Mbi 50 vende do të marrin pjesë në Garat e 6-ta Ndërkombëtare të Kur’anit për Studentet Muslimanë
Sekretari i Garave të 6-ta Ndërkombëtare të Kur'anit për Studentët Muslimanë tha se përfaqësuesit e më shumë se 50 vendeve pritet të marrin pjesë në këtë edicion të ngjarjes Kur'anore.
Hamid Saber Farzam tha për Agjencinë e Lajmeve IQNA News se Garat Ndërkombëtare të Kur’anit janë planifikuar të mbahen në janar të vitit 2017 në qytetin e shenjtë të Mashhadit, në verilindje të Iranit.
Ai tha se përveç mësimin përmendësh të Kur'anit dhe këndimit të Kur’anit, Garat Ndërkombëtare Kur’anore, do të përfshijë një kategori tjetër që paraqitet për herë të parë, në hulumtim Kur'anor.
Në këndimin përmendësh të Kur’anit dhe në këndimin e Kur’anit, ndryshe nga edicionet e mëparshme, në të cilën Qendra Kulturore Iraniane në vendet e tjera do paraqesë një garë në secilën kategori, që tre studentë të marrin pjesë në secilën kategori dhe ata më të mirët të dërgohen në Garat Ndërkombëtare, tha Hamid Saber Farzam.
Ai vuri në dukje se përfaqësuesit e më të mirë të çdo vendi do të përzgjidhen pas vlerësimit nga ekspertët Kur'anit dhe sekretariati i kësaj gare.
Përfaqësuesit e Iranit do të zgjidhen në një garë kualifikuese, shtoi ai.
Qyteti i Mashhad-it është planifikuar të organizojë edicionin e 6-të të Ngjarjes Kur'anor Ndërkombëtare në muajin janar, prej datës 1-4, 2017.
Organizata e Akademikëve Iranian Për Aktivitete Kur'anore në bashkëpunim me Qendrën Akademike Iraniane për Arsim, Kulturë dhe Hulumtime, i ka organizuar garat dy herë në vit që nga vitit 2006 me qëllim të promovimit të unitetit dhe bashkëpunimin ndërmjet studentëve të Botës Islame dhe ngritjen e nivelit të aktiviteteve Kur'anore.
Burimi: IQNA News