Mësimet e Hadithit Thekalejn Nga Sejjid Ajetullah Kemal Hajdari. Mësimi i Tetëmbëdhjetë.
“Vijojmë sqarimin e shumë çështjeve të lëna pezull dhe shpjegimin e duhur për mashtrimet, shpifjet dhe trillimet që janë bërë gjatë historisë, kundër besimtarëve muslimanëve shiitë”.
Prezantuesi: “Me
emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja qofshin
mbi të dërguarin besnik të Allahut (xh.sh.), mbi Muhammed Mustafain (p.q.m.t.),
mbi familjen e tij të pastër, mbi bashkëkohësit e tij të zgjedhur e të nderuar,
si dhe mbi të tërë besimtarët muslimanë anembanë rruzullit tokësor. Paqja, mëshira
dhe begatia e Allahut (xh.xh.) qofshin mbi ndjekësit tanë të nderuar”.
Prezantuesi:
“Ju përshëndesim me përshëndetjen më të bukur: “Es-selamu alejkum ue
rahmetullahi ue berekatuhu”. Ja ku jemi sërish me ju, në programin tonë të tetëmbëdhjetë,
me titullin e ri “Çështja e Ardhjes së Imam
Mehdiut (p.m.t.)”. Fillimisht lërmëni t’iu bëj të ditur se, këtë program do
t’ia kushtojmë tërësisht çështjes, ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), të birit
të bekuar dhe të dëlirë të bijës së Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë,
anëtarit të Farefisit të Pastër të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili është imami i
dymbëdhjetë nga imamët e Ehli Bejtit. Kam dëshirë ta nis programin tonë të
kësaj mbrëmjeje, me një lutje të rëndësishme, e cila i përket imamit tonë të
nderuar, Imam Xhafer Sadikut (p.m.t.). Kjo lutje është kështu: “Ju do të përballeni me dyshime. Për sa kohë
që nuk do të vëreni asnjë shenjë dhe pa iu shfaqur imami i udhëzuar, do të
mbeteni në këtë gjendje të mjeruar. Nga kjo e fundit do të shpëtojë vetëm ai, i
cili lexon lutjen e njeriut të mbytur në këtë gjendje. Transmetuesi thotë se e
pyeti Imam Xhafer Sadikun (p.m.t.): “Vallë cila është lutja e njeriut të
mbytur?!” Më pas Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.) u përgjigj: “Do të thuash kështu:
“Ja Allah, ja Rrahman, ja Rrahim, ja Mukalibe’l-Kulubi, thebbit kalbi ale
dinike” (O Allah, o i Gjithëmëshirshëm, o Mëshirëplotë, o Rrotullues i Zemrave,
përforcoje zemrën time ne fenë tënde!) Duke u mbështetur në dy argumentët e
pamohueshëm fetarë, si ajetët kuranorë dhe hadithët e vërtetë, pohojmë me
bindje të plotë se Imam Mehdiu (p.m.t.), do të mbushë botën me begati, besim, drejtësi, mirëqënie dhe udhëzim,
pasi kjo e fundit do të jetë e mbytur dhe e zhytur, në llumin e egërsisë, errësirës,
despotizmit, dhunës, mosbesimit, shtypjes dhe tiranisë. E përshëndesim
dhe ne nga ana e ndjekëve tanë të nderuar, Zotëri Kemal Hajdarit, të cilit i
urojmë shëndet të plotë. Mirë se erdhët në programin tonë Zotëri Sejjid Kemal
Hajdari”.
I ftuari: “Para së gjithash, dua t’iu them: “Mirë se ju gjeta.
