Izrael

Si i bëjnë jehonë zionistët e sotëm mbrojtësve të aparateidit në Afrikën e Jugut?

Rania Khalek 

 

The Electronic Intifada 

 

 “Ndërkohë që shumica e liderëve me ngjyrë të Afrikës së Jugut janë kundër transferimit të kapitalit dhe bojtkotit, ka disa grupe të vogla që e mbështesin atë – të quajtura grupe terroriste si Kongresi Kombëtar Afrikan, ka shkruar profesori i ekonomisë Walter William në një opinion në vitin 1983 në New York Times

 

Pretendimi i tij ishte shumë absurd, por mendimi i tij ishte larg nga e djathta amerikane dhe ajo britanike e viteve ’80.

Megjithatë, të ashtuquajturit zionistë progresistë dhe liberalët e sotëm përdorin të njëjtat pretendime për të penguar kërkesat në rritje të lëvizjes kundër bojkotit, të nisur nga vetë palestinezët, për tranferim të kapitalit dhe sanksioneve ndaj Izraelit.

 

Në të vërtetë, nëse shohim mbrapa, është e qartë se apologjetët liberalë të Izraelit po riciklojnë pothuajse çdo argument të përdorur dikur nga konservatorët kundër lëvizjes BDS (Boycott, Divestment and Sanctions)  që ndihmoi në çmontimin e regjimit të Aparteidit në Afrikën e Jugut.

“Duke veçuar”

Anne-Marie Kriek, lektore në Universitetin e Afrikës së Jugut, në një opinion në vitin 1989 për Christian Science Monitor, qortoi lëvizjen BDS për veçimin që i bënte vendit të saj racist, pasi - shkruan ajo, “shkelja e të drejtave të njeriut është normë, dhe jo përjashtim, në shumicën e 42 shteteve të udhëhequra nga njerëzit me ngjyrë” (Afrika e Jugut nuk duhet të veçohet,” 12 tetor 1989).  

Kriek vazhdon, “Afrika e Jugut është i vetmi vend në Afrikën Sub-Sahariane që mund të ushqejë vetën.  Të zinjtë kanë një nga standardet më të larta të jetesës në të gjithë Afrikën,” duke shtuar se askund në Afrikën e zezë afrikanët nuk jetojnë më mirë. Prandaj, “Pse Afrika e Jugut po dënohët kaq ashpër, ndërkohë që standarde krejtësisht të tjera zbatohen në Afrikën e zezë?” pyeti ajo.

Kundërshtarët e tranferimit të kapitalit në SHBA dhanë arsyetime të ngjashme. Për shembull,  në vitin 1986 Gregory Dohi, shefi ekzekutiv i Salient, një botim konservator i kampusit të Universitetit të Harvardit,  protestoi kundër atyre që bënin thirrje që univeristeti të ndahej nga kompanitë që bënin biznes në Afrikën e Jugut, duke thënë se “janë përzgjedhës në moralin e tyre” (me gëzim e them se nuk kam pasur asnjë lidhje me ndonjë fushatë tranfërimi të kapitalit...,” Harvard Crimson, 4 prill 1986).

 

Tranferimi i kapitalit ishte i gabuar jo vetëm për shkak se “dëmtonte” punëtorët më ngjyrë, pari pohuar Dohi, por për shkak se e veçontë Afrikën ë Jugut.

 

Déjà vu

Ku i kemi dëgjuar më parë këto lloj argimentimesh?

Duke argumentuar kundër BDS, Eric Alterman i The National shkruan, “Mungesa pothuajse e plotë e praktikave demokratike te fqinjët e Izraelit në botën arabe dhe islame, së bashkur me mungesën e respektimit të të drejtave të grave, të homoseksualëve, ne fakt të disidentëve të çdo lloji – e bën protestën e tyre kundër mangesive demokratike të Izraelit  të vështirë për t’u besuar” (“Një forum mbi bojkotin, transferimin e kapitalit, Sanksioneve (BDS),” 3 maj 2012).

Përditësimi i vetëm i Altermanit në lidhje më logjikën e Kriekut është përmendja e të drejtave të grave dhe të homoseksualëve, një gjest dëshpërimi për ndjeshmërinë e lexuesve liberalë të The National.

