Libra që duhen lexuar patjetër, sipas këshilluesit fetar Hamenei
Pasi gazeta ndërkombëtare e njohur botërisht, The Guardian publikoi në titujt e saj ballorë faqen zyrtare të Këshilltarit të Revolucionit Islamik Ajetullah Sejjid Ali Hamenei-it, në të cilën ky i fundit kishte shkruar në një postim se nër librat që i pëlqejnë më së shumti për t’u lexuar janë ato të autorëve të letërsisë ruse si, Sholohovi me librin “Doni merr rrjedhën për në shtëpinë e tij detin” dhe Tolstoj me librin “Rruga e torturës, pasuria intelektuale dhe këshillat mbi librat të Këshilltarit Hamenei zgjuan interes të lartë.”
Përpos publikimit të gazetës The Guardian të ndikimit ndërkombëtar të twitit mbi librat të Këshilltarit u publikuan edhe shumë artikuj të tjerë nga mediat ndërkobëtare në lidhje me këtë tematikë.
Këshilltari i Revolucionit Islamik Hamenei në postimin e tij rreth librave, nëpërmjet rrejtit social twitter është shprehur si më poshtë:
“E kam lexuar veprën e Sholohovit me titull “Doni merr rrjedhën për në shtëpinë e tij detin”. Është një libër i mirë. Megjithatë, libri i Leo Tolstojit me titull “Rruga e torturës” është një zgjedhje më e mirë për të përfytyruar sa më realisht atë periudhë historike.”
Gazeta The Guardian, bashkëngjitur me këtë postim ka shkruar se Këshilltari Hamenei është një person që e preferon poezinë, romanin, kinemanë dhe artet pamore dhe se Këshilltari Hamenei nuk është bashkëbisedues i zakonshëm, përkundrazi ai zotëron një këndvështrim shumë profesional përsa i përket zhanerit të romanit.
Një pjesë e fjalimit të Këshilltarit të Revolucionit Islamik Hamenei ku gjenden këshillat në lidhje me librat dhe veprat e letërsisë botërore vijon si më poshtë:
“Në këndvështrimin tim, vepra “Të mjerët” e Viktor Hygo-së është romani më i mirë i shkruan në të gjithë historinë. Pa diskutim që unë si kam lexuar të gjithë romanët në gjithë hitorinë njerëzore, megjithatë mund të them se kam lexuar romane të ndryshëm që u përkasin shekujve të ndryshëm. Kam lexuar edhe disa romanë shumë të vjetër. Për shembull, më konkretisht kam lexuar “Komedinë Hyjnore”, gjithashtu “Legjendën e Arslanit”. Kam lexuar edhe “Përrallat e Njëmijë e Një netëve”. Nëse marrim parasysh romanin e Viktor Hygosë, shohim se askush nuk do të mund të shkruajë kurrë një roman më të mirë dhe nëse është shkruar një i këtillë nuk e di askush dhe për një njeri si unë i zhytur në botën e romanëve, nuk kam parë as dëgjuar për një roman të këtillë... U shprehem pa frikë se romani “Të mjerët” është një mrekulli e botës së romaneve dhe të botës së letërsisë. Vërtetë është një mrekulli...
Unë këtë roman ua këshilloj të gjithë të rinjve, nuk po shprehem kështu sepse po flas këtu me ju, këtë gjë e kam thënë shumë herë. Në kohët para revolucionit, kur të rinjtë mblidheshin rreth meje u thoja të shkonin e të lexonin edhe njëherë tjetër Të Mjerët. Një libër i këtillë si Të mjerët është një libër sociologjik, një libër historik, një libër kritik, një libër hyjnor, një libër dashamirësie dhe dashurie.
