Siria

Një rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Katërt: Fytyra e vërtetë e Helmetave të Bardha/ Cilët janë mbrojtësit e vërtetë civilë të Sirisë?

Një nga arsyet kryesore prej të cilave kam vendosur të qëndrojë në Siri për katër javë ishte dëshira që kisha prej kohësh për të kompletuar një hetim të plotë në lidhje me Helmetat e Bardha. Ky grup është financuar dhe pajisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe Japonia. Antarët e Helmetave të Bardha trajnohen nga ish mercenari i ushtrisë britanike, James Le Mesurier, dhe këta antarë shpesh herë referohen si “Mbrojtja Civile Siriane”.

Një rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Katërt: Fytyra e vërtetë e Helmetave të Bardha/ Cilët janë mbrojtësit e vërtetë civilë të Sirisë?
Një rrugëtim për në Aleppo, Pjesa e Katërt: Fytyra e vërtetë e Helmetave të Bardha/ Cilët janë mbrojtësit e vërtetë civilë të Sirisë?

Vanessa Beeley është takuar me antarët e Mbrojtjes Civile të Sirisë dhe Shoqatës Mjekësore të Aleppos për të hedhur më shumë dritë mbi gënjeshtrat që mediat kryesore kanë shpërndarë përsa i përket ngjarjeve të vërteta në Siri dhe që e kanë bërë publikun e gjërë që të keq perceptojnë të vërtetë.

Dhurim gjaku në Aleppo

Gjatë kohës që gjendeshim në pjesën perëndimore të Aleppos, vendosëm të dhuronim gjak, gjë e cila shumë kritike veçanërisht pas rritjes së numrit të civilëve të cilët kanë mbetur të gjymtuar dhe të plagosur nga raketat terroriste, plumbat dhe bombat shpërthyese, dhe sulmet me gaz vdekjeprurës.

Bankat e gjakut në Siri mbështetet në donacionet e përditshme për të mbajtur spitalet të pajisura me gjak të mjaftueshëm për të përballuar sasinë e nevoshme për numrin e pacientëve në rritje për shkak të rritjes së sulmeve  terroriste me raketave kundrejt zonave që mbartin civilë, të cilat kontrollohen nga qeveria si në pjesën perëndimore të Aleppos, ashtu dhe në të gjithë Sirinë.

Atje na informuan se disa ditë para mbërritjes sonë në Aleppo, një grup prej 250 mësuesve kishte ardhur në qendër për të dhuruar gjak. Vetëm disa minuta pasi ne përfunduam dhënien e gjakut, aty erdhi një i ri, i cili donte të jepte gjak për vëllain e tij të vogël i cili ishte plagosur rëndë në një prej sulmeve të fundit me  granata nga “rebelët e moderuarë”. Ashtu si edhe shumë të tjerë, edhe vëllai i plagosur ishte shtruar në spital dhe e kishte të nevojshme të bënte një transfuzion të gjakut çdo ditë për të mbijetuar.

Më vonë, një miku im nga Aleppo më tregoi se ai kishte kërkuar që gjaku i tij t'i jepet Ushtrisë Arabe të Sirisë si një mirënjohje e tij për trimërinë që ata kishin treguar në mbrojtjen e Aleppos, megjithatë ai tha se bankat e gjakut në mënyrë kategorike nuk e kishin pranuar këtë gjë. Punonjësit e bankave të gjakut i kishin shpjeguar si gjaku do t’i jepej atij që do të ketë nevojëë më urgjente, duke shtuar se nuk do të kishte prioritet askush.

Ashtu si edhe shumë aspekte të tjera të jetës në Siri, njësitë e furnizimit të gjakut janë ndikuar negativisht nga sanksionet e vëna nga SHBA-ja dhe BE-ja. Në Aleppo ishin përdorur të gjitha qeset plastike të magazinimit të gjakut dhe kështu atyre u është dashur që të improvizojnë një sistem alternativ për ruajtjen e gjakur – kjo është një nga mënyrat e panumërta të shkathta dhe inovative të sirianëve për t’u përshtatur me një krizë të këtillë.

