Izraeli shkatërron pemët e ullirit në Bregun Perëndimor: ankohen fermerët palestinez
Një fermer palestinez tregon se pushtuesit izraelit kanë shkatërruar rreth afro 130 degë ulliri në zonën e pushtuar të Bregut Perëndimor.
Yasser Fukha thotë se këtë të shtunë ai pa një grup vendasish që po largoheshin nga një zonë afër fermës së fshatit të quajtur Deir Sharaf dhe forca izraelite te njesisë së Shavei Shomron që po i jepnin makinave në drejtim të fshatit dhe më vonë shkatërruan me qindra rrënjë ulliri.
Ky aksion u ndërmorr për arsye se shumë fermerë palestinezë ishin vendosur aty për të filluar korrjen 40-ditor të ullirit, i cili konsiderohet si shtylla kryesore e ekonomisë palestineze.
Gjithashtu palestinezët e kanë shumë për zemër këtë lloj kultivimi pasi e konsiderojnë ullirin si simbolin e lidhjes së tyre me vendin e pushtuar.
Pushtuesit izraelit në të shumtën e rasteve të armatosur, rregullisht sulmojnë fshatra palestinezësh, ferma, dhe u vënë zjarrin xhamive, pemëve, plantacioneve të ullirit dhe shumë pasurive të tjera në Bregun Perëndimor nën justifikimin e të ashtuquajturës “taksa pagime” të pashlyera. Sidoqë të jetë qeveria e Tel Avivit rrallë herë dënon fajtorët.
Disa thonë se sulmet e“taksa pagimit“ janë kryer në mënyrë të shfrenuar (edhe pse nuk ërfshihet në politikat e qeverisë izraelite) për të reduktuar praninë e banorëve dhe vendbanimeve në tokën e pushtuar palestineze në Bregun Perëndimor dhe në Lindjen e al-Quds (Jerusalem).
Më shumë se gjys miljon banorë izraelit jetojnë në mënyrë të paligjshme në 120 banime të ndërtuara në tokën palestineze të territoreve në Bregun Perëndimorë apo në Lindje të Kudsit që pas pushtimit të 1967-ës.
Kombet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera pohojnë se izraelitët janë vendosur në mënyrë të paligjshme pasi që territoret janë marrë me dhunë gjatë luftës së vitit 1967 dhe deri më sot janë në kundërshtim me Conventën e Gjenevës e cila ndalon çfarëdo lloj pushtimi apo ndërtime në zona të pushtuara.