Arabia Saudite sponsori kryesor i terrorizmit
Arabia Saudite është bërë sponsori kryesor i terrorizmit në të gjithë botën, duke u përpjekur për të përhapur ideologjinë Tekfiriste, thotë një analist politik për Press TV.
Tani mbrojtësi kryesor dhe
inkubatori i të gjitha grupeve terroriste në mbarë botën arabe dhe në gjithë
botën është Arabia Saudite.” tha Ridvan Rizk në një intervistë të premten.
Analisti theksoi se sipas njoftimeve nga
regjimi Al Saud, kryespiuni, Princi
Bandar bin Sultan, detyra e tij është
drejtimi i misionit të Mbretërisë Saudite
në krizën në Siri.
Sipas një raporti të ri të Wall
Street Journal, këshilltarët mbretërorë sauditë thonë se heqja e Princit Bandar
nga detyra mund të çojë në marrëdhëniet e kënaqshme mes Rijadit dhe Uashingtonit.
Ridvan Rizk tha se sponsorizimi i
terrorizmit nuk po vjen nga Bandar si person, por kjo është politika
zyrtare e Mbretërisë, ajo është politika e Familjes Mbretërore për të përhapur
Vahabizmin në çdo mënyrë të mundshme.
Arabia Saudite po përpiqet të zbardhë imazhin e saj të zi para kombeve
dhe po përpiqet për të mbuluar aktet e saj në terren kundër të gjitha atyre krimeve.
Ai tha se autoritetet Saudite duhet
të gjykohen si kriminelë të luftës dhe si kriminelë kundër njerëzimit. Ata janë
duke krijuar rrezik për botën.
Analisti i prekur nga roli e Arabisë Saudite
në krizën në Siri
tha se shumë ish-oficerë të ushtrisë saudite tani kanë trajnuar një ushtri të forcave të al -Kaidës në Jordani për të vepruar në Sirinë Jugore në të ardhmen e afërt.
Në vitet e fundit, Princi Bandar ka
kryesuar operacionet e Arabisë Saudite kundër Damaskut me pak sukses. Nuk është
përmendur Princi Bandar në mediat saudite
që nga muaji janar. Thuhet se ai është në një spital të Shtetet e Bashkuara për
trajtim dhe aktualisht është duke jetuar në Marok.