Filmi për Profetin Muhammed(a.s.) që do të shfaqet në vitin 2015
Regjisori iranian i nominuar me Oscar – Mexhid Mexhidi tha se filmi i tij i fundit për jetën e Profetit Muhammed (a.s.) pritet që premiera të shfaqet në vitin e ardhshëm, pikërisht më 20 mars 2015.
Regjisori i njohur iranian tha për
Angjensinë e Lajmeve Tasnim se motivi kryesor për këtë projekt të tij të madh të
kinematografisë është për të demaskuar lëvizjet ekstremiste, të gjithë ata që
përdorin dhunë në emër të Islamit.
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se
filmi është tani në fazën e pas - prodhimit, duke punuar rreth disa efekteve speciale
si edhe në komponimin e muzikës.
Gjithashtu, filmi është duke u zhvilluar me kujdes maksimal, në mënyrë që të
ketë meritën e një filmi për profetin e
madh të Islamit, ashtu siç e meriton ai.
Mexhidi më tej tha se tifozët e
kinemasë kanë pritshmëri të lartë të projektit të tij të ri, duke thënë se
myslimanët iranianë e kanë kërkuar atë për të luftuar kundër valës së dhunës
dhe ekstremizmit me këtë art.
Muslimanët po presin mesazhin e
dashurisë dhe mirësisë të frymëzuar nga Profeti Muhammed (a.s.). Mexhid Mexhidi
vuri në dukje dhe tha se filmi i tij i
ri mund të jetë një manifestim ndaj ekstremistëve të cilët pjellin dhunën në
Irak, Siri, Liban, Pakistan dhe vende të tjera.
Prodhuar nga Muhammed Mehdi
Heidarian, filmi është vendosur që të shfaqet në tri gjuhë, në persisht,
arabisht dhe anglisht.
Mexhid Mexhidi është një drejtor filmi
ndërkombëtarisht i vlerësuar, është producent filmi, shkrimtar, filmat e tij kanë
prekur shumë tema dhe zhanre, ai ka
fituar shumë çmime ndërkombëtare.
Filmi i tij i mirënjohur, Fëmijët e Xhennetit
(1997), ishte filmi i parë
iranian që është nominuar për Academy Award ( si filmi më i mirë në gjuhë të huaj) në vitin 1999.
Filmi i Mexhidit i vitit me titull Ngjyra
e Xhennetit është zgjedhur si një
nga 10 filmat më të mirë të vitit në SHBA, në vitin 2000.