 

Gazetari Ben Adler, ish-koleg i Altermanit, ka përsëritur të njëjtin mënyrë argumentimi të Kriekut dhe Dohit në vitet ’80: “Nëse doni të bojkotini Izraelin, atëherë ju duhet të shpjegoni se pse nuk bëni thirrje për bojkot të vendeve të tjera në Lindjen e Mesme, të cilat shtypin qytetarët e tyre me keq se Izraeli me cilindo që jeton në vijën e gjelbër” (“Problemet me BDS,” 31 mars 2012).

Një shumicë e zezë e frikshme

Fajkoi neokonservator i luftës dhe opinionist i New York Times-it për një kohë të gjatë, William Safire, - i cili në vitin 2012 këmbëguli “ që irakenët të brohorisnin për çlirimtarët e tyre, të cilët do t’i çonin arabët drejtë demokracinë  së shumë pritur” – gjithashtu me një supremaci prej të bardhi tregoi shqetësimin e tij rreth pasojave të demokracisë vetëm në Afrikën e Jugut.

 

Një përson, një votë “do të thotë udhëheqje e shumicës dhe të zinjtë janë shumica dërrmuese në Afrikën e jugut,” shkroi Safire në një artikull në vitin 1986.

 

Gati tridhjetë vjet më vonë, zionistët liberalë shfaqin të nëjtën ndjeshmëri me racistët në armiqësinë e tyre ndaj të drejtave të palestinezëve për t’u kthyer.

 

Një skenar i tillë do të shënonte fundin e shumicës çifute izraelite, një përspektivë e tmerrshme kjo për supremacinë etno-fetare, e cila, ashtu si të bardhët në Afrikën e Jugut, ka frikë nga udhëqehja e popullsisë vendase.

Cary Nelson, një profesor i gjuhës angleze në Universitetin e Illinoisit në Urgana, i njohur në qarqet akademike për aktivizmin e tij majtist-liberal, shprehu të nëjtën frikë në nëj bisedë anti-BDS të kohëve të fundit. Ai tha se “asgjë në historinë e dekadave të fundit në Lindjen  e Mesme nuk sugjeron se hebrenjtë do të ishin qytetarë të barabartë në një shtet të dominuar nga arabët apo palestinezët” (“Pse bojkoti i ASA është i pasinqertë dhe i kotë,” Al Xhazira Amerkë, 23 dhjetor 2013).

 

Paniku racist i shkaktuar nga Nelsoni është distiluar më tej në një  Opinion të Wall Street Journal  ku ai thotë se lëvizja BDS kërkon “eliminimin e Izraelit”, e më pas, “ata hebrenjë që nuk do të dëbohen apo vriten gjatë kalimit në komb të dominuar nga arabët do të jetojnë si qytetarë të klasit të dytë pa të drejta thelemore” (“Një tjetër votë anti-izraelite vjen në Akademi,” 8 janar 2014).

 

Sigurisht ai nuk do ta trajtonte në këtë mënyrë, por Nelsoni, në fakt, ka frikë se palestinezët do të bënin më hebrenjta atë që regjimin kolonial izraelit ka bërë me palestinezër për prej fillimit.

Duke u mbështetur te kukullat

Dhjetorin e kaluar, Mahmud Abbas, udhëheqësi autokratik kukull i Autoritetit Palestinez dhe kryetar i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (OÇP), dekraloi kundërshtimin e tij ndaj BDS-së, duke gëzuar kështu Izraelin dhe apologjetëtë e tij.

 

Në The Neë Republic, Leon Wieseltier qorton akademikët pro-BDS se flasin në emër të palestinezëve. “Kush është Abu Mazen (Abbas) për të folur për palestinezët, në krahasim më nëj profesor të studimeve etnike në universitetin e Kalifornisë në San Diego tha ai me sarkazëm. (“Bojkoti i Izraelit është një Parodi,” 17 dhjetor 2013).

 

Jeffrey Goldberg është po aq ironik kur shkruan në artikullin e tij në Shoqatën e Studimeve Amerikane –e cila votoi për të bojkotuar institucionet izraelite- “është më palestineze... se vetë kryetari i Organizatës Çlirimtare të Palestinës’ (“Disa mësime në dobi të viktimizimit,” 16 dhjetor 2013).

