Armiqësia e Ibn Tejmijjes Ndaj Ehli Bejtit (Pjesa e Dytë)
Lajmi: medyasafak.net
Turqizoi: Ali İhsan Patnoslu
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një kryeartikull të disa dijetarëve shiitë iranianë, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e këtij kryeartikulli, është nxjerrja në pah e armiqësisë së Ibn Tejmijjes, ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.). Njëri nga shembujt më të qartë të Ibn Tejmijjes, është dhe kundërshtimi dhe armiqësia e tij, ndaj Ehli Bejtit të Muhammedit (p.q.m.t.), veçanërisht ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), Fatime Zehrasë (p.m.t.), Imam Hasanit (p.m.t.), Imam Husejnit (p.m.t.), si dhe ndaj anëtarëve të tjerë të bekuar”.
“Eksperti më i madh sunnit i fushës së hadithit, (muhaddithi) Ibn Haxher Askalani, në veprën e tij me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Gjuha e Peshores), e cila është cilësuar si vepra më e saktë, e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, nga ana e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve) shkruan: “Ibn Tejmijje, u fiksua aq shumë, me synimin e dhënies së përgjigjes së duhur dijetar Hilit, shkoi shumë larg derisa nënçmoi, përçmoi, përbuzi dhe përuli edhe postin e prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.q.m.t.)”. (1)
Mohimi i Ibn Tejmijjes i “Hadithit të Anijes”
“Para së gjithash, lërmëni t’iu bëjmë të qartë se “Hadithi i Anijes”, është një hadith i njohur, i cili kalon, si në veprat sunnite, ashtu edhe në veprat shiite, të përmbledhjes së hadithëve të vërtetë. Megjithatë Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, janë orvatur më të tëra mënyrat, me synimin e mohimit të këtij hadithi, duke e cilësuar këtë të fundit, si një hadith të shpikur, i cili nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi”.
“Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmije nuk ka ngurruar të shënojë: “Tani dua t’i drejtohem, atyre të cilëve aludojnë se “Hadithin e Anijes”, e ka thënë Muhammedi (p.q.m.t.). Ky hadith është si vijon: “Shembulli i Ehli Bejtit tim, është si shembulli i anijes së Nuhut (p.m.t.)”. “Tani dua të sqaroj se hadithi i lartpërmendur, është një hadith i shpikur, i cili jo vetëm që nuk zotëron asnjë zinxhir transmetimi, por nuk kalon në asnjë, nga veprat e permbledhjeve të hadithëve të vërtetë. Madje të tërë ata të cilët, shënojnë dhe përcjellin këtë hadith, duke ia veshur Muhammedit (p.q.m.t.), janë njëlloj si ata njerëz, “të cilët mbledhin dru në mesnatë” (një qortimi i rëndër për gënjeshtarët). Për më tepër, shënimi dhe përcjellja e tyre, është një dëshmi e qartë se hadithi i sipërcituar, është një hadith i shpikur”. (2)
“Tani për hir të së vërtetes, duhet të pohojmë se hadithi i mësipërm, ose siç njihet ndryshe “Hadithi i Anijes”, është i shënuar dhe i përcjellur, nga shumë bashkëkohës të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët janë si vijon: “1. Prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), 2. Ebu Dherri, 3. Abdullah Ibn Abbasi, 4. Ebu Said Hudriu, 5. Ebu Tufejli, 6. Enes Ibn Maliku, 7. Abdullah Ibn Zubejri, 8. Seleme Ibn Ekuaja dhe me radhë”.
“Gjithashtu lejomëni, që t’iu vë në dijeni të faktit, se hadithi në fjalë, ose siç njihet ndryshe “Hadithi i Anijes”, është i shënuar dhe i përcjellur, nga shumë vepra të njohura sunnite, të përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, të dijetarëve dhe eskpertëve sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve), të cilët janë si vijon: “1. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, 2. Imam Bedhdhari, 3. Imam Ebu Ja’la, 4. Imam Ibn Xherir Taberiu, 5. Imam Nesaiu, 6. Imam Taberaniu, 7. Imam Darekutniu, 8. Hakim Nishaburiu, 9. Ibn Merdeuije, 10. Ebu Naim Isfahani, 11. Hatib Bagdadi, 12. Ebu Mudhaffer Sem’ani, 13, Hafidh Ibn Ethiri, 14. Muhibb Taberiu, 15. Imam Dhehebiu, 16. Ibn Haxher Askalani, 17. Imam Sehauiu, 18. Imam Sujuti, 19. Ibn Haxher Mekkiu, 20. Mutteki Hindiu, 21. Shejh Ali Lexuesi, 22. Imam Munauiu dhe me radhë”.
“Tani ne jemi të gatshëm, që edhe ne të pranojmë, më përzemërsinë më të madhe, pohimin e Ibn Tejmjjes, por vetëm me një kusht, që nëse dijetarët dhe eskpertët sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët), të cilët i kemi përmendur më lart, të jenë të tërë “ata të cilët mbledhin dru në mesnatë” (një qortimi i rëndër për gënjeshtarët), pra muhaddithë tërësisht të paaftë, të cilët nuk mund të dallojnë, të vërtetën nga e gabuara”.
