Armiqësia e Ibn Tejmijjes Ndaj Ehli Bejtit (Pjesa e Katërt)
Lajmi: medyasafak.net
Turqizoi: Ali İhsan Patnoslu
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të disa dijetarëve shiitë iranianë, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është nxjerrja në pah e armiqësisë së Ibn Tejmijjes, ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.). Njëri nga shembujt më të qartë të Ibn Tejmijjes, është dhe armiqësia dhe urrejtja e tij e thellë, ndaj Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të bekuar”.
“Para së gjithash, lejomëni t’iu sqarojmë se, Ibn Tejmijje nuk ka ngurruar fare, që të bëjë krahasimin, duke vënë shenjën e barazimit, mes mëkateve dhe mizorive, të bijve të Umejjes (emeuive) dhe bijve të Izraelit (çifutëve). Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje citon: “Mëkatet e bijve të Umejjes, nuk janë më të mëdha, se sa mëkatet e bijve të Izraelit (çifutëve). Duke u nisur nga ky pohim, arrijmë në përfundimin se, urdhri i Muauije Ibn Ebi Sufjanit, për helmimin e të birit të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Hasan Ibn Aliut (p.m.t.), ishte njëlloj si urdhri i tij, për zhvillimin e disa luftrave, kundër besimtarëve muslimanë”.(1)
Prijësi i Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), Luftoi për Interpretimin e Kur’anit Famëlartë
“Pikë së pari, lërmëni t’iu shpjegojmë se, mësuesi i Imam Buhariut dhe i Imam Muslimit, Imam Ahmed Ibn Hanbeli, në veprën e tij me titull: “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), shënon: “Ismaili na tregoi, nga i ati i tij, Ebu Said Hudriu, se ky i fundit ishte ulur dhe po qëndronte në pritje, së bashku me bashkëkohësit e tjerë të nderuar, të Muhammedit (p.q.m.t.), me qëllimin e nderimit dhe respektimit, të të dëguarit të Allahut (f.m.t.). Pa kaluar shumë kohë Muhammedi (p.q.m.t.), doli nga shtëpia e njërës, së bashkëshorteve të tij të nderuara. Ne u ngritëm menjëherë në këmbë, nga vendet tona dhe u nisëm në një udhëtim së bashku me të”.
“Pasi ecëm pak, të dërguarit të Allahut (k.m.t.), iu zgjidh lidhësja e këpucës. Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), u përul menjëherë dhe ia lidhi atë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), vijoi për një copë herë udhëtimin e tij dhe ndaloi, së bashku me të ndaluam edhe ne. Në këtë çast i dërguari i Allahut (l.m.t.), po priste ardhjen e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Gjatë pritjes Muhammedi (p.q.m.t.) shprehu: “Me të vërtetë njëri nga ju, do të luftojë për interpretimin e Kur’anit Famëlartë, pikërisht ashtu siç po luftoj unë, për arsyet e zbritjes së ajetëve kuranorë”.
“Ebu Bekri dhe Umer Ibn Hattabi, të cilët ishin të pranishëm, e pyetën: “Vallë a jemi ne ata të cilët do të luftojnë, për bërjen të qartë, të Kur’anit Famëlartë?!” “Ndërsa i dërguari i Allahut (f.m.t.), tundi kokën në shenjë mohimi dhe u përgjigj: “Jo nuk jeni ju! Ai i cili do të luftojë kundër jobesimtarëve, për interpretimin e Kur’anit Fisnik, është pikërisht ai i cili, më lidhi pak më herët, lidhësen e këpcës sime!”
“Pasi morëm lajmin e gëzuar, ne shkuam drejt e tek, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), me synimin e dhënies së lajmit të gëzuar, të Muhammedit (p.q.m.t.). Megjithatë ne u çuditëm pamasë, kur vumë re reagimin e plogësht, të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Ky reagim na la të kuptojmë, se ky i fundit sikur e kishte dëgjuar, drejtpërdrejtë me veshët e tij, lajmin e gëzuar, të dërguarit të Allahut (k.m.t.) pa qenë i pranishëm”. (2)
“Pikë së dyti, lejomëni t’iu bëjmë të qartë se, gjithashtu në veprën e tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), Imam Hejthemiu, pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit të lartpërmendur, shkruan: “Imam Ahmed Ibn Hanbeli, pasi e ka shënuar dhe përcjellur hadithin e sipërcituar, pohoi se hadithi në fjalë, zotëron një zinxhir të mirë transmetimi. Sipas mendimit tim, në njërën anë gjenden, shumë hadithë të tjerë të mirë dhe të vërtetë, të cilët bëjnë fjalë, me përmbushjen e kësaj detyrë madhore, të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ndërsa në anën tjetër, gjenden një mori hadithësh të tjerë, të cilët kanë të bëjnë me, jobesimtarët dhe tradhtarët, të cilët luftuan pikërisht kundër Imam Aliut (p.m.t.)”. (3)
“Ndërsa një fragment tjetër, të veprës së tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), Imam Hejthemiu pohon: “Si Imam Ahmed Ibn Hanbeli, ashtu edhe Imam Buhariu, e kanë shënuar dhe përcjellur hadithin e mësipërm, si dhe kanë theksuar se të tërë, muhaddithët e hadithit në fjalë, përfshirë këtu edhe Fitr Ibn Halifen, janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm”. (4)
Hadithi i Muhammedit
(p.q.m.t.): “Ai i Cili, Nuk i Ndihmon Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Nuk
Është Nga Bashkësia Muslimane e Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Pikë së treti, në një vend, të veprës së tij me titull: “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të
Damaskut), Ibn Asakiri citon: “Na
tregoi Ammar Ibn Jasiri, se dëgjoi Muhammedin (p.qm.t.) duke thënë: “O Ali!
Një grup kryengritësish mëkatarë dhe të shmangur nga udha e drejtë do të të
vrasin, pra ti do të biesh dëshmor, ndërsa ti do të jesh në udhë të e drejtë
dhe të vërtetë! Ai i cili, nuk ngrihet në këmbë dhe lufton përkrah teje në atë
ditë, nuk është nga bashkësia muslimane e Muhammedit (p.q.m.t.)”.
(5)
“Pikë së katërti,
lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit se, gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet,
sharjet, ofendimet, përuljet, përbuzjet dhe përçmimet e Ibn Tejmijjes, ndaj
anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk janë
të kufizuar vetëm me shembujt e paraqitur, në këta katër artikuj të
rëndësishëm, por ne për shkak të kohës së kufizuar, do të mjaftohemi duke u
treguar të matur, pra duke bërë një përmbledhje të shkurtër, si dhe duke
paraqitur shembujt e tij më të spikatur”.
Shpifja e Ndyrë e Ibn
Tejmijjes, Ndaj Bijës së Përzgjedhur të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Zehrasë
(p.m.t.) Dhe Bashkëshortes së Nderuar, të Prijësit të Besimtarëve, Ali Ibn Ebi
Talibit (p.m.t.)