Në dritën e asaj që kemi dëgjuar dhe dëshmuar në bankën e gjakut Aleppos, deklarata e Këshillit Amerikan të Sirisë është vetëm një shembull tjetër i propagandës që nxit mjerimin dhe vuajtjet e popullit sirian në mënyrë të pakufijshme deri sa objektivat neokoloniale të ShBA-së, Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të NATO-s të arrihen në praktikë.

Helmetat e Bardha nuk janë Mbrojtja Civile Siriane

Një nga arsyet kryesore prej të cilave kam vendosur të qëndrojë në Siri për katër javë ishte dëshira që kisha prej kohësh për të kompletuar një hetim të plotë në lidhje me Helmetat e Bardha. Ky grup është financuar dhe pajisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, BE-ja dhe Japonia. Antarët e Helmetave të Bardha trajnohen nga ish mercenari i ushtrisë britanike, James Le Mesurier, dhe këta antarë shpesh herë referohen si “Mbrojtja Civile Siriane”.

Ky grup, i cili pretendon se është i pari që ka ndërhyrë në Siri është i vendosur vetëm në zonat e mbajtura nën kontrollin e grupeve terroriste si Fronti Nusra dhe Daesh/ISIS/ISIL.

Helmetat e Bardha janë dërguar nga NATO për të përcjellë një pamje të katastrofës humanitare në Aleppon Perëndimor, në mënyrë që të lehtësojnë qëllimin e gjenerimit të mbështetjes publike për të shpallur një zonë ku të ndaliohet fluturimi dhe që të vendosin më shumë sanksione ndaj Sirisë. Krimet e kryera nga Fronti Nusra dhe grupet e tjera të panumërta terroriste që gjenden në Aleppo paraqiten si të ishin krime të kryera nga forcat qeveritare të armatosura siriane.

Helmetat e Bardha u krijua në vitin 2013 dhe pavarësisht pretendimeve se është një organizatë e paanshme dhe e pavarur, ata kanë marrë më shumë se 50 milionë dollarë financim vetëm nga ShtBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Një gjë të këtillë mund ta gjeni edhe në Wikipedia, e cila është e aksesueshme për të gjithë ku tregohen qartë, shumat miliona dollarëshe të financimit të SHBA-së dhe NATO-të kësaj organizate, me backround të mbështetur nga shteti. Kjo organizatë, që pretendon se është e para që ka ndërhyrë për ndihmën humanirate nuk është asgjë më shumë se një njësi që NATO SHBA-ja kanë krijuar vetë duke e financuar për të qëndruar përkrah dhe në ndihmë të brigadave terroriste brenda Sirisë që financohen dhe armatosen nga SHBA-ja dhe NATO. Qëllimi i ekzistencës së tyre është që të shpallin zonën e ndalimit të fluturimit, të realizojnë ndryshimin e regjimit, të përligjin propagandën për të mbështetur një ushtri të mercenarëve dhe të terroristëve që janë modifikuar gjenetikisht. Sipas Wikipedias:

 “Mbrojtja Civile e Sirisë mbështetet nga një grup organizatash të ndihmave humanitare të një numri të qeverive të jashtme. Fillimisht Departamenti i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë burimi më i madh dhe i vetëm i financimit duke përdorur si ndërmjetës një grup vullnetar të sapo formuar rishtasi, Mayday Rescue, që në atë kohë ishte vendosur me bazë në Stamboll edhe me seli në Holandë. [26] Tashmë në mesin e financuesve përfshihen edhhe qeveria daneze, qeveria gjermane, [24] Agjencia Ndërkombëtare e Bashkëpunimit në Japoni, [23] Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), [27] Fondi i Konfliktit, Stabilitetit dhe Sigurimit të Mbretërisë së Bashkuar, (CSSF), [ 28] si dhe Ministria Holandeze e Punëve të Jashtme. [29] Për momentin, USAID figuron si donatori më i madh, që ka kontribuar të paktën 23 milionë dollarë që nga viti 2013.”

Më 27 prilli, në një konferencë për shtyp, Mark Toner, zëdhënësi i Departamentit të Jashtëm të ShBA-së ka pranuar publikisht se Departamenti i Jashtëm ka financuar Mayday Rescue në terren përmes USAID-it me një shifër që kap 23 milionë dollarë. Megjithatë, rreth një javë përpara kësaj konferencë, në muajin prill, gjatë një udhëtimi nga Stambolli në Washington udhëheqësit të këtij grupi, Raid Salih i është mohua e drejta për të hyrë në ShBA.

