Armiqësia e Ibn Tejmijjes Ndaj Ehli Bejtit (Pjesa e Tretë)
Lajmi: medyasafak.net
Turqizoi: Ali İhsan Patnoslu
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të disa dijetarëve shiitë iranianë, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është nxjerrja në pah e armiqësisë së Ibn Tejmijjes, ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.). Njëri nga shembujt më të qartë të Ibn Tejmijjes, është dhe armiqësia dhe urrejtja e tij e thellë, ndaj Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të bekuar”.
“Pikë së pari, lërmëni t’iu bëjmë të qartë se, në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje nuk ngurron aspak të shënojë: “Vrasësi i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ishte një harixhit (i përjashtuar), i quajtur Abdurrahman Ibn Mulxhemi. Ky i fundit (Abdurrahman Ibn Mulxhemi), ishte një adhurues shumë i përkushtuar ndaj Allahut (f.m.t.) dhe një dijetar i madh”. (1)
Mohimi i Ibn Tejmijjes, i Meritokracisë së Prijësit të Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), në Dhënien e Miratimeve dhe Udhëheqjes së Tij
“Pikë së dyti, lejomëni t’u sqarojmë se, sërish në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje pa iu skuqur dhe pa iu zverdhur fytyra shkruan: “Hadithi i Muhammedit (p.q.m.t.): “Aliu (p.m.t.) është më i afti në dhënien e miratimeve, në mesin e të tërë bashkëkohësve të mi”, citon se me këtë duhet të nënkuptojmë, se gjatë epokës kur Muhammedi (p.q.m.t.), ishte ende i pranishëm në këtë botë, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), qëndronte gjithmonë, pranë të dërguarit të Allahut (k.m.t.), kështu që Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), ishte i aftë në dhënien e miratimeve fetare. Megjithatë hadithi i lartpërmendur, është një hadith i shpikur, sepse nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret si argument fetar”. (2)
“Pikë së treti, rishtas në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje pa iu dridhur qerpiku vijon: “Lejomëni t’iu vë në dijeni të faktit se hadithi i mësipërm, është një hadith i shpikur, i cili nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi dhe si rrjedhojë nuk mund të përdoret kurrë si argument fetar. Asnjë nga dijetarët dhe ekspertët sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët), nuk e ka shënuar hadithin në fjalë, në burimet dhe veprat e tyre, të përmbledhjeve të hadithëve të dobëta, të mira dhe të vërteta. Madje muhaddithi i këtij hadithi, është një gënjeshtar i njohur”. (3)
“Pikë së katërti, në këtë pikë jetike, duam të theksojmë, se sipas dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve), është vepra me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, ose më saktësisht e Muhammed Ibn Ismail Buhariut. Tani lërmëni t’iu pohojmë, se vepra e lartpërmendur, sipas dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve), cilësohet si vepra më e saktë, në mbarë rruzullin tokësor, e cila vjen menjëherë pas Kur’anit Famëlartë”.
“Në veprën e sipërcituar, Imam Buhariu shënon se, Ibn Abbasi tregon se: “Umer Ibn Hattabi, pohoi se lexuesi më i mirë, në mesin e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ishte Ubej Ibn Ka’bi dhe gjykatësi më i mirë, në mesin e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), ishte Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.)”. (4)
“Pikë së pesti, pohojmë se nëse Ibn Temijje dhe ndjekësit e tij, nuk i pranojnë si të vërtetë, hadithët e vërtetë, të shënuar në veprën me titull: “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), e Imam Buhariut, e cila sipas dijetarëve dhe ekspertëve më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë (muhaddithëve), cilësohet si vepra më e saktë, në mbarë rruzullin tokësor, e cila vjen menjëherë pas Kur’anit Fisnik, atëherë kjo nënkupton se sipas Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij, vepra e mësipërme, nuk është gjë tjetër, vetëm se një vepër e tejmbushur me mhaddithë gënjeshtarë, mashtrues dhe tradhtarë dhe hadithë të shpikur dhe si rrjedhojë, nuk zotëron asnjë lloj vlere fetare dhe shkencore!”
Mbrojtja e Ibn Tejmijjes, e Vrasësit të Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), Harixhitit (Të Përjashtuarit) Abdurrahman Ibn Mulxhemit
“Pikë së gjashti, lërmëni t’iu vëmë në dijeni të faktit se Ibn Tejmijje, jo vetëm që nuk ka ngurruar, në shfaqjen haptazi dhe qartazi, të armiqësisë dhe urrejtjes së tij të thellë, ndaj prijësit të besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), gjatë tërë jetës së tj, por madje ka mbrojtur edhe vrasësin e këtij të fundit, përkatësisht harixhitit (përjashtuesit) Abdurrahman Ibn Mulxhemit”.
