Kerkimet Filozofike Fetare

Imam Mehdiu në burimet e ehli sunetit

Të shumta janë hadithet e transmetuara dhe të shënuara në literaturat islame, sunite dhe shiite, që flasin për imam Mehdiun (Allahu ia shpejtoftë ardhjen!).

Në këtë artikull do të përmend disa prej atyre haditheve që gjenden në literaturat e Ehli Sunetit, me qëllim që të njhemi më mirë me këtë çështje dhe të sqarohet se ajo nuk është e posaçme vetëm për një medh`heb, por ajo është një çështje e të gjithë atyre që thonë: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është rob i Tij dhe i Dërguari i Tij”.

Imam Mehdiu është prej gjenezës së profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!).

1- Në librin “Kenzul Ummal”, vëllimi 7, faqe 186, Hadhifetu ka transmetuar nga profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili ka thënë: “Mehdiu është është prej gjenezës sime. Fytyra e tij është e ndritur si ylli ndriçues”.

2- Në librin “Jenabiul Mvedetu”, transmetohet nga Xhabir Abdullah El Ensarij i cili ka transmetuar thënien e profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!): “Mehdiu është prej gjenezës time, emri i tij është emri im, pseudonimi i tij është pseudonimi im. Ai është më i njashmi i njerëzve me mua në pamje dhe në morale. Për atë do të ketë një fshehje prej së cilës do çoroditen kombet, pastaj do tëvijë si ylli ndriçues dhe do te mbulojë tokën me drejtësidhe mirësi ashtu siç u mbush me padrejtësi dhe shkatarrim”.

3- Në librin “Nurul Ebsar”, i autorit Sheblenxhij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 1298 të hixhrit në faqen 154 thuhet: Ibn Sherevij në librin “El Firdous” në kapitullin “Eli dhe Lam transmeton nga ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili ka transmetuar thënien e profetit që ka thënë: “Mehdiu është palloi i banorëve të Xhenetit”.

4- Në librin “Tedhkiretul Khavasul Eimeti” botuar në vitin 1369 të hixhrit në faqen 377 përmendet hadithi i Profetit i transmetuar nga ibn Umeri, i cili ka thënë: “Në fundin e zamanit do të vijë një person prej gjenezës time emri i tij është si emri im, pseudonimi i tij do të jetë si pseudonimi im do ta mbushë tokën me drejtësi dhe mirësi siç është mbushur me padrejtësi dhe shkatarrim. Ai do të jetë Mehdiu”. Autori thotë: Këtë hadith e ka transmetuar me të njëjtin kuptim Ebu Daud Ez Zehrij nga Aliu. Në të thuhet: “Nëse nuk ka mbetur nga jeta vetëm një ditë Allahu do të dërgojë një person prej Ehli Bejtit që të mbulojë tokën me drejtësi.” Këtë hadith e transmeton Ebu Daudi në Sunenin e tij vëllimi 2, faqe 422, Ibn Haxhr në librin e tij “Savaikul Muhrikatu” faqe 98 dhe autori i librit “Nurul Absar” faqe 156-157.

5- Në Librin “Feraidu Simtijn” në fund të vëllimit të dytë përmendet hadithi i profetit Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i transmmetuar nga ibn Abasi, i cili ka thënë: “Betohem në atë që më dërgoi me të vërtetë përgëzues senëse në këtë jetë nuk mbetet përveç se një ditë Allahu do ta zgjasë atë ditë derisë të vijë djali im Mehdiu”.

6- Në librin “Dhahairul Ukba” i autorit Muhibudin Tabari Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 693 të hixhrit ka transmetuar nga Ebu Ejub El Ensarij thënien e profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!), i cili i ka thënë Fatimesë (Allahu qoftë i kënaqur me të): “Profeti ynë është më i përsosuri dhe ai është babai yt. Dëshmori ynë është më i përsosuri i dëshmorëve dhe ai është xhaxhai yt Hamzai. Prej nesh është ai me dy fletë, me të cilat fluturon në Xhennet, është djali i xhaxhait tënd Xhaferri. Prej nesh janë dy të dashurit e këtij ymeti Hasani dhe Hysejni që janë djemtë e tu dhe prej nesh është Mehdiu”. Këtë hadith e transmeton edhe Tabaranij në Mu`xhemin e tij.

7- Në librin “Kenzul Ummal”, vëllimi 7, faqe 187 përmendet hadithi i transmetuar nga Ebi Said El Khuderij, i cili ka thënë: Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Mehdiu është prej nesh. Mbas tij do të falet Isai i biri i Merjemes”.

