Siria

Një rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Parë: Nxjerrja në dritë e të vërtetës së groposur nën propagandën e NATO-s

Në Aleppon Perëndimor, në pjesët të cilat kontrollohen nga qeveria jetojnë më shumë se 1.5 milionë banorë civilë, ndër këta përfshihen edhe 600 mijë civilët të cilët patën migruar në vitin 2012 nga Aleppo Lindor. Sipas Shoqatës Mjeksore të Halepit pretendohet se në pjesën lindore të qytetit, i cili gjendet nën pushtimin e terrorirsteve në mesin e 200 mije deri në 220 mijë banorëve të mbetur që jetojnë aty, 50 mijë prej tyre, ndoshta edhe më shumë mund të jenë antarë të, ose familjarë të antarëve të grupimeve ‘rebele.’

Populli sirian po vuan për shkak të ‘rebelëve të moderuarë’ dhe ‘forcave opozitare’ të mbështetura nga SHBA-ja, shtetet anëtare të NATO-s dhe aleatët e tyre në shtetet e Gjirit Persik dhe Izraelit. Megjithatë, vuajtja e këtij populli është injoruar në masë të madhe nga mediat kryesore duke qënë se ato nuk janë pjesë agjendës kryesore të diktuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së.

Aleppo, Siri – Për të gjthë ata të cilët perceptimin e situatës së këtij shteti të shkatërruar nga lufta e përftojnë në një prizëm të kufizuar vetëm në rrëfimet e mediave kryesore, Aleppo është bërë sinonim i shkatërrimit dhe dhunës “së shkaktuar plotësisht nga qeveria siriane”.

Media që ndjek linjën e NATO-s ka krijuar një kontroll të shtrënguar mbi informacionet dhe informatorët që vijnë nga ky qytet i rrethuar, duke siguruar se çdo lajm që publikohet të jetë i përshtatur në mënyrë të këtillë që të përmbushë kërkesat e Departamentit të Punëve të Jashtme dhe propagandës për ndryshimin e regjimit. Historitë rreth stërmullarit të propagandës, armëve kimike, shtet-rrethimit, urisë dhe bombave që kanën ë objektiv civilët  prodhohen në masë të gjitha të ngjashme. Të gjitha këto histori i atribuohen qeverisë siriane dhe ushtrisë së saj, megjithatë variacioni mbi këto tematika është shumë i limituar.

Qëllimi i këtij artikulli dhe i udhëtimit tim më 14 gusht në Aleppo është që unë vetë, si një gazetare perëndimore të arrijë që të zbulojë të vërtetën që fshihet pas historive kryesore të treguara nga SHBA-ja dhe NATO rreth Sirisë dhe luftës atje.

Aleppo Perëndimor dhe Lindor

Shumica e mediave perëndimore nuk i kanë dhënë rëndësi tregimit të "historisë së përjetuar mes dy qyteteve" mes Aleppos lindor dhe atij perëndimor. Pjesa lindore e qytetit është pushtuar nga një numër grupesh të mbështeturë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe aleatët e tyre në Gjirin Persik, si Arabia Saudite, dhe Izraeli. Ndërkohë, civilët që jetojnë në pjesën perëndimore të Aleppos, e cila kontrollohet nga qeveri i kanë etiketuarë këto grupe gjerësisht si ‘terroristë’ në më të shumtën e rasteve pa identifikuar ndonjë grup të veçantë.

Në Aleppon Perëndimor, në pjesët të cilat kontrollohen nga qeveria jetojnë më shumë se 1.5 milionë banorë civilë, ndër këta përfshihen edhe 600 mijë civilët të cilët patën migruar në vitin 2012 nga Aleppo Lindor. Sipas Shoqatës Mjeksore të Halepit pretendohet se në pjesën lindore të qytetit, i cili gjendet nën pushtimin e terrorirsteve në mesin e 200 mije deri në 220 mijë banorëve të mbetur që jetojnë aty, 50 mijë prej tyre, ndoshta edhe më shumë mund të jenë antarë të, ose familjarë të antarëve të grupimeve ‘rebele.’

Në shumicën e raportimeve të mediave perëndimore, përmendet shumë pak fakti se kryengritësit e armatosurë (apo, ndryshe siç janë etiketuarë nga mediat kryesore perëndimore si rebelët e moderuarë) e kanë detyruarë një pjesë të madhe të civilëve që gjendeshin në pjesën lindore të qytetit që të migrojnë për në pjesën perëndimore, e cila është e sigurt nën kontrollin e qeverisë siriane.