“Pikë se shtati, përsëri në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje citon: “Vrasësi i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ndonëse ishte një harixhit (i përjashtuar), i quajtur Abdurrahman Ibn Mulxhemi. Ky i fundit ishte një besimtar i përkushtuar, i cili falte namazin dhe agjëronte muajin e Ramazanit. Madje vrasësi Abdullah Ibn Mulxhemi, ishte një lexues i shumë i mirë i Kur’anit Famëlartë. Për më tepër, vrasja e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), nga ana e harixhitit (të përjashtuarit) Abdurrahman Ibn Mulxhemit, ishte në përputhje të plotë, me dëshirën, kënaqësinë dhe vullnetin e Allahut (f.m.t.) dhe të dërguarit të tij Muhammedit (p.qm.t.). Ndonëse vrasësi i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), harixhiti (i përjashtuari) Abdurrahman Ibn Mulxhemi, ishte shmangur nga besimi i drejtë islam, ai e kreu vrasjen e prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), me synimin e arritjes së dashurisë dhe kënaqësisë së Allahut (k.m.t.)”. (5)
“Pikë së teti, gjithashtu në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje kumton: “Vrasësi i Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ishte një harixhit (i përjashtuar), i quajtur Abdurrahman Ibn Mulxhemi. Ky i fundit (Abdurrahman Ibn Mulxhemi), ishte një adhurues shumë i përkushtuar ndaj Allahut (l.m.t.) dhe një dijetar i madh”. (6)
“Ja pra pas paraqitjes dhe sjelljes, së këtyre shembujve ogurzi, arijmë në përfundimin se, si Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, e kanë ngritur në piedestal, duke e nderuar, lavdëruar dhe lartësuar, vrasësin e prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.) harixhitin (të përjashtuarin), e quajtur Abdurrahman Ibn Mulxhemi, të cilin i dërguari i fundit i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) e ka cilësuar, si njeriun më të keq, në mesin e bashkësisë mulimane dhe më pas ka shtuar se, harixhiti (i përjashtuari) Abdurrahman Ibn Mulxhemi, rrjedh nga populli i shkatërruar i Themudit, si dhe përkatësisht nga farefisi i atij jobesimtari, i cili theri devenë e Salihut (p.m.t.)”.
“Pikë së nënti, prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), tregon se vetë i dërguari besnik, i drejtë dhe i ndershëm i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) i rrëfeu: “O Ali! Pa u goditur disa herë në kokë dhe pa u skuqur mjekrra jote, me gjakun tënd, i cili të rrjedh nga koka jote, nuk do të shtegtosh nga kjo botë!” “Në këtë çast Muhammedi (p.q.m.t.), kapi mjekrrën e tij dhe shtoi: “O Ali! Ty do të vrasë njeriu më i keq, në mesin e bashkësisë muslimane, pikërisht ashtu siç ky njeri (përmendi një emër), theri devenë e Salihut (p.m.t.), të popullit të Themudit!” (7)
“Gjithashtu prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), ka shënuar se i dërguari besnik, i drejtë dhe i ndershëm i Allahut (f.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) më rrëfeu: “O Ali! Ti do të biesh dëshmor, nga dora vrastare, e njeriut më të keq, në mesin e bashkësisë muslimane”. “Imam Hejthemiu, pasi e ka shënuar dhe përcjellur, hadithin e lartpërmendur shkruan: “Imam Ahmed Ibn Hanbeliu, Imam Taberaniu dhe Imam Bedhdhadhiu, pasi e kanë shënuar dhe përcjellur hadithin e sipërcituar, kanë pohuar se të tërë muhaddithët, e hadithit të mësipërm, janë besnikë, të drejtë dhe të ndershëm”. (8)
Mendimet e Ndyra të Ibn Tejmijjes, Mbi Luftrat e Zhvilluara, të Prijësit të Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)
“Pikë së dhjeti, sërish në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje shprehet: “Nëse pranë jush vijnë, rafiditë (kundërshtuesit) dhe nasibitë (armiqtë e Ehli Bejtit) dhe ju thonë: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), lejoi gjakderdhjen në mesin e muslimanëve, si dhe gjithashtu Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), luftoi për pushtet dhe nuk luftoi për drejtësi, ose për zbatimin e ligjeve të Allahut (k.m.t.) dhe jo për kënaqësinë e Allahut (l.m.t.) dhe të dërguarit të Tij”.
