Historiku i Vajtimit të Imam Husejnit
Lajmi: medyasafak.net
Autori: Ebu Fadl Salih Sadr
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të dijetarit shiit iranian, Ebu Fadl Salih Sadriut, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është nxjerrja në pah, e historikut të vajtimit, të Imam Husejnit (p.m.t.). Pohojmë se nëse haku i gjakut të derdhur, të Imam Husejnit (p.m.t.), nuk është marrë ende, kjo nënkupton se nuk kemi ardhur në fund të historisë. Përshëndetja qoftë mbi ato buzë të thara dhe mbi diellin, i cili ndriçon mbi atë heshtë”...
“Historiku i kujtimit dhe i vajtimit, të anëtarëve të bekuar, të masakruar të Ehli Bejtit (p.m.t.), nga ana e të dërguarit të nderuar të Allahut (f.m.t.), ka ngulur rrënjë të thella në histori. Gjithashtu engjëjt në përgjithësi dhe “kerrubinët” në veçanti (engjëjt më të afërt të Allahut (k.m.t.)), raca njerëzore dhe bota e xhinnëve, kanë qarë derisa janë shteruar sytë dhe kanë vajtuar për ditë me radhë, masakrimin e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.
“Madje të tërë të dërguarit (p.m.t.) e popujve të mëparshëm, kanë derdhur detra lotësh të kulluar, për Dinastinë e Imamëve të Pafajshëm (m.m.t.), përmendoret e dëshmorëve dhe kanë ndërmjetësuar tek Allahu (l.m.t.), për pafajësinë e tyre”. (1)
“Duke iu drejtuar analeve sunnite dhe atyre shiite, të historisë islame, citojmë se Muhammedi (p.q.m.t.) ka derdhur lotë dhe ka qarë, për herë të parë në jetën e tij, për masakrimin e Imam Husejnit (p.m.t.). Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Vrasja e Husejnit, ka ndezur një zjarr, i cili nuk do të shuhet kurrë, në zemrat e besimtarëve”. (2)
“Sërish duke u mbështetur, në veprat e para, të historisë dhe kronologjisë islame, të cilat bëjnë fjalë, për përshkrimin e ngjarjes së dhimbshme të Ashures, theksojmë se si besimtarët sunnitë ashtu dhe ata shiitë, kanë mbajtur zi dhe kanë vajtuar në të njëjtën kohë, vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.). Imam Taberiu, shënon dëbimin dhe zvarritjen e anëtarëve të bekuar, të familjes së Imam Husejnit (p.m.t.) nga vendi i ngjarjes, (qyteti irakian i Kerbelasë) dhe shkrehjen elokuente në vaj të Zejnebes (p.m.t.), motrës së vogël të Imam Husejnit (p.m.t.), në çastin kur vështroi, trupin e pajetë të përlyer në gjak dhe kokën e prerë të vëllait të saj”.
“Lërmëni t’iu sqarojmë, se ngjarja dhimbshme, e masakrimit së Imam Husejnit (p.m.t.), së bashku më anëtarët e tjerë të familjes së tij (p.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë dhe vajtimi i tyre, nga ana e të mbijetuarve, të cilët u dëbuan në kryeqytetin sirian të Damaskut nuk reshti, por vijoi për shekuj e shekuj me radhë, në të katër anët e botës islame. Ndërsa në anën tjetër, kjo ceremoni vajtimi, u shndërrua në një ceremoni feste, për despotin dhe tiranin e pamëshirshëm, Jezid Ibn Ebi Muauijen. Më tej bashkësia muslimane u zhyt, në oqeanin e ndenjave pafund dhe e shpalosi këtë vërshim të dendur njenjash, kryesisht në dy rryma kryesore: “Rryma e parë, ishte ushqimi i dashurisë dhe nderimit, të familjes së Imam Husejnit (p.m.t.) dhe e dyta ishte, shtimi i armiqësisë dhe i urrejtjes, ndaj pushtetit diktatorial, të bijve të Umejes (emeuive)”.