Kërkoj mbrojtje nga Allahu (s.u.t.) prej shejtanit të mallkuar dhe e nis me
ndihmën e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Shpëtimi dhe paqja
qofshin mbi robin e zgjedhur të Allahut (a.u.xh.), Muhammed Mustafain (p.q.m.t.),
si dhe mbi familjen e tij të pastër. Si fillim lërmëni t’iu rikujtoj se kemi
sqaruar se pseudodijetarët, analistët, akademikët, oratorët, hatibët,
hulumtuesit, imamët, muftitë, thirrësit, moderatorët, me një fjalë “aktorët e
mirëfilltë” e tjerë, të cilët mbushin ekranët e stacionëve televizivë,
mbledhjet e dijes dhe shkencës dhe në burimet e veprave të tyre, janë orvatur
që të cilësojnë të vërtetë, versionin e rremë të Hadithit Thekalejn: “Libri i
Allahut dhe Sunneti im”.
“Tani dua të bëj një përmbledhje të
shkurtër programit paraardhës, duke bërë lidhjen e duhur me programet tona
paraardhëse, me programin që do të trajtojmë këtë mbrëmje dhe programet tona që
do të trajtojmë më vonë. Duke u nisur nga fakti se, nuk dua t’ua që këtë
program ta bëj të mërzitshëm dhe të bezdisshëm për ndjekësit tanë të nderuar,
po e anashkaloj pjesën rutinë të hyrjes, sepse qëllimi i përmbledhjes sime,
është rikujtimi i shpjegimeve dhe sqarimeve të mia të bëra në programet
paraardhëse. Çështja që do të trajtojmë në programin e kësaj mbrëmjeje, është
shumë e rëndësishme dhe ka të bëjë me çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.).
Unë mendoj se ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen për shpjegimet dhe
sqarimet tona të rëndësishme, mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.). Lërmëni
t’iu bëj të ditur se dijetarët muslimanë sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri
mbi çështjen e ardhjes së Imam Mehdiut (p.m.t.), në fundin e kohërave. Prandaj
ne nuk kemi asgjë për të shtuar, sepse dijetarët muslimanë janë të njëzëri mbi
faktin se, Imam Mehdiu (p.m.t.) është i biri i bekuar dhe i dëlirë i së bijës së
Muhammedit (p.q.m.t.) Fatime Zehrasë, anëtar i Farefisit të Pastër të
Muhammedit (p.q.m.t.) dhe është imami i dymbëdhjetë nga dymbëdhjetë imamët e
pafajshëm të Ehli Bejtit”.
“Para së gjithash, në hyrje të
programit tonë të kësaj mbrëmjeje, dua të sqaroj dy klauzola dhe më pas me
dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (xh.sh.), do të kaloj në trajtimin e
çështjes thelbësore. Klauzola e parë, ka të bëjë me nxënësit e dijes, të cilët
duhet të tregohen të kujdesshëm, në kërkimin, hetimin dhe shqyrtimin, e të
vërtetave fetare të këtij lloji. Këta nxënës dijeje, duhet të jenë të dijeni të
faktit se, ne nuk e përdorim termin e “Ehli Bejtit”, as duke u mbështetur në
kuptimin dhe përkufizimin e përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë dhe as në
këndvështrimin dialektik dhe tradicional. Por jemi duke e përdorur termin e
“Ehli Bejtit”, duke u mbështetur në Sunnetin Profetik të Muhammedt (p.q.m.t.),
pra në thëniet dhe veprat e tij”.
“Besoj se ne të tërë e kemi të qartë
se, çfarë nënkuptojmë me termin “Ehli Bejti”, në këndvështrimin dialektik,
gjuhësor, leksikografik dhe tradicional. Lërmëni t’iu shpjegoj se, duke u
mbështetur në kuptimet dhe përkufizimet e termit të “Ehli Bejtit”, në
këndvështrimin gjuhësor, leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor,
arrijmë në përfundimin se ky term, përfshin vetëm katër anëtarët e bekuar të
“Ehli Bejtit”, më saktësisht Imam Aliun (p.m.t), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam
Hasanin (p.m.t) dhe Imam Husejnin (p.m.t.)”.
