İran

Imami i Namazit të Xhumasë në Teheran: Kryengritja e Imam Hussejnit promovoi virtytet dhe parandaloi veset

Imami i Namazit të Xhumasë  në Teheran, Ajetullah Ali Muhammed Muvahhedi Kermani tha se qeveria islamike do të përpiqet deri në fund që të vijë dita për nxitjen e virtytet dhe parandalimin e vesit.

Duke vënë në dukje se e keqja më e madhe është dominimi amerikan, ai tha se për fat të keq, Shtetet e Bashkuara kanë dominuar të gjitha shtetet e dobëta islame dhe të gjithë ato shtete kanë frikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose joshen nga ajo.

Duke kritikuar sauditët për ndalimin e Haxhit për iranianët, Ajetullah Ali Muhammed Muvahhedi Kermani tha se shtetet  muslimane duhet të rishikojnë menaxhimin e Haxhit, sepse sauditët janë të paaftë për këtë.

Në vende të tjera në fjalën e tij, ai iu referua gjithashtu problemeve të brendshme të tilla si varfëria, duke thënë se Rezistenca Ekonomisë do të ndihmojë në lehtësimin e varfërisë në shoqëri.

Sot, disa janë të impresionuar nga SHBA dhe nuk janë në gjendje të përballojnë atë, tha ai.

Ai më tej vuri në dukje se Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik,  Ajetullah Sejjid Ali Khamenei  ka propozuar ekonominë e rezistencës si një qasje për kundërvënien e SHBAve  dhe theksoi:

"Ne nuk duhet të shikojmë  SHBA-të   dhe ne duhet të marrim të drejtat tona nga ajo."