Shpifja e Ibn Tejmijjes, Ndaj Prijësit të Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)
“Eksperti më i madh sunnit i fushës së hadithit, (muhaddithi) Ibn Haxher Askalani, cili ka marrë edhe ofiqin e nderit, duke u cilësuar si “hafidh”, nga dijetarët dhe eskpertët sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët), në veprën e tij me titull: “Lisanu’l-Mizani” (Gjuha e Peshores), e cila gjithashtu, është cilësuar si vepra më e saktë, e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë, nga ana e dijetarëve dhe ekspertëve sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithëve) shkruan: “Ibn Tejmijje, u fiksua aq shumë, me synimin e dhënies së përgjigjes së duhur dijetar Hilit, shkoi shumë larg derisa nënçmoi, përçmoi, përbuzi dhe përuli edhe postin e prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”. (3)
“Madje Ibn Haxher Askalani vijon më tej duke thënë, Ibn Tejmijje e ka tejkaluar cakun, me fyerjet, nënçmimet, sharjet, ofendimet, përçmimet, përuljet dhe përbuzjet, ndaj prijësit të besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.). Madje në veprën e tij me titull: “Dureru’l-Kamine” (Dëmet e Dyfytyrëshit), dijetari i madh sunnit, Ibn Haxher Askalani, thekson se Ibn Tejmijje, është shprehur në këtë mënyrë të ndyrë dhe të pacipë: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), gaboi në shtatëmbëdhjetë çështje, si dhe kundërshtoi argumentët e padiskutueshëm fetarë, pra përkatësisht ajetët kuranorë dhe sunnetin profetik të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (4)
“Më tej Ibn Haxher Askalani kumton: “Dijetarët më të mëdhenj sunnitë, kanë mendime të ndryshme, mbi cilësimin dhe vlerësimin e besimit të Ibn Tejmijjes. Disa nga këta dijetarë, janë të mendimit se, Ibn Tejmijje është një materialist, sepse ky i fundit në veprën e tij me titull: “Akidetu’l-Hemeuijje” (Besimi i Rëndësishëm), ka shpalosur haptazi, besimin e tij të palëkundur, mbi sendërtimin dhe trupëzimin e Allahut të Madhëruar, duke këmbëngulur se dora, këmba, kofsha dhe fytyra e Allahut të Lartësuar, është sendërtuar dhe trupëzuar në trupin e një njeriu”. (Allahu (f.m.t.) na ruajttë!)
“Më tej Ibn Haxher Askalani shkruan: “Ndërsa disa dijetarë të tjerë të mëdhenj sunnitë, e kanë cilësuar dhe vlerësuar Ibn Tejmijjen, si një mëkatar dhe mohues, sepse ky i fundit ka mohuar mbështjetjen dhe ndërmjetësimin e Muhammedit (p.q.m.t.) në botën tjetër, për besimtarët muslimanë dhe si rrjedhojë, Ibn Tejmijje jo vetëm që ka nënçmuar, përçmuar, përbuzur dhe përulur, postin madhor të Muhammedit (p.q.m.t.), si i dërguari i Allahut (k.m.t.), por ka zhvlerësuar dhe besimin në rëndësinë madhështore të profetësisë së Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Si përfundim Ibn Haxher Askalani e mbyll, duke theksuar: “Disa njerëz e cilësojnë, prijësin e besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), si një dyfytyrësh, duke u mbështetur në disa thashetheme të shëmtuara, të servirura nga Ibn Tejmijje, i cili shprehet ka shprehur: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), kreu disa herë orvatje, për të shtënë në dorë udhëheqjen, por ai mbeti fillikat i vetëm në këto orvatje, sepse askush nuk ia zgjati atij dorën e ndhmës. Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), luftoi për pushtet dhe nuk luftoi për drejtësi, ose për zbatimin e ligjeve të Allahut (l.m.t.). Ndërsa pranimi i fesë islame i Ebu Bekrit, kur ky i fundit ishte mesoburrë, është më i vyer, se sa pranimi i fesë islame i Ali Ibn Talibit (p.m.t.), ndonëse ky i fundit, e pranoi fenë islame, kur ishte ende fëmijë. Për më tepër kërkesa për martesë e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), drejtuar të bijës së Ebu Xhehlit, ishte një e metë e madhe nga ana e tij”.
“Duke u mbështetur, në thëniet e ndyra dhe të pacipa, të Ibn Tejmijjes, shumë dijetarë të mëdhenj dhe të njohur sunnitë, e kanë cilësuar Ibn Tejmijjen si një dyfytyrësh, duke u nisur nga hadithi i Muhammedi (p.q.m.t.): “Me të vërtetë vetëm dyfytyrëshi, mund të ushqejë armiqësi dhe urrejtje ndaj teje o Ali!”