“Për më tepër, ata të cilët mbajtën zi, vajtuan dhe vajtojnë, për ngjarjen e dhimbshme të Kerbelasë, në të cilën humbën jetën, djemtë dhe fëmijtë e dashur të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk ishin vetëm irakianët dhe sirianët. Përkundrazi krahas politikave asimiluese dhe veprimtarive shtypëse ushtarake, të zbatuara nga dinastia e bijve të Umejjes (emeuive) dhe më pas të asaj të bijve të Abbasit (abbasive), banorët iranianë të rajonit të Hurasanit, nuk e harruan kurrë këtë gjakderdhje të madhe. Banorët iranianë, të rajonit të Hurasanit, e perceptuan plotësisht dhimbjen e thellë, e cila nisi me ngjarjen e dhimbshme të Ashures dhe vijoi me rënien dëshmor, të Zejd Ibn Ali Ibn Husejnit (p.m.t.), në vitin 122 të mërgatës islame (viti 739 i kalendarit gregorian) dhe të birit të tij, Jahja Ibn Zejdit (p.m.t.), në vitin 126 të mërgatës islame (viti 743 i kalendarit gregorian)”.
“Lërmëni t’iu bëjmë të qartë se, si Zejd Ibn Ali Ibn Husejni (p.m.t.), ashtu dhe i biri i tij, Jahja Ibn Zejd Ibn Aliu (p.m.t.), të cilët fituan zemrat e iranianëve, të rajonit të Hurasanit, ngritën krye me synimin e marrjes së gjakut, të Imam Husejnit (p.m.t.) dhe ndjekjes së rrugës së tij të përgjakur. Në këtë këndvështrim, ata filluan rizgjimin e ndërgjegjies së popullit të Hurasanit, mbi rënien dëshmor të imamit të tretë të pafajshëm, Imam Husejnit (p.m.t.) dhe rikujtimin e masakrave dhe mizorive të kryera, nga pushtetarët emeuistë”.
“Këto janë arsyet kryesore, të cilat i dhanë shtysë, nderimit dhe respektimit, të rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.), përkujtimit të ngjarjes së dhimbshme të ditës së Ashures dhe mbajtjes së zisë dhe shkrehjes në vaj, të banorëve iranianë, të rajonit të Hurasanit. Për më tepër, banorët e Hurasanit, të nxitur nga këto ndjenja të thella, përgatitën një revolucion të madh gjakatar dhe si përfundim, në vitin 132 të mërgatës islame (viti 739 sipas kalendarit gregorian), ia dolën mbanë, që të shkulnin dhe të rrëzonin nga themelet dinastinë emeuiste. Megjithatë ata nuk arritën, që t’ia rikthenin udhëheqjen, e bashkësisë muslimane, në duart e anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.)”.
“Më tej banorët iranianë, të rajonit të Hurasanit, çmonin dhe vlerësonin për çdo vit, këtë ngjarje të dhimbshme, duke e shndërruar në një ceremoni të përvitshme vajtimi, për nder të dëshmorëve, bijve dhe fëmijëve të rënë, të Muhammedit (p.q.m.t.). Por kjo gjendje vijoi kështu, derisa imami tetë i pafajshëm i Ehli Bejtit, Imam Ali Ibn Musa Ridai (m.m.t.), erdhi në rajonin e Hurasanit dhe vuri nën kontroll, ndjenjat e mëdha të popullit dhe në këtë mënyrë, ai organizoi ceremonitë dhe mbledhjet e vajtimit, duke i përputhur tërësisht, me parimet e vërtetëa të fesë islame. Ndërsa Imam Ali Ibn Musa Ridai (m.m.t.), mori pjesë personalisht, në mbledhjet e vajtimit, ai përcaktoi dhjetë ditët e para të muajit të shenjtë Muharrem, si ditët e mbajtjes së ceremonive përkujtimore dhe mbledhjeve të vajtimit dhe përkufizoi ditë të caktuara, gjatë vitit në të cilat do të mbahej vajtimi. Për më tepër ai merrte pjesë, sistematikisht në mbledhjet e vajtimit”.
