Izrael

Izraeli do të ndërtojë bazën ushtarake në Arabinë Saudite për të sulmuar Iranin

Dokumentet të cilat para ca kohësh ka publikuar portali Wikileaks tregon se regjimi sionist i Izraelit para 4 vitesh ka kërkuar dhe edhe tani vazhdon të kërkojë të ndërtojë bazën ushtarake në Arabinë Saudite për të sulmuar Iranin.

Sipas raportit të portalit informativ Palestina i cili thirret në radion shtetërore të regjimit sionist të Izraelit, sipas  këtyre dokumenteve të Wikileaksit, Izraeli ka dashur të ndërtojë bazën ushtarake në Arabinë Saudite, që pastaj prej kësaj baze  ushtarake të sapondërtuar në Arabinë Saudite të mund të bombardojë pajisjet iraniane nukleare. Sipas shkrimeve të Wikileaksit regjimi sionist para 4 viteve ka synuar të ndërtojë këtë bazë ushtarake, dhe akoma vazhdon të synojë këtë projekt.

Shërbimi sekret amerikan (CIA) i ka dërguar e-meilet Hillary Clintonit, sekretares së atëhershme të shtetit amerikan të cilët tregojnë se regjimi sionist dëshiron të shfrytëzojë këtë bazë ushtarake për të sulmuar objektet ushtarake dhe nukleare të Iranit. Izraeli ka synuar të dërgojë një numër të madh të bombarduesëve të avancuar në bazën në Arabinë Saudite për të sulmuar Iranin.

Këto dokumente njashtu pasqyrojnë se Izraeli ka informuar SHBA-të se është i gatshëm të krijojë zonën ajrore të ndalim fluturimit në kufirin e Palestinës së okupuar dhe Sirisë.

Në anën tjetër, Wikileaksi ka zbuluar edhe një fjalim të kandidates së tanishme për president të SHBA-ve Hillary Clinton gjatë vitit 2013 sipas së cilës ajo ka shpreh dyshimin në aftësinë e Izraelit për të sulmuar programin nuklear iranian.

Burimi: sahartv.ir