“Arsyeja është shumë e thjeshtë, Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Sharja e muslimanit është mëkat, ndërsa vrasja e tij është mohim. Pas shtegtimit tim nga kjo botë, mos u ktheni dy herë në mosbesim, sepse disa nga ju do të luftojnë, kundër disa të tjerëve”. “Ja pra duke u nisur nga hadithi i lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është një jobesimtar!”
“Madje lërmëni t’iu sqaroj, se në këtë rast argumenti i rafidive (kundërshtueve), nuk është më i fortë se argumenti i nasibive (armiqve të Ehli Bejtit), sepse hadithi i paraqitur, nga ana e këtyre të fundit është i vërtetë. Gjithashtu nasibitë (armiqtë e Ehli Bejtit), theksojnë se vrasja e besimtarëve muslimanë, është një përçarje, në mesin e bashkësisë muslimane. Duke u mbështetur në këtë pohim, arrijmë në përfundimin se, ai i cili lufton kundër besimtarëve muslimanë, me synimin e vetëm të nënshtrimit të tyre, ka për qëllim mbjelljen dhe përhapjen e përçarjes, rrëmujës dhe trazirës në mesin e bashkësisë muslimane. Kjo gjendje i përngjan, gjendjes së firaunit egjiptian”.
“Allahu i Madhëruar, në ajetin 23 të Sures Hud thotë: “Ata që besuan, bënë vepra të mira dhe u nënshtruan ndaj urdhrave të Zotit të tyre, ata janë banues të Xhennetit, në të cilin do të jetojnë përgjithmonë”. “Duke u nisur në ajetin në fjalë, shpjegojmë se luftrat e zhvilluara, nga ana e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), nuk janë aspak të karakterit dhe natyrës, së luftrave të zhvilluara nga ana e prijësit të parë, të bashkësisë muslimane Ebu Bekrit. Arsyeja është shumë e thjeshtë: “Ebu Bekri luftoi kundër dezertorëve, tradhtarëve dhe atyre muslimanëve, të cilët mohuan dhënien e zekatit, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë”. (Pra e thënë ndryshe, luftrat e zhvilluara nga Ebu Bekri, nuk ishin luftra me karakter përçarës, në mesin e bashkësisë muslimane, ashtu siç ishin luftrat e zhvilluara, nga Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.)”.
“Lejomëni t’iu bëjmë të qartë se zhvillimi i luftrave nga ana e Ebu Bekrit, kishte synimin e nënshtrimit të tradhtarëve të bashkësisë muslimane, ndaj urdhrave të Allahut (k.m.t.) dhe Muhammedit (p.q.m.t.). Duke u nisur nga ky fakt, arrijmë në përfundimin se Ebu Bekri, luftoi për marrjen dhe mbledhjen e zekatit dhe nuk luftoi, si Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), i cili luftoi për pushtet”. (9)
“Pikë së njëmbëdhjeti, rishtas në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje përshkruan: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), zhvilloi luftra me mish e me shpirt, me një synim të vetëm, atë të nënshtrimit të bashkësisë muslimane. Tani natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë si është e mundur që luftrat e zhvillluara, nga ana e këtij të fundit, të cilësohen si luftra fetare (xhihad)?!”
“Ndërsa në anën tjetër Ebu Bekri, luftoi vetëm e vetëm me një qëllim, atë të nënshtrimit të tradhtarëve, të cilët mohuan dhënien e zekatit, pas shtegtimit të Muhammedit (p.qm.t.) nga kjo botë. Duke u mbështetur në këtë të vërtetë, pohojmë se Ebu Bekri, luftoi për marrjen dhe mbledhjen e zekatit të detyruar, nga ana e Allahut (l.m.t.) dhe të dërguarit të Tij (p.q.m.t.) dhe nuk luftoi, si Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), i cili luftoi për pushtet. Si rrjedhojë theksojmë se luftrat e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), nuk ishin aspak luftra fetare (xhihad)!” (10)
“Megjithatë edhe pas paraqitjes së këtyre aludimeve të Ibn Tejmijjes, Muhammedit (p.q.m.t.) me dijen e tij të pafund të dhuruar nga Allahu (f.m.t.), kishte parashikuar zhvillimin e luftrave, në mesin e bashkësisë muslimane, si dhe gjithashtu kishte urdhëruar, prijësin e besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), që të merrte pjesë, në tre lloje grupe luftrash, më saktësisht: “Nakisinëve” (Të Metëve), “Kasitinëve” (Lakmitarëve) dhe “Marikinëve” (Luftënxitësve). Madje Muhammedi (p.q.m.t.), kishte këshilluar dhe bashkëshorten e tij të nderuar, Aishe Bint Ebi Bekrin dhe bashkëkohësin e tij të nderuar, Zubejr Ibn Auuamin, që të qëndronin në shtëpitë e tyre dhe të mos merrnin pjesë kurrë në këto luftra!”