Pasi Toner deklaroi se ata dënojnë rëndë  sulmin e fundit ajror në një pikat ku janë vendosur “Mbrojtja Civile Siriane” e ShBA-së, një gazetar i gjendur në konferencën për shtyp i drejtoi një pyetje Tonerit: “Pra, ju jeni duke thënë se Raid Salihu është i dyshuar, megjithatë grupi që ai drejton nuk është?” – Pyetje të cilës Toneri i është përgjigjur se Departamenti i Shtetit Amerikan nuk ka ngritur në asnjë moment dyshime kundretj këtij grupi.

Ky ka qënë një zhvillim shqetësues që ka zënë shumë pak vend në media dhe Salih, i cili ishte dëbuar nga ShBA-ja për arsye të pashpjegueshme në muajin prill, iu lejua të hyjë në Shtetet e Bashkuara këtë muaj.

Po në të njëjtën ditë, Sekretari i Shtetit John Kerry ka shprehur në tweeter mbështetjen e tij për Helmetat e Bardha, një grup i cili tashmë gëzon shumë mbështetje financiare dhe trajnimi nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian.

Kjo nuk është hera e parë që ShBA-ja ka mirëpritur të dyshuar apo individë që mund të merren në pyetje përsa u përket “lidhjeve të tyre me ekstremistët”. Në dhjetor të vitit 2015, Labib al-Nahhas, i vetë-shpallur “Shefi i Marrëdhënieve të Jashtme Politike të Ahrar al-Sham" u lejua që të hynte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mundohet të mbrojë lidhjet e Ahrar al-Shamit me ISIS-in dhe al-Kaidën në mënyrë që të mos ekspozohen, duke bërë të mundur që grupi të vërë në praktikë politikën e saj të vrasjeve masive dhe spastrimit etnik të minoriteteve brenda Sirisëgy grup jo vetëm që nuk pengohet për të kryer aktivitet e tij, por madje ka edhe mbështetjen e heshtur të qeverisë së SHBA-së.

Në maj të vitit 2016, në një raport të përgatitur për Mc Clatchy, Hannah Allam është shprehur kështu:

“Dhënia e lejes së një figure të lartë të një grup rebel sirian që është i lidhur me Al Kaidën për të hyrë në ShBA për një vizitë të shkurtër, ka ngritur pyetje rreth faktit se sa do të bëjë kompromis administrata e Obamës për të plotësuar kërkesat e partnerëve në konflikt.”

Në një punim tjepër mbi të cilin kam punuar, që mban titullin “Kush janë Helmetat e Bardha që gjenden në Siri?” kam ekspozuar Helmetat e Bardha, një grup që Toner i referohet gjithashtu si “Mbrojtja Civile Siriane”, si një organizatë sektare mbështetëse, e cila financohet dhe armatoset nga neo-kolonialistët perëndimorë dhe si një grup që mbështet terroristët.

Është shumë e domosdoshme që të theksohet fakti se Helmetat e Bardha nuk janë Mbrojtja Civile Siriane e vërtetë. Dhe përpjekja për t'iu referuar këtij grupi si të këtillë është një fyerje e vërtetë nuk janë Mbrojtjen Civile Siriane të vërtetë, anëtarët e së cilës vënë në rrezik çdo ditë jetët e tyre për të mbrojtur popullin sirian.

Helmetat e Bardha nuk ka as edhe një numrin telefoni ku populli të mund t’i telefonojë në Siri. Ndërsa nga ana tjetër, për të kontaktuar Mbrojtja Civile Siriane të vërtetë mjafon vetëm të telefonosh në numrin 113.

Mbrojtja Civile Siriane e Vërtetë

Shkuam të vizitonim një nga qendrat e Mbrojtjes Civile Siriane të vërtetë në zonën e universitetit të Aleppos Perëndimor. Në janar të vitit 2013, Universiteti Aleppo ishte në shënjestër të një sulmi terrorist me raketa, nga ku dolën të vrarë 87 persoma dhe u plagosën më shumë se 160. Ky ishte një sulm i projektuar për të shkaktuar dëme maksimale duke qënë se realizua pikërisht në ditën e parë të provimeve.