“Pikë së pesti, dua që
lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanë të nderuar, të mësojnë të vërtetën
se në ditët e sotme, në veprën e tij me titull: “Tenbih ue’r-Reddu Ala
Mutekidi’l-Kidemi’l-Alemi ue’l-Haddi” (Paralajmërimi dhe Kundërshtimi i
Theksimeve të Ngurtësuara të Botës dhe Kufizimit), analisti, dijetari,
shkrimtari dhe vërtetuesi bashkëkohor jordanez, Doktor Hasan Thekkafiu shkruan:
“Fatkeqësisht
disa besimtarë muslimanë, duke u mashtruar nga fjalët helmuese të Ibn
Tejmijjes, i pranojnë këto të fundit, si të vërteta të mirëfillta, por në fakt
e vërteta qëndron ndryshe. Le ta marrin vesh besimtarët muslimanë, njëherë e
mirë se Ibn Tejmijje, nuk është gjë tjetër, vetëm se një nasibi (armik i Ehli
Bejtit) dhe një nasibi (armik i Ehli Bejtit), i prijësit të besimtarëve,
përkatësisht Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Për më tepër dua të theksoj se Ibn
Tejmijje, ka guxuar të zgjasë gjuhën e tij të ndyrë, duke sharë, ofenduar,
përulur, përbuzur dhe përçmuar edhe të bijën e përzgjedhur të Muhammedit
(p.q.m.t.) dhe bashkëshorten e nderuar, të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Fatime
Zehranë (p.m.t.), duke kumtuar: “Mbështetemi në Allahun (l.m.t.), sepse Fatime
Bint Muhammedi (p.m.t.), zotëron shenja të dyfytyrësisë”. (Allahu f.m.t.)
na ruajtë!) (6)
“Megjithatë në këtë pikë
jetike të artikullit tonë, e ndiejmë të domosdoshme, të sqarojmë se të tërë
dijetarët dhe ekspertët më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit
(muhaddithët), si sunnitë ashtu dhe shiitë, janë të njëzëri mbi fakin se, e
bija e përzgjedhur e Muhammedit (p.q.m.t.) dhe bashkëshortja e nderuar, e Ali
Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.) është cilësuar si “Siddika”
(Besnikja) dhe “Zonja e Grave të Botërave”.
“Madje në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari”
(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu ka shënuar dhe përcjellur se Muhammedi
(p.q.m.t.), pasi iu është drejtuar, të bijës së tij përzgjedhur, Fatime Zehrasë
(p.m.t.), e ka përgëzuar me fjalët: “Vallë a nuk je e kënaqur, që ti të jesh
zonja e grave të Xhennetit, ose zonja e grave besimtare?!” (7)
“Sërish në veprën e tij
me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu ka shënuar dhe përcjellur se Muhammedi
(p.q.m.t.), ka bërë të qartë: “Fatimeja (p.m.t.) është zonja e grave të
Xhennetit!” (8)
“Pas paraqitjes së
hadithëve të lartpërmendur të vërtetë, natyrshëm duam t’i shtrojmë një pyetje,
Ibn Tejmijjes dhe ndjekësvë të tij: “Vallë si është e mundur, që Fatime Zehraja
(p.m.t.), të jetë një dyfytyrëshe, ose të zotërojë shenja të dyfytyrësisë,
ndërkohë që dijetarët dhe ekspertët më të mëdhenj të fushës së hadithit
(muhaddithët), e kanë cilësuar këtë të fundit, si “Siddika” (Besnikja)
dhe “Zonja e Grave të Botërave?!”
Shpifja e Ulët e Ibn Tejmijjes, se Synimi i Martesës së
Prijësit të Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Me Të Bijën e
Përzgjedhur, të Muhammedit (p.q.m.t.), Fatime Bint Muhammedin (p.q.m.t.), Ishte
Vetëm Torturimi i Kësaj Të Fundit
“Pikë së gjashti,
rishtas në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje nënvizon: “Synimi i Martesës së Ali Ibn Ebi Talibit
(p.m.t.), me Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), ishte vetëm torturimi i kësaj të
fundit”. (9)
“Ne i mbështetemi vetëm
Allahu të Madhëruar, nga kjo shpifje e ndyrë, e ulët dhe pacipë e Ibn
Tejmijjes. Në këtë pikë të rëndësishme të artikullit tonë, lejomëni t’iu
shpjegojmë, se njëra nga shpifjet më banale dhe ordinere, të Ibn Tejmijjes dhe
ndjekësve të tij, është se prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.),
kishte kërkuar për martesë, dorën e të bijës së Ebu Xhehlit, Xhuejrijjen.
Qëllimi kryesor i kësaj shpifjeje të pacipë, është në njërën anë, përulja,
përbuzja, përçmimi dhe nënçmimi i cilësive të larta dhe virtyteve vlerave të
larta të Imam Aliut (p.m.t.) dhe në anën tjetër është shpifja, sharja dhe
ofendimi, se synimi i martesës së prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit
(p.m.t.), me Fatime Bint Muhammedin (p.m.t.), na qenka torturimi i kësaj të
fundit. Tani pas paraqitjes së këtyre shpifjeve të ndyra, të pacipa dhe të
ulëta, të Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij, ne u kundërpërgjigjemi se në
veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari”
(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu pohon: “Ai i cili torturon Fatimen, është
njëlloj si ai i cili, ka torturtuar Muhammedin (p.q.m.t.)”.
“Përsëri në një fragment
tjetër, të veprës së tij me titull: “Sahihu’l-Buhari”
(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu kumton: “Muhammedi (p.q.m.t.) ka urdhëruar: “Ai i
cili torturon Fatimen, është i barabartë me atë, i cili ka torturuar të
dërguarin e Allahut (l.m.t.)”. (10)
“Gjithashtu në një vend
tjetër, të veprës së tij me titull: “Sahihu’l-Buhari”
(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu ka shënuar: “Fatime Bint Muhammedi (p.m.t.),
u largua shumë e zemëruar nga Ebu Bekri dhe jo vetëm që zemërimi i saj nuk i
kaloi, por kjo e fundit, as që i foli më me gojë Ebu Bekrit, derisa ajo ndërroi
jetë”.
“Tani në këtë pikë
thelbësore, të artikullit tonë, lejomëni t’iu qartësojmë se Ibn Tejmijje dhe
ndjekësit e tij, janë orvatur shumë, me synimin e interpretimit sipas egos,
epshit dhe oreksit të tyre të kësaj ngjarjeje. Madje Ibn Tejmijje dhe ndjekësit
e tij, kanë shkuar aq larg, sa jo vetëm që kanë fshehur tërësisht të vërtetën,
se shkaktari i vërtetë i zemërimit, të Fatime Zehrasë (p.m.t.), ishte pikërisht
prijësi i parë i bashkësisë muslimane, përkatësisht Ebu Bekri, por ata nuk kanë
ngurruar aspak që të akuzojnë dhe të fajësojnë Imam Aliun (p.m.t.), për
hidhërimin e saj. Në të tre artikujt tonë paraardhës, ne e kemi shpjeguar në
mënyrë të hollësishme dhe të imtësishme këtë çështje, prandaj tani do të
mjaftohemi vetëm me paraqitjen e disa shembujve, të cilët do të rrëzojnë këtë
aludim të ndyrë, të ulët dhe të pacipë. Ja disa nga shembujt, të cilët rrëzojnë
nga themelet e kalbura, aludimin e gënjeshtërt, të kotë, të rremë, të pabazuar
dhe të rremë të Ibn Tejmijjes”.
1. Mithuer Ibn Mahremeja, Është Armiku i Prijësve të
Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)
“Pikë së shtati, lërmëni
t’iu nënvizojmë faktin, se armiku i prijësit të katërt të bashkësisë muslimane,
Imam Aliut (p.m.t.), Mithuer Ibn Mahrameja, jo vetëm që është i vetmi, i cili e
ka përcjellur këtë hadith të shpikur, por asnjëri nga bashkëkohësit e nderuar,
të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk e ka cekur këtë çështje kaq vulgare. Ajo që dua të
them është se Mithuer Ibn Mahremeja, ishte njëmbështetës dhe
përkrahës besnik dhe i zjarrtë, i politikës famëkeqe, despote, diskriminuese,
diktatoriale, raciste dhe tirane të udhëheqjes, së dinastisë famëkeqe, të bijve
të Umejjes (emeuive). Për më tepër ai, ishte dhe i afërmi i Muauije
Ibn Ebi Sufjanit, si dhe ishte anëtar i skuadrës së madhe të shpikësve të
hadithëve, me qëllimin e vetëm atë të nderimit, ngritjes, lartësimit dhe
lavdërimit, të figurës ogurezë së kriminelit, mizorit, vrasësit dhe tiranit,
Muauije Ibn Ebi Sufjanit”.
