Izrael

Liderët opozitar sirian falenderojnë Netanjahun

Opozita siriane publikisht e ka falenderuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahun i cili javën e kaluar ka vizituar militantët sirian të plagosur të cilët janë duke u shëruar në spitalin ushtarak izraelit. Liderët opozitar kanë theksuar në bisedë për radion izraelite Kol Yisrael se vizita e Netanjahut luftëtarëve të tyre të plagosur dërgon” mesazh të rëndësishëm popullit sirian, veçanërisht pas bisedave të dështuara në Gjenevë në mes opozitës dhe rexhimit të Damaskut” transmeton gazeta izraelite Israel National News.

 

Njëri nga liderët  sirian të opozitës properendimore, Muhamed Badie, ka thënë në bisedë për radion izraelite, duke u lajmëruar nga Stambolli, se si ai dhe miqtë e tij duan të falenderojnë të gjithëve të cilët” ndihmojnë popullin sirian në luftë kundër rexhimit”. Kjo nuk është hera e parë që kryengritësit sirian falenderojnë zyrtarët izraelit për mbështetjen politike të cilën e marrin nga Tel Avivi, jo vetëm politike, por edhe uhstarake, pasi që Izraeli në disa raste ka ndërmar sulme ajrore mbi pozitat e ushtrisë siriane.

 

Kryengritësit sirian vitin e kaluar kanë lavdëruar ministrin izraelit Uri Arielin, deputetin e parties Shtëpia Hebreje, parti radikale cioniste djathtiste. Pikërisht Ariel vitin e kaluar ka dënuar ashpër qeveritarët në Damask për shkak të gjoja sulmit kimik duke deklaruar se:” si çifutët të cilët kemi përjetuar Holokaustin, nuk mund të mbesim të qetë për atë që po ndodh në Siri”. Në atë kohë njëri prej komandantëve të kryengritësve sirian ka porositur në bisedë për Chanel One News:” më lejoni të dërgoj porosinë falenderuese ministrit Uri Arielit për deklaratën e tij humane dhe me vlerë për shfaqjen briliante të emocioneve ndaj fëmijëve dhe grave që vriten në Siri”.

 

Fakti që Izraeli do që të rrëzohet qeveria në Damask aspak nuk është befasuese.Në të vërtetë njëri prej armiqëve më të mëdhenj të tij është organizata libaneze Hezbollah e cila vite me rallë merr mbështetjen nga Siria dhe Irani. Ambiciet e Izraelit janë të qarta, përkundër asaj se në fillim të luftës në Siri ka treguar gjoja neutralitetin e tij, por ajo përfundoi me rastin e fillimit të sulmeve ajrore të ndërmara në pozitat e ushtrisë siriane.

 

Këto lavdatat e opozitës siriane për liderët izraelit janë me siguri temë kontraverze në botën arabe, pasi që ky rast edhe njëherë tregon se konflikti sektar në këtë rajon është arma e forte të forcave të caktuara të cilët dëshirojnë të sundojnë në këtë hapsirë me përdorimin e taktikës”përçaj e sundo”.

Burimi: Advance.hr