Qendrat në Aleppo të Mbrojtjes Civile Siriane të vërtetë gjenden në Hamdaniah, një nga zonat më të prekura rregullisht nga sulmet dhe raketat e hedhura nga grupet e ndryshme të kryengritësve të armatosur.

Kur u takuam me grupin e personelit të kësaj njësie, unë menjëherë u godita emocionalisht kur në fytyrat e tyre reflektimin dhomave të rrënuara, të shkatërruara dhe të papërdorshme, çizmet dhe veshjet e personelit të vjetruar që rrinin varur në dyert e zjarrfikseve ose në tokë, çorapet dhe xhaketat e grisura dhe të vjetruara.

Në mëngjesin e ditës së 15 gushtit, nga ora 11:30 deri në 3 të drekës ata u munduan që të fiknin zjarrin që ishte hapur si pasojë e sulmeve me bomba ajrore të organizuara nga terroristët mbi një fabrikë plastike në atë rajon.

Fillimisht, personeli i kësaj njësie po tregonte një stepje dhe mëdyshje për të hyrë më në thellësi të detajeve të operacioneve e tyre apo të aktivitetit të Helmetave të Bardha, megjithatë në fund pranuan të flasin.

Organizata e Mbrojtjes Civile Sirine është themeluar në vitin 1953. Aktualisht, të gjitha ekipet që ndodhen në Aleppo janë plotësisht të trajnuar me trajnim të gjerë në të gjitha aspektet e kërkim-shpëtimit, apo përbëhen nga rreth 150 vullnetarë të cilët janë ndihmës-mjekë. Vullnetarët janë përgjithësisht në grupmoshat të 25 deri më 45, dhe mosha minimale për t'iu bashkuar ekipit dhe trajnimit është 18.

Personeli na tregoi se në 2 gusht ata u thirrën për të ndihmuar pas një sulmi të rëndë me “bomba ferri” në kalanë e vjetër në qendër të Aleppos. Sapo kishin mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kishin arritur të nuahsin një erë të athët në ajër e cila është indikatore e faktit se  gjatë sulmit nga Fronti Nusra ishte përdorur gaz toksik.

Personeli mbante maska oksigjeni të lehta të bëra me letër. Për shkak të sanksioneve të vëna nga ShBA-ja dhe BE-ja, ky grupi i shpëtimit e ka të pamundur që të pajiset me më shumë maska të reja oksigjeni për të shpëtuar sa më shumë jetë nga gazi helmues.

Përqendrimi i gazit kishte qënë aq i lartë sa maskat e holla të oksigjenit nuk mundnin kurrësesi të pengonin në mënyrë efektive hyrjen e gazit toksik në mushkëritë e tyre. Njëri prej anëtarëve të personelit, 36 vjeçari Muhammed Ahmed Eibbish humbi jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte një grua nga një ndërtesë e cila ishte prekur nga sulmi.

Edhe anëtarët  e tjerë të personelit të shpëtimit dhe civilë kanë raportuar simptoma të helmimit me gaz, të tilla si marrje mendsh, të vjellja, djegie, spazma dhe vështirësi në frymëmarrje. Gjatë këtij sulmi, katër gra kanë vdekur duke u asfiksuar nga tymi toksik dhe 25 civilë të prekur nga helmimi janë shtruar në spital, si rezultat i këtij sulmi.

Mediat kryesore në botë, në vend që të raportonin këto sulme me armë kimike nga ana e "rebelëve të moderuar", kanë preferuar që fajin për këtë sulm ta ndajnë mes qeverisë siriane dhe Ushtrisë Arabe të Sirisë, pavarësisht faktit se fabrika e vetme e përpunimit të lëndëve kimike në Aleppo është marrë nën kontrollin e Frontit Nusra qysh prej vitit 2012.

Pas kësaj histori, vendosëm të bisedonim mbi temën e Helmetave të Bardha, të cilët i referohen veten si të Mbrojtja Civile Siriane, pavarësisht shumë aktiviteteve të gjatë që shtrihen në kohë dhe të vazhdueshme të heronjve të Mbrojtjes Civile Sirian të Vërtetë.