“Ashtu siç e ka
përshkruar, në veprën e tij me titull: “Sijeru’l-A’lami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu: “Mithuer Ibn Mahremeja, sa herë që
dëgjonte emrin e të afërmit të tij, Muauije Ibn Ebi Sufjanit, përdorte
gjithmonë përshëndetjen islame, (Përshëndetja dhe Paqja e Allahut (f.m.t.)
Qoftë Mbi Të)”. (11)
“Tani me të drejtë
ngrejmë pyetjen: “Vallë sa vlerë dhe sa mund t’u besohet fjalëve, të një njeriu
gënjeshtar, mashtrues dhe tradhtar, i cili njihet botërisht, si një shpikës
hadithësh, “nasibi” (armik i Ehli Bejtit), mbështetës dhe përkrahës besnik dhe
i zjarrtë, i politikës diskriminuese, diktatoriale dhe rasciste të bijve të
Umejjes (emeuive) dhe i afërm i despotit dhe tiranit Muauije Ibn Ebi
Sufjanit?!”
2. Duke u Nisur Nga Mosha e Tij e Mitur, Themi se Është
Plotësisht e Pamundur, Që Mithuer Ibn Mahremeja, Të Ketë Përjetuar Dhe
Përcjellur Hadithin e Sipërcituar
“Pikë së teti, lërmëni
t’iu vë në dijeni të faktit, se Mithuer Ibn Mahremeja, lindi në vitin e dytë të
kalendarit të mërgimit islam. Në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari” (Çlirimi
i Qartë)”, Ibn Haxher Askalani shënon: “Mithuer
Ibn Mahremeja, lindi në vitin e dytë të mërgimit islam, në qytetin e shenjtë
arabo-islam, të Mekkës së Nderuar dhe në vitin e tetë, të mërgimit islam, ky i
fundit shtegtoi, në qytetin e dytë të shenjtë arabo-islam, të Medinës së
Ndriçuar. Ai ndërroi jetë, në moshën 64 vjeç”. (12)
“Sipas disa dijetarëve,
historianëve dhe jetëshkruesve sunnitë, ngjarja e kërkimit të dorës së bijës së
Ebu Xhehlit, Xhuejrijjes për bashkëshorte, nga ana e prijësit të katërt, të
bashkësisë muslimane, Imam Aliut (p.m.t.), ndodhi në vitin e dytë të mërgatës
islame. Me fjalë të tjera, kur kjo ngjarje ndodhi, Mithuer Ibn Mahremeja, sapo
kishte ardhur në këtë botë, si dhe gjashtë vite më vonë, pra kur ishte gjashtë
vjeç, ky i fundit shtegtoi për në qytetin e dytë të shenjtë arabo-islam, të
Medinës së Ndriçuar”.
“Pikë së nënti, lërmëni
t’iu sqaroj lexues të dashur dhe ndjekës të nderuar, se në veprën e tij me
titull: “Fatimetu’z-Zehra” (Fatime Zehraja (Lulja)), e dijetarit të
madh egjiptian, i cili në të njëjtën kohë, është edhe ndihmësi i kryegjykatësit
të Egjiptit, Mjeshtër Teufik Ebu Ilmiu citon: “Ngjarja e kërkimit të dorës
së bijës së Ebu Xhehlit, Xhuejrijjes për bashkëshorte, nga ana e Ali Ibn Ebi
Talibit (p.m.t.), ka ndodhur në vitin e dytë, sipas kalendarit të mërgatës
islame”. (13)
“Duke u nisur nga faktet
e lartpërmendur kokëfortë, natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si mund t’i
besojmë këtij njeriu, (Mithuer Ibn Mahremes), i cili ka lindur pikërisht në
vitin, në të cilin ndodhi ngjarja në fjalë?!” “Madje edhe nëse e marrim si të
mirëqënë, faktin se ngjarja e mësipërme, ka ndodhur në vitin e tetë, sipas
kalendarit të mërgatës islame, pra kur Mithuer Ibn Mahremeja, ishte vetëm
gjashtë vjeç, si dhe sikur ky i fundit të ishte i pranishëm, në këtë ngjarje,
dëshmia dhe hadithi i tij, assesi nuk mund ta pranohet, si një argument fetar.
Arsyeja është shumë e thjeshtë: “Në përmbajtjen e këij hadithi, gjendet fjalët:
“Ue
Ene Muhtelim” (Unë Isha Në Moshë Të Rritur). Tani duam të shtrojmë
pyetjen: “Vallë si mund të cilësohet si i një “i rritur”, një i mitur i cili
është vetëm gjashtë vjeç?!”
3. Dalja Lakuriq, e Mithuer Ibn Mahremesë, Përpara
Muhammedit (p.q.m.t.)
“Pikë së dhjeti, duke u
mbështetur në burimet dhe veprat e dijetarëve, historianëve dhe jetëshkruesve
sunnitë, arrijmë në përfundimin, se Mithuer Ibn Mahremeja, ishte ende i mitur
dhe pas shtegtimit të tij, në qytetin e dytë të shenjtë arabo-islam, të Medinës
së Ndriçuar. Për ta saktësuar më mirë pohimin tonë, do ta ilustrojmë këtë të
fundit, me shembullin se, si Mithuer Ibn Mahremeja, shëtiste i shpenguar dhe
për më tepër lakuriq, në prani të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe bashkëkohësve të
tij të nderuar”.
“Në veprën e tij me
titull: “Sahihu’n-Nishaburi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të
Nishaburiut), Muslim Nishaburiu përmend: “Mithuer Ibn Mahremeja rrëfeu:
“Unë
gjatë kohës së ndërtimit të Mesxhidu’n-Nebeuijjetit (Xhamisë së Lajmëtarit),
kisha mbuluar vendet e mia të turpshme, vetëm me nje mbulesë të shkurtër dhe
isha duke bartur gurë. Gjatë bartjes së gurëve, mbulesa ime u zhvesh dhe mua më
dolën në shesh, vendet e turpshme, të cilët u panë nga të pranishmit. Pas kësaj
ngjarjeje të turpshme, Muhammedi (p.q.m.t.) më tërhoqi vëmendjen dhe më tha: “Shko
dhe vishe mbulesën tënde dhe mos dil lakuriq përpara meje!”
“Tani besojmë se pas
shpalosjes, së këtyre të vërtetave të pamohueshme, tanimë të tërë ne e kemi
kuptuar, se ne nuk mund t’i besojmë në mënyrë të prerë, fjalëve të një të
mituri gjashtë vjeçar, i cili nuk ishte në gjendje të kuptonte, se ishte diçka
e turpshme, që të dilte dhe të shëtiste lakuriq, përpara Muhammedit (p.q.m.t.).
Tani me të drejtë, duam të ngrejmë pyetjen: “Vallë si është e mundur që në
vitin e tetë, sipas kalendarit të mërgatës islame, jo vetëm që një i mitur si
Mithuer Ibn Mahremeja, nuk e dinte që duhen mbuluar vendet e turpshme, por na
paska qenë dhe i pranishëm në ngjarjen e lartpërmendur, ndërsa asnjë nga
bashkëkohësit e tjerë, të nderuar të Muhmmedit (p.q.m.t.), as nuk e kanë
përcjellur dhe as nuk e kanë shënuar hadithin në sipërcituar?!”
4. Aludimi i Rremë i Ibn Tejmijjes, se Martesa Me Të
Bijën e Muhammedit (p.q.m.t.), Nënkuptuaka, Ndalimin e Martesës Me Të Bijën e
Armikut të Allahut (l.m.t.)
