Izrael

Marrëveshja e arritur turko-izraelite

Shtypi izraelit publikoi sot pikat e marrëveshjes së arritur për normalizimin e marrëdhënieve në mes Izraelit dhe Turqisë. Këto janë:

1.     Kanali 2 televiziv sionist publikoi se pas 6 vitesh të prishjes së marrëdhënieve izraelito-turke për shkak të flotilës Mavi Marmara, neni i parë i marrëveshjes së arritur parasheh kthimin e dyanshëm të ambasadorëve,  mundësimi i takimeve zyrtare të dyanshme, si dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare  Turqia nuk do të mbështet Palestinën dukshëm si më parë.

2.     Turqia hoqi dorë nga ngritja e embargos së Gazës, dhe në vend të saj do t’i mundësohet Turqisë që në Gazë të dërgojë ushqime dhe ndihma tjera humanitare të cilët do të kalojnë nëpërmjet limanit Ashdod të Izraelit dhe do të hyjnë nëpërmjet Izraelit në Gaza. Poashtu do të mundësohet që Turqia të ndërtoj një spital, një central elektrik dhe një fabrikë për përpunimin e ujit nga deti Mesdhe.

3.     Regjimi sionist izraelit për dëshmorët dhe të plagosurit  e anijes Mavi Marmarasë do të paguaj gjithsejtë 21 milion dollar dëmshpërblim ndërsa në kundër vlerë të saj Turqia do të tërheq të gjitha paditë nga qytetarët e saj kundër regjimit sionist.

4.     Regjimi izraelit hoqi dorë nga largimi i aktiviteteve politike të Hamasit në Turqi, por arriti që aktivitetet ushtarake të Hamasit të ndërpresë ashtu që për ushtarakun e lartë palestinez Aruri arriti të ndalojë hyrjen dhe veprimtarinë e tij në Turqi. Poashtu  përfaqësia diplomatike e Hamasit në Turqi nuk do të bëhet publike.

5.     Marrëveshjet e arritura në mes Izraelit dhe Turqisë në fushën e ekonomisë, energjisë dhe gazit natyror si dhe koordinimi i marrëdhënieve në fushën e sigurisë dhe të shkëmbimeve të informatave të  shërbimeve sekrete do të zgjerohen dhe përqendrohen edhe më shumë.

Sipas marrëveshjes së arritur Hamasi më në nuk do të mund të kryejë kurrfarë aktivitete në fushën ushtarake në Turqi, dhe se në Turqi Hamasi do të ketë drejtë të ketë vetëm zyre kontakti për qëllime diplomatike.