“Doni merr rrjedhën për në shtëpinë e tij detin” është një prej romanëve më të mirë në botë. Sigurisht më i miri është vëllimi i parë; vëllimet e tjera në vijim e zbritën romanin në nivelin mesatar të romanëve; edhe libri tjetër që e pasoi “Toka e zgjuar” nuk ishte një libër i mirë. Unë romanin “Doni merr rrjedhën për në shtëpinë e tij detin” e kam lexuar para revolucionit. “Tokën e zgjuar” duhet ta kem lexuar kohë më vonë... Struktura në këtë libër është aq e arrirë sa unë nuk e kam hasur në asnjë libër tjetër.Për shembull, ndërsa përfytyron fushat e Rusisë duket sikur skulpturon njëqind vende të ndryshme, megjithatë i përshkruan të gjitha në njëqind mënyra të ndryshme. Këto janë gjëra artistike dhe shumë të rëndësishme. Letërsia vetëm në këtë mënyrë bëhet e përjetshme. Pse mendoni se një njeri mistik si puna ime në një shtet islamik lexon një roman si “Doni merr rrjedhën për në shtëpinë e tij detin”? nëse ky libër nuk do të kishte asgjë të veçantë , nëse ky libër nuk do të kishte asnjë vlerë, një njeri si unë nuk do ta lexonte këtë libër.
Po e kam lexuar edhe librin “Një diell i mrekullueshëm”. Sigurisht ky libër është shkruar rreth për luftën e brendëshme të afganëve mes njëri-tjetrin në periudhën talebane... Më pas vijnë amreikanët dhe paraqiten në libër si shpëtimtarë. Libri në mënyrë absolute nuk kundërshton asnjë ngjarje të ndodhur pas ardhjes së amerikanëve. Nuk i tregon fare këto ngjarje. Edhe pas ardhjes së amerikanëve janë jetuar në mënyrë të pakundërshtueshme disa ngjarje, për më tepër këto ngjarje janë shumë më të tmerrshme nga ato të treguara në libër.
Pas 28 gushtit ekzistonte një heshtje e çuditshme në fushën e të iluminuarve për të treguar një sistem të një personi me qëllime të mbrapshta. Ata që në vitet 1941 ranë pre e zemërimit të makinerive, në vitet 1950 u bënë shokët e përulur të makinerive! Xhelal Ali Ahmet në librin e tij “Shërbimi dhe tradhëtia e të përndriturve” të vitit 1950 flet për iluministët e asaj periudhe. Ali – Ahmeti këtë libër ka filluar ta shkruaj në vitin 1943 dhe e ka përfunduar në vitin 1947. Në vitin 1947 Ali – Ahmeti erdhi në Meshed dhe u takuam bashkë. Gjatë këtij takimi patëm mundësinë të flisnim rreth kësaj teme. U shpreh se “kishte kohë që ishte i zënë me diçka”. Më pas kuptuam se ka qënë duke shkruar këtë libër që prej vitit 1943. Na kërkoi informacion rreth disa çështjeve të veçanta që ishte i sigurt që ne i dinim. Atëherë e kuptuam se po shkruante këtë libër. Libri u botua pas vdekjes së tij. Ky libër nuk ishte nga ata libra që do të lejohej të publikohej gjatë regjimit të lënë pas; me njëqind përqind ky libër do të censurohej dhe nuk kishte absolutisht asnjë shans që të publikohej.
Nëse i hidhni një vështrim letërsisë sovjetike do të shihni se vija e mesme do të bashkohet. Çka do të thotë se ka ndonjëherë ndonjë shkëndijë. Kjo shkendijë nga të dyja anët ka vepra madhështore qëë i përkasin secilës ndasi. Por nësi i hedhim një sy veprës së Sholohovit apo të Tolstojit do të përjetojmë një ndjesi komplet të ndryshme. Aleksi Tolstoj është një shkrimtar me një peshë shumë të rëndë dhe ka romane shumë të arrira. Ai ishte nga shkrimtarët e revolucionit sovjetik dhe kjo ndjesi ndihet në veprat etij. Në librin e Tolstojit që mban titullin “Luftë dhe Paqe” do të mund të shihni ndikimin e nacionaliszmit rus por nuk mund të shihni ndikimin e fundvitit të vitit gjashtëdhjetë. Ai libër përshkruan një periudhë të tërë. Është një vepër krejtësisht e ndryshme dhe i përket një vendi plotësisht tjetër. Cila është gjëja që tregon identitetin e Rusisë së sotme? Veprat e Sholohovit dhe të Aleksi Tolstojit, si dhe veprat e të tjerëve si këta. Për këtë arsye, artistët e një periudhe kohore janë njerëzit që mbjellin dhe shpjegojnë të veçantat që i përkasin asaj periudhe, që e përplotësojnë këtë periudhë; në të kundërt, ata që mbeten nga periudha e mëparshme dhe që përkujtojnë dhe shkruajnë rreth asaj periudhe, nuk i përkasin kësaj periudhe dhe letërsisë së kësaj periudhe.
