Liban

Intervista e Enis Nakkashit për Vitin e Ri

Turqia dhe Katari e morën përsipër detyrën e përafrimit me Assadin që ta tërheqin atë drejtë një zgjidhjeje paqësore me Izraelin. Nëse e përkujtoni Turqia ishte ndërmjetësuese. Emiri i Katarit gjatë vajtje-ardhjeve në Sham (Damask) thoshte “Sirinë do ta bëjë sikurse Zvicra, hotelet, ato këto”. Një kohë edhe mua mi thanë gjërat e ngjashme. Kur të vijë dita i shpalosim ato lidhje, por emiri i Katarit mua më tha “Bindeni qeverinë e Sirisë, le të veprojnë shpejtë, nëse dëshirojmë që disa gjëra të ecin drejtë duhet të bëhet paqe me Izraelin”.

Moderatori: Të dashur shikues mirë se erdhët në ANB. Duke e përfunduar këtë vit, në pritje të vitit të ardhshëm me çka do të ballafaqohemi? Flamuri i kujt u grit në vitin 2013? Iranit nuklear apo Sirisë me qëndrim stabil? Rusisë që i doli para sulmit amerikan apo Egjiptit që po e përjeton “revolucionin” e dytë?

Izraeli dhe aleatët me gjithë rolin që e shihnin Sirinë në rrënim në të vërtetë u bënë pala më e dëmtuar? 

Vitin 2013 a mund ta emërojmë me të drejtë si viti i Iranit? Mund të bëjmë fjalë për një dhuratë që vazhdon të thuret për popujt dhe për një të ardhme në të cilën Amerika e ka humbur hegjemoninë. 2013-ta ndryshoi balancin strategjik, ndërkombëtar dhe regjional. 

Misafiri i mbrëmjes së sotshme është një njeri shumë i veqantë, njëri ndër më të afërtit për të qenë lider në Iran, partner i revolucionit dhe sukseseve, në të njejtën kohë njëri nga zotëruesit e ngjarjeve që po ndodhin në Iran dhe shtetet tjera. Koordinatori i Sigurimit dhe Strategjive i nderuari Dr. Enis Nakkash, mirë se erdhët.

Enis Nakkash: Ehlen ve Sehlen.

Moderatori: Doktor, dua t`ia filloj me përsëritjen e pyetjes që e bëra në hyrje. Enis Nakashi, a mund të thotë për vitin 2013 se është viti i Iranit? Apo viti i ndonjë shteti tjetër Rusisë, Sirisë, Egjiptit, viti i kujt?

Enis Nakkash: Sipas meje ky vit u bë viti i Putinit dhe Moskës, d.m.th. i Rusisë. Është viti i Rusisë që i rrëzoi SHBA-të nga kolltuku dhe vendosi kufijë në shumë çështje të botës, dha zgjidhje dhe tregoi vizione. Në krye të këtyre çështjeve merr pjesë Siria. Parandaloi një luftë që do të mund të përfshinte tërë regjionin. Ajo që e bindi Obamën për zgjidhje kimike, ajo që e bëri manovrën madhore ishte diplomacia ruse. Paralelisht bëri manovrime të mëdha ushtarake në Mesdhe nga të cilat shumë kush as që ishte i informuar.

Moderatori: Manovrimet ruse?

Enis Nakkash: Po të rusëve. Prezenca e rusëve me mundësitë elektronike dhe raketore në regjion, dëshmoi se Amerika më nuk është lider i Mesdheut me luftanijet e saj. Sot së paku duhet ta përceptojmë se Mesdheu lindor është i rusëve.

Moderatori: Mirëpo sado që është e rusëve pas çfarëdo sulmi amerikan kishin shpallur se nuk do të ndërhynin.

Enis Nakkash: Përkundër kësaj, u bënë ndërhyrje siç mund t`i quajmë në frekuenca të ulëta. Pra nuk krisën topat, nuk u hodhën raketat dhe nuk u shall lufta, por rusët duke e treguar forcën e tyre teknologjike dhe parandaluese, shkaktuan që Amerika ta gjejë veten në një gjendje në të cilën edhe meqë më parë kishte kërcënuar me hedhjen e raketave tomahawk të mos mund ta bëjë këtë. Komanda ushtarake amerikane kuptoi se tash e mbas nuk do të mund të hyjë në një luftë që nuk është e garantuar paraprakisht. Rusët pa hyrë në luftë pa e shpallur se kishin hyrë në luftë e treguan aftësinë e tyre parandaluese. Ndërhyrjet ruse janë një ngjarje më e madhe se të shpallurit luftë.

Moderatori: Këtu i nderuari Dr. Nakkash, a e keni fjalën për dy raketat e rëna?

Enis Nakkash: Po, mu ashtu. Pranë kësaj, kjo periudhë nuk u përfundua vetëm me manovrimet e mëdha ruse. Duhet ta përkujtojmë edhe manovrimin e madh të Iranit. Operacioni parandalues” që e mbrojti Sirinë dhe e parandaloi një luftë që do ta përfshinte tërë regjionin, në këtë mënyrë tregoi sukses. Dialogun që e nisi Amerika me kërkesën “Na e lejoni që ta bëjmë një operacion të vogël, që së paku të mund të them që bëmë diçka” u refuzua nga Rusia dhe Irani. Të dyja palët, thanë që rreptësisht nuk do të japin leje për ndonjë operacion të Amerikës të këtij lloji. Pranë manovrës ruse deklarimi i iranianëve se do ta vendosnin tërë forcën në arenë dhe se do t`i mbanin nën zjarr të gjitha pikat amerikane në regjion, qëndrimi i vendor i Hizbullahut në regjion dhe në përfundim bënë që Amerika ta ndjejë veten si të rrethuar në regjion dhe ta humbë aftësinë parandaluese ushtarake. Dhe Amerika ishte në nivel të njejtë jo vetëm me Rusinë por edhe me Shangain.

Në përfundim me hedhjen e hapit prapa nga Amerika u zhvilluan ngjarje të domosdoshme me qëllimin e zbritjes së Obamës nga lisi. Për momentin dosja kimike të cilën specialistët e dinin se ishte e vjetër dhe e papërdorshme arriti në zgjidhje. Si theksohej në një fjalim të tij edhe Seyyid Hassan Nasrallahu armëve kimike nuk i kishte mbetur më ndonjë vlerë rreziku. Më juve po ju mbron edhe një injeksion i marrë para sulmit-gjersa edhe gjatë sulmit-pa përdorur maskë. E thamë edhe më parë, Hizbullahu arriti sukses në triumfin e vitit 2006 pa përdorur armë të tilla. Armët kimike më nuk janë armë strategjike. Pra Siria nuk i humbi armët strategjike. Ta shpalosim edhe këtë njohuri. Gjatë çështjes së armëve kimike të shpalosur në Moskë u pyet edhe pyetja “Cilat janë armët strategjike dhe frenuese në zotërim të Sirisë?”. Përgjigjja e rusëve ishte “Ne me gjithë forcën tonë jemi arma juaj primare frenuese”. Kjo politikisht dhe strategjikisht kishte kuptimin e dhënies së “Mbulesës së hapësirës së sigurtë për Sirinë”. Sikurse Amerika kur thoshte mbulesë nukleare për ndonjë shtet që ia hedhte fjalën armëve nukleare amerikane apo sikurse NATO-ja që e mbron një shtet anëtarë të saj. 

