Demonstruesit në Bejrut dënojnë terrorizmin saudit
Protestuesit libanezë u mblodhën afër Ambasadës Saudite në Bejrut të shtunën për të dënuar atë që ata e quajtën roli negativ i Arabisë Saudite në rajon.
Duke brohoritur parulla kundër
politikave Saudite në rajon, protestuesit akuzuan Rijadin për nxitjen e
trazirave dhe të sektarizimit në Siri, Irak dhe Liban, raportoi el - Alam.
Ne e konsiderojmë Arabinë
Saudite eksportuese numër 1 e terrorizmit në botën arabe, sepse ajo është
duke financuar të gjitha organizatat tekfiriste që kanë vrarë njerëzit tanë nga
Tripoli në Bejrut deri në Sidon , tha një protestues.
Demonstruesit thonë se regjimi el-Saud
ka përdorur petrodollarët e saj për të financuar grupe të el – Kaides dhe tekfiristët
me qëllim të vetëm për të destabilizuar rajonin.
Demonstruesit, gjithashtu,
brohoritën sllogane kundër shefit spiun Saudit, Bandar bin Sultan, duke e
quajtur atë një kryekomandant.
Kohët e fundit, Libani është dëshmitar i një vale bombash vdekjepruese nga terroristët e grupit të el – Kaides.
Në incidentin e fundit nga sulmi fatal,
një makinë bombë shpërtheu në qytetin kufitar të Hermelit, të shtunën, ku katër
vetë vdiqën dhe mbi një duzinë të tjerë u plagosën nga shpërthimi i bombës.
Të kërkuar nga SHBA, Arabia Saudite,
Libani dhe Irani, terroristi Saudit, Mexhid el-Mexhid, ishte kreu i Brigadës Abdullah Azzam, një grup i el – Kaides, i cili mori
përgjegjësinë për shpërthimet vetëvrasëse binjake më 19 nëntor 2013 pranë Ambasadës
të Iranit në Bejrut. Nga ky sulm u vranë 25 vetë, në mesin e tyre edhe atasheu kulturor
i Iranit.
OKB- dënoi bombardimet vdekjepruese në
Hermel, ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i bëri thirrje popullit libanez
për të ruajtur unitetin kombëtar përkundër përpjekjeve të vazhdueshme për të
prishur stabilitetin e vendit, në prag të bombardimeve vdekjeprurëse në qytetin
verilindor të Hermel, që ishte kërkuar nga një grup i el – Kaides.
Sipas The Daily Star, Sekretari i
Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki -Mun dhe Këshilli i Sigurimit ka dënuar ashpër
sulmin të neveritshëm terrorist të shtunën vonë në Hermel, një
qytet ku Hizbullahu ka një bazë të fortë përkrahëse.
Në një deklaratë për shtyp të
lëshuar në Nju Jork, Trupi 15 anëtarësh tha se anëtarët e Këshillit të
Sigurimit nënvizojnë nevojën për të sjellë autorët e krimit para drejtësisë.
Anëtarët e Këshillit të Sigurimit riafirmuan,
gjithashtu, nevojën për të luftuar terrorizmin në të gjitha format dhe
manifestimet e tij në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të gjitha
detyrimet sipas ligjit ndërkombëtar.
Një deklaratë e veçantë e lëshuar nga
zëdhënësi i Ban Ki Munit - i bëri jehonë
dënimit nga Këshilli i Sigurimit, si dhe thirrjen e trupit për autorët e këtij krimi dhe të gjitha
aktet e tjera të terrorizmit , që do të sjellën para drejtësisë.
Përshkallëzimi i fundit i
akteve të terrorizmit dhe dhunës në Liban është shqetësues , thoshte
deklarata.
Ai shtoi se Ban Ki Mun përsëriti
thirrjen e tij për të gjithë libanezët të bashkohen pas institucioneve
të tyre shtetërore, duke përfshirë
ushtrinë dhe forcat e sigurisë, si mjete më të mira për t’u përballur me
veprimet e tilla të papranueshme dhe pa
dallim dhe që të ruajnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit të tyre.
Burime të sigurisë thanë të shtunën
për Daily Star se sulmi në një pikë karburanti në Hermel ishte vepër e një
vetëvrasësi me bombë. Shpërthimi vrau katër vetë, duke përfshirë mbajtësin e bombës dhe plagosën 23 të tjerë.
Libani është dëshmitar se një rritje
e shpërthimeve ndodh aty ku Hizbullahu gëzon mbështetje të fortë, duke përfshirë
Hermelin dhe rrethinat jugore të Bejrutit.
Grupet e el – Kaidas kanë marrë
përgjegjësinë për sulmet.
Bombardimin e ka marrë përsipër Fronti Nusra në Liban, i cili ka bërë edhe dy sulme të tjera në Liban, duke
përmendur ndërhyrjen ushtarake të Hizbullahut në Siri.
Ministri i Informacionit të Sirisë, Omran
el - Zuhbi tha se nga sulmi ka përfituar vetëm Izraeli.
Sulmi është i ngjashëm me
sulme të tjera terroriste kundër Sirisë, Libanit dhe Irakut, përfitues i të cilit është
vetëm Izraeli, i tha Omran el-Zuhbi kanalit televiziv al - Majadin.
Edhe pse disa grupe
terroriste nga i njëjti sfond janë pas shpërthimeve të tilla, Izraeli si armik është
përfituesi i parë dhe e fundit i shpërthimeve të tilla, tha ai.