“Gjithashtu ne të tërë e dimë shumë mirë
faktin se, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk përfshihet
brenda termit të Ehli Bejtit”. Ashtu siç e kemi bërë të ditur në
programet tona paraardhëse, e përsërisim se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë
fëmijtë, të bijtë, të bijat, bashkëshortet dhe farefisin e një njeriu. Për më
tepër përmendëm dhe se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe nënën, të atin,
madje dhe mikun, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, të një
njeriu. Për më tepër kemi shtuar se me termin “Ehli Bejti”, nënkuptojmë dhe
kafshët shtëpiake, të një njeriu”.
“Si rrjedhojë, për hir të së
vërtetës, dua t’iu bëj të ditur se, duke u nisur nga argumentët, faktet,
përkufizimet dhe përmbledhjet e mësipërme, arrijmë në përfundimin se, askush
nuk ka drejtë, as të na akuzojë dhe as të na fajësojë, se ne nuk i kemi
përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit”, bashkëshortet e nderuara të
Muhammedit (p.q.m.t.). Arsyeja kryesore e mospërfshirjes sonë të këtyre të fundit,
brenda termit të Ehli bejtit”, është fakti se ne nuk jemi duke e përdorur
termin e “Ehli Bejtit”, duke u mbështetur në këndvështrimin gjuhësor,
leksikografik, juridik, tradicional dhe zakonor”.
“Sipas këndështrimit juridik, citojmë
se brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe bashkëshortet dhe
xhaxhallarët e Muhammedit (p.q.m.t.). Por ajo që duam të vëmë në pah dhe t’i
japim një përgjigje të saktë, është bërja e ditur, përcaktimi dhe zbulimi i
qëllimit të zbritjes, së ajetit 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti
i Pastrimit, në të cilin thuhet: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e
shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu
pastrojë tërësisht!” Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë për cilët njerëz
ka zbritur ky ajet?” “Vallë cili ishte qëllimi i zbritjes së këtij ajeti?!” dhe
“Vallë cilët anëtarë të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të Farefisit të Pastër të
Muhammedit (p.q.m.t.) përfshin?!”
“Tani dua t’iu shpjegoj se, ne nuk e
mohojmë faktin se, duke u mbështetur në këndvështrimin gjuhësor, leksikografik,
juridik, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se, brenda këtij
termi, përfshihen dhe bashkëshortet, fëmijtë, të bijtë, të bijat, nëna, i ati,
xhaxhallarët, dajallarët, madje dhe miku, i cili qëndron i ftuar, në një shtëpi
për tri ditë, shkurtimisht farefisin e një njeriu. Këtë fakt na e vërtetojnë
dhe dijetarët më të njohur shiitë, burimet dhe veprat e tyre”.
“Pa humbur kohë, e nisim me veprën
me titull: “Tafsilu’l-Uesaili’sh-Shia ile’t-Tahsili’l-Mesaili’sh-Sheriati” (Shpjegimi
i Çështjeve të Shiitëve në Këndvështrimin e Çështjeve Sheriatike), e
Shejh Muhammed Ibn Hasan Hurr Amulit (viti
i vdekjes 1104 hixhri / viti 1692 sipas kalendarit gregorian). Ky i
fundit shënon: “Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Zoti i shtëpisë e qeras dhe e
nderon mikun për dy ditë. Ndërsa në ditën e tretë miku, cilësohet si anëtar i shtëpisë,
pra i “Ehli Bejtit” dhe ai ha çfarë të gjejë”. (1)
“Tani jam i mendimit se, tërë tërë
ne e kemi parasysh, përmbajtjen e qartë të hadithit të lartpërmendur. Pra zoti
i shtëpisë, e qeras dhe e nderon mikun për dy ditë, brenda mundësive të tij.