Moderatori: Përkrahjen e arritur në një gradë të tillë të rusëve a është se Siria po ia siguron atyre të qenit një nga polet e botës? Çka është arsyeja? 

Enis Nakkash: Të shkojmë në periudhën para manovrimit. Ta pyesim pyetjen përsëri duke e elaboruar. Pse Kina dhe Rusia në Këshillin e Sigurimit e hodhën nënshkrimin në tri veto që e mbronin Sirinë? Sepse që të dyja si pjesëmarrëse të dialogut të Shanghait kanë pika në të cilat janë aleate. Njëra nga ato pikat është kjo që perëndimi duke prodhuar kriza përmes rrugëve të ndryshme duke qenë shkaktarë të krizave të thella në disa shtete po mundohet ta copëtojë gjendjen momentale të Rusisë, nuk e kam fjalën për sovjetët, për gjendjen e tashme federale. Rusia përbëhet nga 15 republika dhe krahina autonome. Sikurse rusët edhe Kinën duke ia copëtuar popullsinë gjenden projekte për copëtim. Kina nuk është një shtet që e ka një racë, një popul, një besim. Përafrmi i perëndimit ndaj këtyre popujve është në drejtim të mbjelljes së farave të copëtimit dhe përçarjes. Mirëpo copëtimi i numrit të popullsisë së Kinës. Rrjedhimisht në Shanghai u mor vendimi i parandalimit të perëndimit, posaqërisht pas përvojës me Libinë. U mor vendimi i parandalimit në çfarëdo forme do qoftë ndaj vendimeve ndërkombëtare për ndëryrje ushtarake apo armatimit të siç i thonë militantëve revolucionarë vendorë. Përmes këtyre rrugëve do të parandalohet që perëndimi ta rrëzojë regjimin e çfarëdo shteti apo të ngrisë regime të reja. Me ekuacionin që e arritën përmes Sirisë, rusët dhe kinezët vërtetuan se janë të fortë dhe janë dy partner esencial në rregullimin e sistemit global. Rrjedhimisht vitin 2013 po e emëroj si viti i Moskës. 

Moderatori: Mbase e hapëm temën për Rusinë t`i pyes tani pyetjet që i kisha lënë për më pas. Kolegu im Sami Klip e ka një artikull “Linjat e lojës së Assadit rus”. Në fund të këtij artikulli “Putini me të vërtetë arriti që t`i japë fund botës me një pol, duke kaluar në një nivel të ri”. Nuk mund të pritet që Assadi global (Putini) të hedhë hapa mbrapa për çfarëdo qoftë pas kësaj pike. Mirëpo çka do të bëjnë me Assadin e Sirisë? A do të vazhdojnë ta përkrahin deri në fund? Çka është përgjigjja juaj për këtë pyetje?

Enis Nakkash: Rusia dhe Kina do të jenë brenda kësaj lufte gjersa do ta sigurojnë stabilizimin në Siri. Pranë tyre është edhe Irani patjetër. 

Moderatori: Në këtë çështje a janë plotësisht të pajtueshëm? A nuk kanë kundërshtime? 

Enis Nakkash: Padyshim. Që të dyja palët janë aleatë në çështjen e parandalimit të luftës kundër Sirisë - që në këtë çështje arritën sukses - dhe në luftën gjersa të arrihet atmosfera e një mjedisi të përshtatshëm e të sigurtë ku në Siri populli do të mund ta zgjedhë udhëheqjen e vetë. Që të dyja palët tani kanë në duar të dhëna, njohuri dhe analiza. Këto njohuri na thonë që përqindja e përkrahjes së Assadit është më e madhe. Disa shoqata perëndimore, kohëve të fundit, duke shkuar në kampin Zaatari në Jordani e bënë një anketë dhe mbi të gjitha dhimbjet vunë në pah se një pjesë prej 46% thanë se nëse sot do të bëhen zgjedhjet do t`ia japin votën Assadit. Dikush llogaritjet i bëri gabim. Sipas meje mbrapa vendosmërisë së këtillë të regjimit është përkrahja e popullit që po e zotëron dhe masa që e ka pas. Ushtria që e ka pranë është reflektim i popullit të Sirisë. 

Moderatori: Palët tjera po i sjellin nëpër gojë disa pyetje dhe po thonë se po të mos ishte përkrahaja e Iranit dhe Hizbullahut regjimi nuk do të mund të qëndronte në këmbë. Këta faktorë çfarë roli luajtën në këtë qëndrueshmëri?

Enis Nakkash: Shikoni në luften Iran-Irak, Iraku nuk mori vetëm armë po nga Franca dhe Amerika përveç ndihmës në specialistë dhe pilotë, mori ndihmë në shumë çështje. Ama askush nuk mund të thotë se Iraku përmes kësaj lufte ndryshoi balancin e forcave në regjion. Specialistët mund të ndihmojnë në disa plane dhe t'i thonë qëndrimet e tyre. Tani do të ishte e gabuar ta lidhim qëndrueshmërinë vetëm me ndërhyrjen e Hizbullahut. Mendoni po të kishin kaluar të gjithë militantët e Hizbullahut në Siri? Ku do të shkojnë? Vetëm luginat e Kusairit dhe Humusit janë një gjeografi sa gjysma e Libanit. Disa nga specialistët dhe militantët kaluan në disa zona të ndjeshme, mirëpo në anën kundërshtare nuk janë militantët vetëm të ardhur nga Libani, por si edhe u pranua janë militantët global të ardhur nga të gjitha vendet e botës. Vetëm nga europa po flitet se kanë ardhur 2000 militantë, gjersa të ardhurit nga shtetet arabe nuk janë për tu numëruar, me mijëra vetë. Ministri i Punëve të Brendshme të Tunizise deklaroi se vetëm në periudhën e fundit parandaluan rreth 5 mijë vetë që ishin duke shkuar në Siri. Pra qëndrueshmëria nuk është e drejtë të skjarohet vetëm me ndërhyrjen e Hizbullahut në disa pika të ndjeshme. Pas kësaj qëndrueshmërie është ushtria e Sirisë si reflektuese e popullit dhe ajo e cila po lufton për Sirinë ende në shumë vende. 

Moderatori: A do të vazhdojë lufta me gjendjen e tanishme edhe gjatë zgjedhjeve të 2014-ës? Çka do të jenë ndikimet e Gjenevës 2?