“Pikë së dymbëdhjeti, shumë dijetarë dhe eskpertë sunnitë
të fushës së hadithit (muhaddithë), janë të njëzëri mbi vërtetësinë e hadithit,
i cili ka të bëjë me lehjen e qenërve të Hauebit. Në veprën e tij me titull: “Fethu’l-Bari”
(Çlirimi i Qartë), dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani shënon:
“Ikrime Ibn Ebi Xhehli, ka shënuar dhe përjellur, nga Ibn Abbasi se Muhammedi
(p.q.m.t.), pasi iu drejtua bashkëshorteve të tij të nderuara bëri të qartë: “Unë
edhe sot habitem ende se, vallë
cila nga ju, do të ngjitet mbi një deve me lesh të dendur, do të marrë pjesë në
luftë, si dhe do t’i lehin qentë e Hauebit?!” “Më pas ai shtoi: “Në anën e saj
të djathtë dhe në anën e saj të majtë, do të vriten shumë njerëz, ndërsa në
fund të luftës, ajo do të mbijetojë”.
“Dijetar Ibn Haxher
Askalani, pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit të lartpërmendur, vijoi duke
thënë: “Imam Bedhdhadhi, pasi e ka shënuar dhe përcjellur hadithin e sipërcituar,
ka pohuar se ky i fundit është një hadith i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir
të vërtetë transmetimi dhe se muhaddithët e tij, janë besnikë, të drejtë dhe të
ndershëm”. (11)
“Pikë së trembëdhjeti, në veprën e tij me titull: “Bidaje
ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Hafidh Ibn Kethir Dimeshki Selefiu,
citon hadithin i cili ka të bëjë me lehjen e qenërve të Hauebit. Ky hadith është si vijon: “Aishe Bint Ebi Bekrit, i
kishin lehur qentë, kur kishte mbërritur natën vonë, në trojet e bijve të
Amirit, afër një vije uji. Më pas kjo e fundit e habitur kishte pyetur: “Vallë
kujt i përket kjo vijë uji?!” “Ndërsa të pranishmit iu përgjigjën: “Kjo vijë
uji i përket Hauebit”. “Më tej Aishe Bint Ebi Bekri vijoi: “Unë duhet të
kthehem pas patjetër, sepse i dëguari i Allahut (k.m.t.), pasi iu drejtua
bashkëshorteve të tij të nderuara shprehu: “Unë edhe sot habitem
ende se, vallë cilës nga ju do
t’i lehin qentë e Hauebit?!” “Në këtë çast Zubejr Ibn Auuami, pasi u ngrit në
këmbë tha: “Mos u kthe por ec përpara! Ndoshta Allahu (l.m.t.) nëpërmjet teje,
do të bëjë të mundur pajtimin e njerëzve”. “Më tej Aisheja përfundoi: “Kam
dëgjuar të dërguarin e Allahut (f.m.t.) duke thënë: “Vallë si do të jetë
gjendja e asaj gruaje, së cilës do t’i lehin qentë e Hauebit?!”
“Më pas, Hafidh Ibn Kethiri ka shtuar: “Ndonëse hadithi i mësipërm, i ka plotësuar të tëra kushtet e cilësimit si një hadith i vërtetë, as Imam Buhariu dhe as Imam Muslimi, nuk e kanë shënuar këtë hadith në veprat e tyre”. (12)
“Duke u mbështetur në hadithët e lartpërmendur, arrijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.), ishte në dijeni të luftrave, të cilat do të zhvilloheshin, pas shtegtimit të tij nga kjo botë dhe i kishte paralajmëruar, si bashkëshorten e tij të nderuar, Aishe Bint Ebi Bekrin, si bashkëkohësin e tij të nderuar, Zubejr Ibn Auuamin, ashtu edhe mbështetësit dhe përkrahësit e tyre. Duke u nisur nga këta fakte kokëfortë dhe të vërteta të pamohueshme historike dhe profetike, pohojmë me bindje të plotë se, në njërën anë si bashkëshortja e nderuar, si bashkëkohësi i nderuar, ashtu edhe ndjekësit dhe përkrahësit e tyre, ishin tërësisht në rrugë të gabuar, ndërsa në anën tjetër prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), ishte plotësisht në udhë të drejtë!”
