Takim historik i Papës dhe imamit të Al Az-harit
Papa Francisko dhe imami i Al Az-harit Ahmed al Tayeb kanë biseduar sot në Vatikan, ka lajmëruar Selia e Shenjtë duke e quajtur takimin”shumë të përzemërt”. Ky takim historik u mbajt pas 10 vitesh të marrëdhënieve të tensionuara në mes këtyre dy institucioneve të larta fetare. Ky ishte takimi i parë i këtij lloji i mbajtur në Vatikan.
Në vitin 2000 në Kajro imamin e atëhershëm të Al Az-harit, shejhun Muhamed Sayid Tantawin e ka vizituar papa i ndjerë Gjon Pali i II-të. Takimi i papës Francisko dhe përfaqësuesit të shquar të institucionit më me zë në botën sunite islame Al Az-har ka zgjatë plot 30 minuta, ka publikuar Vatikani. Kanë përshëndetur rëndësinë e madhe të këtij takimi në kuadër të dialogut ndërfetar në mes katolicizmit dhe islamit.
Paqja në botë, refuzimi i dhunës dhe terrorizmit, gjendja e krishterëve në kontekstin e konflikteve dhe tensioneve në Lindjen e Afërt dhe mbrojtja e tyre ishin tema të bisedimeve në mes dy krerëve fetar. Takimi i Ahmed al Tayibit dhe papës Francisko shënojnë etapën e re në pajtimin pas dhjetë vitesh të marrëdhënieve të tensionuara në mes dy institucioneve të shkaktuara nga ligjërimi i paraardhësit të papës në Universitetit në Gjermani.
Papa Benedikti XVI-të i ka hidhëruar myslimanët në vitin 2006 me ligjërimin e tij në Regensburg me ç’rast e ka cituar perandorit bizantin i cili e ka ndërlidhur islamin me dhunën.
Lidhjet janë ngrohur pas vizitës së papës Francisko i cili ishte në qendër të pontifikatit të vet ka vu dialogun ndërfetar, ndërsa në vitin 2013 i ka përshëndetur myslimanët pas përfundimit të muajit të tyre të shenjtë të Ramazanit.