Enis Nakkash: Dhuna nuk do të ndalet. Nuk mendoj se do të ndalet dhuna edhe meqë më e lehtë, mbas një marrëveshjeje të mundëshme mbas Gjenevës. Me gjithë këtë dhunë do të mbahen edhe zgjedhjet. Ishin mbajtur zgjedhjet për Kuvendin e Popullit sërish duke vazhduar dhuna. Në periudhën që e kemi para sërish do të mbahen zgjedhjet në gjerësinë që do të mund ta ngërthejnë. Nuk ekziston asnjë zgjidhje tjetër në Siri. Kjo mund të bëhet vetëm me një zgjedhje në të cilën do të marrin pjesë të gjitha palët dhe në të cilën do ta masin veten të gjithë. 

Gjeneva 2 po vazhdon në një proces në të cilin qëllimet dhe objektivat po i ndryshohen çdo javë. Muaj më parë në procesin e Gjenevës së 2-të flitej për qeverinë e përkohshme. Disa mendonin se kjo qeveri e përkohshme do të mund t'i merrte detyrat e presidentit. Kjo do ta sjellte nevojën e ndryshimit kushtetues. Gjersa tani nuk ekziston një ambient që do të mund të bëhej një ndryshim i tillë. Gjersa disa përballë kësaj thanë se me kushtetutën aktuale janë të mjaftueshme përgjegjësitë që do t'i zotërojë qeverisja e përkohshme dhe si opozitë nëse do të vinte me një koalicion të fortë do të mund ta marrim autoritetin në dorë. Tani në Gjenevë ligji i parë që rri në tavolinë “Lufta kundër terrorizmit”. Si përfundim aty për aty ndryshoi çdo gjë që flitej dhe veten e gjetën brenda një debati më ndryshe. Dy javë më pas në ditën e sotme të javës Ban Ki Moon doli dhe e hodhi edhe një kusht duke thënë “Duhet të arrihet armëpushimi para Gjenevës”. Çka do të thotë kjo? Nëse e shikojme nga këndvështrimi i regjimit me dhënien e urdhërave të duhura mund të arrihet armëpushimin brenda minutave. Më parë ishte folur për këtë armëpushim. Pala përballë gjersa arrinte t'i zotëronte grupet e armatosura dhe të ndikonte në vendimet e tyre tani kemi grupe që askush nuk mund tu afrohet. U zhytën në “Punën e sherrit” të vetes së tyre. Çka është arsyeja e qëndrimit të dobët të Shteteve të Bashkuara të Amerkës dhe të aleatëve të saj në çështjen e Gjenevës? Në fillim duart i kishin të mbushura me opozitarët nën urdhërat e tyre. Kësaj opozite mund t'ia mbështesnin qëndrimet e ndryshme dhe të bënin të merrnin vendime. Gjersa sot ecuria i doli nga dora dhe tani në opozitarët e armatosur ekziston një grupim i madh që nuk e respekton askënd dhe që nuk dëshiron të marrë pjesë në Gjenevë. Në përfundim të kësaj aleatët Rusi-Iran dhe Siri, së bashku me qeverinë e Sirisë do të shkojnë në Gjenevë dhe do të thonë “Fronti ynë është ky, e njohur nga koka gjer në thonjë, çka keni ju në duar?“. Si përgjigje do të thonë “Në duar kemi disa që mblidhen nëpër hotele por që nuk kanë asgjë në front, sepse Ushtria e Lirë Siriane u avullua dhe fluturoi”. Çka mbeti në hapësirë? Mbeti ISID-i dhe NUSRA. Organizata me të cilat askush nuk debaton. Ditë më parë ambasadori i Amerikës njoftonte se do të ulej të bisedonte me frontin islamik. Gjersa sot e panë se nuk u bënë së bashku as në frontin islamik. Fronti islamik e refuzoi takimin. Është e hapur se e kanë humbur kontrollin në arenë. 

Moderatori: Doktor me të vërtetë ky gjenocid a nuk mund të kontrollohet? Ku jemi duke shkuar? Janë të shqetësuara edhe shtetet përreth?

Enis Nakkash: Jo, jo absolutisht. ISID dhe Nusra janë dy organizata të cilat nuk mund t`i kontrolloj askush. Nga ana tjetër me gjithë këto shpërthime vetëvrasëse, sulmeve terroriste dhe gjenocideve nëse ndojkush do të mund të dalë dhe të thotë që unë mund t`i kontrolloj këto organizata kjo haptazi do ta nxjerrë në shesh fajshmërinë në terrorizëm. Ti si je duke mundur t`i kontrollosh? A ishe duke i përkrahur? Sot në botë kush do të mund të dalë e të thotë unë isha duke e përkrahur Al-Kaidën? Me cilën arsye? Rrjedhimisht këto janë organizata që nuk kanë kontroll.

Moderatori: Atëherë a do të vazhdojë lufta gjersa këta të spastrohen tërësisht?

Enis Nakkash: Nuk ka diçka që mund të flitet pas kësaj. Gjendja në Irak është duke vazhduar në formë të njejtë. Lëvizja e Rizgjimit në Irak duke dhënë krah më krah me shtetin, doli në rrugë që t`i dobësojë sa të mundet këto lloje të organizatave. Vazhdimi i dërgimit të sulmuesve kamikazë nga shtetet fqinje dhe financimi i tyre është shkaktar i vazhdimit të dhunës në formë të përgjakur në Irak. 

Tani të shkojmë në 2014. Mund të bëjmë fjalë nga një Iran i cili arriti t`i thejë sanksionet globale dhe rolin që më herët e luante me forcë tani ta luante me konstitucionalizëm. D.m.th tani Kerry më 24 orë e një herë mendon se si duhet të flasë me Zarifin (Ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit) për konsensusin në regjion dhe koordinimin e tyre. Kjo gjendje në të njejtën kohë është një dëshmi e rolit regjional dhe ndërkombëtar të Iranit. Nesër do të na dalin përpara edhe Afganistani dhe çështje të tjera. Nuk ka bazë të kufizuar me Sirinë. Sidoqoftë, si përfundim viti 2014 do të jetë viti i Iranit. Disa janë duke menduar se negociatat e Gjenevës janë njëra nga triumfet më të medha të Iranit. Arsyeja se pse po e mendojmë këtë është nga ajo mbase nuk po i dimë madhësitë e triumfeve të ardhme. Rrjedhimisht në vitin 2014 do t`i shohim këto. 

Moderatori: Kompromisi bërthamor?

Enis Nakkash: Kompromisi bërthamor ishte një triumf i madh , mirëpo nuk ishte e mjaftueshme që viti 2013 të jetë viti i Iranit.