“Tani lërmëni t’iu shpjegojmë, se këta pohime, nuk janë pohimet e një dijetari shiit, përkundrazi janë pohimet, e një dijetari të madh sunnit, më saktësisht Ibn Haxher Askalanit, i cili ka shpalosur hapur dhe qartë, qëndrimin e tij ekstremist dhe fanatik, ndaj besimtarëve dhe dijetarëve shiitë. Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje, ose më mirë lë të themi në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’l-Bidati’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Risive Profetike), ashtu siç e ka cilësuar Ibn dijetar Emini shton: “Imam Shafiiu dhe Imam Meruediu, shkruan një vepër të madhe, në të cilën shënuan thëniet e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), të cilat besimtarët muslimanë nuk i zbatuan. Arsyeja kryesore e këtij kundërshtimi dhe mohimi ishte, se thëniet e bashkëkohësve të tjerë të Muhammedit (p.q.m.t.), ishin më të sakta dhe më pranë Kur’anit dhe Sunnetit, se sa thëniet e Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)”.
“Tani nuk mund të lëmë, pa përmendur faktin se Imam Aliu (p.m.t.), ishte ai bashkëohës i nderuar i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili e pranoi fenë islame, që kur ishte ende fëmijë, ishte djali i xhaxhait dhe dhëndri i Muhammedit (p.q.m.t.), si dhe prijësi i besimtarëve muslimanë. Gjithashtu Imam Aliu (p.m.t.), ishte ai besimtar musliman, i cili që nga pranimi i fesë islame dhe deri në frymën e fundit, qëndroi pranë dhe luftoi krah për krah me Muhammedin (p.q.m.t.), deri në atë shkallë sa Muhammedi (p.q.m.t.), e lavdëroi Imam Aliun (p.m.t.), si dëshmitarin e të Vërtetës (Allahut (f.m.t.)), duke thënë: “Me të vërtetë Aliu (p.m.t.), është me të Vërtetën (Allahun k.m.t.)) dhe e Vërteta Allahu (l.m.t.)), është me Aliun (p.m.t.)”. (5)
“Muhammedi (p.q.m.t.) herë pas here, e krahasonte Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), me vetë Kur’anin Famëlartë, duke shpalosur: “Me të vërtetë Aliu (p.m.t.), është me Kur’anin dhe Kur’ani është me Aliun (p.m.t.). Këta të dy nuk ndahen kurrë nga njëri-tjetri, derisa të më kthehen mua në krye të lumit (Keuther)”. (6)
“Tani duam t’i shtrojmë një pyetjeve besimtarëve muslimanë: “Vallë si ështe e mundur që mund t’i besojmë këtyre shpifjeve fyese, nënçmuese, sharëse, ofenduese, përçmuese, përulëse dhe përbuzëse, të një njeriu të ndyrë, të pacipë dhe të ulët, si Ibn Tejmijje, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, duke i përshkrua shok Allahut (f.m.t.), duke adhuruar idhujt, duke luajtur bixhoz, duke pirë verë dhe duke dëgjuar muzikë?!”
Shpifjet e Shëmtuara të Ibn Tejmijjes, Ndaj Prijësit të Besimtarëve Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)
“Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje citon: “Dijetarët më të mëdhenj sunnitë, janë të mendimit se kjo është udha e drejtë (gjithashtu edhe shumë ideologji dhe rryma esktremiste dhe fanatike), se ju (besimtarët dhe dijetarët shiitë), kundërshtoni vetveten. Më këtë nënkuptoj se harixhitë (të përjashtuarit) dhe grupet e tjera e cilësojnë Aliun (p.m.t.) si mëkatar, ndërsa mutezilitë (të larguarit) dhe meruanitë (ndjekësit e Abdulmelik Ibn Meruanit), ngrejnë hijen e dyshimit, mbi drejtësinë e Aliut (p.m.t.). Nëse ne do t’iu shtrojmë petjen: “Vallë cili është argumenti juaj, mbi besimin, drejtësinë dhe udhëheqjen e Aliut (p.m.t.), ju nuk keni asnjë përgjigjeni të saktë, për të na kthyer”.