“Pikë së njëmbëdhjeti,
në veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari”
(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buharu sqaron: “I dërguari i Allahut (f.m.t.), pasi mësoi
se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), ishte nisur për të kërkuar, dorën e së bijës së
Ebu Xhehlit, Xhuejrijjes, për martesë, u zemërua dhe ashtu i zemëruar siç
ishte, shkoi drejt e në xhami dhe shprehu: “Fatimeja (p.m.t.), është një
pjesë e imja dhe dua, që askush të mos e zemërojë atë. Betohem në Allahun
(k.m.t.), se e bija e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), nuk mund te jetë bashkëshorte
e atij njeriu, i cili kërkon të martohet dhe me të bijën e armikut të Allahut
(f.m.t.)!”. (14)
“Rishtas në veprën me
tij me titull: “Sahihu’l-Buhari”
(Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buharu sqaron: “I dërguari i Allahut (k.m.t.) ka thënë:
“Nëse Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), dëshiron të martohet, me të bijën e Ebu
Xhehlit, atëherë ai fillimisht duhet të shkurorëzojë bijën time, sepse Fatimeja
(p.m.t.), është pjesë e imja dhe ai i cili torturon Fatimen, është njëlloj si
ai i cili, më ka torturuar mua”. (15)
“Duke u mbështetur, në
dy hadithët e lartpërmendura, arrijmë në përfundimin se ai, i cili është i
martuar me të bijën e të dërguarit të Allahut (l.m.t.), njëkohësisht i është
ndaluar martesa me të bijën e armikut e Allahut (f.m.t.). Megjithatë nëse do të
shfletojmë burimet dhe veprat e dijetarëve, historianëve dhe jetëshkruesve
sunnitë, do të zbulojmë se prijësi i tretë, i bashkësisë muslimanë, më
saktësisht Uthman Ibn Affani, ndonëse ishte i martuar me të bijën e Muhammedit
(p.q.m.t.) Rukijjen (më pas dhe me Zejneben), ishte gjithashtu i martuar dhe me
të bijën e armikut, të Muhammedit (p.q.m.t.), përkatësisht me Remle Bint
Shejben, e cila ishte njëra nga bashëkshortet e Uthman Ibn Affanit. Madje këta
të dy të fundit ishin martuar, në qytetin e shenjtë arabo-islam, të Mekës së
Nderuar dhe më pas kishin mërguar, në qytetin e dytë të shenjtë arabo-islam, të
Medinës së Ndriçuar. Për më tepër në veprën e tij me titull: “Istiab”
(Pendimi), Ibn Abdilberri shkruan: “Uthman Ibn Affani, kishte mërguar së
bashku, me bashkëshorten e tij Remle Bint Shejben, në Medine e Ndriçuar!”
(16)
“Gjithashtu lërmëni t’iu
kumtojmë, se i ati i Remle Bint Shejbes, Shejbeja ishte njëri nga armiqtë e
Muhammedit (p.q.m.t.), i cili u vra nga ushtria muslimane, si jobesimtar në
Luftën e Bedrit. Në lidhje me këtë çështje delikate, në veprën e tij me titull:
“Isabe”
(Zbulimi), Ibn Haxher Askalani thotë: “I Ati i Remle Bint Shejbes,
Shejbeja u vra si jobesimtar, në Luftën e Bedrit”. (17)
“Por në të njëjtën kohë,
si Ibn Abdilberri ashtu edhe Ibn Haxher Askalani, kanë theksuar se prijësi i
tretë, i bashkësisë muslimane, më saktësisht Uthman Ibn Affani, ishte martuar
njëkohësisht edhe me të bijën e Muhammedit (p.q.m.t.) Rukijjen (më pas dhe me
Zejneben), si edhe me të bijën e armikut të tij, Remle Bint Shejben. Madje në
veprën e tij me titull: “Usdul’-Gabe” (Mbyllja në Pyll), Ibn
Ethiri shkruan: “Kur Uthman Ibn Affani pranoi fenë islame, Muhammedi (p.q.m.t.) e
martoi këtë të fundit, me bijën e tij Rukijjen. Më pas të dyja bashkëshortet e
Uthman Ibn Affanit, (Remle Bint Shejbeja dhe Rukijje Bint Muhammedi), mërguan
së bashku për në Habeshistan (Etiopinë e Sotme). Më tej kur u kthyen nga
Habeshistani (Etiopia e Ditëve Tona), ato sërish mërguan së bashku, për në
Medinën e Ndriçuar”. (18)
“Për më tëpër, lejomëni
që t’iu rikujtoj, se prijësi i tretë, i bashkësisë muslimane, Uthman Ibn
Affani, ishte gjithashtu i martuar edhe me Ummu Benin Bint Ajjinen dhe Fatime
Bint Uelid Ibn Abdishshemsin, etërit e të cilave, në atë epokë ishin
jobesimtarë dhe si rrjedhojë që të dy ishin armiqtë e Muhammedit (p.q.m.t.).
Tani natyrshëm shtrojmë pyetjen: “Nëse me të vërtetë, martesa e njërit nga
besimtarët muslimanë, i cili ishte i martuar, më njërën nga të bijat e
Muhammedit (p.q.m.t.), e kishte të ndaluar martesën edhe me njërën nga bijat e
armiqve të Muhammedit (p.q.m.t.), vallë si mund të shpjegojmë faktin se, duke u
nisur nga fakti se Uthman Ibn Affani, i cili është martuar edhe me bashkëshorte
të tjera, përveç dy bijave të Muhammedit (p.q.m.t.) Rukijjes dhe Zejnebes, na
paska mëkatuar disa herë dhe e paska shkelur me të dyja këmbët këtë ndalesë?!”
“Por nëse kjo nuk ishte
e ndaluar atëherë, vallë cila është arsyeja, që i dërguari i Allahut (k.m.t.),
ia paska ndaluar, prijësit të katërt të bashkësisë muslimane, Imam Aliut
(p.m.t.), martesën me të bijën e armikut të tij, ndërsa ia paska lejuar këtë,
Uthman Ibn Affanit?!” “Apo mos vallë, Muhammedi (p.q.m.t.), paska patur për
qëllim, ndalimin e së lejuarës?!”“Allahu (l.m.t.) na ruajttë!”
5. E Bija e Ebu Xhehlit, Xhuejrijja, Nuk Ka Ardhur Kurrë
Në Medinën e Ndriçuar!
“Pikë së dymbëdhjeti,
lërmëni t’iu bëj të qartë, njëherë e përgjithmonë, për lexuesit tanë të dashur
dhe ndjekësit tanë të nderuar, se e bija e Ebu Xhehlit, përkatësisht
Xhuejrijja, para së gjithash e pranoi fenë islame, në vitin e tetë, sipas
kalendarit të mërgatës islame dhe menjëherë u martua me Utab Ibn Usejdin dhe
madje nuk u largua asnjëherë nga qyteti i shenjtë arabo-islam i Mekkës së
Nderuar, derisa Muhammedi (p.q.m.t.) shtegtoi nga kjo botë. Në veprën e tij me
titull: “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), Ibn Sa’di shpjegon: “Në
Ditën e Çlirimit të Mekkës së Nderuar, Ummu Hekimi pranoi fenë islame, ndërsa e
bija e Ebu Xhehlit, Xhuejrijja, i dha betimin Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas kjo
e fundit, u martua menjëherë, me Utab Ibn Usejdin dhe pas vdekjes së tij, u
martua me Aban Ibn Saidin, por nga kjo martesë, nuk pati fëmijë”.
(19)
“Pikë së trembëdhjeti,
pohojmë me bindje të plotë, se asnjë dijetar, historian, ose jetëshkrues
sunnit, nuk ka shënuar se e bija e Ebu Xhehlit, Xhuejrijja, erdhi në qytetin e
dytë të shenjtë arabo-islam, të Medinës së Ndriçuar. Si rrjedhojë themi me plot
gojën, se aludimi i Ibn Tejmijjes, se prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi
(p.m.t.), kërkoi dorën e saj për martesë, del se është tërësisht i rremë, i pabazuar
dhe i paqenë”.