Nuk erdhëm ende në përfundim të kompromisit dhe ende nuk jemi duke e parë tërësinë e fotografisë. Të gjithë jemi duke e ditur se nuk është arritur në kompromisin përfundimtar. Pas këtij kompromisi paramendoni rolin regjional dhe ndërkombëtarë të Iranit. Ka parashime në këtë çështje. Paramendoni një Iran bërthamor që në bashkëpunim me Turqinë, Irakun, Sirinë, Egjiptin dhe shtetet tjera ta fillojë ndërtimin e një “Lindjeje te Re që do të jetë më ndryshe se Lindja e Mesme e tashme. Atëherë do ta shohin një Iran që zotëron jo vetëm një dosje triumfi bërthamor por edhe do të zotërojë triumfe që janë duke u frikësuar Mbretëria Saudite dhe Izraeli. Frika e këtyre dy shteteve nuk është nga kompromisi bërthamor por është nga rolet regjionale dhe ndërkombëtare të pranuara të Iranit nga perëndimi.

Moderatori: A është duke u frikesuar nga një Iran i fortë në Gjirin Persik?

Enis Nakkash: Gjiri Persik sa është i madh që? Sot më jemi në Mesdhe. Më jemi në një regjion që quhet “Lindja e Madhe që vazhdon nga kufijtë e Pakistanit gjer në kufijtë e Libisë. Në 3 muajt e parë të 2014 do të jeni dëshmitarë të lidhjeve shumë serioze ndërmjet Iranit dhe Egjiptit.

Moderatori: Irani, si është duke e parë Egjiptin e Sisit? A është duke menduar se e ka hedhur nënshkrimin në një triumf të ri? Si është duke e vlerësuar Sisin? Ne po e dimë qëndrimin e Iranit. Ishte duke e përkrahur islamin politik. Ishte duke e përkrahur Mursin dhe ndryshimin që po ndodhte e vlerësonte si revolucion. 

Enis Nakkash: Paraprakisht Irani të përjetuarat i pa si rizgjim islam. Ky rizgjim nuk përfaqësohej vetëm nga Vëllezërit Musliman. Irani këtë rizgjim e lexoi si fillim të mos vlerësimit të Amerikës si lider të botës nga popujt muslimanë të rajonit. Njëri nga mjetet më të rëndësishme të Amerikës në regjion Husni Mubaraku ishte rrëzuar. Ky ishte njëri nga përfundimet e para. Gjersa përfundimi i dytë ishte ardhja në krye me zgjedhje e Vëllezërve Muslimanë. Askush nuk i doli kundër këtij përfundimi, ajo që iu dol kundër ishin aplikimet e Vëllezërve Muslimanë. Mbase Vëllezërit Musliman për rreth një vit e hodhën nënshkrimin në gabime të mëdha që e kërcënonin së bashku me Sigurimin e Egjiptit edhe sigurimin regjional, populli i Egjiptit këtë nuk e pranoi dhe e hodhi nënshkrimin në një revolucion më të madh se ai i 25 janarit këtë nuk mund ta mohojmë. Askush nuk mund ta mohojë se u mblodh një turmë më e madhe se ajo e 25 janarit. A nuk janë egjiptianë edhe 48% që më parë ishin me Mubarakun e që më pas e votuan Shefikun? Kush i dha gjithë ato vota? Në këtë periudhë që janë duke e shprehur që janë kundër Vëllezërve Muslimanë, u bashkuan me disa forca nga revolucioni i 25 janarit për ta ndryshuar këtë pamje të re dhe për ta formësuar Egjiptin e ri. Çka është duke thënë Egjipti i ri? Egjipti i ri po i thotë ato që ne jemi duke i lexuar. Iranianët, turqit dhe Egjipti janë duke e lexuar librin e njejtë. Nuk e kam fjalën te Egjipti sipërfaqësor, e kam fjalën nga Egjipti i thellë! Çka është duke thënë ky libër? Është duke thënë që Amerika të largohet nga regjioni dhe duhet të shpëtohet nga ky tagut. Kush do ta plotësojë boshllëkun që ekziston. Pala iraniane me mundimet dhe luftën është e ditur që është duke e ngushtuar Amerikën që të largohet nga regjioni. Gjersa Turqia duke përfituar nga rasti deshi ta mbushë boshllëkun e formuar. Edhe egjiptianët janë duke e parë se Amerika është duke u tërhjekur dhe më janë duke e parë si marrëzi të qenit lidhur me një forcë që u mund në regjion dhe arenën ndërkombëtare. Nëse vazhdon të jesh i lidhur për një Amerikë që e ka humbur forcën nuk mund të marrësh pjesë me balancat e rinjë të forcave. Njerëzit aq nuk e dinë. E shikojnë televizionin dhe kur shohin turmë ndikohen. Unë duke u bazuar në njohuritë e mia mund të them dhe jam i sigurtë nga ajo që revolucioni u zhvillua vetëm me ndikimin e kësaj turme. Egjipti i thellë me mendjen, popullsinë e brendshme dhe të jashtme dhe ushtrinë e saj ishte ajo forcë që ishte mbrapa Revolucionit të 25 janarit. Rrjedhimisht nëse Vëllezërit Musliman nëse e kanë pranuar Revolucionin e 25 janarit duhet ta kenë pranuar edhe Revolucionin e 30 qershorit. Skenari i njejtë, mjetet e njejta, forma e njejtë, e kishte rrëzuar edhe Mubarakun. A e pranuat këtë? Atëherë do t`i pranoni edhe ata që e rrëzuan Mursin. Nuk ekziston ndonjë gjë e re. 

Moderatori: D.m.th. Irani a është duke i parë ato që ndodhën në Egjipt si veprime demokratike?

Enis Nakkash: Irani është duke e pranuar atë që populli i Egjiptit po e pranon.

Moderatori: Ndërsa çka jeni duke thënë për Arabinë Saudite e cila është duke e përkrahur Egjiptin e ri?

Enis Nakkash: Nuk mund ta mohojë që reaksionet e para që u bënë në Iran ishin nga prezenca e sauditëve. Sauditët mendonin se është kundër tyre nëse në Egjipt dikush i ka pranuar ata në shkallë të lartë. Kjo vazhdoi 1-2 javë pastaj u ndryshua fotografia. Arabia frikësohej nga popullsia e Vëllezërve Musliman që mund të shtrihej drejtë Gjirit dhe tani dëshiron të përfitojë nga rasti. Mirëpo nuk mund ta shohim Egjiptin dhe Arabinë të bashkuar për shkak të kësaj. Fakt për këtë është qëndrimi i Egjiptit për çështjen e Sirisë kundër Arabisë. Në dosjen e Sirisë plotësisht janë në kundërshtim. Le të jetë në Ligën Arabe apo Grupi i Miqëve të Sirisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Egjiptit nuk ishte i gatshëm në mbledhjet e fundit të tyre. Egjipti nga dosja e Sirisë për ta nisur titullin “Bashkëpunim me regjimin e Sirisë po e shfuqizon politikën me titullin “Përllogaritja me regjimin e Sirisë”. Rrjedhimisht po e përsëris në 3-4 mujt e parë të vitit 2014 do ta shohim bashkëpunimin me qendër në Iran-Egjipt dhe Turqi. Edhe Turqit janë në gjendje të atillë që e kanë plotësuar 60% të kthimit të tyre. 

