Xhamia Camlica, më e madhe në Turqi, hapet për nderë të Ramazanit
- Xhamia Camlica, xhamia më e madhe në Republikën e Turqisë, do të lejojë xhematin të falë namazin në oborrin e xhamisë gjatë një programi të veçantë të Ramazanit, duke shënuar përfundimin e ndërtimit të jashtëm.
Xhamia do të hapet më 1 korrik 2016 për lutjet e veçanta me rastin e Natës së Madhe, Lejlet el-Kadr (Nata e Kadrit), duke shënuar zbulesën e Kur’anit të Pejgamberit Muhammed (paqja qoftë mbi të).
Puna e përafërt në pjesën e jashtme e xhamisë është pothuajse gati përfundimit dhe oborri po përgatitet për programin e Ramazanit. Rreth 10.000 vizitorë pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila do të fillojë me një iftar në rrugë, në rrethin e Üsküdar në Stamboll dhe të vazhdojë brenda xhamisë, ku Nata e Kadrit do të përkujtohet me lutje.
Xhamia e Camlices është projektuar nga dy arkitekte femra, Bahar Mızrak dhe Hajrije Gul Totu, me një buxhet prej afërsisht prej 150 milionë TL (66.5 milionë dollar amerikan).
E ndërtuar në një sipërfaqe mbi 30.000 metra katrorë, xhamia do të ketë strehim të veçanta për të paaftët, një platformë ku vizitorët mund të vëzhgojnë lutjet, një galeri të artit islam, muze, si dhe një bibliotekë. Ndërtimi i xhamisë filloi në gusht të vitit 2013.
Burimi: Daily Sabah