Kulturë

Në Muzeun e Berlinit mbahet Sulltani i Khorasanit në natën e përvjetorit të lindjes të Imam Rizait

Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait në Mashhad, Iran
Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait në Mashhad, Iran

Një ngjarje kulturore e titulluar Sultani i Khorasanit është planifikuar të mbahet në Muzeun e Berlinit në kryeqytetin gjerman javën e ardhshme.

Qendra Kulturore Iraniane  në Berlin do të organizojë ngjarjen me rastin e përvjetorit të lindjes të  Imam Rizait (a.s.), ka thënë Sejjid Ali Muxhani,  atasheu kulturor i Iranit në Gjermani.

Ai tha se kjo ngjarje kulturore do të përfshijë fjalime, filma dokumentarë dhe performancën  tradicionale chavoshi ( këngë për vizitorët në Xhaminë e Shenjtë të  Imam Rizait  (a.s.).

Një dokumentar, i quajtur Matbakh Mamura, ka të bëjë me themelimin  e vakëfit afër 500-vjeçar  të Astan i Razavi Kuds (Kujdestaria e Xhamisë së Shenjtë  e Imam Rizait (a.s.) vuri në dukje Sejjid Ali Muxhani.

Ai vazhdoi duke thënë se ambasadori i Iranit në Gjermani dhe një ish-ambasador gjerman në Iran do të trajtojnë ngjarje kulturore, e cila është planifikuar për të dielën, 14 gusht 2016.

Kjo është në harmoni me ditën e 11-të të Dhul Kadah, të muajit të 11-të në Kalendarin Islam sipa Hixhrit e cila shënon përvjetorin e lindjes së Imam Rizait (a.s.).

Xhamia e Shenjtë e Imam Rizait (a.s.) imami i tetë i  muslimanëve shia ndodhët në qytetin Mashhad, në provincën Khorasan Razavi, në verilindje të Iranit.