Një prej anëtarëve të personelit na tha se ai gjendej në pjesën lindore të Aleppos, kur terroristët, duke përfshirë edhe ata të cilët më vonë u shndërruan në antarë të Helmetave të Bardha, kishin filluar që të vendoseshin aty që prej vitit 2012. Disa anëtarë të Mbrojtjes Civile Siriane të vërtetë janë rrëmbyer dhe disa prej tyre edhe janë vrarë. Edhe anëtari në fjalë i personelit është shprehur se grupet terroriste i kanë kërkuar edhe atij vetë që të bashkohen me grupet terroriste. Ai ia kishte arritur të arratisej gjatë natës për në perëndim të Aleppos, megjithatë për fat të keq ai nuk ka mundur që të marrë tre djemtë e tij, që i kanë mbetur atje.

Në shenjë hakmarrjeje, i njëjti grup terrorist i ka djegur shtëpinë që gjendej atje dhe emri i tij u vendos në të gjitha pikat e kontrollit të drejtuara nga grupet terroriste, duke përfshirë Frontit Nusra, në Aleppon Lindor, duke siguruar që ai do të ekzekutohet në qoftë se në një moment të caktuar ai do të vendoste të kthehej. Ai tha se fëmijët e tij adoleshentë mund të kujdesen për vetet e tyre, megjithatë ai ka frikë për sigurinë e tyre.

Anëtarët e grupit të shpëtimit më thanë se nuk mund të publikojë asnjë foto apo emrat e anëtarëve të Mbrojtjes Civile Siriane për shkak të rreziqeve të mëdha të sigurisë të lidhura me afërsinë e tyre në pozicionet terroriste. Këta terroristë, thanë ata, na kanë vënë në shenjestër për të na vrarë.

Këto janë pikërisht të njëjtat grupe terroriste të mbështetura, të lavdëruara nga Helmetat e Bardha, në të cilat pëfshihen edhe antarët e kësaj të fundit. Megjithatë, Helmetat e Bardha vlerësohen si shenjtorët dhe shpëtimtarët e kësaj lufte nga George Soros i dehur dhe nga propaganda e drejtuar nga manipulimi i qeverisë së ShBA-së.

Të gjithë anëtarët e personelit të shpëtimit janë shpehur se si Helmetat e Bardha nuk janë angazhuar në asnjë operacion shpëtimi në Aleppo. Për antarët e Mbrojtjes Civile Siriane të Vërtetë, Helmetat e Bardha përshkruhen si mercenarë armëmbajtës dhe terroristë në Siri. “Përdorimi i fjalës "rebel" shihet si turp dhe përbuzje nga shumica e sirianëve të cilët nuk e mbështesin ideologjinë e “vrasjes së sirianëve për të përmirësuar Sirinë” –  kështu është shprehur Dr. Nabil Antaki në një intervistë që ka dhënë në muajin maj për Be Curious TV (këtu mund të gjeni përkthimin e intervistës së Dr. Nabil Antaki në anglisht).

Antarët e Mbrojtjes Civile Siriane të Vërtetë janë shprehur se disa nga antarët e Helmetave të Bardha janë nga Aleppo, megjithatë disa të tjerë nuk janë vendas, madje disa prej tyre nuk janë as shtetas sirianë.

Në vitin 2012, ndërkohë qëanëtarët e vërtetë Mbrojtjes Civile Siriane po shpartalloheshin, vriteshin dhe rrëmbeheshin, terroristët që po vinin në qytet dhe Helmetat e Bardha kishin vjedhur të gjitha pajisjet e shpëtimit, duke përfshirë tre kamionë zjarrfiksesh dhe të gjitha ambulancat.

Dhe ndërsa qeveritë e SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar i vlerësojnë Helmetat e Bardha si heronj, ndërsa Netflix po prodhon një dokumentar ata në stilin Hollywood-ian, ndërsa Instituti i Lindjes së Mesme, ku është antar edhe ish-ambasadori amerikan në Siri, Robert Ford kanë nominuar Helmetat e Bardha për çmimin Nobel të Paqes, antarët e Mbrojtjes Civile Siriane të Vërtetë çdo ditë rrezikojnë jetët e tyre dhe jetët e familjeve të tyre për të shpëtuar civilët nga bombardimet dhe sulmet me raketa të terroristëve dhe pushtimit të atdheut të tyre.