Moderatori: Kjo është një pikë shumë me rëndësi. Pse Turqia ta bëjë një kthim të këtillë mbas rolit të madh dhe të rrezikshëm që e kishte ndaj Sirisë që merr pjesë në Aksin e Rezistencës së Libanit me Iranin? Turqia e Erdoganit kishte lidhje të mira me regjimin e Sirisë. Mbase filloi kriza e mori përsipri njërin nga rolet më të rrezikshme dhe hyrjet e rrezikshme u siguruan nga ai kufijë i gjatë. Tani si mund të na skjaroni neve hapjen e Iranit ndaj Turqisë dhe bashkëpunimit me të? Ku është përgjigjja e kundërt e kësaj? A u falën të gjitha ato që i bëri Turqia?

Enis Nakkash: Çështja nuk është çështje e të falurit. Në fjalë janë kushtet momentale të regjionit. Ekzistojnë realitetet shoqërore dhe gjeografike që nuk mund të ndryshohen. Këto nuk ndryshohen. Shoqëritë në regjion janë duke i përfshirë njerëzit nga etnicitetet e njejta, nga mehdhebet e njejta dhe ky është njëri nga faktorët më të rëndësishëm. Dhe së dyti duhet të bëjmë fjalë nga gjeografia me rëndësi nga pikëpamja e burimeve, duhet të bëjmë fjalë nga hyrja dhe dalja e këtyre burimeve. Në përfshirje të regjionit mund të flasim për një raport rreth 80% të varur nga jashtë. Pranë faktorëve gjeografikë shumë me rëndësi janë edhe faktorët ekonomik. Regjioni nuk mund të vazhdojë pa e formuar një lidhje të përbashkët. Në regjion mvaremi nga uji, nafta dhe gazi i njëri-tjetrit. 

Moderatori: Ndërsa tani unë dhe ju do të flasim për formën dhe nevojshmërinë, që nga fillimi nuk duhej të kacafytemi me njëri-tjetrin. Pse Turqia nuk i llogariti të gjitha këto?

Enis Nakkash: Ajo që ne e propozuam vite më parë ishte kjo. E thamë që duhej të largohej Amerika dhe ta formojmë një lidhje. Edhe ne këtë progam e thamë shumë herë në vend të përleshjeve duhet të formohet lidhja. Pasi që do të tërhiqet Amerika thoshim që do të formohet një boshllëk dhe bota nuk e pranon boshllëkun. Do ta shtonim bashkëpunimin me një mori aleancash dhe konferencash për një lidhje në regjion ose siç disa bëjnë do të punonim ta plotësojmë atë boshllëk duke u sjellur syhapur dhe këtu do të formohej një gjendje përleshjeje. 

Shumica nuk i besonin kësaj.

Thoshim që Amerika po tërhiqet nga regjioni por nuk besonin. Pëgjigjeshin me pyetjen Si do ta lënë Izraelin dhe naftën?”. Sot kush po bën fjalë për naftën e Lindjes së Mesme që? Brenda disa vitesh do të bëhen prodhuesit më të mëdhenjë të botës. Çka do të bëjnë më në këtë regjion? Puna e të nxjerrit luftë për nafte në regjion mbeti më në të kaluarën sepse më nuk ekziston ndonjë gjë që i joshë ata që derdhën miliarda për ato luftëra. A jeni duke mundur ta analizoni? Derdhën miliarda dhe nxorrën luftëra për naftë. Përcaktimi sa është i pamëshirshëm. Erdhi teknologjia dhe tha që në tokat tuaja ekziston nafta e shkëmbinjëve që do ta marrë vendin e naftës së Lindjes së Mesme. Filluan të thoshin që nuk kemi nevojë për strategji lufte të naftes dhe gazit. Sot zotërojnë 25% të pjesës së prodhimit, Edhe në të ardhmen do ta arrijnë në 13 millionë fuçi prodhim në ditë. 

Rrjedhimisht duhet të thuhet që në regjion nuk mbeti ndonjë gjë që do të ishte tërheqëse për Amerikën.

Mbeti Izraeli. Izraeli është një shtet që bartë rëndësi për Amerikën. Jo nga hebrenjët apo siç thuhet nga ndikimi i lobit të tyre. Nëse i shikoni dokumentet amerikane dhe shkrimet e periudhës së themelimit e shihni urretjen hebreje që nuk ekziston as te nazistët dhe frikën ndaj hebrenjëve. Kur e panë se do të mund ta themelojnë një lidhje përfitimi me Izraelin - që ato lidhje filluan në vitin 1967 - atëherë u bënë së bashku. Përkrahësi i vërtetë i Izraelit ishte Izraeli. Edhe ajo që e armatosi ishte Izraeli. Shikoni se me çfarë armë hynë në Luftën e 1967-tës. Pas kësaj filluan lidhje shumë interesante. Amerika u kyç dhe tha që ky është djali im, unë duhet ta rrisë ta mbrojë dhe në përfundim të përfitoj. Anglia dhe Franca relativisht u tërhoqën dhe i lanë rolet.

Nëse e shikojmë të sotmën mbas triumfit të vitit 2006, Izraeli nuk mundi ta kontrollojë as rezistencën palestineze. Shkruam që lufta pas luftës së Gazës do të është luftë e rrënimit. Sot, liderët e tyre dalin pas manovrimeve dhe i bëjnë deklaratat në të njejtin itinerar. Po flasim se lufta tjetër do të jetë rrënuese. 

Pranojne se çdo ditë do t`i bien sipri me mijëra raketa. Janë duke folur edhe për atë se ky numër do të rritet çdo ditë e më shumë. Këto janë pritshmëritë e tyre që mbështeten në njohuritë që i kanë nëpër duar lidhur me posedimet e Aksit të Rezistencës. Cilës gjë të një Izraeli të tillë do t`i besojë edhe do t`i vazhdojë investimet e mia mbi atë? Unë si Amerikë a do të hyjë në luftë së bashku me Izraelin që nuk është në gjendje ta mbrojë as veten, për naftën që nuk është e rëndësishme për mua? A do të më mbrojë Izraeli mua? Zemërimi i Izraelit dhe Arabisë është për forcën bërthamore të Iranit! Absolutisht nuk është. Ata janë të frikësuar për të ardhmen e tyre. U tronditën, Amerika është duka u tërhjekur dhe ndryshoi strategjia e saj në Lindjen e Mesme. U tërhoq nga nafta, mund të tërhiqet edhe nga Izraeli. Në përfundim do të ndryshohen rolet, do të përjetohen konkurencat në ndarje. Kur i shikonim raportet e botuara në qendrat e hulumtimeve strategjike të Amerkës e shihnim se ajo që e frikëson Izraelin dhe Arabinë nuk është bomba bërthamore e Iranit.

Moderatori: Kohëve të fundit ekzistojnë njohuri të takimeve ndërmjet autoriteteve të Arabisë dhe Izraelit. Është duke u përfolur për një aleancë të mundshme. 