Këta dhe të tjerë zioinistë liberalë, këmbëngulin se Abbasi i miratuar nga Izraeli dhe SHBA-të ësbtë përfaqësues autentik i ndjenjave të palestinezëve. Ata e injorojnë mbështetjen e madhe në mesin e palestinezëve për të bojkotuar Izraelin. Por, për shumë palestinezë, krahasimi më i mirë për Abasin është me shefin e Mangasuthu Buthelizi, liderin me ngjyrë të Partisë së Lirë Inkatha.

Bulthezi ishtë denoncuar nga të zinjtë afrikano-jugor si bashkëpunëtor i regjimit të aparteidit të bardhë dhe ishte lavdëruar nga kundërshtarët konservatorë britanikë dhe amerikanë kundër sanksioneve si zëri i vërtetë i Afrikës së zezë të Jugut.

 

Në vitin 1990, Buthelezi doli kundër një fushatë të udhëhequr nga ANC-ja për mosbindje civile në masë, marshime, bojkote dhe greva, duke hedhur poshtë peshën e tij në vend pas “bashkëpunimit” dhe “negociatave” me regjimin e bardhë.

 

Kjo ofron një krahasim të habitshëm më Autoritetin e sotëm Palestinez, i cili vazhdon t’i japë lëgjitimitet të pafund “procesist të paqes”, duke shtypur çdo veprim të drejtëpërdrejtë kundër pushtimit.

 

Buthelezi ishte vetëm figura më e shquar e një pjese të mirë të apologjetëve dhe bashkëpunëtorëve të zinjë me regjimin e aparteidit. Të tjerë, përfshirë Lucas Mangope, udhëheqës kukull i ophuthatsëana bantustan, gjithashtu kundërshtoi ashpër sanksionet që do të izolonin rrogëtarët e tij të bardhë suppremacistë.

 

Mangope u kap pasi idesë së sistemit “një përson, një votë” në Afrikën e Jugut dhe i kaloi ditët e fundit të aparteidit i kapur dëshpërimisht pas pushtetit të tij “të pavarur” në ishullin e shtypjes.

 

Sidoqoftë, nuk ishte e pazakontë për mediat amerikane – duke përfshirë The New York Times-  të etiketonin Mangope, dhe të tjerë si ai, si udhëheqës zezak “të moderuar”.

 

Izraeli, me sa duket, e ka marrë këtë sugjerim direkt nga libri i aparteidit, duke ushqyer një rreth të vogël të elitës palestineze të gatshëm për të mbajtur pushtimin në këmbë në këmbim të pushtetit dhe rehatisë.

Zionistët liberalë janë më se të lumtur të përkrahin këtë mashtrim, duke përdorur fjalë dhe shifra kundër palestinezëve, të cilët ende këmbëngulin në të drejtat e tyre.  

Mendimi i punëtorëve

Kur Mobil Corporation u detyrua të mbyllte veperimtarinë e saj në Afrikën e Jugut në vitin 1989 për shkak të atyre që ajo i quajti si sanksione ligjore “qesharake” të SHBA-ve, drejtori i saj ekzekutiv Allen Murray shtirej për shqetësimin e tij për punëtorët e zinjë.

 

Ne vazhdojmë të besojmë se prania jonë dhe veprimet tona kanë kontribuar shumë në përparimin ekonomik dhe social për njerëzit me ngjyrë në Afrikën e Jugut, deklaroi shefi ekzekutiv i naftës (Mobil po braktis Afrikën e Jugut, duke fajësuar ligjet “qesharake” të Amerikës,” The New York Times, 29 prill 1989).

 

Para se të dorëzohej para presioneve të bojkotit, Citibank e justifiki refuzimin pë t’u ndarë, duke përmenduar dëtyrimin e saj ndaj të punësurve në Afrikën e Jugut.

 

Muajin e kaluar, shefi ekzekutiv i SodaStream, Daniel Birnbaum, bëri jehonë më qëndrimin e tij kur mbrojti vendndodhjen e objektit kryesor të prodhimit të kompanisë së tij në vendbanimet e paligjshme në Maaleh Adumim.