Nëse nevojitet që këtë çështje ta ilustrojmë me një shembull, duhet të flas rreth një romani. Kam lexuar një roman që mban emrin “Zemër qeni” të shkrimtarit rus, Mihail Bulgakov. Ky roman që përbëhet nga një histori me baza shkencore është një libër i vogël dhe artistik. Është përkthyer gjithashtu edhe në persisht. Por me siguri ju si keni dëghuar as emrin. “Zemër qeni” është një roman kundër periudhës që u shkrua, kohë që i përket vitit 1925 ose 1926, pra është shkruar në fillimet e Revolucionit Rus. Shkrimtari kundërshton disa gjëra përsa i përket revolucionit dhe bën ironi dhe tallet me këto gjëra që nuk i pëlqejnë. Ky nuk është vetëm një pjesë e letërsisë ruse, edhe këtu kemi parë shembuj të këtillë.
Edhe libri i Aga Kadimit, që mban titullin “Nata e beqarisë” është një libër i bukur. Sa bukur është shkruar. “Komandanti im” është një tjetër libër shumë i mrekullueshëm, për më tepër unë jam ndikuar shumë nga ky libër. Apo histori të shkurtra, të këtilla si “Jetë të gjatë Kumejlit” janë libra që i japin mësim dhe ide një bote të tërë.
Nuk dëshiroj që t’i paraqes fëmijëve shumë histori dhe romane; vetëm dëshiroj t’i prezantoj me shkrimtarë. Konkretisht, për shembull shkrimtari i famshëm francez Michel Zevaco, i cili ka shkruar shumë libra. Shumicën e romanëve të tij unë i kam lexuar gjatë adoleshencës.
Ne kemi shumë rrëfenja të bukura. “Kujtimet e Hasan Ali Han Mestufit” është vërtetë një libër shumë i mirë. Nëse e krahasoni këtë libër me librin “Biografia e Xhevahirlal Nehrusë” do të kuptoni se nuk i mungon asgjë.
Vlera e librit “John Romain Rolland” është shumë më e madhe. Ky libër është edhe histori, edhe letërsi, edhe moral edhe art. Ky libër është gjithçka. Unë e kam lexuar vite më parë këtë libër.
Kam lexuar thjeshtëzimin në anglisht të librit “Dashuri dhe Krenari” të Jane Austen. Përgatisin versione të thjeshtëzuara për ata që mësojnë anglishten.
Nëse do të kishit lecuar librat e shkrimtarëve të kohës sonë, të këtillë si Frantz Fanon që ende e ruajnë famën do të kuptonit që gjendja jonë nuk ndryshon shumë nga gjendja në Amerikën Latine dhe në Afrikë. Askush nuk guxonte asokohe që të shkruante rreth Iranit. Megjithatë, nga ana tjetër shkruanin me rehati për vende të këtilla si Afrika, Çili apo edhe Meksika. Duke i lexuar këto libra unë kam arritur të kuptoj se edhe ne ndodhemi në të njëjtën gjendje. Pra, një punëtor pasi arrinte të zinte një vend pune duke u përpjekur, gjysmën e parave të fituara e harxhonte duke pirë, duke u sorollatur e me gjëra të këtilla pa vlerë. Këto ishin gjëra që ne i shihnim dhe i lexonim në libra, dhe në të njëjtën kohë kjo ishte edhe gjendja e shoqërisë sonë.”
Këshilltari fetar i Revolucionit Islamik, Hamenei deri më sot në të gjitha fjalimet dhe deklaratat e tij ka shprehur këndvështrimin e tij në lidhje me shumë libra të ndryshëm. Këto pikëpamje të Këshilltarit fetar janë publikuar nga shtëpa botuese Sure në vitin 2007 në një vepër me titullin “Unë dhe Libri”.