“Poeti i shquar shiit, Dabel Hudaiu shënon: “Unë shkova pranë zotëriut tim, Imam Ridait (m.m.t.). Ky i fundit ishte ulur, së bashku me shokët e tij duke mbajtur zi dhe duke vajtuar. Kur më pa më tha: “O Dabel! Unë dua që të recitosh një poezi, sepse këta janë ditët e dhimbjes dhe hidhërimit të Ehli Bejtit (p.m.t.), ndërsa për armiqtë tanë, veçanërisht për bijtë e Umejjes (emeuitët), janë ditët e gëzimit dhe lumturisë. O Dabel! Dije mirë se ai i cili, vajton bashkë me ne, ose na bën që të vajtojmë, do ta shpërblejë Allahu (l.m.t.). O Dabel! Ta dish se ai i cili vajton bashkë me ne, si pasojë e fatkeqësisë sonë, do të ringjallet së bashku me palën tonë. O Dabel! Ai i cili vajton për fatkeqësinë e ndodhur gjyshit tim, Imam Husejnit (p.m.t.), Allahu (f.m.t.) do t’ia falë atij mëkatet! Më pas, në mesin tonë u futën disa gra, të cilat izoluan dhe ndanë vetveten me një perd dhe Imam Ridaiu (m.m.t.) u tha: “Uluni dhe vajtoni gjyshin tuaj!” “Në këtë çast Imam Ridai (m.m.t.), m’u drejtua: “O Dabel! Nis leximin e poemës së vajtimit! Ta kesh të qartë se, deri sa të mbyllësh sytë, ti do të jesh miku dhe poeti ynë. Pra jepi ndihmona, me sa mundësi që ke!” (3)
“Ja pra se si dymbëdhjetë imamët e pafajshëm (m.m.t.), janë munduar që ta mbajnë të gjallë, kujtimin e masakrës së Kerbelasë, në ceremonitë e vajtimit, të cilat i organizuan vetë ata dhe kanë nxitur popullin, në mbajtjen e mbledhjeve të vajtimit, në kujtim të rënies dëshmor, të Imam Husejnit (p.m.t.). Sërish imamët e pafajshëm (m.m.t.), na kanë bërë të ditur, duke na rikujtuar shpërblimet e mëdha, të vajtimit të Imam Husejnit (p.m.t.), si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër. Ata i kanë dhënë dhurata poetëve muslimanë, për të kënduar poema dhe recitime për fatkeqësinë e ndodhur Ehli Bejtit (p.m.t.), sidomos për ngjarjen e dhimbshme të Ashures. Të tërë këto veprime, ndihmuan në mbajtjen gjallë të shpirtit, të mbledhjeve dhe ceremonive përkujtimore, të vajtimit të Imam Husejnit (p.m.t.)”. (4)
“Itinerari intelektual dhe politik, i dymbëdhjetë imamë (m.m.t.), gjithmonë u mbajt nën trysni dhe u kufizua, nga diktatorët e kohës, prandaj ata u detyruan që të tërhiqeshin në vetmi. Në të shekull mbytës, itinerari dhe rruga poltike dhe shoqërore, e këtyre imamëve (m.m.t.) ishte në rrezik. Në këto kushte të vështira, shkrimi, bisedimi, citimi dhe leximi i poezive dhe mendimi i lirë, cilësohej si një mënyrë e përhapjes së doktrinës dhe shkollës shiite”.
“Citimi, shpjegimi dhe shkrimi i ndjekësve të së vërtetës, thurja e poezive, leximi i poemave të vajtimit, mbajtja zi dhe vajtimi, nga ana e imamëve të pafajshëm, bënë orvatje për ringjalljen e kësaj ngjarje të dhimbshme, shënimin e epopeve, rizgjimi në sytë dhe zemrat e besimtarëve muslmanë, si dhe shpjegimi i cilësive fisnike të Ehli Bejtit (p.m.t.). Ngjarjet rrodhë kështu, sepse në shekullin e vështirë të pamundësisë, sqarimin e dhunimeve të anëtarëvë te Ehli Bejtit (p.m.t.), nënkuptonte, mbrojtjen e pishtarit të drejtësisë dhe ftesën e popullit drejt dritës dhe thirrjen e tij ndaj besimit të drejtë islam”.
“Ngjarja e Ashures, vuri në lëvizje, ndjenjat e kulluara të muslimanëve. Muslimanët shiitë dhe ata sunnitë, nuk mund të qëndronin duarlidhur dhe këmbëkryq, përballë fatkeqësisë së ndodhur, anëtarëve të bekuar të Ehli Behli (p.m.t.), në qytetin irakian të Kerbelasë. Historianët më të njohur muslimanë, si Ibn Ethiri, në veprën e tij me titull: “Kamil Fi’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), Ibn Xheuziu, në veprën e tij me titull: “Red Ala’l-Muteassibi’l-Anidi Men Dhemme Mena Leane’l-Jezidi” (Kundërshtimi i Fanatikut i Cili Poshtëron Mallkuesin e Jezidit) dhe nipi i Ibn Xheuziut, në veprën e tij me titull: “Tedhkiretu’l-Hauassi” (Përkujtimi i Çështjeve), kanë cekur haptazi çështjet, si ngjarja e dhimbshme e Ashures, mbajtja zi dhe vajtimi për masakrimin e Imam Husejnit (p.m.t.) dhe shokëve të tij (p.m.t.). Këta historianë muslimanë, jo vetëm që kanë ruajtur hadithët e shënuar nga Imam Taberiu, në veprëne tij me titull: “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), rreth këtyre ngjarjeve, por dhe i kanë plotësuar dhe përsosur më tej, duke përshkruar në mënyrë të hollësishme, shtjellimin e këtyre ngjarjeve”.