8- Në librin “El Bejan”, kapitulli i parë transmetohet hadithi nga Zir nga Abdullahu, se profeti(paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) ka thënë: “Do të vijë një burrë prej Ehli Bejtit tim emri i tij është i njëjtë me emrin tim”. Asimi ka thënë: Ebu Salih na ka transmetuar nga Ebu Hurejra i cili ka thënë: “Nëse për këtë jetë do të mbetet vetëm një ditë dhe Allahu do ta zgjasë atë ditë derisa të vijë një burrë nga Ehli Bejti im”. Në këtë mënyrë e ka transmetuar El Hafidh Muhamed ibn Isa Et Tirmidhij në librn e tij Xhami`u Es Sahih botuar në vitin 1343 të hixhrit në Indi, vëllimi 2 faqe 270.

9- Në librin “Musned ibn Hanbel” vëllimi 1, faqe 376 dhe 441 transemetohet hadith nga Asim ibn Ebi Nexhud, i cili ka transmetuar nga Zir ibn Hubejsh, i cili ka transmetuar nga Abdullah dhe ky ka transmetuar thënien e profetit që ka thënë: “Nuk përfundojnë ditët e as nuk mbarojnë kohërat derisa të vijë një person nga Ehli Bejti im i cili do të udhëheqë arabët. Emri i tij është i ngjashëm me emrin tim”.

10- Në librin “Melahimul Fiten” i autorit Naim ibn Hammad, kreu 193 me zinxhir transmetimi tek Zuhrij dhe ky transmton nga Aisheja (Allahu qoftë e kënaqur me të!) e cila ka transmetuar thënien e profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e tij!) që ka thënë: “Ai (Mehdiu), është prej gjenezës time do të luftoi për synetin tim ashtu siç luftova për Kur`anin”.

Dijetarët e Ehli Sunetit e pranojnë qënien e Imam Mehdiut i biri i Imam Hasan Askeriut. Ata dijetarë jo vetëm që thonë se imam Mehdiu është i biri i imam Hasan ibn Ali El Askerij, por ato pohojnë se ai ka lindur dhe e përmendin ndodhinë e lindjes së tij së bashku me ditën dhe datën kur ka lindur dhe thonë që do të vijë kur të ketë urdhëruar Allahu i Madhëruar. Po ashtu ata përmendin disa cilësi dhe pseudonime të tij.

Dijetari i njohur Shejkh Ebu Bekr Ahmed ibn Hysejn ibn Ali El Bejhakij En Nijsaburij, i cili ka vdekur në vitin 458 të hixhrit në librin e tij “Shuubul Iman” thotë: “Njerëzit kishin mendime të ndryshme rreth Mehdiut. Disa heshtën duke thënë se Allahu është më i ditur për atë. Ata besonin se ai është prej fëmijëve të Fatimesë e bija e profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), të cilin e lind Allahu kur të dojë vetë dhe e sjell për të ndihmuar fenë e Tij. Një grup tjetër thonë se Mehdiu i premtuar ka lindur ditën e xhuma me 15 të muajit Sha`ban në vitin 255 të hixhrit. Ai është imami me pseudonimin El Huxhetu dhe El  Kaimu Muhamed ibn Hasan El Askerij… Ai pritet të vijë dhe do ta mbushë tokën me drejtësi e mirësi, ashtu siç u mbush me padrejtësi dhe shkatarrim”.

Më poshtë Bajhakij u përgjigjet thënësve rreth pamundësisë së qëndrimit të imait i gjallë për një kohë të gjatë: “Nuk gjindet pengesë për jetëgjatësinë e tij. Ai është njësoj si Isai i biri i Merjemes dhe Hidri…”

Më poshtë do përmendim vetëm emrat e dijetarëve të Ehli Sunetit të cilët kanë shkruar dhe kanë pohuar praninë e imam Mehdiut (Allahu ia shpejtoftë ardhjen!).

1- Dijetari Ebu Muhamed Abdullah ibn Ahmed ibn Muhamed ibn Khashshab, i cili ka vdekur në vitin 567 të hixhrit.

2- Shejkh Kemalidin Ebu Salim Muhamed ibn Talhatu El Halebij Esh Shafiij El Kureshij, i cili ka vdekur në vitin 652 ose 654 të hixhrit.

3- Historiani i njohur Shehabudin Ebu Abdullah Jakub El Hamevij Er Rrumij El Bagdadij, i cili ka vdekur në vitin 626 të hixhrit.

5- Shejkh Ferid El Attar, i cili ka vdekur në vitin 627 të hixhrit.