“Pikë se katërmbëdhjeti, sipas shumë hadithëve të mirë dhe të vërtetë, i dërguari i Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.) e kishte paralajmëruar dhe bashkëkohësin e tij të nderuar, pikërisht Zubejr Ibn Auuamin, që të qëndronte në shtëpitë e tij dhe të mos merrte pjesë, në këto luftra kundër Imam Aliut (p.m.t.), për më tepër Muhammedi (p.q.m.t.), e ka cilësuar si një dhunues, shtypës dhe mizor. Në veprën e tij me titull: “Mustedrek” (Perceptimi), Hakim Nishaburiu citon: “Harb Ibn Ebi Esued Diliu, na tregon se kur Zubejr Ibn Auuami, ngriti krye kundër, prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), ky i fundit i tha: “Për hir të Allahut (l.m.t.), thuamë a e mban mend, se çfarë të ka thënë i dërguari i Allahut (f.m.t.)?!” “Lërmë të ta rikujtoj ai ka thënë: “Ti do luftosh kundër Aliut dhe do të ushtrosh dhunëkundër tij. Ndërsa Zubejr Ibn Auuami, i cili kishte harruar tërësisht këtë, pasi tundi kokën shprehu: “Unë as që ia kam idenë se për çfarë flet ti, sepse unë nuk mbaj mend asgjë, më pas Zubejr Ibn Auuami, u kthye pas nga kishte ardhur”.
“Më pas, Hakim Nishaburiu, pas shënimit dhe përcjelljes, të hadithit të sipërcituar shtoi: “Hadithi i treguar nga Harb Ibn Ebi Esued Diliu, është një hadithi i vërtetë, i cili zotëron një zinxhir të vërtetë transmetimi”. (13)
“Më tej, Hakim Nishaburiu, pasi e shënoi dhe e përcolli shumë hadithë vijon: “Të tërë këta hadithë të shënuar dhe të përcjellur nga prijësi i besimtarëve, Imam Aliu (p.m.t.), janë të vërtetë, ndonëse nuk janë të shënuar dhe të përcjellur, në veprat e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit”. (14)
“Në fund, Hakim Nishaburiu rrëfen: “Miratimi, pajtimi dhe pohimi i Zubejr Ibn Auuamit, pas shpjegimit, sqarimit dhe rikujtimit të Imam Aliut (p.m.t.), nuk është i kufizuar, vetëm më këta hadithë, për më tepër disa hadithë të tjerë, vërtetojnë pendimin, pranimin dhe pohimin e Zubejr Ibn Auuamit”.
Lufta Kundër Imam Aliut (p.m.t.), Është e Barabartë Me Luftën Kundër Allahut (f.m.t.) dhe Muhammedit (p.q.m.t.)
“Pikë së pesëmbëdhjeti,
sipas shumë burimeve sunnite, të
dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë të fushës së hadithit (muhaddithëve), del në
pah se Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ai i cili lufton kundër Aliut (p.m.t.),
është njëlloj si ai i cili ka luftuar kundër meje”. “Këtë fakt e vërteton
më së miri dhe njëri, nga gjashtë librat e përmbledhjes së hadithëve të
vërtetë, i cili është përkatësisht vepra me titull: “Sunenu’l-Ibni’l-Maxhe” (Sunetët
e Ibn Maxhes), e Ibn Maxhes. Ky hadith është si vijon: “Muhammedi
(p.q.m.t.) pasi iu drejtua Imam Aliut (p.m.t.) Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam
Hasanit (p.m.t.) dhe Imam Husejnit (p.m.t.) tha: “Unë do të luftoj kundër atij,
i cili lufton kundër jush dhe unë do të bëj paqe me atë, i cili bën paqe me ju”.
(15)
“Dijetar
Xheththathi, pas shënimit dhe përcjelljes së hadithit të lartpërmendur shton: “Duke
u nisur në hadithin e sipërcituar, themi me plot gojën se, ai i cili lufton
kundër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit (p.m.t.), ka luftuar kundër Allahut
(k.m.t.) dhe Muhammedit (p.q.m.t.)”. (16)
“Pikë së
gjashtëmbëdhjeti, lërmëni t’iu sqaroj se në njërën anë, Ibn Tejmijje dhe
ndjekësit e tij, ndonëse i kanë cilësuar si jobesimtarë dhe tradhtarë,
muslimanët të cilët kanë mohuar dhënien e zekatit, në epokën e prijësit të parë
të bashkësisë muslimane Ebu Bekrit, ndërsa në anën tjetër, Ibn Tejmijje dhe
ndjekësit e tij, jo vetëm që nuk i kanë cilësuar si jobesimtarë dhe tradhtarë,
por i kanë nderuar, ngritur, lartësuar dhe lavdëruar, ata të cilët derdhën
gjakun dhe vranë, me dhjetra muslimanë në mënyrë të padrejtë. Madje Ibn
Tejmijje dhe ndjekësit e tij, i kanë cilësuar këta vrasës të besimtarëve
muslimanë, si dhënës të mirë të miratimeve dhe fitues të shpërblimeve të
mëdha!”
