Egjipt

Gjyakata e Egjiptit ka dënuar gjashtë student të Ezherit me 5 vjet.

Gjykata egjiptiane ka dënuar gjashtë student të universitetit El-Ezher me pesë vjet burg dhe urdhëroi arrestimin e qindra nxënësve për pjesëmarrje në demonstrata anti-qeveritare.

Të hënën , gjykata dënoi studentët me burgim për shkak të pjesëmarrjes së tyre në demonstrata duke dënuar largimin e presidentit të parë të zgjedhura në mënyrë demokratike, Muhamed Morsit.

Treqind studentët e tjerë të El -Ezherit janë urdhëruar gjithashtu që të ndalohen .

Ezheri ka qenë skena e përleshjeve të vazhdueshme mes studentëve dhe policisë në muajt e fundit .

Dënimi është pjesë e zgjerimit të masave të ashpra të qeverisë ushtarak të mbështetur ndaj mbështetësve të Morsit dhe të Vëllazërisë muslimane.

Më 2 shkurt, një gjykatë egjiptiane dënoi 16 mbështetës të Vëllazërisë Myslimane në burg për të marrë pjesë në një demonstratë të paautorizuar kundër qeverisë së përkohshme ushtarake dhjetorin e kaluar.

Gjykata dënoi nga 16 muaj deri në pesë vjet burg me punë të vështirë për shkeljen e ligjit të të Protestave i datës 27 dhjetor. Dekretuar  nga presidenti i përkohshëm Adly Mansour më 24 nëntor ,ligji i Protestave ndalon protestat që nuk kanë informimin paraprak të policisë.

Qeveria e përkohshme e Egjiptit ka nisur një fushatë të përgjakshme ndaj grupit që kundërshtuan rrëzimin e Morsit në një grusht ushtarak më 3 korrik.

Më 25 dhjetor , qeveria -ushtarake e vetëemëruar e ka shënjuar Vëllazërinë Myslimane si një organizatë terroriste me përfshirje në një sulm të dyshuar me bombë vdekjeprurëse, pa hetuar apo ofruar ndonjë provë.

Muajin e kaluar , Amnesty International kritikoi autoritetet egjiptiane se ka përdorur një shkallë të paparë të dhunës ndaj protestuesve dhe se është përfshirë në një seri të goditje të dëmshme për të drejtat e njeriut.

Sipas grupit të të drejtave të njeriut në Mbretërinë e Bashkuar rreth  1,400 vetë janë vrarë në dhunën politike që nga rrëzimi Morsit, shumica e tyre për shkak të forcës së tepruar nga forcat e sigurisë.