Rebelët e Moderuar

Mediat perëndimore kënaqet duke zgjatur e përzgjatur historinë se “forcave të opozitës së guximshme siriane" i kanë fituar konfliktet me Sirinë dhe me sulmet ajrore ruse. Ajo çfarë ata refuzojnë që ta diskutojnë është fakti se janë identifikuarë 22 brigada që veprojnë në brendësi të dhe rreth Aleppos dhe që janë të përbërë nga luftëtarë terroristë financuarë nga Departamenti i Punëve të Jashtme të SHBA- së.

Në mesin e këtyre brigadave është edhe Lëvizja Harakat Nur al-Zenki. Në një video të shfaqur kohët e fundit shihen pamje të anëtarëve e kësaj lëvizjeje duka abuzuar dhe prerë kokën një fëmije që mban emrin Abdullah Isa, i cili ndodhej në një kamp të refugjatëve palestinezë në Aleppon Verior.

Gjithashtu gjenden edhe grupime të ndryshme të cilat rrjedhin nga Frontit Nusra të shkëputura nga Ushtria Siriane e Lirë – e armatosur dhe e financuar SHBA-ja dhe e trajnuar nga CIA për të rritur kapacitetet e armatosjes dhe të logjistikës.

Fronti Nusra përbën rreth 80% të terroristëve që gjenden në terren në Aleppon Lindor. (Grupi ohët e fundit pati filluar një fushatë për riemërtimin e tij, në të cilën ndryshoi emrin nga Nusra në Fronti për Çlirimin e Damskut, dhe në përpipjekje për t’u distancohet nga al-Kaida ai ndërmorri edhe disa veprime të tjera. Megjithatë, ky grup nuk ka bërë ndryshime në udhëheqjen e tij apo në ideologjinë e tij ekstremisht elitist, për këtë arsye, ky artikull do të vazhdojë t’i referohet grupit si Fronti Nusra).

Armët Kimike

Përdorimi i armëve kimike kundër civilëve nga grupet terroriste në Aleppon Perëndimor, veçanërisht nga Fronti Nusra është një anti-temë (e ndaluar për t’u folur) për mediat perëndimore. Në vend të kësaj, media zgjedh që të publikojë lajme të rreme të hartuara nga grupet “aktiviste” dhe “gazetarëve bashkëqyteraë”, të cilët pretendojnë se kanë punuar brenda territorit të Aleppos. Ashtu si në rastin e publikimit më 7 shtator të lajmit nga Al-Xhaziras se ushtria siriane kishte organizuar sulme me armë kimike kundër civilëve; ky informacion u shpërnda pa bërë një vlerësim se çfarë kishte ndodhur me të vërtetë në terren para publikimit, në mënyrë alarmante me një zell të madh nga gazetarët me bazë në Washington, Londër apo kudo tjetër në perëndim, të cilët nuk i kanë mundësitë e duhura për të verifikuar vërtetësinë e këtij informacioni. Fakti që, në vitin 2012 Fronti Nusra ka marrë nën kontroll fabrikën e vetme kimike në Aleppo është një lajm i cili si shumë lajme të tjera të ngacmuese për Perëndimin nuk u publikua. Pavarësisht se media refuzon ta raportojë këtë lajm, ish inspektorët e armëve të OKB-së dhe shkencëtarët e raketave të MIT-it kanë konfirmuarë se Fronti Nusra zotëron kapacitete të fuqishme të armëve kimike.

Grupimet arkiviste dhe gazetarët bashkë-qytetarë

Ekspertët e Medias jashtë Sirisë mbështetet për të marrë lajme përgjithësisht tek “grupet aktiviste” dhe “gazetarët qytetarë”, të cilët janë të përfshirë gjithmonë në zonat e pushtuara nga grupe të tilla si Fronti Nusra, Ahrar al-Sham, brigada të ndryshme të Ushtrisë së Lirë Siriane, dhe madje edhe Daesh (apo siç njihet ndryshe ISIS-it). Nuk është e lehtë që të vërtetosh se qoftë arkivistë të veçantë, qoftë Helmetat e Bardh, apo Qendra e Media së Aleppos janë të pavarura apo objektive, kur ata janë të njohur për marrjen e fondeve nga SHBA-ja, vendet anëtare të NATO-s, dhe institucionet e financuara nga shteti si USAID-i dhe që e kanë shprehur haptazi interesin dhe qasjen e tyre pro si dhe rrugën që kanë ndjekur për “ndryshimin e regjimit” në Siri. “Provat” që arrijnë të prodhojnë këto burime shumë rrallë mund të devijojnë nga tregimet zyrtare të SHBA-së dhe kështu përforcojnë propagandën që drejton trenin e gënjeshtrave që justifikon ndërhyrjen ndërkombëtare në Siri.

