Izrael

Grupet terroriste në Siri trajtojnë mbi 700 të plagosur në spitalin izraelit

Ushtria pushtuese e Izraelit ka themeluar një spital fushor në Lartësitë e Golanit, ku trajtohen militantë sirianë të plagosur të cilët i përkasin grupeve terroriste në Siri.


    Sipas mediave të Izraelit, këto grupe kanë trajtuar mbi 700 të militantë të tyre të plagosur në atë spital.


    Ushtria Cioniste i ka penguar mediat për të transmetuar aktivitetet e spitalit fushor, me gjithë këtë, është lejuar Kanali i Dytë për të përgatitur një raport në lidhje me atë në mënyrë që të promovojnë  një hap human izraelit drejt sirianëve.


    Raporti kryesisht u përqëndrua në synimet e Izraelit, prapa trajtimit të militantëve, duke sqaruar se izraelitët synojnë të forcojnë dhe të thellojnë marrëdhëniet e tyre me grupet terroriste në Siri në mënyrë për të mbajtur të qetë dhe stabilitetin i cili tani mbizotëron në mes këtyre grupeve dhe Izraelit në kufijtë ndërmjet Palestines dhe Sirisë.


     Raporti, gjithashtu, përfshinë, intervistat me një numër të militantëve që deklaruan se Cionizmi nuk është makabër siç është portretizuar nga regjimi i Sirisë.


    Regjimi e përdorë këtë për të na detyruar që të besojmë se armiku ynë është e gjithë bota përreth, por pas fillimit të revolucionit, ne i kemi njohur miqtë tanë të vërtetë dhe armiq të vërtetë .

Burimi: El Menar