“Pikë së katërmbëdhjeti,
lejomëni t’iu rikujtojmë, se e bija e Ebu Xhehlit, Xhuejrijja, pasi pranoi fenë
islame, u martua menjëherë me Utab Ibn Usejdin dhe pas vdekjes së tij, u marua
me Aban Ibn Saidin. Dke u mbështetur fort në të vërtetat e pamohueshme të
mësipërme, arrimë në përfundimin se, aludimi i Ibn Tejmijjes, se Ali Ibn Ebi
Talibi (p.m.t.), kërkoi dorën e bijës së Ebu Xhehlit, Xhuejrijjes për martesë,
jo në Mekkën e Nderuar, por në Medinën e Ndriçuar, në vitin e dytë, ose të tetë
sipas kalendarit të mërgatës islame, del se është plotësisht një gënjeshtër dhe
mashtrim i madh. Këtë fakt e përforcon dhe se Mithuer Ibn Mahremeja, i cili
ishte sapo kishte ardhur në këtë botë, ose ishte vetëm gjashtë vjeç, na e paska
shënuar hadithin në fjalë”.
Mohimi i Ibn Tejmijjes, i Cilësive Fisnike Dhe Virtytevë
të Larta, të të Fatime Zehrasë (p.m.t.)
“Pikë së pesëmbëdhjeti,
pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, jo vetëm që sa fyer,
sharë dhe ofenduar Fatime Zehranë (p.m.t.), por ai ka mohuar dhe shumë cilësi
fisnike dhe vlera të larta të saj, për të cilat shumë dijetarë dhe eskpertë të
fushës se hadithit (muhaddithë) sunnitë dhe shhitë të janë të njëzëri. Në veprën
e tij famëkeqe me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti”
(Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje pa iu skuqur dhe pa iu
zverdhur fytyra citon: “Megjithatë ai njeri (dijetar Hili) ka
thënë: “Të tërë muhaddithët kanë shënuar dhe përcjellur këtë hadith: “Muhammedi
(p.qm.t.) urdhëroi: “Oj Fatime! Me të vërtetë Allahu i Lartësuar, zemërohet
kur zemërohesh ti dhe kënaqet kur kënaqesh ti”.Lërmëni t’iu shpreh
se hadithi i lartpërmendur, është një hadith i shpikur, të cilën nuk e ka thënë
Muhammedi (p.q.m.t.). Hadithi i sipërcituar, nuk kalon në asnjë, nga burimet
dhe veprat e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë. Madje hadithi i mësipërm,
nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi, të mirë ose të vërtetë, sepse është një
hadith plotësisht i shpikur”.
“Lejomëni t’iu vëmë në
dijeni të faktit, se shumë dijetarë dhe ekspertë sunnitë, të fushës sëhadithit
(muhaddithë), e kanë shënuar dhe përcjellur hadithin në fjalë, nëveprat e tyre.
Në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), Hakim
Nishaburiu shkruan: “Imam Aliu (p.qm.t.) na tregoi se Muhammedi (p.qm.t.) na
rrëfeu: “Oj Fatime! Me të vërtetë Allahu i Lartësuar, zemërohet kur
zemërohesh ti dhe kënaqet kur kënaqesh ti”. “Më tej Hakim
Nishaburiu, pas shënimit dhepërcjelljes së këtij hadithi shënon: “Ndonëse zinxhiri
i trasmetimit të këtij hadithi është i vërtetë, as Imam Buhariu dhe as Imam
Muslimi, nuk e kanë shënuar këtë të fundit, në përmbledhjet e tyre të hadithëve
të vërtetë”. (20)
“Madje këtë mendim, ndan
edhe Imam Hejthemiu, i cili në veprën e
tij me titull: “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe
Lajmërimi i Shpëtimeve), pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit të
lartpërmendur, nënvizon se zinxhiri i trasmetimit i këtij hadithi është i
mirë”. (21)
“Besoj se tanimë
lexuesit tanë të dashur dhe ndjekësit tanëtë nderuar, tanimë e kanë të qartë se
Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, janë gënjeshtarët e vërtetë, të cilët ashtu
siç kanë bërë gjithmonë edhe këtë herë kanë gënjyer. Tani natyrshëm duam të
shtrojmë pyetjen: “Vallë si ka mundësi që Ibn Tejmijje, nuk i paska lexuar të
tërë këto burime dhe vepra?!” “Apo mos vallë, duke u nisur nga armiqësia dhe
urrejtja e thellë, e rrënjosur në zemrën e tij, kundër anëtarëvetë bekuar të
Ehli Bejtit, ka mohuar dhe cilësitë fisnike dhe virtytet e larta të FatimeZehrasë
(p.m.t.)?!”
Fyerja, Sharja dhe Ofendimi i Ibn Tejmijjes, Ndaj Imam
Husejnit (p.m.t.)
“Pikë së gjashtëmbëdhjeti,
ju shpjegojmë se Ibn Tejmijje, me të vërtëtë zotëron disa mendime dashakeqase,
ndaj ngjarjes së rënies dëshmor të Imam Husejnit (p.m.t.) në Ditën e Ashures,
të cilat nuk i ka mbështetur dhe përkrahur askush tjetër, përveç dinastisë
ogurzezë, së bijve të Umejjes (emeuive). Arsyeja e kësaj është shumë e thjeshtë,
sepse Ibn Tejmijje, kishte një afrimitet, qasje dhe ushqente një dashuri të
papërshkrueshme, ndaj despotit dhe mizorit emeuit, Jezid Ibn Muauije. Ndjenjë
kjo që e nxiti dhe e shtyu, nëë shtrembërimin dhe tjetërsimin esë të vërtetës”.
“Madje Ibn Tejmijje, jo
vetëm që ka fyer, sharë, ofenduar, përbuzurdhe përçmuar, kryengritjen e Imam Husejnit
(p.m.t.), në Ditën e Ashures, por është orvatur me mish e me shpirt, lart e poshtë,
ditën dhe natën, në mbrojtjen dhe në shfajësimin e krimeve dhe mizorive, të
Jezid Ibn Muajijes, duke u orvatur, në pastrimin e figurës së tij të ndyrëdhe veçanërisht,
ndaj njollës së tij të zezë, duke masakruar barbarisht Imam Husejnin (p.m.t.)
dhe anëtarët e tjerë të bekuar të Ehli Bejtit, në qytetin irakian të Kerbelasë.
Ja disa nga shembujt e fyerjes, sharjes, ofendimit,përbuzjes dhe përçmimit të
Ibn Tejmijjes, ndaj kryengritjes së Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Sërish në veprën e tij
famëkeqe me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti”
(Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje
shton: “Kryengritja e Husejn Ibn Aliut (p.m.t.), nuk ishte asnjë synim
përmirësues të fesë islame dhe të botës islame. Përkundrazi kjo kryengritje
bëri të mundur, vrasjen e nipit, të Muhammedit (p.m.t.), Husejn Ibn Aliut
(p.m.t.) në Kerbela. Pas kësaj kryengritjeje dhe vrasjeje, përçarjet dhe
trazirat, u përhapën në përmasa të mëdha. Nëse ai do të kishte qëndruar në
qytetin e tij, atëherë përçarjet dhe trazirat, nuk do të ishin përhapur kaq
shumë. Me këtë nënkuptojmë se nëse Husejni (p.m.t.), në vend që të qëndronte i
qetë, në qytetin e tij dhe nuk do të kishte ngritr krye, mirësitë do të ishin
më të shumta dhe të këqijat do të ishin më të pakta. Si rrjedhojë kryengritja e
Husejnit (p.m.t.), solli shumë përçarje dhe trazira, në mesin e bashkësisë muslimane.
Vrasja e Husejnit (p.m.t.), u bë shkas për thellimin e përçarjeve dhe
trazirave, në mesin e bashkësisë muslimane, pikërisht ashtu siç u thelluan në
vrasjen e Uthman Ibn Affanit”. (22)
“Madje Ibn Tejmijje,
nukështë ndalur me kaq, por ai ka shkuar shumë larg, duke këmbëngulur se dhe dy
nipërit e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), si dhe zotëriu i djemve të
Xhennetit, përkatësisht Imam Hsani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.), ishin
fajtorë dhe mëkatarë!”