“Ja pra kjo armiqësia dhe urrejtja e hapur dhe e qartë e Ibn Tejmijjes, ndaj prijësit të besimtarëve muslimanë, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), për të cilin vetë Allahu (k.m.t.), e ka cilësuar si një “besimtar” dhe madje si “kujdestar” dhe udhëheqësin e bashkësisë muslimane. Allahu (k.m.t.) në ajetin 55 të Sures Maide totë: “Miku juaj (i afërt) është vetëm Allahu, është i dërguari i Tij dhe besimtarët, të cilët falin namazin dhe japin zekatin duke u përulur (në namaz)”. “Shumë dijetarë të mëdhenj dhe të njohur sunnitë, janë të njëzëri mbi faktin se ajeti i lartpërmendur, ka zbritur pikërisht për Imam Aliun (p.m.t.). Madje Gjykatës Ixhiu mbi këtë çështje shprehet: “Të tërë komentuesit e njohur të Kur’anit Fisnik, janë të njëzëri mbi faktin se ajeti i sipërcituar, ka zbritur për Imam Aliun (p.m.t.)”. (7)
“Ndërsa Sadudddin Taftazani citon: “Bashkësia e komentuesve më të mëdhenj të Kur’anit Famëlartë, janë të njëzëri mbi faktin se ajeti i mësipërm, ka zbritur pikërisht për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.), i cili ndërsa ishte në namaz, përkatësisht i përulur, hoqi nga gishti i tij unazën e tij dhe ia dhuroi një të varfëri në nevojë”. (8)
“Ndërsa dijetar Ali Ibn Muhammed Hanefiu, ose siç njihet ndryshe “Mbarështuesi i Zogjve”, mbi këtë çështje sqaron: “Shumica dërrmuese e komentuese të Kur’anit Fisnik, janë të njëzëri mbi faktin se ajeti në fjalë, ka zbritur pikërisht për prijësin e besimtarëve, Ali Ibn Talibin (p.m.t.), i cili ndërsa ishte duke falur namaz, më saktësisht ndërsa ishte i përulur, hoqi nga gishti i tij dhe i dhuroi unazën e tij një të varfëri”. (9)
“Ndërsa dijetar Alusiu pohon: “Shumica dërrmuese e ekspertëve sunnitë, të fushës së hadithit (muhaddithëve) dhe interpretuesve dhe komentuesve të Kur’anit Famëlartë, janë të mendimit se ky ajet, ka zbritur pikërisht për Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)”. (10)
“Një tjetër çështje delikate, e cila ka të bëjë më përcaktimin e Imam Aliut (p.m.t.), si prijësin e parë të bashkësisë muslimane, menjëhërë pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë në botën tjetër, është një çështje e cila ia vlen, që të sqarohet më vete, por për qëllimin kryesor të zbritjes së ajetit 55 të Sures Maide, nuk ka asnjë dyshim se, të tërë komentuesit e Kur’anit Fisnik, janë të njëzëri mbi faktin, se ky ajet ka zbritur pikërisht, për vërtetimin e besimit e drejtësisë, udhëheqjes së Imam Aliun (p.m.t.)”.
“Megjithatë Ibn Tejmijje i verbëruar nga armiqëisa dhe urrejtja e skajshme, smira dhe zilia e thellë në shpirt dhe në zemër, ndaj prijësit të besimtarëve, Imam Aliut (p.m.t.), ka përdorur shpifje fyese, nënçmuese, sharëse, përçmuese dhe përbuzëse ndaj këtij të fundit”.
“Tani duam t’i ngrejmë dy pyetje, Ibn Tejmijjes dhe ndjekësve të tij: “Të tërë ju e dini shumë mirë faktin se Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), ishte njëri nga bashkëkohësit e nderuar të Muhammedit (p.q.m.t.), të cilët jo vetëm që njihen, si besimtarë të përkushtuar daj adhurimit të Allahut (l.m.t.), por gjithashtu njihen të tërë dhe si njerëz të drejtë dhe të ndershëm. Vallë a nuk ishte Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.)?!” “Vallë a nuk ishin të tërë bashkëkohësit e Muhammedit (p.m.t.) të drejtë dhe të ndershëm, pikërisht ashtu siç i ka përshkruar i dërguari i Allahut (f.m.t.), ose ju keni nevojë të domosdoshme, për një argument mbi drejtësinë e tyre?!”
Shpifja e Ndyrë e Ibn Tejmijjes, se Ajeti i Ndalimit të Pijeve Alkoolike, Ka Zbritur Për Prijësin e Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.)
“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje nuk ka ngurruar të theksojë: “Allahu i Lartësuar e ka zbritur ajetin 43 të Sures Nisa: “O ju besimtarë, mos iu afroni namazit duke qenë të dehur, derisa të dini se çfarë flisni”, për Aliun (p.m.t.), sepse ky i fundit e kishte falur namazin e tij, në mënyrë të gabuar”. (11)
“Ndërsa në anën tjetër, dijeratët me të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, janë të njëzëri mbi faktin se ajeti i lartpëmdur, ka zbritur për Umer Ibn Hattabin. Megjithatë duke u nisur nga fakti, se ne jemi duke iu kundërpërgjigjur këtyre shpifjeve të ndryra dhe të ulëta, të këtij pseuodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, siç është Ibn Tejmijje dhe ndjekësit e tij, ne do mjaftohemi duke sjellur disa shembuj, nga veprat e këtyre të fundit dhe më pas do të bëjmë krahasimin më hadithët e shënuar, në përmbledhjet e hadithëve të vërtetë të muhaddithëve shiitë”.
“Eksperti i njohur sunnit, i fushës së hadithit (muhaddithi) Imam Dhehebiu, i cili ka marrë edhe ofiqin e nderit, duke u cilësuar si “dijetar”, nga dijetarët dhe eskpertët sunnitë, më të mëdhenj dhe më të njohur, të fushës së hadithit (muhaddithët), në veprën e tij me titull: “Sijerul’l-Alami’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj) dhe dijetar Zemahsheriu (me qasje emeuiste), në veprën tij me titull: “Rabbiu’l-Ebrari” (Zotëria i Mirësisve), shënon: “Allahu i Madhëruar, ka zbritur tre ajetë mbi çëshjen e ndalimit rreptësisht, të pijeve alkoolike. Ajeti i parë është ajetin 219, i Sures Bekare, në të cilin thuhet: “Të pyesin ty, për verën dhe bixhozin. Thuaj: “Që të dyja janë mëkat i madh, ndonëse gjendet dhe një dobi e vogël për njerëz, megjithatë dëmi i tyre, është më i madh se dobia e tyre”. “Me ajetin e lartpërmendur nënkuptojmë, se disa bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.) pinin verë, ndërsa disa të tjerë, e kishin lënë tanimë pirjen e saj”.