Enis Nakkash: Ky është një përfundim i pa evitueshëm. Një njeri objektiv dhe shkencor e analizon historinë në një formë objektive. Një njeri i tillë e di se Mbretëria e Arabisë e njeh shumë mirë veten. Mbretëria është në vetëdije se mund të ekzistojë mbi hartën politike të Lindjes së Mesme vetëm me vendimin e anglezëve: “Përjetësia dhe vazhdimësia jonë, sikurse në shumë pika historike është e mundshme vetëm në provimet e sigurisë të zotëruara nga NATO-ja, Amerika ose Izraeli. Rrjedhimisht ekzistenca jonë është e ndërlidhur me forcën e Amerikës dhe Izraelit në regjion.” Unë tani nuk e di se a u takuan apo jo këto autoritete. Unë jam duke jua skjaruar në mënyrë objektive historinë e tyre. Nëse i shikojmë ngjarjet në këtë formë Mbretëria sheh se Amerika, mbrojtësi i vërtetë tërhiqet nga regjioni, gjersa mbrojtësi tjetër nuk di se çka do të bëjë brenda një amullie. Gjersa unë si Mbretëri mbeta në shesh. Xhorxh Fridman për këtë çështje tha diçka edhe për Jordaninë. Xhorxh Fridman për shembull thotë “Nuk është e përcaktuar se a do të mbetet apo jo Jordania.” A është duke u shëndrruar në tokë palestineze, edhe ajo nuk është e përcaktuar. Këto dy shtete (Mbretëria Saudite-Jordania) janë nën tronditje. Rrjedhimisht specialisti i strategjive kur i lexon zhvillimet nuk i shikon vetëm si “Abdul Settar është takuar më këtë, Antonio është parë me atë”. Specialisti i analizon lëvizjet historike të këtyre shteteve dhe punon mbi to. Shikoni unë nuk po flas që ta nxjerri vetën të drejtë. Nëse e shikoni kështu objektivisht  zgjidhja që do ta arrini është kjo. Këto dy shtete janë duke marrë pjesë pranë karakollit tjetër Izraelit, si alternativë mbase nga regjioni është duke dalur forca globale që bënte vëzhgim. Këto dy shtete e zgjodhën mbrojtejen e Izraelit mbase amerikanët i thanë atyre “Nuk hyj në luftë për të të mbrojtur ty”. Ish-ministri i mbrojtjës Gates në një artikull të tij e shkroi këtë haptazi.

Moderatori: Në deklaratat e fundit që i bënë Kerry dhe Obama theksuan se nuk është e mundshme të japim dorëheqje nga Mbretëria e Arabisë Saudite. 

Enis Nakkash: Këto deklarime mund t`i lexojmë plotësisht si dhënie sigurie dhe me qëllim të arritjes së pregatitjes në periudhën e mjaftueshmërisë së vetes në naftë. Sot ju po e shihni se nuk jeni të mjaftueshëm për veteveten në këndin e naftës dhe nafta e Gjirit ka arritur në vijën e kuqe për shkak të sigurisë dhe sëbashku me këtë mendoni mundësinë e ngritjes së fuçisë së naftës në 170-180 dollarë, çka bëhet me ekonominë globale? Mirëpo mendoni Amerikën që do të mund të prodhojë 14 milion fuqi në ditë pas 5 viteve, çmimi i fuçisë së naftës le të shkoj në xhehenem atëherë, në përfundim mendojne se ajo që më duhet unë e kam. 

Moderatori: Në ndërkohë nuk e dhamë përgjigjen se përse Turqia e ndryshoi qëndrimin?

Enis Nakkash: Turqia lozi mbi rrëzimin e regjimit të Sirisë. Aleatëve të Sirisë i thoshte “Në muajin Ramazan, në Bajramin e ardhshëm apo një Bajram pas kësaj unë do të ju ftoj juve në Sham (Damask)”. Nuk bënin shaka. Këtë e thanë. Sot nëse i pyesni autoritetet iraniane do t`ju përgjigjen “Po, Davutoglu neve na tha duroni, ne do t`ju ftojmë juve në Sham, këtë Bajram, nëse nuk bëhet në Kurban Bajram, nëse edhe kjo nuk bëhet në një kohë”. Ekziston një sypangopësi. Këtu janë dy çështje të rëndësishme. Marrëdhëniet e Katarit dhe Turqisë me Sirinë ishin shumë të mira. Më pas dolën në shesh arsyet e qëndrimeve të dy shteteve ndaj Sirisë. Pse u ndryshuan marrëdhëniet përderisa ishin shumë të mira? Sekretet i dëgjuam nga francezët. Turqia dhe Katari duke u afruar me Assadin e kishin marrë përsipri detyrën e tërheqjes së tij ndaj një zgjidhje paqësore me Izraelin. Nëse e përkujtoni ndërmejtesues ishte Turqia. Emiri i Katarit gjatë vajtje-ardhjeve në Sham thoshte “Sirinë ty do ta bëjë si Zvicra, hotele, ato këto”. Një kohë edhe mua më thanë gjërat e ngjashme. Vjen dita ato marrëdhënie i tregojmë por Emiri i Katarit mua më tha “Bindeni udhëheqjen siriane, që të nguten, nëse dëshirojmë që disa gjëra të ecin drejtë, duhet të bëhet paqja me Izraelin. Edhe unë si përgjigje i thashë “Ti së pari më bind mua që unë të mund të shkojë ta bindi presidentin Bashar al-Assad për çështjen e pajtimit dhe paqes me Izraelin”.

Francezët këtë e thanë haptazi, po Turqisë dhe Kararit iu dha përgjegjësia e ridizajnimit dhe riformësimit të Bashar al-Assadit. Menduan se në këtë formë do t`i ndryshonim mendimet dhe do të pajtohen me Izraelin. 

Sepse Bashar al-Assadi kishte treguar se do të ishte njëri nga lojtarët e rëndësishëm që më parë arabët nuk kishin qenë dëshmitar duke u renditur parnë Seyyid Hassan Nasrallahut në triumfin e fituar kundër Izraelit në vitin 2006 dhe dy tre javë më pas duke i mbushur depot e REZISTENCËS me raketa do të marrë pjesë në luftën pasuese në Aksin e Rezistencës. 