“Pikë së shtatëmbëdhjeti,
Imam Husejni (p.m.t.), ka dhënë shumë shpjegime të duhura dhe sqarime të
nevojshme mbi këtë çështje. Një nga përgjigjet e tij historike, që është për
t’u mbajtur mend dhe për t’u varur vath në vesh, ështëdhe fjalimi i tij,
përpara betejës,kundër ushtrisë së Hurr Ibn Jezid Rijahiut. Imam Husejni
(p.m.t.) pasi falenderoi, lavdëroi dhe madhëroi Allahun (k.m.t.) ligjëroi: “Ai i
cili, lejon ndalesën e urdhëruar nga Allahu (l.m.t.), ai i cili shkel më këmbë,
përbuz dhepërçmon betimin e dhënë ndaj Allahut (f.m.t.), ai cili kundërshton
dhe mohon, sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), ai i cili sheh një mbret
despot dhe tiran, dhe nuk ngre krye kundër fjalëve dhe veprave të këtij të
fundit, Allahu (k.m.t.), ka të drejtë ta hedhë këtë njeri në zjarrin e
Xhehennemit, në të njëjtin vend në të cilin, do të hedhë këtë mbret despot dhe
tiran”.
“Kjo
bashkësi njerëzish gjithmonë, ka ndjekur hapat e shejtanit të mallkuar dhe ka
kundërshtuar dhe mohuar, bindjen dhe nënshtrimin ndaj Allahut të
Gjithëmëshirshëm. Kjo bashkësi njerësish, ka lejuar haptazi dhe qartazi, përçarjen
dhe trazirën, si dhe ka shkelur normat dhe kufinjtë e Allahut (l.m.t.) dhe ka
lejuar të ndaluarën e Allahut (f.m.t.) dhe ka ndaluar të lejuarën e Allahut
(k.m.t.), ndërsa unë e meritoj më shumë së të gjithë të tjerët, postin e
udhëheqjes!”(23)
“Në të njëjtën mënyrëdhe
shumica e dijetarëve, historianëve dhe jetëshkruesve më të mëdhenj sunnitë, si
për shembull, në veprëne tij me titull: “Sijeru’l-A’lami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), Imam Dhehebiu shënon: “Imam Husejni (p.m.t.) gjatë
qëndrimit në shkretëtirën e Kerbelasë
theksoi: “O ju besimtarë! Vallë a ne nuk ekeni të qartë, se këta udhëheqës
despotë, nuk zbatojnë të vërtetën por ndjekin të kotën?!” “Ju dhet ta dini mirë
se besimtari musliman, ka të drejtë të takohet, me Allahun (l.m.t.), si dëshmor
nëse ka dëshirë. Për hir të vërtetës, them se unë parapëlqej, vdekjen e lumtur,
se sa të jetoj i penduar dhe i turpëruar në këtë botë, të udhëhequr nga
dhunuesit dhe shtypësit!” (24)
“Fjalimi i mësipërm i
Imam Husejnit (p.m.t.), është përgjigjja më emirë dhe më saktë e dhënë, ndaj orvatjeve
të pareshtura të Ibn Tejmijjes, i cili synon me çdo kusht, ringjalljen e epokës
së padijes, duke zhdukur njëherëe përgjithmonë,fenë islame të vërtetë dhe duke
e zëvendësuar kët ët fundit me Islamin, sipas modelit dhe stilit të Ebu
Sufjanit. Vallë si është e mundur, që nipii Muhammedit (p.q.m.t.), i biri i
ImamAliut (p.m.t.), nuk paska patur asnjë, qëllim përmirësues të fesë islame,
para se ky i fundit, të ngrinte kryer, kundër këtyre mizorëve, despotëve dhe
tiranëve?!”
Aludimi i Ibn Tejmijjes, Se Mëkatet e Bijve të
Umejjes (Emeuive), Nuk Janë Më Të Mëdha, Se Sa Mëkatet e Bijve të Izraelit (Çifutëve)
“Pikë së tetëmbëdhjeti, lejomëni t’iu sqarojmë se, Ibn Tejmijje nuk ka ngurruar fare, që të bëjë krahasimin, duke vënë shenjën e barazimit, mes mëkateve dhe mizorive, të bijve të Umejjes (emeuive) dhe bijve të Izraelit (çifutëve). Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje citon: “Mëkatet e bijve të Umejjes, nuk janë më të mëdha, se sa mëkatet e bijve të Izraelit (çifutëve). Duke u nisur nga ky pohim, arrijmë në përfundimin se, urdhri i Muauije Ibn Ebi Sufjanit, për helmimin e të birit të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Hasan Ibn Aliut (p.m.t.), ishte njëlloj si urdhri i tij, për zhvillimin e disa luftrave, kundër besimtarëve muslimanë!” (25)
“Sërish në në një vend
tjetër, pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, me synimin e
mbrojtjes me mish e me shpirt, të Jezid Ibn Muaujies dhe letësimit të peshës së
mëkatit të vrasjes së Imam Husejnit, në veprën e tij famëkeqe me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik),vijon:“Mëkati i Jezid Ibn
Muauijes, nuk ishte më i madh, se sa mëkati i bijve të Izrailit (çifutëve).
Duke u nisur nga ky pohim, arrijmë në përfundimin se, urdhri i Jezid Ibn Muauijes,
për vrasjen Husejnit (p.m.t.), nuk ishte
më i madh se sa mëkati i bijve të Izreilit (çifutëve), të cilët vrisnin
lajmëtarët dhe të dërguarit e Allahut (f.m.t.)!” (26)
“Tani në këtë pikë
jetike të artikullit tonë, ne u drejtohemi Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij,
duke i tërhequr vëmendjen dhe duke ibërë të qartë, se asnjë mëkat, nuk është më
i madh, se sa vrasja e nipërve dhe nëpërkëmbja, përbuzja, përçmimi dhe nënçmimi
i nderit të nipërve dhe mbesave, pra të anëtarvë të bekuar dhe të Farefisit të
Pastër, të Muhammedit (p.q.m.t.)! Tani duam të shpjegojmë së nëse mëkati i
Jezid Ibn Muajies, nuk cilësohet si i njëjtë, me mëkatet e bijve të Izraeilit
(çifutëve), ajetët kuranorë na tërheqin vërejtjen dhe na qartësojne së ata janë
të mallkuar, të poshtëruar dhe të turpëruar, si në këtë botë ashtu edhe në
botën tjetër. Për ta ilustruar, sa më mirë këtë pohim, po ju sjellim disa nga
ajetët kuranorë:
“Në ajetët 78 dhe 79, të
Sures Maide: “Ata që mohuan të vërtetën, nga bijtë e Izraelit (çifutët), u mallkuan
nga gjuha e Daudit dhe të Isait, të birit të Mejremës. Ata e merituan këtë
mallkim, sepse kundërshtuan dhe e tepruan. Ata ishin që nuk ndalonin
njëri-tjetrin, nga e keja që bënin. Me të vërtetë ata bënin punë të shëmtuara”.
“Në ajetin 61, të Sures
Bekare thuhet: “Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim
(të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne, të na furnizojë me çfarë mbin toka nga
perimet e saj, nga trangujt, hudhrat, thjerzat (groshët) dhe nga qepët e saj”!
(Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën, për atë që është me e thjeshtë?!”
“Dirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtërimi
dhe skamja, sepse ata shkaktuan hidhërimin e Allahut, kundër vetvetes. Kjo
ndodhi sepse ata, mohonin argumentët e Allahut, vritnin të dërguarit pa asnjë
të drejtë dhe për shkak se kundërshtuan dhe i tejkalonin kufijtë, duke bërë
punë të këqija”.
“Ndërsa në ajetin 21, të
Sures Ali Imran thuhet: “Ata që mohojnë argumentët e Allahut, vrasin
të dërguarit pa asnjë të drejtë, vrasin njerëz që këshillojnë për të drejtën.
Ndërsa ti lajmëroji ata, për një ndëshkim të dhimbshëm”.
