Liban

Sejjid Nasrallah: Ne do të ngadhnjejmë në betejën tonë kundër tekfiristëve

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hassan Nasrallah mbajti një fjalim në televizion të dielën në përvjetorin e Dëshmorëve Udhëheqës dhe trajtoi disa zhvillime lokale dhe rajonale, duke filluar me kërcënimet e vazhdueshme izraelite dhe komplotet e tyre.


     Eminenca e tij e kishte ndarë fjalimin e tij në tri pjesë, e para ishte rreth armikut izraelit dhe kërcënimin e vazhdueshëm që bën në Liban , i dytë ishte konfrontimi i Hizbullahut në fazën aktuale, dhe e treta ishte rreth sfidave dhe rezistencës në disa aspekte.


     Pasi përshëndeti dhe u lutë për shpirtërat e udhëheqësve dëshmorë të rezistencës, dëshmorëve të Ushtrisë, dhe qytetarëve që u vranë në shpërthimet terroriste kohët e fundit, tha se ne kemi arritur një situatë në të cilën njerëzit nuk duan të trajtojnë çështjen palestineze dhe armikun , duke theksuar se kjo është ajo që Amerika e kishte kërkuar.


     Sejjid Nasrallah tha se Administrata e SHBA është duke kërkuar , së bashku me administratën Cioniste për t'i dhënë fund kauzës palestineze, dhe ajo e konsideron se kjo është koha më e mirë për këtë , sepse Bota Arabe dhe Bota Islamike, në çdo vend është e zënë me problemet e veta.


     Sejjid Nasrallah në mënyrë të veçantë iu kujtoi libanezëve në lidhje me kërcënimin kur armiku i ka paraqitur në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha nivelet politike, ushtarake, ekonomike, dhe të energjisë, dhe theksoi se Shqetësimi ynë është për të mbrojtur Libanin, lavdinë dhe aftësitë e tij dhe për të mos e lënë atë në duart e fatit të tij...


    Ai vuri në dukje se po të mos ishte rezistenca, Izraeli do të kishte qëndruar në Liban, duke ripohuar se Izraeli është ende armik dhe  duhet të jemi të vetëdijshëm , dhe se në dy javët e shkuara Izraeli u përpoq për të përfituar nga situata dhe ajo ende e sheh Hizbullahun si rreziku më i madh në rajon.

 

    Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut siguroi se Izraeli nuk na trembë dhe nuk ndikon në moralin tonë  dhe duhet të dinë se rezistenca është në gatishmëri të lartë në çdo kohë.


   Ai më tej shpreson se ne do të krijojmë një shtet të aftë dhe një ushtri të fortë e cila do të bëhet fuqia e vetme që mbron Libanin , duke iu siguruar se ne pastaj do të pushojmë.

 


Kërcënimi tekfiristë

    Sejjid Nasrallah theksoi se kërcënimi i dytë, pas armikut izraelit, është terrori tekfiristë, duke pasur parasysh se Tefirizmi nuk është një kërcënim në vetvete për sa kohë ai mbetet në fushën mendore, por problemi qëndron në refuzimin e tyre për të gjithë ata që nuk pajtohen me ta ideologjikisht, politikisht ose mentalisht, kështu që ata kanë tendencë për të dëbuar dhe për të eliminuar.


    Eminenca e tij theksoi se ky kërcënim i tekfiristëve është i pranishëm në të gjithë rajonin në formën e grupeve të armatosura që kanë adoptuar një logjikë eliminuese edhe në fushën islame, qoftë kundër sekteve të tjera apo kundër sunnive që nuk janë dakord me ta.”


     Sejjid Nasrallah tregoi si shembull betejën aktuale mes Daesh dhe ” Frontit Al – Nusra” ,  duke treguar se mbi 2000 luftëtarë nga të dyja palët janë vrarë, dhjetëra sulme vetëvrasëse u kryen, duke e ditur se të dy grupet ndanë të njëjtën ideologji, por ata nuk ishin dakord politikisht, kështu që ata e lejojnë vrasjen e njëri-tjetrit.


