Noorzad: Afganistani nuk është më i sigurt pas pushtimit Amerikan
Abdul Hamid Noorzad një gazetar correspondent për Kabulin dhe një analist politike i është bashkangjitur programit të Press TV-së për të ndarë eksperiencën e tij 12 vjeçare të zgjedhës amerikane në vendin e tij me pretekstin për të luftuar Al-Kaedën dhe talebanët.
Më poshtë do të lexoni një transkriptim të intervistës.
Press TV: Z. Noorzad, le të flasim pak në lidhje me pikat që z.Peterson (një tjetër pjesmarrës i emisionit) sqaroi në lidhje me pushtimin dhe sundimin amerikan në Afganistan, dhe një nga arsyet ka qenë për të ndihmuar afganët.
Dua të fokusohem pikërisht tek kjo pikë. Ju jeni nga Afganistani pra jeni vendali dhe a mund ta thoni se sa ndihmë dhe përkrahje u është ofruar afganëve. A mendoni se standartet e jetesës janë rritur këto 12 vitet e fundit të pushtimit?
Noorzad: Faleminderit shumë! Sëpari duhet të kujtoj se arsyeja kryesore e ndërhyrjeve ushtarake ndërkombëtare në Afganistan ka qenë që të ruaj njerëzit nga grupet terroriste përfshi këtu Al-Kaedën dhe talebanët. Por fatkeqësisht qëllimi nuk është arritur dot gjatë këtyre 12 viteve.
Në fillim të luftës afganët ishin nën mbikqyrjen e talebanëve dhe nën rrezikun e Al-Kaedës dhe dëshira më e madhe për to ishte të shpëtonin prej këtyre grupeve terroriste të cilët kanë vrarë njerëz, djegur shtëpia, shkatërruar toka por për fat të keq dëshira e tyre nuk u realizua.
Gjatë 12 viteve afganët donin vetëm paqe e cila kurrë nuk mbëriti në Afganistan.
Gjatë këtyre 12 viteve rreth afro 150.000 trupa ushtarake mbërritën në Afganistan për të shporrur talibanët dhe Al-Kaedën por ky qëllim nuk u realizua ndoshta si pasojë e disa neglizhencave apo mangësive. Ne besojmë se lufta kundër terrorizmit nuk ka të bëj fare me Afganistanin sepse as Al-Kaeda as grupe terroriste të tjera jo që nuk ndodhen më ne Afganistan por nuk kanë lidhje fare me vendin tonë.
Këto grupe janë krijuar jashtë Afganistanit dhe më saktësisht nga vetë perëndimi për të gjetur një justifikim për të ardhur dhe për të vendosur trupat ushtarake këtu. Dhe siç dihet në fund të fundit viktimat e kësaj lufte të rremë janë vetë afganët e mjerë.
Gjatë tre dekadave të luftës ne po përjetojmë vrasjen e afganëve dita ditës. Ç’do ditë njerëzit shenjestrohen me armë.
Press TV: Po përsa i përket atij (komentit ne Facebook)? Mendoni se afganët do t’i lejojnë Shtetet e Bashkuara që të krijojnë baza ashtu siç dhe Washingtoni po i kërkon qeverisë së Karzait?
Noorzad: Nëse situate vazhdon të jetë e tillë nuk e besoj se Afganët kanë për ta lejuar një gjë të tillë. E para në çfarë do situate qofshin ato kurrë nuk do të thonin se jemi dakort për bazat amerikane por nga ana tjetër dihet që qeveria ka vënë disa parakushte për pakte paqe me SHBA-në. ne kemi ushtarët tonë dhe ato mund ta luftojnë shumë mirë terrorizmin edhe pse në fillim afganët mendonin se forcat ndërkombëtare do ta largonin terrorismin me armë të rënda, me fuqi porn ë fund të fundit asgjë nuk ndodhi gjatë këtyre 12 viteve.
Press TV: Cili është këndështrimi juaj? A e shikoni ju vendin tuaj disi më të ruajtur pas ardhjes së forcave amerikane dhe jo vendin tuaj por botën në tërësi a e shikoni më pak të rrezikuar nga ndikimi i talebanëve apo Al- Kaedës?
Noorzad: Jo dhe aq! Jo dhe aq! Unë mendoj se problemi i vetëm në Afganistan që nuk e lejon ekonominë të ecë përpara dhe të jetesës në përgjithësi është pasiguria.
Problemi kryesorë mbetet pasiguria nga ana e fqinjëve për të vendosur marrdhënie bashkëpunimi në fushën e ekonomisë me Afganistanin.
Jam i sigurt se forcat ndërkombëtare dhe ato amerikane gjithashtu kanë arritur në përfundimin se pasiguria dhe destabilizimi në Afganistan parandalon forcimin e demokracisë në vend.
Pra nëse analizojmë demkracinë dhe zgjedhjet e lira në Afganistan… problemi kryesor prap mbetet pasiguria. Ja tani psh. ne kemi zgjedhjet tani por për fat të keq shume afgan nuk kanë karta identiteti për të votuar dhe për shkak të gjendes së disa zonave ku ende mbizotëron pasiguria njerëzit nuk kanë mundësi të lëvizin që të shkojnë të marrin kartat e tyre për të votuar.
Sipas kushtetutës : “Ç’do qytetar ka të drejtë të votojë” por nga ana tjetër ato nuk i kanë kushtet për një gjë të tillë për shembull në Helmand dhe në Kandahar madje dhe tani që po flasim në veri të Badakhshan-it që ka qenë një nga zonat më të qetë është shndërruar në një zonë me gjendje të jashtëzakonshme. Pra afganëve u mbetet të pyesin trupat e huaja se ç’ka kanë bërë ato?
A kanë ardhur ato këtu për të shpëtuar afganët, për të përforcuar sistemin demokratik apo çfarë? Atëherë përse këto elementë mungojnë në mesin e afganëve? Kjo është një pikëpyetje e madhë që komuniteti ndërkombëtar duhet të gjejë një përgjigje.