terrorizmit: Dy anët e së njëjtës monedhë”
Në qershor 2016, Saadeh iu drejtua përsëri OKB-së. Në fjalimin e saj në një organizim dytësor të organizuar Institutin për Demokraci përkrah samitit të Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, ajo u shpreh se:
Sanksionet ekonomike dhe embargot u vendosën në mënyrë që të dëmtohej regjimi sirian. Që prej vitit 2011, dhe akoma edhe tani shtet antare të OKB-së kanë ndërmarrë një vendim për të dënuar në mënyrë kolektive të gjithë popullin sirian. Në mars të vitit 2015, këtu në Këshillin për Të Drejtat e Njeriut, ju kam parashtruar një artikull me titull “terrorizmi ekonomik” i cili ju informon për rezultatet që kanë sjellë organizatat terroriste dhe për efektet e masave të detyrueshme që janë marrë në emër të ‘sanksioneve ekonomike’.
Këto sanksione bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare, po as sa bie ndesh edhe terrorizmi vetë. Rezultatet dhe efektet e tyre janë të njëjta: qëllimi si i terrorizmit, ashtu edhe i sanksioneve është që të sulmojnë popullin sirian dhe të shkelin të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtën e jetës.
Si rezultat i këtyre sanksioni, papunësia, që në vitin 2010 arrinte në 8.6%, në vitin 2014 u rrit në mënyrë drastike deri në 50%; varfëria nga 9% që shënonte në 2010, arriti në 75% në vitin 2013; shifrat e nxënësve që fillojnë shkollën çdo vit ka rënë me 50%; ndërsa ndikimi i sanksioneve në mbylljen e spitaleve dhe ndërmarrjeve kap të njëjtat shifra sa edhe ndikimi i terrorizmit. Në të njëjtin artikull, kam paraqitur edhe lidhjen e shteteve, të cilat aplikojnë këto sanksione me mbështetjen që ato u japin organizatave terroriste. Për të vijuar më tij, në artikull diskutohen edhe ndikimi në shkatërrimin e burimeve natyrore, ekonomike dhe kulturore të Sirisë.
Burimi: Mint Press News/ Medya Şafak