Ndërsa në ditën e tretë, nuk është më i detyruar, që të kryejë shpenzime të
tepërta për mikun, sepse se ky i fundit tanimë, cilësohet si anëtar i shtëpisë,
pra i “Ehli Bejtit” dhe ha çfarë të gjejë. Ja pra ashtu siç shihet dukshëm,
sipas këndvështrimit etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar,
tradicional dhe zakonor, brenda termit të “Ehli Bejtit”, përfshihen dhe
bashkëshortet, fëmijtë, të bijtë, të bijat, nëna, i ati, madje dhe miku, i cili
qëndron i ftuar, në një shtëpi për tri ditë, shkurtimisht farefisin e një
njeriu. Madje brenda këtij termi, përfshihen dhe kafshët shtëpiake siç është
macja. Imam Xhafer Sadiku (p.m.t.), brenda këtij termi, ka përfshirë dhe macen,
këtë kafshë të dashur shtëpiake, duke shtuar se me mbetjet e maces, mund të
merret abdest”. (2)
“Ndërsa duke e thelluar edhe me tej
këtë çështje, në veprën e tij me titull: “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar të Fjalës”,
Shejh Muhammed Hasan Nexhefi shkruan: “Nëse një njeri shprehet: “Këta janë
anëtarët e shtëpisë sime, pra të “Ehli Bejtit tim””, nënkuptojmë bashkëshortet,
fëmijtë, të bijtë, të bijat, nënën, të atin, të tërë gjyshërit, stërgjyshërit,
katragjyshërit etj. dhe gjyshet, stërgjyshet, katragjyshet etj. nga ana e nënës
dhe të atit gjithashtu dhe nipërit, stërnipat dhe mbesat, stërmbesat e tij.
Madje me këtë term nënkuptojmë dhe xhaxhallarët dhe fëmijtë e tyre, dajallarët dhe
fëmijtë e tyre e me radhë”.
“Por sido që të etë puna, ne
fillimisht mbështetemi në etikën, kulturën, moralin, traditat dhe zakonat e një
vendi të caktuar, në përcaktimin sa më të mirë, të farefisit i cili përfshihet,
brenda termit të “Ehli Bejtit” të një njeriu. Në rast se sipas kulturës, moralit,
traditave dhe zakoneve të një vendi të caktuar, ky term nuk është kaq i gjërë, pra
nuk është kaq i përhapur, atëherë përqendrohemi vetëm në anëtarët me të afërt
të një njeriu. Ndërsa në rastin e veçantë të Muhammedit (p.q.m.t.) pohojmë se
anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit” përqendrohen vetëm në katër anëtarët e bekuar të tij, më saktësisht
Imam Aliun (p.m.t), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t) dhe Imam
Husejnin (p.m.t.)”. (3)
“Shembulli i sipërcituar, shpalos këndvështrimin
juridik të termit të “Ehli Bejtit”. Ja pra ashtu siç shihet qartë edhe
jurisprudenca e sheh të nevojshme, mbështetjen në në kulturën, traditat dhe
zakonet e atij vendi, në përcaktimin e termit të “Ehli Bejtit”. Ndërsa në fund
të sqarimit të tij, Shejh Muhammed Hasan Nexhefi, përkufizon anëtarët e bekuar
të “Ehli Bejtit”, duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, përkatësisht
në Kur’anin Famëlartë dhe Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), pra në
thëniet dhe veprat e tij. Duke u mbështetur në thëniet dhe veprat e Muhammedit
(p.q.m.t.), si dhe duke u mbështetur në hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “Këta
janë pasuria ime e veçantë”, arrijmë në përfundimin se anëtarët e
bekuar të Ehli Bejtit, janë vetëm katër Imam Aliu (p.m.t), Fatime Zehraja
(p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.
“Edhe sot e kësaj dite, unë ende nuk
kam mundur të gjej arsyen, se përse këta pseudodijetarë uehhabistë, me qasje emeuiste,
orvaten që të krijojnë përshtypjen se, ne jemi duke i dhënë përgjigje termit të
“Ehli Bejtit” në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik, moral,
letrar, tradicional dhe zakonor. Por ne po bëjmë të kundërtën, pra ne jemi duke
i dhënë përgjigje termit të “Ehli Bejtit”, duke përcaktuar njerëzit e bekuar
dhe të lavdëruar, të përmendur në ajetitn 33 të Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe
Ajeti i Pastrimit, në të cilin thuhet: “Allahu ka për qëllim që nga ju o familje e
shtëpisë (së Muhammedit), t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe t’iu
pastrojë tërësisht!”