Vetëm me anë të një hetimi në mënyrë të përciptë për të gjetur rrënjët e Qendrës Mediatike të Aleppos mund të vërtetojmë se ajo financohet nga Ministria e Jashtme Franceze, e cila i mburrë mercenarët e  armatosurë nga NATO dhe Arabia Saudite si revolucionarë. Qendra Mediatike në Aleppo është anëtare e “Organizatës së Emigrantëve Sirianë”, dhe gjithashtu merr “mbështetje” nga “Dizeniatori i Medias së Sirisë”, e krijuar në bashkëpunim nga “Canal France International” dhe “Ministria Franceze e Punëve të Jashtme, Departamenti i agjencisë ë bashkëpunimit dhe operatorit mediatik”. Më janar 2014, Ministria e jashtme franceze dha këtë njoftim:

“Në prill të vitit 2014, CFI do të hapë një qendër të medias, që do të mbajë emrin “Dizeniatori i Medias së Sirisë”, në qytetin turk Gaziantep, 60 km në largësi me kufirin sirian, në veri të Aleppos. Kjo vend pune kolektiv ka për qëllim të sigurojë mjete moderne të telekomunikacionit dhe të mbështesë gazetarët sirianë të cilët janë të vendosur të vazhdojnë transmetimin e lajmeve nga vendi i tyre, pavarësisht kostos.”

Është e vështirë që Franca të mund të konsiderohet si një lojtare e paanshme në këtë lojë neokolonialiste. Në korrik të vitit 2015, vetë ministri i jashtëm i vendit, Laurent Fabius, personalisht u dërgua në gjykatë nga një grup i paditësve sirianë me akuzën se në vitin 2012 ai kishte marrë pjesë në nxitjen e lindjes së konfliktit në Siri.

Kjo çështje përmbante disa incidente sipas të cilave në disa ngjarje Fabius kishte dhënë perceptimin se ka vlerësuar Fronti Nusra, duke përfshirë një rast në të cilën ai është shprehur për Le Monde se ky grup  “është duke bërë një punë të mirë” . Familjet paditëse e konsiderojnë atë si ndër faktorët kryesorë që kanë kontribuarë në vazhdueshmërinë e luftës brutale në Siri drejtuar popullit sirian duke refuzuar që ta caktonte Frontin Nusra si një organizatë terroriste në vitin 2012 dhe duke i anashkaluar veprimet kriminale të këtij grupi.

Është tërësisht detyra e gazetarëve që të vërtetojnë paanësinë e këtyre lajmeve që vijnë nga burime që pretendonjë se janë të panshme. Gazetarët perëndimorë tregohen shumë të nxituar për t’i vënë gishtin Essadit si fajtor për çdo ngjarje që ndodh dhe nuk është në interes të tyre.

Pasi Qendra Meditike e Aleppos postoi një video të Umran Daknish më 17 gusht, imazhi i djalit sirian të mbuluar në pluhur dhe gjak u transmetua në të gjithë rrjetet e mediave globale pa një pyetje të vetme në lidhje me disa anomali të dukshme qartazi rreth këtij incidenti. The Guardian, Al-Jazeera, Associated Press dhe, shumë abonentë e tjerë të tyre si Los Angeles Times, The Telegraph, CNN, dhe Time janë vetëm disa nga degët e kryesore të mediave të cilat e riprodhuan këtë video dhe imazhet prej saj pa asnjë lloj hezitimi.

Me anë të një kërkimi të vetëm në Google për “Fox Neës dhe Qendrën Mediatike të Aleppos” gjendet një numër befasues i rezultateve. Për këtë arsye, Fox Neës mbështetet tek një organizatë, e cila ndodhet në Aleppo që prodhon dhe mbjell propagandën e “aktivistëve” pro NATO-s e cila financohet nga Ministria e Jashtme Franceze. Nuk besoj se kjo mund të konsiderohet si informim “i drejtë dhe i balancuar”.

