Erdogani kërkoi falje publike Putinit
Kryetari i Turqisë Rexhep Tajib Erdogani ka dërguar letër kryetarit rus Vladimir Putinit në të cilin ka shpreh keqardhje dhe ngushëllime për familjen e pilotit rus të vrarë duke kërkuar falje, ka kumtuar zëdhënësi i kryetarit rus Dmitrij Peskov.
“Kryetari i Turqisë në letër ka shpreh keqardhje dhe ngushëllime familjes së pilotit rus të vrarë dhe ka kërkuar falje. Erdogani ka shprehur keqardhje të thellë me rastin e asaj ngjarje dhe ka potencuar gatishmërinë e plotë të bëjë çmos çfarëdo që është e nevojshme që të vendosen marrëdhëniet tradicionale të mira në mes Turqisë dhe Rusisë”, ka thënë Peskovi. Kryetari i Turqisë, Erdogani në porosinë e vet Putinit ka cek se Turqia nuk do të dëmtojë marrëdhëniet me Rusinë dhe ceku se Moska është partner strategjik i Ankarasë, ka lajmëruar Kremljini.
“ Në letër përveç tjerash ceket se Rusia për Turqinë është partner strategjik dhe me të cilin qeveritarët turk nuk duan të prishin marrëdhëniet e mira”, ceket në deklaratë. Kryetari i Rusisë Vladimir Putini ka pranuar letrën nga kolegu i tij turk Rexhep Tajib Erdoganit, i cili ka shpreh interesimin e tij për zgjidhjen e situatës lidhur me vrasjen e pilotit rus të aeroplanit luftarak Su-24, ka deklaruar zëdhënësi i kryetarit të Rusisë Dmitrij Peskov.
Erdogani ka cek se Turqia”kurrë nuk ka pas dëshirë dhe qëllim të rrëzojë aeroplanin rus i cili i përkiste flotës ajrore ushtarake ruse”.