Iraku

ISIS-i ekzekuton 284 persona në Mosul, dhjetëra fëmijë

Militantët e ISIS-it kanë ekzekutuar rreth 284 persona në Mosul në dy ditë, pasi grupi është i vendosur nën presion nga forcat irakiane.

Militantët e ISIS-it organizuan edhe dy ekzekutime masive të banorëve të Mosulit. Viktimat, të cilat janë ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi, përfshirë shumë fëmijë, raporton Agjencia e Lajme e Irakut,  duke iu referuar një burimi të Al Sumaria News.

Masakra e banorëve zgjati dy ditë, nga 20-21 tetor 2016.

Rreth 150 viktima janë ekzekutuar më 20 tetor 2016, nga të cilat 61 ishin nën 14 vjeç. Pjesa tjetër u ekzekutuan në kampusin e Shkollës së Bujqësisë.

Pas këtyre ekzekutimeve, trupat u hodhën në një varr të përbashkët me një buldozer.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar të këtij informacioni ende.

Burimi: Base News