“Njëri nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.) pasi kishte pirë pije alkoolike, gjatë faljes së namazit kishte follur broçkulla dhe dokrra. Në lidhje më ketë ngjarje të shëmtuar, zbriti ajeti i dytë, ajeti 90 i Sures Maide, në të cilin thuhet: “O ju besimtarë, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall), janë vepra të ndyra të shejtanit. Pra, largohuni nga këto, që të jeni të shpëtuar”. “Megjithatë dhe pas zbritjes së ajetit të sipërcituar, mbi ndalimin e pijeve alkoolike, disa muslimanë ende vijonin, në pirjen e pijeve alkoolike, deri në atë shkallë sa Umer Ibn Hattabi, njëherë kishte pirë aq shumë pije alkoolike, sa ishte dehur keqazi, pra ishte bërë tapë dhe më pas kishte goditur disa herë, me kockën e nofullës së devesë, në kokën e Abdurrahman Ibn Aufit, duke gjakosur keq, si dhe duke i shkaktuar plagë të rënda”.
“Më pas Umer Ibn Hattabi, ishte ulur mbi një vend të ngritur, dhe ashtu siç ishte tapë, kishte recituar poezinë e Esued Ibn Abdujagusit, duke mallkuar idhujtarët mekkas kurejshë, të vrarë dhe të groposur në një pus, pas përfundimit të Luftës së Bedrit. Kur lajmi për këtë njarje të kobshme, i erdhi Muhammedit (p.q.m.t.), ky i fundit kishte hedhur, veshjen e tij në tokë. Sapo e mori vesh ngjarjen e dhimbshme, i dërguari i Allahut (f.m.t.), doli jashtë i nevrikosur dhe mori diçka në tokë, me synimin e ndëshkimit të Umer Ibn Hattabit”.
“Kur Umer Ibn Hattabi, e pa Muhammedin (p.q.m.t.), në këtë gjendje të nevrikosur pëshpëriti: “Unë i mbështetem Allahut (k.m.t.), nga zemërimi i të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Pikërisht në këtë çast zbriti ajeti 91, i Sures Maide, në të cilin thuhet: “Me të vërtetë shejtani i mallkuar, nuk dëshiron asgjë tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit, të mbjellë armiqësi në mesin taj, t’iu pengojë nga të përmendurit e Allahut dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?!” “Kur e dëgjoi ajetin e mësipërm, Umer ibn Hattabi tha: “I dhashë fund!” (12)
“Duke u mbështetur në hadithin në fjalë, arrijmë në përfundimin, se Umer Ibn Hattabi na paska thënë: “I dhashë fund!” Këtë ne nuk mund ta dimë me siguri, nëse Umer Ibn Hattabi, i ka dhënë më të vërtetë fund, ose ka vijuar në pirjen e pijeve alkollike, sepse sipas dijetarëve të mëdhenj dhe të njohur sunnitë, ky zakon i mbrapshtë i epokës së padijes, ka vijuar edhe për një kohë të gjatë, pas shtegtimit të Muhammedit (p.q.m.t.) nga kjo botë, për në botën tjetër”.
“Në veprën e tij me titull: “Muatta” (Lidhja), imami malikit, Malik Ibn Enesi, (sipas disa dijetarëve sunnitë, kjo vepër renditet si gjashtë veprat, e përmbledhjeve të hadithëve të vërtetë) shkruan: “Abdurrahman Ibn Kasimi, na tregoi se robi i Umer Ibn Hattabit, Eslemi, duke shkuar për në Mekkën e Nderuar, takoi Abdullah Ibn Ajjash Mahzumin dhe ai tregoi se, ai mbante një enë të vogël, me një pije alkoolike, të bërë nga hurma, të quajtur “nebid”. Eslemi iu drejtua këtij të fundit dhe i rrëfeu: “Kjo pije alkoolike, e bërë nga hurma, “nebidi”, është pija e parapëlqyer e Umer Ibn Hattabit”. “Më pas Abdullah Ibn Ajjash Mahzumi, mbushi një enë të madhe, me këtë pijë alkoolike, të bërë nga hurma “nebidi” dhe ia dërgoi Umer Ibn Hattabit. Ky i fundit, pasi e vuri në buzë, këtë pije alkoolike, të bërë nga hurma “nebidi”, duke tundur kokën i kënaqur tha: “Me të vërtetë, kjo është një pije e mirë dhe e piu me fund”.