Fatkeqësitë Njerëzore dhe Rrethimi

Media perëndimore, në keq-informimin e saj të botës perëndimore se qeveria siriane e udhëhequr nga presidenti i saj Bashar al-Essad është përgjegjëse për rrethimin e Aleppo është duke i shitur publikut një luftë humanitare. Sipas një titull në Guardian më 6 gusht të ktëtij viti thuhej “Rebelët e Sirisë janë bashkuarë për të thyer rrethimin e Aleppo nga  Esadi”.

Ky artikull, në veçanti, në fakt përgëzon përdorimin e bombave kamikaze nga “rebelët” për të marrë nën kontroll një akademi ushtarake të Ushtrisë Arabe të Sirisë në Aleppon Jugor. Ky shkrim e përshkruan këtë zonë si “zemrën e Aleppos”, megjithatë ky është një term shumë i gabuar që sugjeron se “rebelët” kanë thyer në thellësitë e Aleppos perëndimor që është nën kontrollin e qeverisë. Kjo është një e pavërtetë që po paraqitet si një e vërtetë në mendjen e publikut perëndimor, i cili mbështetet mbi një organizatë mediatike “të respektuar” për të arritur të njohuri dhe informacione mbi konfliktin sirian.

Shpeshherë, këto artikuj nuk i përmendin korridoret humanitare që kanë krijuar shteti sirian dhe Rusia, apo marrëveshjet e amnistisë që u janë ofruar “luftëtarëve opozitarë të armatosurë" në Aleppo nga qeveria. Kur përmenden ose flitet për këto tema, edhe pse gjithmonë kalimthi, ka një tentativë negative për të minimizuar përpjekjet shumë serioze të bëra nga shteti sirian në drejtim të pajtimit. Ministria e Pajtimit Kombëtar kryesohet nga Dr. Ali Haider, një anëtar partisë opozitare siriane, Partisë Nacionaliste Sociale Siriane, i cili vërtet është imazhi i një personi jo të dhunshëm.

Më 27 Korrik, Agjecia e Arabe e Lajmeve në Siri ka bërë me dije se:

“Komanda e Përgjithshme e Ushtrisë dhe Forcave të Armatosura ka filluar të dërgojë mesazhe në të cilat u bën thirrje militantëve në pjesën lindore të qytetit Aleppo të dorëzojnë armët dhe të kërkojnë një zgjidhje ligjore të statusit të tyre, dhe gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që të bashkohen në rakordimet kombëtare dhe për të dëbuar militantët e huaj nga vendbanimet e tyre.”

Gjithashtu, mediat nuk përmendin as faktin se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione duke dëmtuar rëndë ekonominë në Siri, ndërsa vazhdojnë të derdhin në mënyrë aktive mijëra armë dhe miliona dollarë në fonde për 360.000 mercenarë të huaj që kryejnë abuzime të të drejtave të njeriut në të gjithë Sirinë.

Me të vërtetë Aleppo është nën rrethim, megjithatë ky rrethim është imponuar nga grupet “e moderuara të opozitës" kundrejt civilëve në Aleppon Perëndimor dhe vazhdon deri tek ata që jetojnë nën pushtimin terrorist në Aleppon Lindor. Ndihmat humanitare që nisen për t’u dërguar në Aleppon Perëndimor janë të detyruara të kalojnë nëpër zonat me rrezik të lartë të pushtuara nga Fronti Nusra dhe grupet e panumërta të tjera terroriste që veprojnë atje.

Në gusht të vitit 2015 kam publikuar në blog-un tim një shkrim që më ka ardhur nga një qytetar i Aleppos. Kjo është një pjesë e këtij shkrimi:

“Nuk ndjej asgjë tjetër veçse një zemërim të madh kur shoh këta banditë dhe kriminelë në anën tjetër të qytetit duke derdhur mijëra litra ujë të pastër, të freskët në lumenjë të infektuarë me sëmundje nën hundët e sirëve të etur, të cilët ata pretendojnë se kanë ardhur aty për t’i çliruar nga pushtimi i Essadit. Ata janë terroristët, ata janë përbindëshat në këtë histori dhe ata janë kryer krime masive çdo ditë pa pushim ndaj qytetarëve të Aleppos, por kjo gjë nuk është përmendur nga mediat perëndimore. A nuk jemi edhe ne sirianë? A nuk përmban asnjë rëndësi gjendja jonë, a nuk ka edhe historia jonë një vërtetësi? Ky është Aleppo, Aleppo i vërtetë, jo fantazia e mediave perëndimore, ky është makthi i përhershëm që ne shonimsa herë zgjohemi dhe flemë gjumë gjatë jetës sonë nën pushtimin terrorist.”