“Për më tepër Ibn
Tejmijje dhe ndjekësit e tij, jo vetëm që e kanë shkelur me të dyja këmbët,
hadithin e mësipërm, por madje kanë shkuar aq larg, sa të pohojnë në mënyrë të
paturpshme, se bashkësia muslimane është njëzëri, mbi faktin se ata të cilët,
luftuan kundër Imam Aliut (p.m.t.), janë njëlloj si ata të cilët, luftuan
kundër Allahut (l.m.t.) dhe Muhammedit (p.q.m.t.) dhe si rrjedhojë, kanë fituar
shpërblime të mëdha si në këtë botë, ashtu edhe në botën tjetër!”
Luftrat e
Zhvilluara të Imam Aliut (p.m.t.), Kundër Nakisinëve (Të Metëve), Kasitinëve
(Lakmitarëve) Dhe Marikinëve (Luftënxitësve)
“Pikë së shtatëmbëdhjeti, sërish në një vend tjetër, të
veprës së tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuijjeti”
(Metodologjia e Sunetit profetik), Ibn Tejmijje pohon: “Ali
Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), zhvilloi luftrat e Xhemelit (Devesë) dhe Siffinit, me
mendimin dhe miratimin e tij vetjak dhe jo duke u mbështetur në atë, të
dërguarit të Allahut (f.m.t.)”. (17)
“Ndërsa sipas shumicës dërrmuese, të dijetarëve dhe
ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve), vetë i dërguari i
Allahut (k.m.t.), Muhammedi (p.q.m.t.), ka urdhëruar Imam Aliun (p.m.t.), që të
luftojë kundër këtyre jobesimtarëve dhe tradhtarëve. Në veprën e tij me titull:
“Mustedrek”
(Perceptimi), Hakim Nishaburiu përmend: “Ebu Ejjub Ensariu në epokën e
udhëheqejes së Umer Ibn Hattabit ka thënë: “I dërguari i Allahut (l.m.t.) e ka
urdhëruar Imam Aliun (p.m.t.), që të luftojë kundër tre lloj grupesh,
përkatësisht Nakisinëve (Të Metëve), Kasitinëve (Lakmitarëve) dhe Marikinëve
(Luftënxitësve). (18)
“Pikë së tetëmbëdhjeti, gjithashtu edhe në veprën e tij
me titull: “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), Ibn Kethir Dimeshki
Selefiu dhe në veprën e tij me titull: “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), Ibn
Ethiri shkruajnë: “Na tregoi Ebu Said Hudriu: “I dërguari i Allahut (f.m.t.), na
urdhëroi që të luftonim kundër Nakisinëve (Të Metëve), Kasitinëve (Lakmitarëve)
dhe Marikinëve (Luftënxitësve). Unë e pyeta: “O i dërguari i Allahut (k.m.t.)!
Vallë kundër të cilëve, do të luftojnë këta tradhtarë të ndyrë?!” “Ndërsa
Muhammedi (p.q.m.t.) ma ktheu: “Këta do të luftojnë kundër, Ali Ibn Ebi Talibit
(p.m.t.) dhe Ammar Ibn Jasirit, i cili do të bjerë dëshmor, duke mbrojtur
pikërisht Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”. (19)
“Ndërsa si përfundim në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Bagdadi”
(Historia e Bagdadit), Hatib Bagdadi, na tregon se si Alkame Ibn Kajsi
dhe Harb Ibn Ebi Esued Diliu, rrëfyen se pasi shkuan tek bashkëkohësi i
nderuar, i Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Ejjub Ensariu, pasi ky i fundit sapo
ishte kthyer, nga Lufta e Siffinit e pyetën: “O Ebu Ejjub Ensariu! Allahu i
Lartësuar të dhuroi mirësi të shumta, i dërguari i Tij Muhammedi (p.q.m.t.),
ishte i ftuari yt i nderit, në shtëpinë tënde dhe deveja e këtij të fundit, u
gjunjëzua dhe u ul, përpara shtëpisë tënde. Ti me të vërtetë zotëron një vend
të lartë, të cilin shumë pak muslimanë e zotërojnë. Megjithatë asnjëri nga
bashkësia muslimane nuk e priste, madje mbetën të shtangur në vend, kur ti pasi
vendose armatosjen me shpatën dhe pajimet e tua luftarake, dole dhe luftove
kundër atyre jobesimtarëve dhe tradhtarëve, të cilët luftuan kundër besimtarëve
muslimanë, të cilët njëjësonin me meritë, Krijuesin e Gjithëfuqishëm!”