“Tani do të kaljmë, në përkufizimizin e fjalorëve enciklopedikë, të gjuhës arabe, të përpiluar nga gjuhëtarët dhe leksikografët, të cilët e përkufizojnë fjalën “nebid” si: “Nebidi” është një pije alkoolike, e përbërë nga hurma dhe rrushi i thatë i zi pa farë, e cila pasi vendoset në një enë normale (kazan), ose në enë lëkure (gajde), zihet duke i shtuar ujë. Më pas ky lëng fermentohet dhe shndërrohet në një pije alkoolike”. (13)
“Ndërsa në veprën e tij me titull: “Mexhmua” (Përmbledhja), Muhjiddin Neueuiu shpjegon: “Vera dhe gjaku janë pije të ndyrë, sepse Allahu (f.m.t.) në ajetin 90, të Sures Maide urdhëron: “O ju besimtarë, s’ka dyshim se vera, bixozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall), janë vepra të ndyra të shejtanit. Pra, largohuni nga këto, që të jeni të shpëtuar”. “Ndërsa për sa i përket “nebidit”, sqarojmë se kjo e fundit, është një pije alkoolike, e bërë nga hurma dhe si rrjedhojë pirja e saj është e ndaluar. Arsyeja është e thjeshtë, sepse “nebidi” i përngjan verës, e cila është një pijë alkoolike dehëse për njeriun, kështu që është e ndaluar njëlloj si vera”. (14)
“Tani duam të theksojmë, se eshtë më vërtetë i çuditshëm, fakti i pamohueshëm, se prijësi i dytë i bashkësisë muslimane, Umer Ibn Hattabi, nuk i ka dhënë kurrë fund, pirjes se pijeve alkoolike, deri në çastin e fundit, të jetës së tij. Madje dijetarët më të mëdhenj të sunnitë, kanë pohuar se dhe në çastin e vdekjes, Umer Ibn Hattabi, ka kërkuar që t’i sillnin, pije alkoolike për të pirë. Në veprën e tij me titull: “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), dijetari i madh sunnit, Ibn Sa’di ka shkruar: “Abdullah Ibn Ubejdi, rrëfeu se kur Ebu Lu’lu (Babi i Perlës), plagosi me hanxher Umer Ibn Hattabin, besimtarët muslimanë e këshilluan: “O prijësi i besimtarëve, nëse pi diçka, do të të bëjë mirë, në parandalimin e dhimbjes”. “Si rrjedhojë Umer Ibn Hattabi bërtiti: “Sillmëni “nebid!” “Arsyeja e kërkimit, së kësaj pije alkoolike, të bërë nga hurma, të quajtur “nebid”, është shumë e thjeshtë, sepse kjo e fundit, ishte pija e tij alkoolike e parapëlqyer gjatë tërë jetës së tij. Më tej Abdullah Ibn Ubejdi tregon se, nga plaga e Umer Ibn Hattabit, rridhte gjak i përzier me “nebid”. (15)
Mohimi i Ibn Tejmijjes, së Dijes së Prijësit të Besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.)
“Pseudodijetari uehhabist, me qasje emeuiste, Ibn Tejmijje, është orvatur ditë e natë, lart e poshtë, papushim dhe pandërprerje, me synimin e ngritjes, së hijes së dyshimit, mbi dijen pafund dhe të pamasë, të prijësit të besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibit (p.m.t.), si dhe duke u orvatur me të tëra mënyrat, në ngritjen e pamerituar në piedestal, të dy prijësve të parë, të bashkësisë muslimane, përkatësisht Ebu Bekrit dhe Uthman Ibn Affanit. Në veprën e tij me titull: “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), Ibn Tejmijje, pa u skuqur dhe pa u zverdhur aspak nga vetvetja, ka pohuar: “Sipas mendimit të njohur, të përhapur dhe të pranuar, në mesin e bashkësisë së dijetarëve sunnitë, Aliu (p.m.t.) e mësoi dijen nga Ebu Bekri”. (16)
“Tani këtu, nuk mund të lëmë pa përmendur faktin, se ndonëse i njëjti Ebu Bekr, i cili nuk dinte as kuptimin e dy fjalëve të thjeshta arabe, kuptimin e së cilave i njihte çdo endacak i pashkolluar, shkretinor arab, siç janë fjalët: “fakihetun” (frut, pemë) dhe “ebba” (kullosa, kullota, livadhe, lugina), pikërisht ashtu siç përshkruhet, në ajetin 31, të Sures Abese, në të cilin thuhet: “Dhe fruta (pemë) dhe kullosa (kullota)”.
“Madje Ebu Bekri kishte dështuar, në mësimin e kuptimit elementar, të këtyre dy fjalëve të thjeshta, për vite e vite me radhë. Kur një bashkëkohës i Muhammedit (p.q.m.t.) e pyeti: “O Ebu Bekr, cili është kuptimi i fjalës “ebb” (kullosë)?!” “Ky i fundit heshti dhe nuk u përgjigj, sepse nuk e dinte kuptimin e kësaj fjale dhe më pas shtoi: “Nëse flas pa dijeni, për kuptimin e një fjale, e cila është përmendur në një ajet kuranor, vallë në cila hije e kupës qiellore, do të më bëjë hije dhe cila pjesë e tokës do të më strehojë?!”. (17)
“Tani pas paraqitjes dhe sjelljes, së tërësisë së argumentëve, mbi paditurinë e Ebu Bekrit dhe Umer Ibn Hattabit, për të mos u zgjatur më shumë, do t’i luteshim besimtarëve muslimanë, lexuesve tanë të dashur dhe ndjekësve tanë të nderuar, që të shfletojnë burimet dhe veprat e duhura sunnite, me synimin e zbulimit të së vërtetës, mbi paditurinë e skajshme, të këtyre dy prijësve të bashkësisë muslimane”.