     Çfarë kanë bërë këto grupe të armatosura me njerëzit në Algjeri dhe për princat e lëvizjeve të tyre ? Ai pyeti , duke shtuar: Le të vëzhgojmë përvojën e Afganistanit. Fraksionet afgane kanë luftuar ushtrinë më të fortë, kundër ushtrisë Sovjetike, pastaj, pas tërheqjes së saj , disa grupe tekfiriste të angazhuar nga një betejë në tjetrën me njëri-tjetrin kanë vranë më shumë sesa Ushtria Sovjetike vrau ...


      Eminenca e tij theksoi se Libani është një objektiv për grupet tekfiriste dhe pjesë e projektit të tyre, dhe prioriteti i tyre është për të ardhur në Liban pasi të kryhet Siria. Kjo është arsyeja pse ata e ndoqën strategjinë e kontrollit të kufijve libanez me Sirinë. Kjo është ideologjia e tyre, dhe që amerikanët dhe izraelitët janë të angazhuar me këto grupe, synimi është Libani, por do të jetë i sigurt për shkak të pranisë së rezistencës, që është kërcënimi më i madh për Izraelin.


      Ai vuri në dukje se ka pasur diskutime në Liban në dritën e shpërthimeve dhe sulmeve vetëvrasëse , dhe disa thonë se kjo nuk do të kishte ndodhur po të mos ishte angazhimi i Hizbullahut në Siri. Ata miratuan këtë logjikë të justifikuar e cila do të vazhdojë edhe pasi ne u bëmë partnerë në të njëjtën qeveri.


     Në këtë pikë, Sejjid Nasrallah tha: Para se të shkojmë në Siri,  a nuk ishte dëshmitar Libani për një luftë të imponuar nga ata në veri dhe në disa kampe refugjatësh? Dhe a nuk synuan ata rajone tjera? Të gjitha këto ndodhën para se incidentet të fillojnë në Siri.


    Ai vuri në dukje se informatat e fundit kanë zbuluar se shumica e vendeve që financojnë dhe ndihmojnë luftëtarët e huaj të hyjnë në Siri kanë filluar të portretizojnë frikën e tyre nga kërcënimet e sigurisë të këtyre individëve që përbëjnë për ta, dhe duke referuar disa masa të reja të bëra nga këto vende për të parandaluar qytetarët e tyre të udhëtojnë për në Siri për t'u angazhuar në luftimet që po ndodhin atje , duke i bërë shembuj Tunizinë dhe Arabinë Saudite për këtë.


     Për më tepër, ai iu drejtua libanezëve duke thënë : Përse të gjitha këto vende lejohen të jenë të shqetësuara për praninë e rinisë së tyre në radhët e grupeve të armatosura në Siri, dhe ne, fqinjët e Sirisë, që jeta jonë dhe fati jonë ndërlidhen me zhvillimet në Siri, nuk jemi të lejuar për të marrë masa parandaluese për këtë? Çfarë bëri qeveria libaneze bërë përveç shkëputjes e cila është e ngjashme me varrosjen në rërë ? A nuk kemi ne të drejtë të ndërhyjmë për të ndaluar vrasjen, vjedhjen dhe përdhunimin e grave, 30.000 libanezë kanë vuajtur në Al- Kusejr ? Çka nëse ne nuk do të fitonim kundër tekfiristëve në Al-Kusejr, ata do të vinin në Liban,  por ne i mundëm në Al-Kusejr. Po në qoftë se ata, Allahu na ruajt,  e marrin kontrollin mbi gjithë Sirinë ? Si do të duket pamja atëherë ?


    Për më tepër, eminenca e tij, pyeti: Pse kanë frikë nga zgjedhjet në Siri? Kjo është për shkak se ata e dinë se për kend është pinioni publik  tani.”