“Duke u nisur nga faktet e
mësipërme, citojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), mund të ishte shprehur:
“Bashkëshortet e mia janë “Ehli Bejti” im”, por nuk e tha këtë. Por ne e dimë
shumë mirë të vërtetët e cila ndodhi si vijon: “Ajeti 33 i Sures Ahzab: “Allahu
ka për qëllim që nga ju o familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga
ndyrësia e mëkateve dhe t’iu pastrojë tërësisht”, ka zbritur në shtëpinë e Ummu
Selemesë. Duke u nisur nga kjo, Muhammmedi (s.a.u.s.) thirri në praninë e tij
Fatime Zehranë (p.m.t.), Hasan Ibn Aliun (p.m.t.) dhe Husejn Ibn Aliun (p.m.t.)
dhe i mbuloi ata me një mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), mbuloi me këtë
mbulesë dhe Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.). Ai pasi i mbuloi të katër tha: “O
Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe
pastroji ata tërësisht! Ummu Selemeja pyeti: “O i dërguari i Allahut, a jam
edhe unë nga anëtarët e Ehli Bejtit?” Muhammedi (s.a.u.s.) u përgjigj: “Ti rri
aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”.
“Ja pra dhe njëherë përsërisim
mendimin e saktë, të Shejh Muhammed Hasan Nexhefit, i cili kumton duke u
mbështetur në hadithin e Muhammedit (p.q.m.t.): “Këta janë pasuria ime e
veçantë”, në rastin e veçantë, të Muhammedit (p.q.m.t.) pohojmë se
anëtarët e bekuar të “Ehli Bejtit” përqendrohen vetëm në katër anëtarët e bekuar të tij, më saktësisht
Imam Aliun (p.m.t), Fatime Zehranë (p.m.t.), Imam Hasanin (p.m.t) dhe Imam
Husejnin (p.m.t.)”.
“Nëse argumenti lidhës paraardhës,
nuk na jep të dhëna të mjaftueshme në zgjidhjen e çështjes, atëherë i
drejtohemi hetimit të ajetëve të tjerë kuranorë dhe shqyrtimit të hadithëve të
Muhammedit (p.q.m.t.). E thënë ndryshe, ne bëjmë vetëm komentimin, e disa
ajetëve kuranorë, me disa të tjerë. Pra në rast se argumenti lidhës paraardhës,
nuk na jep të dhëna të mjaftueshme, atëherë hetojmë dhe shqyrtojmë ajetët e
tjerë kuranorë. Nëse dhe këta të fundit, nuk na japin të dhëna të mjaftueshme,
atëherë hetojmë, shqyrtojmë dhe vështrojmë, kuptimet dhe përmbajtjet gjuhësore
dhe leksikografike, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë. Ja pra këta janë
katër hapat që duhen ndjekur, sipas radhës në komentimin e një ajeti kuranor”.
“Ne në programet paraardhëse, kemi
sqaruar se nëse shpjegimet e dhëna nga Muhammedi (p.q.m.t.), mbi dhënien e
kuptimit dhe sqarimit, të një ajeti kuranor janë të hapura dhe të qarta,
atëherë nuk ka më nevojë, as për hetimin e përmbledhjeve të fjalorëve
enciklopedikë dhe as për mbështetjen në mendimin e të tjerëve. Gjithashtu kemi
shpjeguar se, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët), që të
hetojnë dhe të shqyrtojnë me imtësi, kuptimin dhe përmbajtjen gjuhësore, të
termit të “Ehli Bejtit”, në përmbledhjet e fjalorëve enciklopedikë, në
argumentët lidhës paraardhës, në fillimet dhe në argumentët lidhës pasardhës,
në mbarimet e ajetēve kuranorë, si dhe në këndvështrimin etik, gjuhësor,
leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor”.