“Ndërsa tani pa humbur kohë, lërmëni të kalojmë në paraqitjen dhe sjelljen e menjëhershme, të disa argumentëve, të cilët vërtetojnë dijen e pafund dhe të pamasë, të prijësit të besimtarëve. Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Unë jam qyteti i dijes, ndërsa Aliu (p.m.t.) është dera e tij”. (18)
“Prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është bashkëkohësi i vetëm i Muhammedit (p.q.m.t.), i cili pati guximin të thotë: “Pyetmëni për gjithçka, përpara se të më humbisni si njeri!” “Askush para dhe pas Imam Aliut (p.m.t.), nuk e ka patur guximin, në përsëritjen e kësaj thënieje. Shumica dërrmuese e dijetarëve më të mëdhenj dhe më të njohur sunnitë, janë të njëzëri mbi faktin se asnjë nga bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), nuk e ka patur guximin të thotë: “Pyetmëni për gjithçka”, ashtu siç ka patur guximin të thotë prijësi i besimtarëve, Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.)”, duke nënkuptuar këtu, hadithin në fjalë, të Imam Aliut (p.m.t.)”. (19)
“Ndërsa Ibn Abbasi shënon: “Betohem në Allahun (f.m.t.), se nëntë nga dhjetë pjesët e dijes, i janë dhënë Ali Ibn Eb alibit (p.m.t.), si dhe betohem në Allahun (k.m.t.), se Aliu (p.m.t.) ka ndarë së bashku me ju, vetëm një nga këto nëntë pjesë”. (20)
“Ndërsa si përfundim në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), Imam Buhariu përmbledh: “Na tregoi Ata, se Aishe Bint Ebi Bekri rrëfeu: “Ali Ibn Ebi Talibi (p.m.t.), është njohësi më i mirë, i sunnetit profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), në mesin e të tërë bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”. (21)
Burimet e Referuara Për Këtë Artikull:
1. Ibn Haxher Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Gjuha e Peshores), vëll. 6, fq. 319.
2. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 7, fq. 395.
3. Ibn Haxher Askalani, “Lisanu’l-Mizani” (Gjuha e Peshores), vëll. 6, fq. 319.
4. Ibn Haxher Askalani, “Dureru’l-Kamine” (Dëmet e Dyfytyrëshit), vëll. 1, fq. 155.
5. “Hadithin e Lartpërmendur, e Kanë Shënuar, Shumë Dijetarë dhe Ekspertë Sunnitë, të Mëdhenj dhe të Njohur, të Fushës së Hadithit (Muhaddithë), në Veprat e Tyre të Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë, të Cilat Janë si Vijon: “Imam Hejthemiu, “Mexhmeu’z-Zeuaidi ue Menbeu’z-Zeuaidi (Përmbledhja e Shtimeve Dhe Lajmërimi i Shpëtimeve), vëll. 7, fq. 235, (Ky i Fundit, Pasi ka Shënuar dhe Përcjellur Hadithin e Sipërcituar, Shton se Këtë Hadith e Kanë Shënuar dhe Ebu Ja’la dhe Muhaddithë të Tjerë Besnikë, Të Drejtë dhe të Ndershëm); Hakim Nishaburiu, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit), vëll. 3, fq. 124, (Ky i Fundit, Pasi e Ka Shënuar dhe Përcjellur Hadithin e Mësipërm, Shton se Ky Është Një Hadith i Vërtetë); Hatib Bagdadi, “Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), vëll. 14, fq. 322; Ibn Kutejbe Dineueriu, “Imame ue’s-Sijase” (Udhëheqja dhe Politika), vëll. 1, fq. 98; Fahruddin Raziu, “Tefsiru’l-Kebiri” (Komentimi i Madh), vëll. 1, fq. 205; Faruddin Raziu, “Mahsul” (Prodhimi), vëll. 6, fq. 134 dhe me Radhë”.
6. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek Ala’s-Sahihajni” (Perceptimi i Dy Përmbledhjeve të Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut dhe Imam Muslimit), (Ky i Fundit, Pasi e Ka Shënuar dhe Përcjellur Hadithin Në Fjalë, Shton se Ky Është Një Hadith i Vërtetë, i Cili Zotëron një Zinxhir të Vërtetë Transmetimi dhe Këtë Hadith e Ka Shënuar Muhaddithi Ebu Sa’id Tejmiu (Ose Siç Njihet Ndryshe Ukejsa), i Cili Ndonëse Është Një Muhaddith Besnik, i Drejtë dhe i Ndershëm, Pra Ndonëse i Ka Përmbushur Kushtet, As Imam Buhariu dhe As Imam Muslimi, Nuk e Kanë Shënuar, në Përmbledhjet e Tyre, të Hadithëve të Vërtetë”.
7. Gjykatës Ixhiu, “Menakib Fi’l-Ilmi’l-Kelami” (Rrëfenjat e Shkencës së Apologjetikës), fq. 405.
8. Saduddin Taftazani, “Sherhu’l-Mekasidi Fi’l-Ilmi’l-Kelami” (Shpjegimi i Pikësynimeve Në Shkencën e Apologjetikës), vëll. 5, fq. 270.