“Lejomëni t’iu shpjegojmë se, arti i shkrimit i poemave, të vrasjes së Imam Husejnit (p.m.t.), është një tregues i qartë, i rëndësisë së kushtuar, fakteqësisë së Imam Husejnit (p.m.t.), si nga muslimanët shiitë dhe ata sunnitë. Megjithatë krahas shtypjeve politike dhe ushtarake, muslimanët nuk ia dolën të mbajtën veten, pa u shkrehur në vaj, për vrasjen e Imam Husejnti (p.m.t.) dhe kështu organizuan mbledhje dhe ceremoni përkujtimore vajtimi, për zotërinë e dëshmorëve”.
“Si do që të jetë, organizimi i mbledhjeve të vajtimit, për imamët e pafajshëm (m.m.t.) dhe përmendja e jetëshkrimeve të tyre, të cilat janë burim frymëzimi, mbajtja e gjallë e luftrave të tyre të shenjta dhe rënieve të tyre dëshmor, kanë shërbyer si nxitje, për masat e gjëra të popujve, të cilët i kanë ndërgjegjësuar dhe sendërtuar. Në vitet e luftës së shenjtë, (lufta mes Iranit dhe Irakut), frontet e nxehta të Republikës Islame Iraniane, dashuria për Ashuren, mbajtja zi dhe vajtimi i Imam Husejnit (p.m.t.), në muajin e shënjtë Muharrem, çuan në triumfin e gjakut mbi shpatën. Ja pra këto janë shembujt e gjallë të flijimeve dhe fitimit të luftës së iranianëve, sepse derdhja e lotëve, shndërrohet në një armë, shumë të fuqishme në këtë muaj”.
“Duke u mbështetur në këta fakte, pohojmë se ata të cilët aludojnë se, vajtimi i imamëve të pafajshëm, të cilët kanë rënë dëshmorë, mbajtja zi dhe organizimi i ceremonive të vajtimit, është diçka e gabuar, kanë mungesë të madhe dijeje dhe të dhënash, të mësimeve islame dhe të sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (5)
“Si përfundim pohojmë se është mëse e vërtetë, që zemrat e lidhur ngushtë, me zotërinë e dëshmorëve Imam Husejnin (p.m.t.) dhe anëtarët e bekuar të Ehi Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), derdhin lot të kulluar, të cilët dëshmojnë lidhjen e tyre, me dymbëdhjetë imamët e pafajshëm (m.m.t.). E themi këtë, sepse derdhja e lotëve, mbajta zi dhe vajtimi i besimtarëve muslimanë, për Imam Husejnin (p.m.t.), e maskaruar mizorisht, në qytetin irakian të Kerbelasë, shfaq hapur dhe qartë zotimin ndaj tij, ringjalljen e kulturës dhe traditës së rënies dëshmor dhe vijimin e ndjekjes së udhës së përgjakur të dëshmorëve”.
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
- “Tarihxhetu’l-Ezdadari’l-Husejni” (Historiku i Vrasjes së Husejnit).
- “Xhamiu’-Ehadithi’sh-Shia” (Përmbledhja e Hadihëve të Shiitëve), vëll. 12, fq. 556.
- “Egani” (Porosia), vëll. 20, fq. 148.
- “Danishmanetu’l-Imami’l-Husejni (a.s.)” (Këshillimi i Imam Husejnit (p.m.t.)).
- Ibrahim Emini, “Siretuna ue Sunnetuna” (Udha Jonë Dhe Sunneti Ynë).
Burimet e Përgjithshme të Referuara Për Këtë Artikull:
- Xheuad Muhaddithi, “Çihilu’l-Hadithi’l-Ezdadari” (Analiza e Hadithëve të Vrasjes).
- Abdulmexhid Nasiri, “Ezdadaru’l-Imami’l-Husejni Der Mijani’l-Ehli’s-Sunneti” (Vrasja e Imam Husejnit Në Burimet e Ehli Sunnetit).
- Muhammed Muhammedi Rejshehri, “Ferhengnametu’l-Mersijjeti’s-Suraji ue Ezdadaru’s-Sejjidi’sh-Shuhedai (a.s.)” (Jetëshkrimi i Poemës së Vajtimit të Vrasjes së Zotërisë së Dëshmorëve (p.m.t.)).
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Burimi: Medya Şafak