“Në këtë pikë të progamit tonë,
themi me bindje të plotë se, askush nuk ka të drejtë, të na japë mend duke na
thënë: “Për gjetjen e kuptimit të termit të “Ehli Bejtit”, duhet të hetojmë dhe
të shqyrtojmë, në mënyrë të hollësishme, përmbledhjet e fjalorëve
enciklopedikë. Gjithashtu kumtojmë se, aq më keq askush nuk ka të drejtë, të na
mbushë mendjen se, termi i “Ehli Bejtit”, përfshin edhe bashkëshortet e
nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.). Citojmë se askush nuk ka të drejtë, të japë
mendimin e tij vetjak, mbi një çështje për të cilën Muhammedi (p.q.m.t.) i ka
dhënë zgjidhje, ose gjendet Sunneti i tij Profetik, pra thëniet dhe veprat e
tij”.
“Duke u nisur nga kjo, në ajetin 44
të Sures Nahl thuhet: “(Ne i patëm dërguar të dërguarit) Me
argumentë dhe me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh
njerëzve atë, që iu shpall atyre, me shpresë se do ta meditojnë mbi
(Kur’anin)”. Ndërsa në ajetin 7 të Sures Hashr thuhet: “Çfarë
u jep i dërguari merreni dhe çfarë u ndalon ai largohuni. Frikësohuni Allahut,
se me të vërtetë Allahu, është ndëshkues i ashpër”. Si rrjedhojë,
arrijmë në përfundimin se, ne duhet t’i drejtohemi para së gjithash Muhammedit
(p.q.m.t.), ose Sunnetit Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), në përcaktimin e
anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit”.
“Në këtë pikë të nxehtë, të
programit tonë, lërmëni të shpalos dhe unë mendimin tim vetjak, mbi këtë
çështje. Në ajetin 40 të Sures Teube thuhet: “(Nuk ka rëndësi) Nëse nuk e
ndihmoni atë (Muhammedin p.q.m.t.), sepse atë e ka ndihmuar Allahu. Kur të
pafetë i dëbuan ata të dy (nga Mekkeja e Nderuar, Ebu Bekrin dhe Muhammedin).
Ky i fundit kur ishte në shpellë, e qetësosi shokun e tij duke i thënë: “Mos u
shqetëso, sepse me të vërtetë Allahu është me ne! Më pas Allahu zbriti qetësinë
e Tij mbi ta dhe i fuqizoi ata me një fuqi që ju nuk e patë. Ai e bëri fjalën e
atyre, që nuk besuan më të ultën, kurse fjala e Allahut është më e larta. Me të
vërtetë Allahu është i Fuqishmi, i Urti”.
“Të tërë ne e dimë shumë mirë se,
ajeti i lartpërmendur është një nga shtyllat kryesore, të doktrinës muslimane sunnite.
Kjo është arsyeja kryesore se, përse dijetarët më të mëdhenj sunnitë, e
shpjegojnë zgjedhjen e Ebu Bekrit, si prijësin e parë të bashkësisë muslimane.
Tani natyrshëm shtrohen pyetjet: “Vallë cili është kuptimi i termit
“bashkëkohës”?!” “Ndërsa ju jeni duke i dhënë kuptimin termit “bashkëkohës”,
vallë e përdorni në kuptimin terminologjik, ose e përdorni këtë term, në
kuptimin gjuhësor dhe leksikografik?!” “Vallë si do t’i përgjigjeni këtyre
pyetjeve?!”
“O ju besimtarë muslimanë, të cilët
aludoni se duhet t’i drejtohemi kuptimit gjuhësor dhe leksikografik, nëse i
drejtohemi kuptimeve dhe përkufizimeve, të përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë,
arrijmë në përfundimin se termi “bashkëkohës” nuk ka asnjë vlerë të mirëfilltë.
Por nëse i drejtohemi kuptimit të këtij termi, në këndvështrimin etik,
gjuhësor, leksikografik, juridik, moral, letrar, tradicional dhe zakonor,
arrijmë në përfundimin se ka një vlerë të jashtëzakonshme”.