Kur e kuptuan se nuk do të mund t`i ndryshonin mendimet e Bashar al-Assadit, detyra e parë e aleancës NATO-arabe-turke u bë eleminimi i këtij njeriu. Kaloi një vit, kaluan 2 vite ama nuk arritën të jenë të suksesshem dhe sot turqit u bënë pjesë e një procesi të rrezikshëm. Pse? Sepse në regjion, evoluan në një proces në të cilin nga strategjia e zero problemeve përjetuan probleme me të gjitha shtetet e regjionit. Dhe sot si përfundim, duke filluar edhe nga brendia e partisë në pozitë, janë nën presion. Turqia ishte e detyrueshme ta përjetonte një kthim për përfitimet e veta. Kur shkuan në Iran, iranianët turqve i thanë “Së pari shkoni në Irak dhe zgjidhni problemet tuaja me atje”. shkuan në Irak dhe tani po e presin vizitën e Malikiut në Turqi. Për momentin duke u munduar ta zgjidhin problemin kurd janë duke u interesuar me naftën e Kurdistanit të pazgjidhur ende. Mbetën të detyruar të përjetojnë ndryshime edhe në disa çështje të ndërlidhura me sigurinë. U detyruan ta mbyllnin portën kufitare Bab el-Heva e marrë nga organizatat radikale (shënim i përkthyesit: Pjesa e portës kufitare të Cilvegozut nga ana e Sirisë në Rejhanli). Janë duke u përjetuar probleme serioze në kufinjë. Brenda çfarë bashkëpunimi mund të jenë me Shtetin Islam të Irakut-Shamit dhe Nusran që marrin pjesë në listat terroriste? Kjo është një lidhje e rrezikshme. Tani duke e përfshirë edhe sigurinë Turqia është në kërkim të zgjidhjes së shumë problemeve. 

Moderatori: Turqia tani është duke u munduar ta shpëtojë veten. Në të njejtën kohë është duke e përjetuar një krizë. Pse jemi duke ia hapur Turqisë derën e shpëtimit?

Enis Nakkash: Shikoni mos ma shihni për të madhe për shembullin, por tani ne duke ndenjur në kuzhinë jemi duke e menduar Turqinë si Fattumi, fqinji ynë në përleshje që po mundohemi të shpëtojmë nga ai. Duke thënë Turqi, jemi duke bërë fjalë prej Turqisë gjeografike, në të cilën jeton populli turk.

Moderatori: Po jemi duke bërë fjalë për popullin por Aksi i Rezistencës, a nuk mund t`i përgjigjet një pale nga e cila vazhdimisht sulmohet? Kjo pyetje është duke u pyetur shumë në bashkësinë e rezistencës dhe nuk është duke u pranuar.

Enis Nakkash: Ne asnjëherë nuk thamë se regjioni duhet të jetë në gjendje konflikti. Gjatë gjithë jetës sonë thame se armiku ynë është Izraeli, asnjëherë nuk thamë që duhet të formohet fitne ndërmjet mehdhebeve. Nuk formuam fitne ndërmjet mehdhebeve. Mbretëria Saudite është duke derdhur miliarda për fitne ndërmjet mehdhebeve. Në Iran janë zhvilluar me dhjetra konferenca për bashkim ndërmjet mehdhebeve. Hadimi në fjalë i Heremein el-Sherifeinit a doli qoftëdo edhe një herë të thotë “Shiitë dhe Sunitë janë vëllezër”? Përkundrazi erdhën fetvatë një-mbas-një me qëllim të tekfirimit të alevive, dyrzive, me përmbajtje sikurse: mbyteni këtë, vareni këtë, masakrojeni këtë. Në këtë regjion e dimë historikisht. Për herë të parë njerëzit filluan të besojnë se zotëronjë forcën që do ta shpëtojë regjionin nga mëvarshmëria e perëndimit dhe ta bartin atë drejtë pavarësimit nga perëndimi. Gjatë procesit historik për herë të parë jemi duke mundur të bëjmë fjalë për arritshmërinë tërësore të pavarësisë kombëtare. Sepse ne ende nuk kemi arritur të fitojmë pavarësinë tonë të vërtetë. Po, forcat kolonizatore i tërhoqën ushtritë mirëpo me lojërat, me mjetet e tyre e vazhduan ekzistencën e tyre në regjion, lanë liderë që i shërbyen atyre. Ne duke bërë fjalë për amnistinë ndaj Turqisë nga popujt… 

Moderatori: (duke e ndërprerë fjalën) ndërkohë Erdogani, Davutoglu… 

Enis Nakkash: Janë duke ardhur zgjedhjet e reja. Ose do të humbasë tërësisht ose do të ketë përfitime të pjesëshme në të cilat do të detyrohet të bëjë koalicion me opozitën. Ajo që na intereson neve nuk jane personalitetet dhe idetë e tyre. Në strategjinë që dëshiron t`i bashkojë popujt e regjionit dhe t`i shpëtojë ata nga hegjemonia e perëndimit, këto nuk janë me rëndësi. Nëse Turqia do të mund të arrijë ta ndryshoje strategjinë e vet dhe të mund të ecë në strtegjinë drejtë përfitimeve të regjionit që bëmë fjalë më lartë…

Moderatori: (duke e ndërprerë fjalën) mirëpo së paku do ta shpaguajnë. E pa evitueshme…

Enis Nakkash: Do ta shpaguajë patjetër, kjo është e pa evitueshme. Marrëdhëniet e mëpardhme me Sirinë 80% ishin për të mirën e Turqisë. Sot nëse dëshironi me marrëdhëniet që do të themeloheshin rishtazi, përfitimet e Irakut, Libanit dhe Sirisë do të ishin dukshëm më të shumta për shkak të dëmshpërblimit të tyre si pasojë e politikës suaj të marrë. Mund ta përngjasojmë në planin “Marshall të mbas Luftës së Dytë Botërore. T`i bërë që këto shtete të shpaguhen me gjak dhe rrënim, dhe bërë gabime. Nëse dëshiron që ta zotërosh një rol sërish, gjë që kjo po kërkohet, duhet ta shpaguash.

Moderatori: Thatë që viti i ardhshëm do të bëhet viti i Iranit, që pas marrëveshjes së parë do të arrihet në pajtimin përfundimtar dhe që do të vijë triumfi. Disa janë duke përgojuar që Kongresi mbase mori vendim presioni ndaj disa emrave të ndërlidhur me dosjen bërthamore, marrëveshja e parë u rrëzua. 

Enis Nakkash: Amerika në formë të përshpejturar i dha besim Iranit. Rusia tha që kjo marrëveshje në formë të përshpejtuar duhet të përfundohet. D.m.th. nëse thuhet se duhet të pritet 6 muaj, nuk jemi të detyruar të presim 6 muaj. Janë duke thënë se mund t`i përshpejtojmë nëse brenda dy - tre muajsh disa marrëveshje arrijmë t`i jetizojmë. Rrjedhimisht është një qëndrim i ri me qëllimin e përshpejtimin e kësaj marrëveshjeje. Gurët në qendër janë të ndërlidhur me dosjen bërthamore, janë të ndërlidhur me largimin e Amerikës nga regjioni dhe përqendrimin e strategjive të reja rishtazi. Mendoj se çështja duhet të shikohet kështu. Askush më një gabim të vogël nuk mund ta kthejë mbrapsht ecurinë. As SHBA-të përmes personaliteteve nuk mund ta ndryshojë strategjinë dhe të thotë “Unë do të kthehem të luftojë në Lindjen e Mesme”, as Irani pas këtyre përfitimeve nuk dëshiron konflikte rishtazi. Kohëve të fundit është rritur përqendrimi i informatave që theksojnë minorizimin e çështjes. Kjo çështje në Kongres jashtë të qenit të huaj u bë një problem i lidhur me problemet e brendshme. Kishin nisur që ta emëronin Obamën si një lider të dobët dhe të shlirë. Kishte filluar të humbte forcë në pozicione politike dhe sulmohej përmes politikave të jashtme. Rjedhimisht sikurse thanë edhe specialistët amerikan nëpër televizione u mundua ta nxirrte një vendim të këtille nga Kongresi që t`i zgjidhte problemet e brendshme.

