Kulturë - Art - Fe

Në Melbourn, Australi, për fëmijë, kurse javore Kur'anore

Xhamia e Imam Hassan Muxhteba dhe Qendra Islamike në Melburn, Australi, mban kurse javore Kur'anore për fëmijët dhe adoleshentët.

Kurset organizohen çdo të shtunë, tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA News, Adel al-Hindawi, një nga organizatorët e Kurseve Kur’anore.

Ai tha se rreth 60 fëmijë dhe adoleshentë  marrin pjesë në kurse  javore, të cilat mbahen veç e veç,  për vajzat dhe djemtë në dy nivele.

Sipas  Adel al-Hindawi, ata mësojnë stilet e këndimit të Kur'anit dhe mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë. 

Ata gjithashtu mësojnë  parimet e Tertilit dhe Texhvidit dhe gjithashtu  diskutojnë rreth mësimeve dhe koncepteve të ajeteve Kur'anore, shtoi ai.

Melbourn është kryeqyteti bregdetar i shtetit juglindor të Australisë, Viktoria.

Aty ka shumë xhami  dhe qendra islamike në qytet, ku myslimanët përbëjnë një dy për qind të popullsisë.  

Burimi: IQNA News