Lëndimet më të keqija që kanë parë deri më tani thonë se janë palgët që më së shumti gjenden tek fëmijët, të cilëve u priten gjymtyret e u mbushen me copa qelqi dhe metali të shkaktuara nga bombat që i kanë quajtur si “bombat e ferrit”.

Një antar i personelit të shpëtimit kishte thyer të dyja këmbët duke u munduar që të hidhej nga një ndërtesë në të cilën ishin për një operacion shpëtimi. Ndërsa një tjetër, gjatë një sulmi terrorist me “bombën e ferrit” kishte humbur syrin.

Përgjithësisht, të gjithë punojnë në dy turne pa ndaluar në 24 orë rresht.

Kur i drejtova pyetjen se pse e vazhdonte akoma këtë kunë vullnetare një antar i Mbrojtjes Civile Siriane të Vërtetë mu përgjigj se: “Kjo është një punë humanitari që po e bëjmë për shtetin tonë. Ne kemi qënë ktu gjithmonë në kohët e mira, tani në kohët e këqija kur më shumë vendi ynë ka nevojë jemi përsëri këtu. Kjo është detyra jonë”.

Këta janë heronjtë e vërtetë të cilët bota refuzon t’i shohë dhe preferojnë të fokusohen në  parodinë e heroizmit të Helmetave të Bardha.

Kur i pyetëm antarët e personeleve të ndihmës së parë se çfarë do të donin t’i thonin Shteteve të Bashkuara të Amerikës, antarëve të NATO-s dhe shteteve të tjera aleate të tyre në Lindjen e Mesme bashkë me Izraelin në lidhje me luftën e Sirisë, ata u përgjigjën kështu:

 

Të hiqen sanksionet, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të bëjnë punën e tyre.

Të ndalohet hyrja e terroristëve në Siri dhe t’i jepet fund financimit dhe armatimit të tyre.

Nëse terroristët vazhdojnë të hyjnë në Siri kjo gjë nuk do të efektojë më vetëm Sirinë, por të gjithë botën. Është derdhur mjaftueshëm gjak. Tani është koha të ndalojë.

 “Askush nuk ka dëgjon. Pse?”

Pas plot 36 orëve të mbushura me intervista vendosëm që të shëtisnim në parkun e vogël të qytezës së Al Azizie.

Këtu u përballëm me një përzierje të refugjatëve, familjeve dhe nxënësve që po mundoheshin të shijonin një moment sado të shkurtër nga lufta që i ka rrethur nga të gjitha anët.

Një i moshuar, i cili ishte në park bashkë me nipërit e tij më tha se në të vërtetë ai ishte një profesor i gjuhës angleze i cili kishte kaluar shumë kohë jashtë vendit në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara. Ai vazhdoi të më tregonte edhe më tij:

 “Kur në Evropë i tregojmë njerëzve se si po zhvillohen në të vërtetë ngjarjet në Siri, ata nuk na besojnë. Kam kuptuar se njerëzit në Evropë ende mendojnë se ne jemi specie që poshtë rrobave fshehim një bisht. Këtu vazhdojnë të plasen bomba një e nga një, megjithatë, askush nuk na dëgjon. Pse?”

Shfaqja e flamurit në çfarëdo lloj mënyre është një sfidim krenar i popullit kundër “rebelëve të moderuar” të mbështetur nga SHBA dhe flamurit të tyre të korruptuar kombëtar që është një fyerje për shumicën e popullit sirian dhe Ushtrinë Arabe të Sirisë e cili është duke gjithçka që ka në dorë për të spastruar totalisht Sirinë nga terroristët dhe për ta çliruar atë.

Ne u larguam të nesërmen, në të gëdhirë të ditës. Ndërsa po zbrisja çantat e mia nga shkallët oër në rrugën kryesore pashë dy zonja që gjatë gjithë rrugës bisedonin të lumtura. Jeta në Aleppo vazhdon me inat dhe me trimëri.

