Siria

Brahimi: pjesëmarrja e Iranit në bisedimet e paqes për Sirinë është e rëndësishme

Lakdar Brahimi, i dërguari special i OKB-së për çështjen e Sirisë, ka pohuar rëndësinë që ka pjesëmarrja e Republikës Islamike të Iranit në bisedimet për paqe për Sirinë duke thënë se : Pjesëmarrja e Iranit është e dobishme për arritjen e një marrëveshje mes qeverisë dhe grupeve opozitare.

 

      Sipas agjensisë të Shërbimit Botëror të Lajmeve, IRNA, Lakdar Brahimi ka deklaruar se ai do të vazhdojë përpjekjet që Irani të luajë rolin e tij në bisedimet e ardhshme. Për rëndësinë e pranisë dhe rolit ndërtues të Teheranit në bisedimet e paqes për Sirinë është prononcuar edhe Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, i cili më herët kishte ftuar Iranin për të marrë pjesë në konferencën Gjeneva 2, por që e tërhoqi atë nën presionet e rrjedhave të ndryshme dhe në veçanti të Amerikës. I dërguari i posaçëm i OKB-së në Siri, pasi njoftoi se në bisedime nuk është arritur ndonjë rezultat konkret, tha se në të ardhmen pritet të arrihet përparim, ndonëse jo aq sa duhet.

 

    Lakdar Brahimi, i dërguari special i OKB-së për çështjen e Sirisë,  rikujtoi se nga këto bisedime nuk duhet të presim ndonjë mrekulli dhe shtoi: Përsa u përket dërgimit të ndihmave humanitare në zonat e rrethuara, jemi në pritje të lejes për shpërndarjen e tyre.