6-Shejkh Muhjidin ebu Abdullah Muhamed ibn Ali ibn Muhamed i njohur si ibn El Hatimij El Tajj El Endolesij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 637 të hixhrit.

7- Shejkh Abdullah Muhamed in Jusuf ibn Muhamed El Kureshij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 658 të hixhrit.

8-Shejkh Xhelaludin Muhamed El Arif El Belkhij Er Rumij i njohur me emrin El Meulavij, i cili ka vdekur në vitin 672 të hixhrit.

9- Shejkh El Kamil Salahidin Es Saedij, i cili ka vdekur në vitin 764 të hixhrit.

10- Shejkh Xhemaludin Ahmed ibn Ali ibn Hysejn ibn Ali ibn Muhanna, i cili ka vdekur në vitin 827 të hixhrit.

11- Shejkh Ebu Abdullah As`ad ibn Ali ibn Sulejman Afijfudin El Jafi`ij El Jemenij El Mekij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 768 të hixhrit.

12- Dijetari Sejjid Ali ibn Shihabudin El Hamadaij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 786 të hixhrit.

13- Shejkh Shehabudin Ed Deuletu Abadij, i cili ka vdekur në vitin 849 të hixhrit.

14- Shemsudin Ebu Abdullah Muhamed ibn Ahmed Edh Dhehebij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 804 të hixhrit në librin e tij Duelul Islam vëllimi 1 faqe 122.

15- Shejkh Ali ibn Muhamed El Malikij El Mekkij i njohur me emrin ibn Sabbag, i cili ka vdekur në vitin 855 të hixhrit në librin e tij “El Fusulul Muhimetu” faqe 273 dhe 274.

16- Shejkh Shemsudin Ebu Mudhafar Jusuf ibn Kazaglij El Hanefij ibn Abdullah (që është nipi i të njohurit ibn Xheuzij) në librin e tij “Tedhkiretul Khavas” faqa 88.

17- Shehabudin Ahmed ibn Haxhr El Hejtemij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 993 të hixhrit në librin e tij “Savaikul Muhrikatu”, faqe 127 botuar në Egjypt në vitin 1308 të hixhrit.

18- Shejkh Abdullah ibn Muhamed ibn Amir Esh Shibravij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 1154 të hixhrit në librin e tij “Iltihaf bi hubil Eshraf” faqe 178 botuar në Egjypt në vitin 1316 të hixhrit.

19- Shejkh Ebul Mevahib shejkh Abul Vahhab ibn Ahmed ibn Ali Esh Shi`ranij, i cili ka vdekur në vitin 973 të hixhrit ose në vitin 960 të hixhrit në librin e tij “El Jevakitu vel Xhevahir” faqe 145 bouar në Egjypt në vitin 1307 të hixhrit.

20- Shejkh Nuridin Abdurrahman ibn Ahmed ibn Kavvamudi i njohur me emrin Xhamij Esh Shafiij ka qenë poet i shquar e përmend imam Mehdiun në librin e tij
“Shevahidu Nubuveti”.

21-Shejkh Hasan El Irakij.

22- El-Meulavij Ali Ekber Esedullah El Mu`dhij që është prej dijetarëve të ehli sunetit në Indi e përmend imam Mehdiun në librin e tij El Mukashafat.

23-Shejkh Abdurrahman, autori i librit Mir`atul Esrar.

24- Shejkh El Fadil El Bari`ij Abdullah ibn Muhamed El Mtajrij i medh`ebit Esh Shafiij në librin e tij “Rijadu Zahiretu fi Fadli ala Bejti En Nebij ve Itretihi Tahireh”.

25-Shejkh Ebu El Mealij Muhamed Siraxhidin Rifaij.

26- Shejkh Mijr Khavand (historian i njohur Muhamed ibn Khavand Shah ibn Mahmud, i cili ka vdekur në vitin 903 të hixhrit). Ai e përmend imam Mehdiun në librin e tij të njohur “Reudatu Safa” vëllimi. 3.

27- Studiuesi, Shejkh Bahlul Behxhet Efendi autor i librit “El Muhakemetu fi Tarih ale Muhamed”.

28-Shejkh Shemsudin Muhamed ibn Jusuf Ez-Zerendij.

29- Shejkh Husejn ibn Muijnidin El Mijbedij.

30- Shejkh Hafidh Muhamed ibn Muhamed ibn Mahmud En Naxhar, i njohur me emrin Khavaxha Jarsa dhe është prej dijetarëve të famshëm të Hanefijve. Ai e përmend imam Mehdiun në librin e tij “Faslul Khitaab”. Ka vdekur në vitin 822 të hixhrit.