   Nga kjo pikë, Sejjid Nasrallah pohoi se ne do të triumfojmë në këtë betejë dhe kjo është vetëm një çështje kohe. Çfarë kjo betejë kërkon, ka  nivele të ndryshme, të gjitha i kemi në dispozicion, kjo është një betejë e rëndësishme, por fati i saj është fitorja.


    Megjithatë, eminenca e tij theksoi rëndësinë e parandalimit të ndonjë nga qëllimet e tekfiristëve, më e rëndësishmja është parandalimi i përplasjes sektare.


     Fjalimi i tyre në Siri dhe Liban është sektarë, sepse ata duan për të ndezur nxitje. Ata na duan ne si shi’itë, gratë dhe fëmijët tonë janë në shënjeshtër të shpërthimeve, kjo bëhët me qëllim për të bërë një reagim sektar, por kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën dhe nuk do të ndodhë as në të ardhmen. Një reagim i tillë do t’i shërbente vetëm tekfiristëve, tha ai , duke vlerësuar ushtrinë libaneze dhe arritjet e shërbimit të fshehtë të saj, veçanërisht ato të fundit.



Qeveria libaneze

    Sa i përket qeverisë libaneze e cila u formua të shtunën, Sejjid Nasrallah siguroi se Hizbullahu ka bërë shumë lëshime në mënyrë që kjo qeveri të formohet, duke e konsideruar atë më shumë se një “përfitim kombëtar” ose  si zgjidhje e qeverisë dhe jo një qeveri e bashkimit.


    Eminenca e tij theksoi se Hizbullahu  ka kërkuar vazhdimisht partneritet dhe kjo nuk do të thotë se e hodhi poshtë formimin e një qeverie të cilën Partia e Ardhmërisë ose Forcat Libaneze apo ndonjë prej elementeve të 14 Marsit… Ne asnjëherë nuk kemi thënë se ne nuk pranojmë dialogun me 14 Marsin, ne kërkojmë një qeveri të Bashkimit Kombëtar dhe jemi për dialog dhe kjo nuk do të thotë imponim.


      Sejjid Nasrallah siguroi se kush  ka vonuar formimin e qeverisë për dhjetë muaj nuk ishin ata çanta ministrore, por palët të cilat refuzuan të formojnë një qeveri politike dhe bënë thirrje për krijimin e qeverisë neutrale dhe izolim për Hizbullahun, duke deklaruar se pozicioni i Hizbullahut sot është më i fortë se çdo herë më parë,  qoftë në fushën e brendshme politike, rajonale  apo ndërkombëtare ...


     Duke komentuar mbi frikën dhe shqetësimet e disa njerëzve për shkak të disa ministrave të emëruar në qeverinë e re, Sejjid Nasrallah tha: Unë iu them atyre se nuk ka rëndësi se kush ishte Ministri i Drejtësisë, Omar Al - Atrash apo Naim Abazi, ata nuk do të lirohen për shkak se ata kanë rrëfyer për rolin e tyre të dëmshëm.”


Në përfundim

      Eminenca e tij përshëndeti popullin e shtypur të Bahrejnit i cili që tri vjet ka kaluar në revolucionin e tyre të qetë dhe të civilizuar, përkundër gjithë shtypjes dhe arrestimeve nga ana e regjimit.


    Ai, gjithashtu, iu drejtua libanezëve, palestinezëve dhe të gjithë të nderuarëve në rajon, duke thënë: Nëse doni që Izraeli të humb ndonjë nga shanset, dhe në qoftë se ju doni për të parandaluar rebelime në rajon, të ndaloni luftën kundër Sirisë dhe të nxjerrim jashtë luftëtarët atje  dhe natyrisht, atëherë edhe ne do të tërhiqemi. Ne duhet që të gjithë të ndalim  këtë luftë në Siri në mënyrë që të ruajmë Libanin, Palestinën, Sirinë, dhe kombin.