Moderatori: Është duke na u ngushtuar koha. Brenda, mbas pajtimit ekzistojnë presione ndaj Obamës. Mirëpo edhe në Iran janë duke u përfolur gjëra të njejta dhe është duke u thënë që shteti po zihet nga brenda. Është duke u përfolur se Garda Revolucionare dhe radikalët nuk janë duke e pranuar marrëveshjen. Gjenden ata që thonë të vazhdojmë ashtu si erdhëm. Është duke u përfolur për mosmarrëveshjet ndërmjet qeverisë së presidentit të ri Rouhanit dhe Gardës Revolucionare. A mund të bëhet fjalë për një rrezik drejtë esencës së marrëveshjes gjersa janë presionet që vijnë nga brenda në Iran dhe Amerikë? Gjer në cilën gradë janë grindjet ndërmjet qeverisë së Rouhanit dhe Gardës Revolucionare?

Enis Nakkash: Së pari t`i përgjigjem pyetjes së parë. Që të dyja palët arritën në një vend që nuk ka kthim. gjersa problemet e brendshme, partitë, janë të ndrlidhura me përfitimet dhe lëvizjet e brendshme. Në Amerike janë republikanët dhe demokratët. Mirëpo në Iran partitë nuk dihen aq. Në Iran mund të bëjmë fjalë “lëvizjet” më me ndikim se partitë. Disa lëvizje kanë më shumë rol se partitë në zgjedhje dhe të formojnë publik.

Moderatori: Cilat janë këto lëvizje? A janë me të rëndësishëm se Garda Reolucionare?

Enis Nakkash: Jemi duke bërë fjalë për diçka më ndryshe se Garda Revolucionare. Bazuar në atmosferën e brendshme përcillen strategji të ndryshme gjersa edhe brenda një pjese të Gardës Revolucionare ndaj pjesës tjetër të saj. Në Iran ekzistojnë lëvizje që kanë këndvështrime të ndryshme dhe që e vazhdojnë rrugën ndryshe nga njëra tjetra. Padyshim se të gjitha këto janë brenda Sigurimit Kombëtar të Iranit. Ju pyetët se çka është grindja e vërtetë. Mund të themi që në Iran ekziston një aleancë e gjerë dhe e përfunduar për të arritur sukses në dosjen bërthamore, nuk ekziston ndonjë problem në këtë. Nuk janë duke u tejkaluar vijat e kuqe. Ndonjëherë jemi duke mundur të dëgjojmë deklarata nga diplomatët që theksojnë se muskujt e diplomacisë duhet të jenë më të fortë se muskujt e ushtrisë. Ushtria doli dhe tha që ti mos u përzi në gjëra të tilla, kjo nuk është puna jote. Këto çështje janë të ndërlidhura pak edhe me përfitimet. Gjendje e ngjajshme ndodh edhe ndërmjet Pentagonit dhe Punëve të Jashtme në mënyra të ndryshme.

Moderatori: Mirëpo nëse rritet grada e zemërimit a mund të bëhet fjale për rrëzimin e kësaj qeverie?

Enis Nakkash: Jo kjo nuk është e mundshme. Nuk arrine në këtë gradë. Rruga e arritur deri më tani është nën kontroll, nuk ka probleme. 

Moderatori: Po është në kontroll por ekziston edhe një problem i rëndësishëm. Çka dëshironi të thoni lidhur me të marrit cak të ambasadës së Iranit në Bejrut? Iranianët e fajësuan Izraelin. Në të njejtën kohë Seyyid Hassan Nasrallahu në fjalimin e tij shigjetat e akuzimit i drejtoi nga Mbretëria e Arabisë Saudite. Disa palë në Liban çështjen e ndërlidhën me grindjet brenda Iranit.

Enis Nakkash: Jo ashtu nuk është. Çështja është kështu që manovrimet e Hizbullahut dhe Iranit mund të jenë ndryshe. Hizbullahu mund ta fajësojë Mbretërinë e Arabisë Saudite. Mirëpo nuk është e logjikshme që këtë ta bëjë Irani që hapet në Gji. 

Irani që thekson se dëshiron të nisë marrëdhëniet e mira me Arabinë, nëse do ta bënte këtë deklatratë do t`i mbyllte dyert që i hapi. Nëse më pyetni edhe mua faktikisht Mbretëria e Arabisë nuk e ka asnjë përafrim pozitiv.

Me gjithë qindra shenjave pozitive që i dha presidenti Rouhani dhe ministri i Punëve të Jashtme nuk dëgjuam diçka pozitive nga ana e Arabisë. Përkundrazi nuk mbeti shtet në Gji që nuk i vizitoi dhe dha mesazhin se me Iranin nuk mund ta keni asnjë marrëdhënie pozitive. Që nga Kuvajti e gjer tek Emiratet e Omani. Kjo çështje më shumë se me Iranin është e ndërlidhur me të qenit të gatshëm të Mbretërisë për të qenë i pajtuar me regjionin. Në përfundim Mbretëria do ta shpaguaj. Gjersa mund të themi që është duke shkuar drejtë vetëvrasjes për shkak të politikave që është duke i ndjekur ne regjion. Unë jam nga ata që mendojnë se pa i ardhur fundi Mbretërisë së Arabisë regjioni nuk do të mund të arrijë në një stabilitet. Mbrapa gjakut që derdhet në Siri, mbrapa tensionimit në Liban, mbrapa gjakut që derdhet në Irak dhe tensionimit në Gji është Mbretëria e Arabisë që nuk e pranon asnjë pajtim me regjionin. Janë duke e refuzuar pajtimin me shtetet e regjionit. Sot Amerika është duke të braktisur, çka do të bësh? Çka do të bëni? E humbën mendjen duke thënë çka na bëre neve kështu Amerikë. Dyert janë ende të hapura. Në marrëdhënie diplomatike bëhet ashtu por nëse më pyetni mua ideologjia, qëndrimi dhe historia e tyre assesi nuk do t`i lejojë që ta hedhin një hap pozitiv. 

Moderatori: Ne të gjithëve i dëshirojmë suksese në mënyrën që do të na reflektojë neve dhe regjionit. Dr Enis Nakash ju faleminderit. Jemi të uritur për më shumë dije mirëpo kohen e kemi të kufizuar. I falënderojmë edhe shikuesit e dashur. Të gjithëve vit të mbarë. 


Burimi: Medya Şafak