31- Dijetari, Shejkh Sulejman Kanduzij El Hanefij në librin e tij “Jenabiul Mevedetu”.

32- Shejkhu Xhelil Abdul Kerim El Jemani.

33- Shejkhu Abdurrahman Bestamij autori i librit “Duretul Mearif”.

34- Shejkhu muhadith teologu Muhamed ibn Ibrahim El Xheujinij El Hamavij Esh Shafiij në librin e tij “Feraidu Simtijn”.

35- Shejkh Mu`min ibn Hasan ibn Mu`min Esh Sheblenxhij Esh Shafiij, i cili ka vdekur në vitin 1298 të hixhrit. Ai përmend imam Mehdiun në librin e tij “Nurul Absar”.

36- Shejkh Ebul Mexhijd Abdulhak Dehlevij El Buharij në librin e tij “El Menakib”. Ka vdekur në vitin 1053 të hixhrit.

37- Dijetari i njohur ibn El Vardij.

38- Dijetari, Shejkh Muhamed ibn Sabban Esh Shafiij El Misrij, i cili ka vdekur në vitin 1206 të hixhrit.

39- Shejkh Xhelaludin Sujutij Esh Shafiij në librin e tij “Ihjaul Mejjiti” e në libra të tjerë të tij. Ka vdekur në vitin 911 të hixhrit.

40- Dijetari, Shejkh Hasan El Advij El Hamzavij në librin e tij “Mesharikul Anvar fi Feuzi Ehli I`tibar”. Ka vdekur në vitin 1305 të hixhrit.

41- Dijetari ibn El Ethijr El Hudrij në librin e tij të njohur “El Kamil”, vëllimi 7, faqe 90. Ka vdekur në vitin 630 të hixhrit.

42- Dijetari Ebu Fida Ismail ibn Ali ibn Mahmud Esh Shafiij në librin e tij të njohur “Tarjkhu Ebi Fida” vëllimi 2, faqe 52. Ka vdekur në vitin 732 të hixhrit.

43- Dijetari, shejkh Muhamed Emijn El Bagdadij Ebul Feuz Es Surij, autor i librit “Sebaikul Dheheb fi Ma`rifeti Kabailul Arab”, e përmend çështjen e imam Mehdiut në faqen 77 dhe 78 kapitulli i shtatë.

44- Dijetari, shejkh Ibn Khalkan në librin e tij të njohur me emrin “Vafijatl A`jan”. Ka vdekur në vitin 681 të hixhrit.

45- Dijetari, shejkh Ali El Herevij El Kariij në librin e tij “Muvafat fi Sherhi Mushkat”. Ka vdekur në vitin 1014 të hixhrit.

46- Dijetari, shejkh Muvafik ibn Ahmed E Khavarizmij El Hanefij në librin e tij “Menakib”. Ka vdekur në vitin 568 të hixhrit.

47- Dijetari, shejkh Amir ibn Amir El Basrij.

48- Dijetari, shejkh Xhevad Sabatij autori i librit “El Berahin Es Sabatijeh”. Ai përmend mendimet e ndryshme rreth imam Mehdiut pastaj mbështe thënien e Imamijëve që thonë se imam Mehdiu ka lindur dhe vazhdon të jetojë.

49- Dijetari, shejkh Nudhr ibn Ali El Hadmij En Nasrij që është prej të shquarve të Ehli Sunetit. Ai e konstaton lindjen e imam Mehdiut dhe përmend emrin e tij, të nënës së tij dhe të babait të tij. Nudhr është ai që në prani të Mutevakel el abasij përmendi imam Husejnin dhe virtyet e tij të famshme. Kur Mutevakeli dëgjoi thëniet e tij urdhëroi që të goditet njëmijë herë me kamxhik por ndërhyri Ebu Xha`fer dhe fali atë.

50- Dijetari, shejkh Husejn ibn Ali El Kashifij autor i librit “Xhevahir Tefsir”. Ka vdekur në vitin 906 të hixhrit.

51- Udhëheqësi abasit Nasirudinilah Ahmed ibn Mustediju Ebi Nurilah, i cli urdhëroi që të vendoset dërrasë mbi sifet në Serdab në Samara.

52- Dijetari, shejkh Ahmed El Faruki Nakshabandi i njohur me emrin Muxhedid.

53- Dijetari, Ebu Velijd Muhamed ibn Shuhneh El Hanefij në librin e tij të njohur me emrin “Tarihu ibn Shuhnah”.

54- Kadiu, Fadl ibn Ruzbehan, sqarues i “Shemailu” i Termidhiut.

