Kulturë - Art - Fe

520 hafizë pjesëmarrës në Garat e Kur’anit në Berlin

Edicioni i tretë i një Gare Kur'anore për muslimanët gjermanë, francezë dhe norvegjezë u mbajt të dielen, në Berlin, në kryeqytetin e Gjermanisë.

520 hafizë të Kur'anit nga tri shtete morën pjesë në Gara Kur’anore, që janë një nga më të mëdhatë në Evropë, raporoi faqja e internetit al-Jazeera.net.

Ata konkuruan në dy kategori: mësimin përmendësh të Kur'anit dhe memorizimin e gjysmës së Kur’anit  apo  (15 Xhyza apo pjesë ) të Librit të Shenjtë, Kur’anit.

Tajamo Islami (Kuvendi Islam), më e madhja organizatë arabe-islamike në Gjermani), e organizoi ngjarjen.

Një refugjat sirian i cili aktualisht jeton në Hamburg  e fitoi titullin e lartë në mësimin përmendësh të tërë Kur'anit.  

Sipas Taha Amer, kreu i Unionit të Dijetarëve dhe Predikuesve të Gjermanisë, mesazhit të Garave Kur’anore  duhet t’i kushtohet  më shumë kujdes, vëmendje për memorizimin dhe se Libri i Allahut është  për ngritjen e një brezi të bazuar në mësimet Kur'anore të cilët mund të jenë ambasadorë të paqes në shoqërinë e tyre.

Gjermania ka popullsinë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore,  pas Francës.

Rreth 5 milionë muslimanë jetojnë në këtë shtet evropian, shumica e tyre janë me origjinë turke.

Burimi: IQNA News