Gruaja palestinez hafize e Kur'anit në moshën 85-vjeçare
Një grua 85-vjeçare palestineze ka arritur për të mësuar të gjithë Kur’anin përmendësh, pavarësisht moshës së saj të vjetër.
Naima Vahabi Sultan, e cila nuk di të lexojnë ose të shkruajnë, sapo ka përfunduar memorizimin e Librt të Shenjtë, Kur’anin në tërësi, raportoi -faqja al- Raya website.
E lindur në vitin 1931, ajo jeton në al-Khalil (Hebron), dhe nuk ka fëmijë.
Naima ishte e inkurajuar për të mësuar përmendësh Kur'anin e Shenjtë duke parë se si me aq entuziazëm vajzat e reja marrin pjesë në kurse për mësimin përmendësh të Kur’anit.
Ajo thotë se ka vullnet të fortë dhe ka vetë-besim, si dhe ka besim në Zot i Cili e ndihmoi ate pët të arritur qëllimin e mësimit përmendësh të Kur'anit.
Kur'ani, libri i shenjtë i Islamit, ka 30 xhyxa (pjesë), 114 sure (kapituj) dhe 6,236 ajete.
Burimi: IQNA News