Izrael

Izraeli: Lufta e Sirisë e fuqizoi Hizbullahun

Zyrtari i tryezës së Libisë dhe Sirisë së shërbimeve të inteligjencës së Izraelit deklaroi se lufta e Sirisë e shndërroi Hizbullahun në mbrojtësin e vetëm të Libanit.

ML- Sipas lajmeve të televizionit El-Mejadin, zyrtari i tryezës së Libisë dhe Sirisë së shërbimeve të inteligjencës të Izraelit deklaroi se lufta e Sirisë e e ngriti Hizbullahun në një pozicion më të lartë në Liban.

Sipas lajmeve, në shpjegimeve të zyrtarit të Izraelit paraprijnë këto deklarata:

Fuqizimi i Hizbullahut po rritet

Forcat e Hizbullahut kanë dalë fitimtare në shumicën e konflikteve në të cilat kanë marrë pjesë. Pavarësisht se ka marrë pjesë në luftën e Sirisë, Hizbullahu nuk i ka humbur përmasat në luftën me Izraelin.

Lufta e Sirisë i ka rritur kapacitetet luftarake të Hizbullahut. Tashmë Hizbullahu përdor edhe avionë pa pilotë në luftë.

Raketat e reja që posedon Hizbullahu përbëjnë një pengesë për Izraelin që të mund të fillojë një luftë të re.

Ushtria Siriane është ngritur në një pozicion më të lartë

Gjërat që thuhen për momentin rreth Sirisë, formësojnë themeline faktit se Siria nuk do të kthehet më në gjendjen e saj të mëparshme. Ne me të gjithë fuqinë tonë punojmë për të penguar dhe mbyllur të gjitha rrugët e trasportimit të armëve për Hizbullahun nga Irani.

Zgjidhja politike në Siri është e pamundur pa prezencën e Rusisë, Iranit dhe Hizbullahut.

Ushtria siriane është ngritur në një pozicion më të lartë në sajë tq sukseseve ushtarake që ka arritur.

ISIS dhe Nusra nuk e marrin në shenjestër Izraelin

Të dhënat rreth përhapjes së ISIS-it dhe Nusras tregojnë se ato nuk kanë ndërmarrë asnjë veprimtari drejtuar Izraelit. Mundësitë që ata të përdorin mjetet e tyre për të kaluar në Golan dhe për të ndërmarrë veprime kundrejt nesh janë shumë të pakta.

Arabie Saudite është natyralisht aleate

Çdokush që është kundër Iranit, qoftë ky edhe Izraeli, janë aleatë të Arabisë Saudite, çdokush që është kundër Iranit ka interesa të përbashkëta me Arabinë Saudite.

Pozicioni i Arabisë Sauudite kundrejt Iranit e kthen atë në një aleate të Izraelit.

Arabia Saudite përdor çdo lloj mjeti të mundshëm në rajon kundrejt Hizbullahut.