Shqetsëimi i Izraelit për Sirinë pa ISIS
Kryetari i Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Izraelite, Gjenerali Herzl Halevy bëri me dije se nuk dëshirojnë që problemi sirian të mbarojë me mposhtjen e ISIS-it.
Kryetari i Inteligjencës
Ushtarake, Herzl Halevy, në një fjalim që ka mbajtur dje në konferencën e
trasmetuar në televizionin El-Meyadin, duke theksuar se këto tri muajt e
fundit kanë qënë shumë të vështira në këndvështrimin e ISIS-it është
shprehur se ata nuk dëshirojnë një të shohin në skenë një Siri pas
mposhtjes së ISIS-it.
Gjenerali Herzl Halevy i qartësoi deklaratat e tij duke u shprehur se me mposhtjen e ISIS-it dhe largimit të fuqive të mëdha Izraeli, Irani dhe Hizbullahu do të mbeten të vetme përballë njëri-tjetris.
Gjenerali Herzl Halevy, duke theksuar se pavarësisht humbjes së fuqisë që Hizbullahu ka pësuar në Siri, në të njëjtën kohë ka arritur suksese dhe përvoja të rëndësishme është shprehur se heshtja që ka rënë në kufirin Liban-Siri është në favorin e Izraelit dhe se “Izraeli nuk dëshirohet që të fillojë një luftë; megjithatë ne jemi të gatshëm për luftë. Duke marrë parasysh situata të jashtëzakonshme po punojmë për të përforcuar forcat tona ushtarake.”
Gjenerali Herzl Halevy, i cili ka theksuar se një luftë e mundshme me Hizbullahun nuk do të ngjasojë me luftrat e mëparshme, në lidhje me Sirinë i ka mëshuar faktit se mposhtja e ISIS-it nuk është në favor të Izraelit dhe është shprehur se “ Izraeli buk dëshiron që lufta të përfundojë me mposhtjen e ISIS-it dhe largimit e fuqive të mëdha, sepse në këtë situatë do të mbetet i vetëm përballë Sirisë dhe Iranit.”
Gjenerali Herzl Halevy, gjithashtu është shprehur që Izraeli duhet të bëjë përpjekje që situata në zgjidhjen e problemit të Sirisë, duke ndikuar edhe tek Izraeli të mos përfundojë kështu.