“Ndërsa bashkëkohësi i nderuar i Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Ejjub Ensariu
iu përgjigj, duke përdorur një fjalë të urtë arabe: “Inne raide la jukedhdhibu
ehleha” (Me të vërtetë kreu i karvanit, nuk i gënjen udhëtarët e karvanit). Sa
për sqarim: “Me kreun e karvanit, nënkuptojmë njeriun i cili merret me gjetjen
dhe sjelljen e ujit, si për vete ashtu edhe për udhëtarët e karvanit. Nëse ky i
fundit, gënjen dhe thotë se, nuk ishte i aftë të gjente ujë, atëherë ai merr në
qafë dhe bëhet shkas, për zhdukjen e tij dhe udhëtarëve të tjerë të karvanit”. “Në
të njëjtën mënyrë edhe Muhammedi (p.q.m.t.) na paralajmëroi, madje na urdhëroi
që të luftonim, kundër tre lloje grupesh, të cilët do të luftonin kundër Imam
Aliut (p.m.t.). Këta tre lloj grupesh janë: “Nakisinët” (Të Metët), Kasitinët
(Lakmitarët) dhe Marikinët (Luftënxitësit)”.
“Më pas, bashkëkohësi i nderuar i Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Ejjub Ensariu
shtoi: “Me Nakisinët (Të Metët), nënkuptojmë bashkëkohësit e Muhammedit
(p.q.m.t.), përkatësisht Talha Ibn Ubejdullahun dhe Zubejr Ibn Auuamin dhe
mbështetësit dhe përkrahësit e tyre, të cilët pasi u shmangën nga udha e
drejtë, ndezën flakën e Luftës së Xhemelit (Devesë) dhe si rrjedhojë ne luftuam
kundër tyre. Ndërsa me Kasitinët (Lakmitarët), nënkuptojmë Muauije Ibn Ebi
Sufjanin dhe Amr Ibn Asin dhe mbështetësit dhe përkrahësit e tyre, të cilët
luftuan për pushtet dhe udhëheqje dhe si rrjedhojë luftuam edhe kundër tyre.
Ndërsa tani në fund na pret lufta e tretë, ajo kundër Marikinëve
(Luftënxitësve), të cilët na kanë zënë pritë dhe janë vendosur në kopshtet e
hurmave dhe shtretërit e lumenjve. Betohem në Allahun (l.m.t.), se tani për
tani ne nuk e dimë vendndodhjen e këtyre të fundit, por me ndihmën dhe
vullnetin e Allahut (f.m.t.), do t’i gjejmë dhe do të luftojmë edhe kundër
tyre!”
“Më tej, bashkëkohësi i nderuar i Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Ejjub Ensariu
shpjegoi: “Unë kam dëgjuar të dërguarin e Allahut (k.m.t.), duke i thënë kështu
Ammar Ibn Jasirit: “O Ammar! Një grup kryengritësish mëkatarë dhe të
shmangur nga udha e drejtë do të të vrasin, pra ti do të biesh dëshmor, ndërsa
ti do të jesh në udhë të e drejtë dhe të vërtetë! O Ammar Ibn Jasiri! Kur të
shohësh se Imam Aliu (p.m.t.), do të ndjekë një udhë, ndërsa të tjerët do të
ndjekin një rrugë tjetër, ti pa u ngurruar aspak, ndiq udhën e Imam Aliut
(p.m.t.), sepse ky i fundit nuk do të të çojë kurrë në rrugë të gabuar dhe nuk
do të të shmangë kurrë nga udha e drejtë! O Ammar! Dije mirë se ai i cili,
aramatoset me shpatë dhe pajimet e tij luftarake dhe lufton, me synimin e
mbrojtjes së Imam Aliut (p.m.t.), kundër armiqve të tij, Allahu i Madhëruar do
t’i vendosë në qafë, dy varëse perlash dhe do ta stolisë atë, me një hijeshi
hyjnore, në Ditën e Gjykimit. Ndërsa ai cili armatoset me shpatë dhe pajimet e
tij luftarake dhe lufton, me synimin e ndihmesës, së armiqve të Imam Aliut
(p.m.t.) dhe me synimin e vrasjes së tij, Allahu i Lartësuar do t’i vendosë
atij në qafë, dy varëse nga zjarri i Xhehennemit, në Ditën e Gjykimit!”