9. Ali Ibn Muhammed Hanefiu, ose siç njihet ndryshe “Mbarështuesi i Zogjve”, “Sherhu’t-Texhridi’l-Akaidi” (Shpjegimi i Përbledhjes së Besimeve), fq. 368.
10. Dijetar Alusiu, “Ruhu’l-Meani” (Shpirti i Kuptimeve), vëll. 6, fq. 168.
11. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 4, fq. 65.
12. Imam Dhehebiu, “Sijeru’l-A’lamui’n-Nubula” (Jetëshkrimi i Dijetarëve të Mëdhenj), (vëll. 20, fq. 191); Dijetar Zemahsheriu “Rabbiu’l-Ebrari” (Zotëria i Mirësive), vëll. 1, fq. 398; Ibn Shebbe, “Tarihu’l-Medenijjeti” (Historia e Qytetërimit), vëll. 3, fq. 863.
13. Ibn Haxher Askalani, “Taxhu’l-Arusi” (Kurora e Dhëndrit) vëll. 5, fq. 500, Artikulli “Nebid”.
14. Muhjiddin Neueuiu, “Mexhmua” (Përmbledhja) (vëll. 2, fq.. 563)
15. Muhammed Ibn Sa’di “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), vëll. 3, fq. 354; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 44, fq. 430; Imam Bejhakiu, “Sunenu’l-Kubra” (Sunetët e Mëdhenj), vëll. 3, fq. 113; Ibn Haxher Askalani, “Fet’hu’l-Bari” (Çlirimi i Qartë), vëll. 7, fq. 52; Ibn Ebi Shejbe Kufiu, “Musannef” (Klasifikimi), vëll. 5, fq. 488; Ibn Abdulberri, “Istiabi” (Pendimi), vëll. 3, fq.1154 dhe me Radhë.
16. Ibn Tejmijje, “Minhaxhu’s-Sunneti’n-Nebeuiijeti” (Metodologjia e Sunnetit Profetik), vëll. 5, fq. 513.
17. Imam Xhelaluddin Sujuti, “Durru’l-Mensuri” (Dëmet e Mensurit), vëll. 6, fq. 317.
18. Imam Taberaniu, “Muxhemu’l-Kebiri” (Përmbledhja e Madhe), vëll. 11, fq. 55; Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja Në Pyll) vëll. 4, fq. 22; Hatib Bagdadi “Tarihu’l-Bagdadi” (Historia e Bagdadit), vëll. 3, fq. 181; Imam Sujuti, “Xhamiu’s-Sagiri” (Përmbledhja e Vogël), vëll. 1, fq. 415 dhe vëll. 3, fq. 60; Në Veprën e Tij me Titull: “Mustedrek” (Perceptimi), vëll. 3, fq. 126, 127, Hakim Nishaburiu, Pasi e Ka Shënuar dhe Përcjellur Hadithin e Lartpërmendur, në Udhë të Ndryshme Transmetimi, Ka Pohuar se Hadithi i Sipërcituar, Është Një Hadith i Vërtetë; Gjithashtu në Veprën e Tij me Titull: “Kenzu’l-Ummali” (Pasuria e Veprave), vëll. 13, fq. 149, Mutteki Hindiu, Pasi e Ka Shënuar dhe Përcjellur Hadithin e Mësipërm, Ka Theksuar se Hadithi Në Fjalë, Është Një Hadith i Vërtetë”.
19. Hakim Nishaburiu, “Mustedrek” (Percepimi), vëll. 3, fq. 122; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 42, fq. 387; Harezmi, “Menakib” (Rrëfenjat), fq. 329; Imam Ahmed Ibn Hanbeli, “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytet e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)); vëll. 2, fq. 646; Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), vëll. 4, fq. 22; Imam Neueuiu, “Tehdhibu’l-Esmai ue’l-Lugati” (Afrimi i Emrave dhe i Gjuhës), vëll. 1, fq. 317; Harezmi, “Menakib” (Rrëfenjat), fq. 90;
20. Ibn Abdilberri, “Istiabi” (Pendimi), vëll. 3, fq. 1104; Ibn Ethiri, “Usdu’l-Gabe” (Mbyllja në Pyll), vëll. 4, fq. 22; Salih Shamiu, “Sebilu’l-Huda ue’r-Reshadi” (Rruga e Udhëzimit dhe Maturimit), vëll. 11, fq. 289; Imam kunduziu, “Jenabiu’l-Meueddeti Li’Dheui’l-Kurba” (Përfitimet e Dashurisë Farefisnore), vëll. 1, fq. 213; Imam Neueuiu, “Tefsiru’th-The’alebi” (Komentimi i Dhelprës), fq.52; Imam Neueuiu, “Tehdhibu’l-Esmai ue’l-Lugati” (Afrimi i Emrave dhe i Gjuhës), vëll. 1, fq. 317.
21. Imam Buhariu, “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), vëll. 2, fq. 255 dhe vëll. 3, fq. 228; Ibn Asakiri, “Tarihu’l-Medineti’d-Dimeshki” (Historia e Qytetit të Damaskut), vëll. 42, fq. 408 dhe me Radhë.
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(m.m.t.) - mëshira mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Vijon...
Burimi: Medya Şafak