Mijëra sirianë kthehet në shtëpi pas armëpushimit
Mijëra sirianë janë kthyer në shtëpi në jugperëndim të Sirisë, pas një marrëveshje të armëpushimit mes qeverisë dhe opozitës që përkrahet nga të huajt.
Sipas Press TV, banorët e qytetit
Muadamijat al-Sham, të vendosur në Provincën Rif Dimashk, pranë Damaskut, u
kthyen në zonë pasi Tekfiristët militantë që përkrahen nga të huajt u tërhoqën nga
zona siç ishin pajtuar në marrëveshjen e armëpushimit.
Një prej banorëve të qytetit për Press
TV tha: Unë me pa durim pres që të kthehem në shtëpinë time. Jeta si një i
pastrehë është shumë poshtëruese dhe e vështirë, edhe në qoftë se ju jeni në strehimore
dhe kampe.
Më 5 shkurt 2014, Komiteti i Sirisë i
Pajtimit Kombëtar tha se më shumë se 1,200 familje siriane janë kthyer në
shtëpi në jug të vendit pas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga komisioni.
Shumë shpresa për marrëveshje të
ngjashme armëpushimi kanë për qëllim dhënien fund të luftimeve të ashpra
ndërmjet ushtrisë siriane dhe militantëve Tekfiristë në pjesë të tjera të
vendit, ku kriza e ka shkatërruar vendin.