“Ja pra në këtë mënyrë e përfundoi fjalimin e tij, bashkëkohësi i nderuar i
Muhammedit (p.q.m.t.), Ebu Ejjub Ensariu, ndërsa ne (Alkame Ibn Kajsi dhe Harb Ibn
Ebi Eseud Diliu), me qëllimin e miratimit, pohimit, nxitjes dhe dhënies shtysë,
së mendimit tonë të mirë për këtë të fundit, i dhamë fund bisedimit tonë duke
thënë: “Po ashtu është! Kjo është e saktë! Ju keni shumë të drejtë! Besojmë
fuqishëm se ju, e meritoni plotësisht këtë vend të lartë dhe dëshirojmë me
gjithë zemër, që Allahu (l.m.t.) t’ua shpërblejë më mirësitë e Tij të pafundme
në botën tjetër, për shkak të qëllimeve të tua bujare dhe dashamirëse”. (20)
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 5, fq. 47.
2. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 138.
3. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 7, fq. 512.
4. “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), Imam Buhariu, vëll. 5, fq. 149.
5. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 1, fq. 153.
6. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 5, fq. 47.
7. Ebu Ja’la, “Musnedu’l-Ebi Ja’la” (Zinxhiri i Transmetimit i Ebu Ja’las), vëll. 1, fq. 431; Imam Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 8, fq. 38; Mutteki Hindiu, “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 13, fq. 192; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 42, fq. 543.
8. Imam Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 9, fq. 136.
9. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 499, 500.
10. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 8, fq. 330.
11. Ibn Haxher Askalani, “Fethu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 13, fq. 45, 46.
12. Hafidh Ibn Kethir Dimeshki Selefiu, “Fillimi dhe Fundi”, vëll. 6, fq. 236; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Imami’l-Ahmedi’l-Ibni’l-Hanbeli” (Zinxhiri i Transmetimit i i Imam Ahmed Ibn Hanbelit), vëll. 6, fq. 52, 97; Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 120; Ibn Ebi Shejbe Kufiu, “Musannef” (Klasifikimi), vëll. 8, fq. 708; Ibn Raheuijje, “Musnedu’l-Ibni’r-Raheuijje” (Zinxhiri i Transmetimit i Ibn Raheuijjes), vëll. 3, fq. 892; Ebu Ja’la, “Musnedu’l-Ebi’l-Ja’la” (Zinxhiri i Transmetimit i Ebu Ja’las), vëll. 8, fq. 282; Imam Zemahsheriu, “Faik Fi’l-Garibi’l-Ehadithi” (Epërsia e Hadithëve të Çuditshëm), vëll. 1, fq. 353; Imam Hejthemiu, “Meuaridu’z-Zamani” (Përkujtimet e Kohës), fq. 453; Mutteki Hindiu, “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 11, fq. 197, 334; Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-A’lami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 2, fq. 177; Imam Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset më të Nderuara), fq. 224; Imam Hemeuiu, “Muxhemu’l-Buldani” (Përmbledhjet e Qytetëve), vëll. 2, fq. 314; Jakubi, “Tarihu’l-Jakubi” (Historia e Jakubit), vëll. 2, fq. 181; Imam Taberiu, “Tarihu’t-Taberi” (Historia e Imam Taberiut), vëll. 3, fq. 475.
13. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 366.
14. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 367.
15. Ibn Maxhe, “Sunenu’l-Ibni’l-Maxhe” (Sunetët e Ibn Maxhes), vëll. 166, fq. 142 Hadithi Nr: 142; Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 149; Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-A’lami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), vëll. 2, fq. 178; Imam Taberaniu, “Muxhemu’l-Eusati” (Përmbledhjet e Hadithëve më të Mesëm), vëll. 5, fq. 182; Imam Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 3, fq. 40; Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), vëll. 5, fq. 522; Ibn Kethir Dimeshki Selefiu, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 8, fq. 40.
16. Dijetar Xheththathi, “Ahkamu’l-Kur’ani” (Gjykimet e Kur’anit), vëll. 2, fq.508.
17. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 496, 500.
18. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 139.
19. Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), vëll. 4, fq. 32; Ibn Kethir Dimeshki Selefiu, “Bidaje ue’n-Nihaje” (Fillimi dhe Fundi), vëll. 7, fq. 339; Imam Harezmi, “Menakib” (Rrëfenjat), fq. 190; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 42, fq. 471.
20. Hatib Bagdadi, “Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), vëll. 13, fq.. 188; Ibn Asakiri “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 42, fq. 472.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Burimi: Medya Şafak