55- Dijetari, shejkh Velijullah Dehlevij në librin e tij “Nuz`hatu”. Ka vdekur në vitin 1172 të hixhrit. E të tjerë dijetarë

Në librin “Jenabiul Mevedetu” faqa 494 botuar në Stamboll në vitin 1301 të hixhrit thuhet: Khatijb El Khavarizmij El Hanefij në librin “El Menakib” transmeton hadithin mtransmetimi tek Xhabir ibn Jezijd El Xhu`fij, i cili ka thënë: “Unë kam dëgjuar Xhabir Abdullah Ensarijn, i cili tha: ”I Dërguari i Allahut më ka thënë mua: “O Xhabir, vërtet mëkëmbësit e mi dhe imamët e myslimanëve mbas meje do të jenë: I pari i tyre Aliu, pastaj Hasani, pastaj Hysejni, pastaj Aliu i biri i Husejnit, pastaj Muhamedi i biri i Aliut i njohur me emrin Bakir e ti do ta arrish atë dhe kur ta takosh dërgoji atij selamin tim. Pastaj do të jetë Xhaferri i biri i Muhamedit, pastaj Musai i biri i Xhaferrit, pastaj Aliu i biri i Musait, pastaj Muhamedi i biri i Aliut, pastaj Aliu i biri i Muhamedit, pastaj Hasani i biri i Aliut e pastaj El Kaimu. Emri i tij është emri im dhe pseudonimi i tij pseudonimi im, Muhamedi i biri i Hasanit i biri i Aliut. Me dorën e tij Allahu do të çlirojë lindjen dhe perëndimen e tokës. Ai do të fshihet nga sytë e të dashurve të tij aq gjatë sa do të gjinden njerëz që do ta mohojnë imamatin e tij me përjashtim të atyre që Allahu ua ka sprovuar zemrat me besim (iman). Xhabiri tha: Unë i thashë të Dërguarit të Allahut: “A do të kenë dobi njerëzit në fshehjen e tij?” Ai (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) tha: “Betohem në Atë që më dërgoi pejgamber. Ata (njerëzit) do të ndriçohen me dritën e vilajetit të tij kur është i fshehur ashtu siç përfitojnë nga drita e diellit kur është i mbuluar nga retë. Kjo është prej sekreteve të Allahut të depozituara në diturinë e Tij, për këtë Ai e ka fshehur dhe ja shfaq atij që e shikon të merituar.”

Ç`farë do të thotë “Pritje”?

Në një hadith thuhettë profetit Muhamed: “Më e mira e punëve të ummetit tim është pritja”. Sa i mrekullueshëm ky hadith! Ai thotë punët dhe nuk thotë ngurtësimi apo dembelizmi në këtë mënyrë ai na e sqaron se pritjaështë punë dhe veprimtari.

Pritje do të thotë refuzim i plotë i të gjitha ngjyrave të udhëheqjes së padrejtë që gjendet në rruzullin tokësor. Sepse nëse do a pranohet gjendjen në të cilën ndodhet ymeti islam nuk do të jesh prej pritësve të imam Mehdiut (Allahu ia shpejtoftë ardhjen!). Ai që është në pritje të tij duhet t’i kundërshtojë të gjitha ngjyrat e padrejtësisë.

Besimi në Mehdiun e pritur nuk do të thotë shpërdorim i kohës dhe grumbullim pasurish, por ai besim është burim i forcës dhe i dhënies, me qëllim që të kundërshtohen të gjitha padrejtësitë dhe shkatarrimet që gjenden në rruzullin tokësor dhe të shpenzohet për pastrimin e tokës prej atyre padrejtësive.

Fjala pritje (intidhar) nuk do të thotë që të rrimë në heshtje, përderisa Allahu do të sjellë imamin për të pastruar tokën prej padrejtësive. Por, ne duhet të përpiqemi me të gjitha mundësitë tona që ta përgatisim atë moment të shumëpritur. Duhet që të zbatojmë përgjegjësitë tona ndaj Allahut, ndaj vetes, ndaj familjes dhe ndaj shoqërisë ku jetojmë, me qëllim që si vetja jonë, familja jonë, po ashtu edhe shoqëria ku jetojmë, të udhëhiqen nga drejtësia dhe moralet e përsosura.

Allahu i Madhruar thotë në Kur’anin e shenjtë: Thuaj: “Punoni, se Allahu, i Dërguari i Tij dhe besimtarët do të shohin punën tuaj. Së shpejti do të ktheheni tek Ai që di të dukshmen dhe të padukshmen e Ai do t’ju njoftojë për atë që keni bërë.” (Sure “Teube”, ajeti 105)