Pasi i kaluam koshat e plehrave dhe po afroheshim në pikën e kontrollit për t’u larguar, na thanë që të mos lëviznim më tej, duke na shpjeguar se kishte rrrezik për një sulm ajror me bombë.

Pas asaj dite fillova të kuptoj se gënjeshtrat e mediat kryesore botërore dhe mohimi i të drejtës së informacionit të vërtetë po na godinin nga afër. Ne arritëm të hymë në çadrën e përgatitjes së propagandës së ngritur nga NATO dhe gjetëm të vërtetën, jo nga ky historitë propagandistike të NATO-s, por nga populli sirian që jetojnë në ferrin që u është imponuar nga qeveritë perëndimore, shtetet anëtare të NATO-s, dhe shtetet aleate të tyre në Gjirin Persik bashkë me Izraelin –  dhe të gjitha këto vende kanë si qëllim të vetëm të ndjekin agjendën e tyre gjeopolitike në rajon dhe nuk janë aspak të shqetësuar për sa i përket lumit të gjakut që kanë derdhur.

Unë vendosa të shkoj në Siri, dhe veçanërisht në Aleppo, sepse, si gazetarë, hetuesë, analistë është puna jonë, obligimi ynë, dhe detyra jonë që të mësojmë deri në detaj çdo histori deri në në rrënjët e saj fillestare dhe të vërtetojmë vërtetësinë, apo pavërtetësinë e tyre. Besoj se media perëndimore ka dështuar në këtë detyrë të saj. Ajo që ato bëjnë më së shumti është të mbështesin reagimin e politikës së jashtme të qeverive që në mënyrë të pashmangshme të shtohet presionin ndaj një shteti që kanë për synim këto shtete. Po kështu,  propaganda që po e përhapin vetë përligj zgjidhje jo-paqësore të konfliktit dhe ndërhyrjen në mënyrë civile madje edhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake.

Asnjë prej nesh nuk do të arrijë që gjithmonë t’i bëjë gjërat siç duhet, megjithatë këtë përpjekje ia kemi borxh njerëzve që janë të prekur drejtpërdrejt dhe të dëmtuarve kryesorë nga këto gënjeshtra, të bëjmë çmos për të prodhuar të vërtetën në mënyrën më të drejtë të mundshme. Mirpo këtë gjë ne nuk mund ta bëjmë duke ulur në një tavolinë në Washington, Paris apo në Londër dhe duke u mbështetur në raportet nga institucionet perëndimore të financuara nga qeveritë perëndimore dhe njësitë e thellë shtetërore në terren të maskuarë si aktivistë, gazetarë qytetarë dhe humanitarë. Kjo gjë mund të arrihet duke shkuar në Siri dhe duke folur me njerëzit në terren, shumica e të cilëve jetojnë në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.

Askush nuk e ka kuptuar propagandën më të mirë se Adolf Hitlerit, dhe askush nuk e ka praktikuar këtë formë të mendjemadhësisë intelektuale më të mirë se mediat kryesore në botë Mockingbird. Populli sirian meriton shmë më mirë se kaq. Ata meritojnë të dëgjohen dhe të lejohen të vendosin për të ardhmen e tyre të lirë nga mediat armiqësore, sanksionet armiqësore dhe pushtimeve armiqësore nga mercenarë dhe terroristë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, NATO dhe shtetet aleate të tyre në Gjirin Persik, duke përfshirë këtu edhe Izraelin.

Në autobiografinë dhe librin që shkroi për planifikimin e së ardhmes së politikës së Gjermanisë, “Mein Kampf”, Hitleri shkroi se:

“Të gjithë llojet e propagandës duhet të jenë të njohura dhe niveli i saj intelektual duhet të rregullohen në mënyrë që të jetë e përshtatshme edhe për nivelin më të ulët të inteligjencës së cilës i drejtohet. Si pasojë, sa më e madhe të jetë masa së cilës ajo i drejtohet aq më i ulët dhe i thjeshtë duhet niveli intelektual i propagandës.

Por në qoftë se, kemi për qëllim që në një propagandë për të filluar një luftë, dëshirojmë të ndikojmë një popullatë të tërë, duhet të shmangim kërkesa të tepërta intelektuale nga populli ynë, dhe nuk duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje këtij drejtimi.”

Burimi: Mint Press News / Medya Şafak