Kulturë

Kopjet e restauruara të Kur’anit shpërndahet jashtë vendit

Governatori i Rijadit, Princi Fejsal bin Bandar viziton Qendrën
Governatori i Rijadit, Princi Fejsal bin Bandar viziton Qendrën

Rijad:

 

   

Më shumë se 40.000 kopje të përdorura të Kur'anit të Shenjtë janë restauruar për çdo muaj në Qendrën e Bamirësisë për Kujdesin e Kur'anit të Shenjtë në Al Harixh,  60 km nga Rijadi.

Statistikat janë dhënë nga drejtori i Qendrës Muhammed Al- Harbi gjatë vizitës së fundit nga Rijadi në qendër nga Gov. Princi Fajsal bin Bandar.       Guvernatori,  Princi Fejsal bin Bandar bëri një turne për së afërmi në Kompleksin ku kopjet e përdorura Kur'anit të Shenjtë janë restauruar dhe ri-shpërndarë në vende me kërkesën e tyre.

Duke shpjeguar aktivitetet e organizatës, drejtori i Qendrës, Muhammed  Al-Harbi tha se qendra është themeluar 15 vjet më parë dhe tani kemi rreth dy milion kopje që do të restaurohen.  Ai i tha Princit Fejsal se qendra është  duke përdorur teknikat e fundit të restaurimit.

Qendra ka 18 punëtorë të përhershëm dhe 200 vullnetarë të cilët nuk paguhen.  Qendra pranon kërkesat për kopje të Kur'anit të Shenjtë nga më shumë se 60 shtete në botë, tha ai, duke vënë në dukje se nën udhëheqjen e Kujdestarit të Dy Xhamive të Shenjta, të Mekkes dhe Medinesë, Mbretit Salman, misionet saudite jashtë vendit janë duke bashkëpunuar me qendrën në shpërndarjen e kopjeve për ata që i kërkojnë ato. 

Qendra është e lidhur me Shoqërinë Bamirësisë për Mësimin përmendësh të Kur'anit të Shenjtë të kryesuar nga Muhammed Monaver Al-Harbi.

Në përfundim të vizitës, Princi Fejsal përgëzoi zyrtarët e shoqërisë dhe të tjerët të cilët janë të përfshirë në zbatimin e suksesshëm të projektit. Ai përmendi shërbimet e tyre të dedikuar për komunitetin mysliman në botë. Frytet e shërbimeve të tyre shihen nga njerëzit në Mbretërinë Saudite dhe të tjerët në botë, tha në përfundim guvernatori. 

Burimi: Arab News