“Nëse do t’i drejtohemi Kur’anit Famëlartë,
me synimin e gjetjes së kuptimit të termit “bashkëkohës”, duhet të përmendim
ajetin 2 të Sures Nexhm: “Bashkëkohësi juaj Muhammedi (p.q.m.t.), as nuk
humbur dhe as nuk është çmendur”, ndërsa në ajetin 37 të Sures Kehf
thuhet: “Atij bashkëkohësi i tij (besimtar) i tha: “A e mohove Atë që të krijoi
ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?!” Gjithashtu
në ajetin ajetin 40 të Sures Teube thuhet: “(Nuk ka rëndësi) Nëse nuk e ndihmoni atë
(Muhammedin p.q.m.t.), sepse atë e ka ndihmuar Allahu. Kur të pafetë i dëbuan
ata të dy (nga Mekkeja e Nderuar, Ebu Bekrin dhe Muhammedin). Ky i fundit kur
ishte në shpellë, e qetësosi shokun e tij duke i thënë: “Mos u shqetëso, sepse
me të vërtetë Allahu është me ne! Më pas Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi ta
dhe i fuqizoi ata me një fuqi që ju nuk e patë. Ai e bëri fjalën e atyre, që
nuk besuan më të ultën, kurse fjala e Allahut është më e larta. Me të vërtetë
Allahu është i Fuqishmi, i Urti”.
“Tani natyrshëm shtrohen pyetjet:
“Vallë cili është kuptimi i termit “bashkëkohës”, i përdorur në ajetët e
mësipërm kuranorë?!” “Vallë a duhet ta përdorim këtë term, në kuptiminn terminologjik,
ose duhet ta përdorim këtë term, në kuptimin gjuhësor dhe leksikografik?!” Nëse
ju këmbëngulni se, duhet t’i drejtohemi kuptimit gjuhësor dhe leksikografik,
arrijmë në përfundimin se, brenda këtij termi përfshihen dhe të pafetë. Pra
ashtu siç shihet qartë në këtë rast, ky nuk është më një ajet, i cili e
lartëson dhe e nderon Ebu Bekrin, si prijësin e parë të bashkësisë muslimane,
por përkundrazi e nënçmon dhe e përçmon atë”.
“Ndërsa tani në këtë pikë të
rëndësishme të programit tonë, do të sjellim shembuj nga hadithët profetikë.
Muhammedi (p.q.m.t.). ka thënë: “Nëse dy muslimanë luftojnë mes tyre me
shpata, si vrasësi ashtu dhe i vrari do të jenë në Xhehennem”. Më pas
transmetues shton se e pyeti Muhammedin (p.q.m.t.): “O i dërguari i Allahut, e
mësova gjendjen e vrasësit, por përse edhe i vrari do të jetë në Xhehennem?!”
Ndërsa ai m’u përgjigj: “Sepse dhe ai kishte për synim vrasjen e bashkëkohësit
të tij”. (4)
“Ndërsa një shembull tjetër, është
rasti kur disa bashkëkohës të Muhammedit (p.q.m.t.), kishin për qëllim asgjësimin
fizik të dyfytyrëshit Abdullah Ibn Ubejjit. Ndërsa Muhammedi (p.q.m.t.), si
fillim e kundërshtoi këtë kërkesë dhe më pas sqaroi: “Nuk dua që njerëzit të shpifin,
duke thënë se Muhammedi (p.q.m.t.) vret bashkëkohësit e tij”.