 

Birnbaumi tha se e vetmja gjë që e ndalon atë që të zhvendos fabrikën e tij, është besnikëria e tij ndaj 500 punonjësve palestinezë të SodaStream. “Ne nuk do të hedhim punonjësit tanë poshtë autobusit vetëm për të promozuar axhendën politike të dikujt,” tha ai për The Jewish Daily Forward (“Bosi i SodaStream e pranon se plani për Bregun Perëndimor është i dhimbshëm – thotë Scarlett Johansson,” 28 janar 2014).

 “Angazhim konstruktiv,” sërish?

Scarlett Johansson, aktorja e Hollivudit e cila dha dorëheqjen nga roli i saj si ambasadore humanitare me organizatën kundër varfërisë Oxfam, në mënyrë që të mund të kryejë rolin e saj si ambasadorë e markës globale SodaStream, përgëzoi kompaninë për “mbështetjen ndaj fqinjëve që ata të punojnë krah për krah me njëri-tjetrin, duke marrë pagesë të njëjtë, fitimë të njëjta dhe të drejta të barabarta.”

 

Këto thirrje për bashkëpunim më një status quo shtypës, reflekton këmbënguljen e presidentit Ronald Regan për një “angazhim konstruktiv” më aparteidin në Afrikën e Jugut.

 

Kur bë vitin 1986 Regani pohonte se “koha po kalon për të moderuarit e të gjitha racave në Afrikën e Jugut,” duke kundërshtuar sanksionet që mund të nxisnin për ndonjë ndryshim. Sot, përkrahësit e procesit të pambarim të paqes Izraelo-palestineze, gjithashtu këmbëngulin regullisht se “koha po kalon”, duke kundërshtuar BDS-në.

 

Regani vlerësoi homologën e tij britanike kryeministren Margaret Thacher për “denoncimin e sanksioneve ndëshkuese, të pamoralshme dhe krejtësisht të pështira.” Pse? Sepse “viktimat kryesore të bojkotit ekonomik të Afrikës së Jugut do të ishin vetë populli, të cilin po mundohemi ta ndihmojmë,: tha presidenti (Transkrip i fjalimit të Reganit mbi Afrikën e Jugut dhe Aparteidin,” The New York Times, 23 korrik 1986).

 

Madje, administrata Regan financoi një studim rreth punëtorëve të zinjë në Afrikën e Jugut për të provuar se ata donin të punonin në korporatat amerikane, ndërsa tranferimi i kapitalit pohon të kundërtën, pa marrë parasysh faktin se thirrja per sanksione nën aparteid ishte një vepër e dënueshme.

 

Në vitin 2014 Jane Eisner, botuese e liberales Jewish Daily Forward  publikisht përshëndeti SodaStream si zgjidhje të konfliktit, duke përdorur gazetën e saj për të portretizuar punëtoret palestinezë si mirënjohës ndaj punëdhënësve të vendbanimeve të paligjshme, ndërkohë që i interbistonte nën syrin vigjilent të mbikqyrësve të tyre. 

Forcimi i mëtejshëm i racizmit

Sot, liberalët e shekullit të njëzet e një dhe progresistët të cilët janë të përfshirë ideologjikisht në sionizëm kanë përqafuar racionalen e të djathtës raciste që vjen nga një epokë e shkuar.

Për më tepër, sionistët liberalë i kanë qëndruar racizmit një hap më larg seç Reagan dhe Thatcher kanë guxuar ndonjëherë në Afrikën e Jugut.

Edhe pse ata kundërshtuan sanksionet, Reagan dhe Thatcher rregullisht denoncuan aparteidin si një sistem të padrejtë që nevojitej të zhdukej. Apoogjetët israelitë, në të kundërt,  mbështesin në mënyrë të vendosur në ruajtjen e diskriminimit kundër palestinezëve me insistimin e tyre që vendi të mbetet një shtet hebre dhe të vazdhojnë mohimin e të drejtës palestineze për rikthim.

 

Rania Khalek është një gazetare që raporton për nënklasat dhe të margjinalizuarit.