Iraku

ISIS-i konfirmon vdekjen e udhëheqësit ushtarak në Irak

ISIS-i  ka konfirmuar vdekjen e njërit prej udhëheqësve të tij ushtarak në një betejë me forcat Peshmerga.

Organet e medias të ISIS-it kanë  lëshuar një dokumentar mbi biografinë e Bilal Zakaria Ahmed, i njohur si Bilal el-Iraki, një nga udhëheqësit ushtarakë të grupit të cilët morën pjesë në shumë sulme të dhunshme kundër forcave Peshmerga dhe civilëve, veçanërisht në masakrën e civilëve në rrugën Bagdad  -Kirkuk dhe sulmuan bazat ushtarake të Irakut.

Bilal Zakaria Al-Iraki  ka lindur në rrethin e Sleman Bek në afërsi të qytetit të Tuz Khurmatu, në provincën jugore të Kirkukut. Ai u bashkua me grupin terrorist ISIS pasi që doli në Irak dhe pushtuan një pjesë të madhe të territorit të Irakut.

Grupi terrorist ISIS ka konfirmuar se ai u vra në 27 dhjetor 2014, nga forcat Peshmerga dhe forcat e koalicionit global anti-ISIS  në Kirkukun  jugor.

Burimi: Bas News