Ashtu siç është shprehur në muajin janar edhe përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në Organizatën Ndërkombëtare të Kombeve, Dr. Beshar el-Xhaferi pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së: “Rrethimi i vërtetë është ai që i është bërë 23 milionë sirianëv dhe ky rrethim po aplikohet nga ShBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe qeveritë e BE-së.”

Së bashku me sulmet ajërore të koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja, që kanë në objektiv termocentralet energjitike dhe infrastruktura të tjera thelbësore, sanksionet e ndërmarra kundër Sirisë kanë asgjësuar sektorët civilë shëndetësorë dhe arsimorë në Siri. Në qoftë se sirianët tashmë gjenden në skamje ose të paaftë për të marrë trajtim për lëndime të rënda apo sëmundje kronike, këto gjëra po ndodhin për shkak të luftës që është imponuar nga NATO duke futur luftëtarët mercenare të cilët janë paguar për të vrarë dhe të përzënë nga shtëpitë e tyre sirianët, dhe këtë gjë janë duke e arritur me anë të bllokimit të furnizimeve dhe pajisjeve për spitalet dhe shkollat.

Pa diskutim që, të gjitha këto tema janë të denjë për  t’u shkruar më vete artikuj të veçantë. Unë u detyrova që ta shkurtojë kohën e udhëtimit tim në Aleppo për shkak të përshkallëzimit në rritje të luftimeve mes të Ushtrisë Arabe të Sirisë dhe grupeve mercenare të ndryshme “të rebelëve të moderuarë" të kryesuar anga Fronti Nusra. Në këto kushte, arrita të mund të grumbulloj pak nga pak disa informacione shumë të vlefshme dhe deklarata që do të bëjnë një rrugë të gjatë drejt diskreditimin të tregimeve pro NATO-s në mediat perëndimore.

Një sirian në Aleppo më ka thënë se:

“Pothuajse çdo gjë që janë fajësuar qeveria apo ushtrinë siriane në pesë vitet e fundit është bërë në fakt nga terroristët, nga NATO. Ata marrin në shenjestër infrastrukturën, spitalet, fëmijët dhe gratë. Ata përdhunojnë gratë. Ata janë duke përdorur materiale me përmbajtje kimike, klorin , gaz sarine.”

Unë e kam vendosur ta mbajë të fshehtë identitetin e këtij personi për hir të sigurisë së tij – kjo është një çështje e përhapur në një qytet që gjendet nën një rrethim terrorist dhe mediatik që vazhdimisht evoluon dhe që ka marrë vrull që nga ndërhyrja e NATO-s në Siri pothuajse gjashtë vjet më parë.

Rrethi i informacionit në Aleppo është i imponuar nga mediat kryesore amerikane dhe evropiane, si dhe media të ndryshme të financuara nga shtetet e Gjirit Persik apo edhe nga Turqi që marrin si burim kryesor të lajmeve të tyre al-Kaidën. Kjo gjë ka siguruar që vetëm pak nga lajmet e vërteta të mund të kenë dalë nga çadra e propagandës së ngritur mbi një qytet që rezistoi të gjitha përpjekjeve për t’u mposhtur nga një kryengritjeje e armatosur që nga fillimi i luftës së pistë në Siri.

Ashtu siç është zbuluar edhe nga WikiLeaks, në shkrimet e publikuara të Departamentit të Punëve të Jashtme të ShBA-së, kjo luftë ka qënë planifikuar shumë më para se të fillonte zyrtarisht në dhjetor të vitit 2011.  Këto shkrime tregojnë se planifikimi për destabilizimin dhe rrëzimin e regjimit në Siri ka qënë planifikuar të paktën që në vitin 2006.

Një gjë që shpesh anashkalohet duke u mos raportuar është dënimi që i është bërë popullsisë civile në Aleppo nga brigadat e shumta të terroristëve të armatosurë, të financuarë dhe madje edhe të trajnuarë nga Shtetet e Bashkuara, nga shtetet antare të NATO-s, nga shtetet aleate të tyre në Gjirin Persik dhe nga Izraeli. Mediat kryesore, në vend të raportimit të këtij lajmi bëjnë të gjitha përpjekjet që kanë në dorë për të përdhosur më shumë Ushtrinë Arabe të Sirisë dhe qeverinë e Esadit duke përfshirë këtu edhe publikimin e lajmeve të paqëndrueshmë  që më i hedhin poshtë vetë përsëri.

Do të vazhdojë...

Burimi: Mint Press Neës/ Medya Şafak