Aludimi i Rremëi Ibn Tejmijjes, se Jezid Ibn Muaije, Nuk
Dha Urdhrin, për Vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.)!
“Pikësë nëntëmbëdhjeti,
lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit, se Ibn Tejmijje, ka mbrojtur me të tëra
mjetet dhe mënyrat, Jezid Ibn Muaijen, duke mohuar dhënien e urdhrit të tij,
për vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), duke u orvatur që t’ia veshë dikujt
tjetër, vrasjen e këtij të fundit. Në veprën e tij me titull: “Mexhmuatu’l-Fetaua”
(Përmbledhja e Miratimeve), Ibn Tejmijje pohon: “Lejomëni që t’i sqaroj, se Jezid
Ibn Muauije, jo vetëm që nuk dha urdhrin për vrasjen e Husejnit (p.m.t.), por
ai nuk ishte as i kënaqur nga vrasja e tij. Madje Jezid Ibn Muauije, e shprehu
hapur keqardhjen, për vrasjen e Husejnit (p.m.t.), ndërsa koka e prerë e këtij
të fundit, u shëtit rrugë më rrugë, nga Ubejdullah IbnZijadi dhe jo nga Jezid
Ibn Muauije!” (27)
“Në këtë pikë të rëndësishmë
të artikullit tonë, lërmëni t’iu rikujtojmë, se gjenden shumë argumentë kokëfortë
dhe fakte tëpamohueshme, të cilët vërtetojnë dhënien e urdhrit të Jezid Ibn
Muauijes, për vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), për të cilat mbarë bashkësia
muslimane është njëzëri. Në veprën e tij me titull: “Shedheratu’dh-Dhehebi” (Fragmente
Të Praruara),Ibn Imad Hanbeliu shkruan: “Në veprën e tij me titull:
“Sherhu’l-Akaidi’n-Nesefijje” (Shpegimi i Besimeve të Nesefiut), Imam Taftazani
shënon: “Dijetarët më të mëdhenj sunnitë, janë të njëzëri mbi faktin se është
mallkuar përgjthmonë, vrasësi, ose ai i cili dha urdhrin, ose ai i cili lejoi,
ose ai cili u kënaq nga vrasja e Imam Husejnit (p.m.t.)”.
“Gjithashtu
dijetarët më të mëdhenj sunnitë, janë të njëzëri mbi faktin se, ai cili u
lumturua dhe u kënaq jashtëzakonisht shumë, nga vrasja e Imam Husejnit
(p.m.t.), është pikërisht Jezid Ibn Muauije, i cili e ka merituar, mallkimin e
mbarë bashkësisë muslimane. Ndonëse mbështetja jonë është një lajm i vetëm, ne
nuk do të ngurrojmë, që vijojmë të mallkojmë me zë të lartë, Jezid Ibn
Muauijen. Për më tepër, nuk do të biem në kurthin e dyshimit, por do të dënojmë
ashpër dhe do të këmbëngulim fuqishëm, se ky i fundit ishte një jobesimtar dhe
tradhtar! Mallkimi i Allahut të Lavdëruar, qoftë mbi Jezid Ibn Muajjen dhe
mbështetësit dhe përkrahësit e tij”.(28)
“Ndërsa në veprën e tij
me titull: “Ithaf Bi’l-Hubbi’l-Eshrafi” (Kushtimi i Dashurisë Ndaj Më Të
Nderuarve), dijetari i madh sunnit Shebrauiu vijon: “Nuk
ka asnjë dyshim, se vrasësi i Imam Husejnit (p.m.t.), është Jezid Ibn Muauije,
sepse ky i fundit, urdhëroi Ubejdullah Ibn Zijadin, për vrasjen e Imam Husejnit
(p.m.t.)”. (29)
“Ndërsa në veprën e tij
me titull: “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), Imam Dhehebiu shton: “Me
të vërtetë Jezid Ibn Muauije, i persekutoi dhe i torturoi, me të gjitha
mënyrat, banorët e Medinës së Ndriçuar. Jezid Ibn Muauije, vrau Imam Husejnin
(p.m.t.) dhe Farefisin e Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.). Më pas Jezid Ibn
Muauije, herë pas here pinte verë dhe kryente mëkate të mëdha. Shumica e banorë
të Medinës së Ndriçuar, u shndërruan në armiqtë e tij të përbetuar dhe ngritën
krye. Ndërsa Allahu (k.m.t.) nuk i dha begati gjatë tërë jetës së tij”.(30)
“Githashtu në veprën e
tij me titull: “Kamilu’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), Ibn Ethiri, në
veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit),
Jakubi, në veprën e tij me titull: “Imame ue’s-Sijase” (Udhëheqja dhe
Politika), Ibn Kutejbe, shënojnë se në letrën të cilën Jezid Ibn
Muauije ia kishte dërguar Meruanit shkruhej: “E torturoni Husejnin
(p.m.t.), derisa ky i fundit, të më japë betimin e tij, në rast se kundërshton,
dhënien e betimit, atëherë vriteni!” (31)
“Duke u mbështetur, në
argumentët e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin, se ishte pikërisht Jezid
Ibn Muauije, ai i cili urdhëroi, vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.). Këtë
përfundim e vërteton edhe Ibn Ethiri, i cili pasi përshkruan se, një pjesë e
bashkësisë muslimane, e qortoi rëndë vrasësin e Imam Husejnit (p.m.t.) dhe anëtarëvetë
tjerë, tëbekuar të Ehli Bejtit, duke e akuzuar se ai kishte duart e lara me
gjakun etyre. Në veprën e tij me titull: “Kamilu’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë),
Ibn Ethiri shkruan: “Ubejdullah Ibn Zijadi rrëfeu hapur: “Unë e vrava Husejnin (p.m.t.),
me urdhrin e drejtpërdrejtë të Jezid Ibn Muauijes! Ky i fundit ma preu shkurt:
“Ose ti do të vrasësh Husejnin (p.m.t.), ose unë do të vras ty! Kështu që, unë
e vrava Husejnin (p.m.t.), për t’i shpëtuar vdekjes sime!”(32)
“Ndërsa në veprën etij
me titull: “Ithaf Bi’l-Hubbi’Eshrafi”(Kushtimi i Dashurisë Ndaj Më Të Nderuarve),dijetari
i madh sunnit Shebrauiu përkufizon: “Për hir të së vërtetës, duhet të
theksojmë se një musliman i mençur, beson fuqishëm në faktin, se ishte
pikërisht Jezid Ibn Muauije, vrasësi i Imam Husejnit (p.m.t.), sepse ishte
Jezid Ibn Muauije, ai i cili urdhëroi Ubejdullah Ibn Zijadin, për vrasjen e
Imam Husejnit (p.m.t.)!” (33)
“Tani natyrshëm, duam
t’i bëjmë një pyetje, Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij: “Vallë si mund të
aludojnë këta të fundit, se urdhrin për vrasjen e Imam Husejnit (p.m.t.), nuk e
paska dhënë Jezid Ibn Muauije, pas paraqitjes së fakteve të sipërcituara të
pamohueshme?!”
Aludimi i Ibn Tejmijjes, se Jezid Ibn Muauije, Ishte
Penduar Dhe Si Rrëdhojë, Kishte Kryer Vepra Të Mira, Duke Shlyer Veprat e
Këqija!
“Pikë së njëzeti, Ibn Tejmijje nuk ngurron, t’i shkojë deri në fund armiqësisë dhe urrejtjes së tij të thellë, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit. E themi këtë sepse aiështë orvatur me mish e me shpirt, lart e poshtë, ditën dhe natën, në mbrojtjen dhe në shfajësimin e krimeve dhe mizorive, të Jezid Ibn Muajijes, duke u orvatur, në pastrimin e figurës së tij të ndyrëdhe veçanërisht, ndaj njollës së tij të zezë, duke masakruar barbarisht Imam Husejnin (p.m.t.)”.
“Pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, në veprën e tij, famëkeqe me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijjethotë: “Vallë cili është argumenti bindës,se Jezid Ibn Muauije, mbështetësit dhe përkrahësit e tij, ndonëse kanë kryer krime, mëkate dhe vrasje të mëdha, nuk janë penduar sinqerisht tek Allahu (k.m.t.)?!” “Vallë a nuk mund t’i ketë falur dhe shlyer Allahu (l.m.t.), krimet dhe mëkatet e tyre?!” “Vallë a nuk mund t’i ketë asgjësuar dhe shpaguar Allahu i Gjithëmshirshëm, mizoritë dhe vrasjet tyre?!” “I them këto fjalë, sepse në ajetin 48, të Sures Nisa thuhet: “Me të vërtetë Allahu, nuk fal (mëkatin) t’i përshkruhet shok Atij shok (idhujtarinë), e përveç këtij (mëkati), fal atë që do. Ai i cili, i përshkruan shok Allahut, ai ka shpikur një mëkat të madh”. (34)
“Ja pra këta ishin, disa nga shembujt fyerës, ofendues, sharës, përbuzës dhe përçmues të Ibn Tejmijjes, ndaj anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, të cilat përbëjnështyllën kurrizore, të ideologjisë ekstremiste, fanatike, rrënuese dhe tekfiriste uehhabiste. Ndërsa tani kemi dëshirë që t’iu rikujtojmëdhe njëherë për herë të fundit, se çfarë nënkuptojmë me termin “nasibi” (armik i Ehli Bejtit), duke ua lënë vendimin kryesor, lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar”.
“Në veprën e tij me titull: “Nahui’l-Inkadhi’t-Tarihi’l-Islami” (Kuptimi i Paralajmërimit në Historinë Islame), dijetari saudit, Hasan Ibn Ferhan Malikiu përkufizon: “Me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë shpikjen e gënjeshtrave, mashtrimeve, shmangien, shtrembërimin dhe tjetërsimin e së vërtetës mbi Ehli Bejtin dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”.
“Gjithashtu me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë mallkimin dhe cilësimin e Ehli Bejtit si njerëz mëkatarë (ashtu siç kanë bërë disa nga udhëheqësit diktatorë emeuitë), si dhe nënçmimin dhe përçminim, e cilësive fisnike dhe virtyteve dhe vlerave të larta të Ehli Bejtit, (ashtu siç kanë bërë udhëheqësit emeuitë)”.
“Madje me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë cilësimin dhe vlerësimin, si të dobët të hadithëve të vërtetë, të cilët lartësojnë dhe lavdërojnë Ehli Bejtin, si dhe besimin në “gabimin” e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) nëpër luftrat (e Xhemelit (Devesë), Siffinit dhe Nehriuanit)”.
“Për më tepër me termin “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit), nënkuptojmë dyshimin, mbi ligjshmërinë e udhëheqjes, së prijësit të besimtarëve Imam Husejnit (p.m.t.) dhe të zotimit ndaj këtij të fundit, si dhe teprimin e skajshëm, me lartësimin dhe lavdërimin e armikut të tij. Ja pra këta dhe shembuj të ngjashëm me këta, shpalosin kuptimin e përgjithshëm, të termit “nesb” (armiqësi ndaj Ehli Bejtit)”.(35)
Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të udhëzuarit!
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 2, fq. 255.
2. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 3, fq. 81.
3. Imam Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 6, fq. 244.
4. Imam Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 313.
5. Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 42, fq. 473; Mutteki Hindiu, “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 13, fq. 613.
6. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 245.
7. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 4, fq. 183.
8. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 4, fq. 219.
9. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 2, fq. 171.
10. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 4, fq. 210; Vepra Me Tittull: “Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”; Kreu i Dymbëdhjetë Me Titull: “Menakibu’l-Karabeti’r-Resulilahi” (Rrëfenjat e Afrimit të Dërguarit të Allahut (l.m.t.);
11. Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-A’lami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 3, fq. 392.
12. Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 13, fq. 48.
13. Mjeshtër Teufik Ebu Ilmiu, “Fatimetu’z-Zehra” (Fatime Zehraja (Lulja)), fq. 146.
14. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 6, fq. 212, 213.
15. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 6, fq. 158; Hadithi Nr: 5230; Vepra Me Titull: “Libri i Martesës”; Kreu i Njëqindenëntë; Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), vëll. 7, fq. 141; Vepra Me Titull: “Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”; Kreu i Pesëmbëdhjetë.
16. Ibn Abdilberri, “Istiab” (Pendimi”, vëll. 4, fq. 1846.
17. Ibn Haxher Askalani, “Isabe” (Zbulimi), vëll. 8, fq. 142, 143.
18. Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), vëll. 3, fq. 376.
19. Ibn Sa’di, “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 8, fq. 261, 262.
20. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 153.
21. Imam Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 203; Imam Dahhaku, “Ehad ue’l-Methani” (Njëshja dhe Dyshja), vëll. 5, fq. 363; Imam Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 1, 108 dhe vëll. 22, fq. 401; Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), vëll. 5, fq. 522; Hatib Bagdadi, “Zejlu’t-Tarihi’l-Bagdadi” (Përmbledhja e Historisë së Bagdadit), vëll. 2, fq. 140, 141; Mutekki Hindiu, “Tehdhibu’l-Kemali” (Afrimi i Përsosmërisë), vëll. 35, fq. 250, Kreu i Fatime Zehrasë (p.m.t.); Imam Dhehebiu, “Mizanu’l-Itidali” (Pëshorja e Baraspeshës), vëll 2, fq. 492; Ibn Haxher Askalani, “Isabe” (Zbulimi) vëll. 8, fq. 265; Ibn Haxher Askalani, “Tehdhibu’t-Tehdhibi” (Afrimi i Afrimeve), vëll. 12, fq. 392-441; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 3, fq. 156; Imam Sujuti, “Hasaisu’l-Kubra” (Ndjesitë e Mëdha), vëll. 2, fq. 265; Mutteki Hindiu, “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 12, fq. 211, Hadithi Nr: 34238.
22. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 530.
23. Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Taberiut), vëll. 4, fq. 304; Imam Ibn Ethiri, “Kamilu’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), vëll. 4, fq. 48; Ibn Ea’tham, “Futuhu’l-Buldani” (Çlirimi i Qytetëve), vëll. 5, fq. 81.
24. Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-A’lami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 3, fq. 310; Imam Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), vëll. 5, fq. 12; Imam Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 3, fq. 115; Imam Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 192; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 14, fq. 217.
25. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 2, fq. 255.
26. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 2, fq. 247.
27. Ibn Tejmijje, “Mexhmuatu’l-Fetaua” (Përmbedhja e Miratimeve), vëll. 4, fq. 486.
28. Ibn Imad Hanbeliu, “Shedheratu’dh-Dhehebi” (Fragmente të Praruara), vëll. 1, fq. 68, 69.
29. Shebrauiu, “Ithaf Bi’l-Hubbi’l-Eshrafi” (Kushtimi i Dashurisë Ndaj Më Të Nderuarve), fq. 62.
30. Imam Dhehebiu, “Tarihu’l-Islami” (Historia Islame), Kreu: “Flijimet”, vëll. 61-80, fq. 30.
31. Ibn Ethiri, “Kamilu’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), vëll. 4, fq. 15; Jakubi, “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), vëll. 2, fq. 241; Ibn Kutejbe, “Imame ue’s-Sijase” (Udhëheqja dhe Politika), fq. 175
32. Ibn Ethiri, “Kamilu’t-Tarihi” (Plotësimi i Historisë), vëll. 4, fq. 140.
33. Shebrauiu, “Ithaf Bi’l-Hubbi’l-Eshrafi” (Kushtimi i Dashurisë Ndaj Më Të Nderuarve), fq. 62.
34. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 2, fq. 252.
35. Hasan Ibn Ferhan Malikiu, “Nahui’l-Inkadhi’t-Tarihi’l-Islami” (Kuptimi i Paralajmërimit në Historinë Islame), fq. 298.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Fund.
Burimi: Medya Şafak