Erdogan: Turqia do të mbeten në kontakt me Iranin mbi Sirinë
Kryeministri i Turqisë, Rexheb Tajib Erdogan, i cili vizitoi Teheranin në fillim të javës, tha se vendi i tij do të mbetet në kontakt me Iranin mbi zhvillimet në Siri.
Sipas Press TV, duke folur me
gazetarët në Ankara të premten, Erdogan tha se zyrtarët iranianë kanë bërë
thirrje për dëbimin e grupeve terroriste nga Siria dhe dhënien fund të
mbështetjes së huaj për terroristët.
Ai tha se ende ekzistojnë disa dallime
në mes Teheranit dhe Ankarasë në lidhje me krizën siriane.
Megjithatë, Erdogan theksoi se
Ministria e Jashtme e Turqisë dhe agjencitë e zbulimit do të mbajnë kontakte me
homologët e tyre iranianë mbi këtë çështje.
Kryeministri i Turqisë i bëri këto
komente pas vizitës së tij në Iran të mërkurën, ku zhvilloi bisedime të
rëndësishme me Udhëheqësin e Revolucionit Islamik Ajatullah Sejjid Ali
Khamenei, kryetarin e Iranit, Hassan Rouhani dhe Zëvendës-Kryetarin e Parë, Es'hak
Xhahangiri.