İran

Ajetullah Naser Makarem –Shirazi: Mbretëria Saudite kërkon hakmarrje ndaj Iranit për luftërat e dështuara

Ajetullah  Naser Makarem-Shirazi
Ajetullah Naser Makarem-Shirazi

Sauditët janë duke kërkuar hakmarrje për humbjen e tyre në Irak, Siri dhe Jemen dhe për këtë arsye, ata e kanë kthyer haxhin në një çështje politike, tha autoriteti  i lartë fetar”.

Duke ligjëruar në klasën e tij të jurisprudencës në Xhaminë e Madhe  të qytetit Kum, ka reaguar ndaj autoriteteve  Saudite ' për sabotim mbi çështjen e dërgimit të iranianëve në Haxhi, duke thënë: Kur Organizata e jonë e Haxhit dhe zyrtarët e vërejtën se sauditët janë duke përdorur arsyetime të ndryshme për të vendosur një sërë kushtesh, nuk kanë pranuar të marrin pjesë në Haxh.  

Ajetullah Makarem-Shirazi vuri në dukje se, Sauditët janë duke kërkuar hakmarrje [kundër Iranit] për humbjen e tyre në Irak, Siri dhe Jemen dhe për këtë arsye, ata e kanë kthyer Haxhin në një çështje politike. 

Mësuesi në Seminarin Islamik të Kum-it shtoi se udhëheqësit, imamët e  Namazit të Xhumasë  në Meke dhe Medine dhe  myftitë [Vehabi]  janë duke përhapur aq shumë propagandë kundër muslimanëve shiitë  dhe po i fryejnë në vazhdimësi zjarrit të Shiafobisë në predikimet e tyre. 

Kjo është një çështje e rrezikshme dhe njerëzit duhet të kuptojnë rreziqet, tha ai.

Ai shtoi se dy vendeve të shenjta duhet të administrohen nën mbikëqyrjen e një grupi të dijetarëve dhe nuk duhet të jenë pronë personale e Shtëpisë së Saudëve.

Sipas  Agjencisë së Lajmeve Rasa, Ajetullah Makarem-Shirazi tha:

Ne kemi qenë dëshmitarë për fat të keq të ngjarjeve  shumë të trishtueshme gjatë Haxhit  dhe shumë muslimanë janë vrarë dhe ky problem nuk është i kufizuar me ngjarjet e vitit të kaluar.

Në fjalën e tjera, Hirësia e Tij  iu referuar muajit të shenjtë të Ramazanit  duke thënë se këtë muaj është një mundësi e madhe për  pastrimin shpirtëror dhe rekomandoi duke përfituar maksimumin nga mundësitë e mëdha gjatë këtij të bekuar.

Ajetullah Makarem-Shirazi këmbënguli se Islami qëndron për anën materiale  dhe ringjalljen shpirtërore dhe i bëri thirrje dijetarëve që të përpiqen për të siguruar udhëzime për shoqërinë, sidomos ndaj brezit të ri të cilët janë më në rrezik dhe më të dëmtuar dhe në anën tjetër, rruga e udhëzimit është edhe më e lehtë dhe më e madhe.