“Tani natyrshëm dua t’i drejtoj, një
pyetje këtyre pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste: “Vallë cilin
kuptim, do t’i jepni termit “bashkëkohës”, atë të dyfytyrësisë dhe mosbesimit,
ose titullin krenar dhe të nderuar, atë të bashkëkohësve të Muhammedit
(p.q.m.t.)?!” “Në qoftë se do t’i drejtoheni kuptimit gjuhësor dhe
leksikografik, fatkeqësisht do të arrini në përfundimin se, brenda këtij termi
përfshihen dhe të pafetë, pra do ta nënçmoni dhe do ta përçmoni Ebu Bekrin, prijësin
e parë të bashkësisë muslimane, së bashku me bashkëkohësit e tjerë të
Muhammedit (p.q.m.t.). Për t’i dhënë një përgjigje sa më të saktë kësaj
pyetjeje, pohojmë se Muhammedi (p.q.m.t.), e ka përcaktuar kuptimin e termit
“bashkëkohës”, duke i dhënë rëndësinë e duhur për brezat pasardhës dhe për
mbarë bashkësinë muslimane, deri në Ditën e Kijametit”.
“Ja pra jam mëse i bindur se tanimë,
ndjekësit tanë të nderuar, e kanë të qartë faktin se Muhammedi (p.q.m.t.) nuk e
ka lënë pa e cekur shpjegimin dhe përkufizimin e këtij termi, ashtu siç nuk e
ka lënë pa cekur as përcaktimin e katër anëtarëve të bekuar të Ehli Bejtit, (të
cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.)
dhe Imam Husejni (p.m.t.), të përfshirë në ajetin 33 të Sures Ahzab, ose siç
njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit”.
Prezantuesi:
“Pra nëse do të vijojmë të mbështetemi, në kuptimet dhe përkufizimet, e
përmbledhjeve të fjalorëve enciklopedikë, nuk do ta nxjerrim kurrë qimen nga
qulli dhe do të shpërqendrohemi tërësisht në mesin e këtyre kuptimeve dhe
përkufizimeve”.
I
ftuari: “Po shumë e saktë! Keni shumë të drejtë!”
Prezantuesi:
“Atëherë pas tërësisë së shpjegimeve dhe sqarimeve të lartpërmdura, besoj se
është shumë i qartë fakti se, bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.),
nuk janë të përfshira brenda termit të “Ehli Bejtit”, kështu që u bëj thirrje
vëllezërve dhe motrave tona të nderuara besimtare, që të mo i rikthehen më
kësaj çështjeje”.
I
ftuari: “Javën e shkuar disa vëllezër besimtarë të nderuar, na
shtruan pyetjen: “Vallë a janë të përfshira bashkëshortet e nderuara të
Muhammedit (p.q.m.t.), brenda termit të “Ehli Bejtit” ose jo. Ndërsa ne u
përgjigjëm duke thënë: “Sipas këndvështrimit gjuhësor, leksikografik, juridik,
tradicional dhe zakonor po. Por pikësynimi ynë është përcaktimi i kuptimit të
këtij termi, duke u mbështetur në ajetët kuranorë”. Më pas kemi theksuar dhe ritheksuar
se, Muhammedi (p.q.m.t.) e ka përcaktuar disa herë, numrin e katër anëtarëve të
bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja
(p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.
Prezantuesi: “Vallë a zotërojmë ndonjë
të dhënë tjetër, duke u mbështetur në dy argumentët e padiskutueshëm fetarë,
siç janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), përveç Ajetit të Pastrimit, i cili vërteton
se numri i anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, është vetëm katër përkatësisht
Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam
Husejni (p.m.t.)?!”
I ftuari: “Unë jam i mendimit se, ndjekësit tanë të nderuar, do të kujtohen
menjëherë, për sqarimet dhe përkufizimet tona, në programet tona pararadhëse,
kur kemi pohuar se Muhammedi (p.q.m.t.) ka përcaktuar disa herë, numrin e katër anëtarëve
të bekuar të “Ehli Bejtit”, të cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja
(p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t)”, duke e ilustruar këtë
të vërtetë me dy argumentët e
padiskutueshëm fetarë, siç janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti i tij Profetik”.
“Në programin
tonë të mbrëmjes së sotme, me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (xh.xh.),
do të paraqisim burimin e parë të këtij një hadithi, i cili kalon në veprën me
titull: “Musnedu’l-Ahmedi”
(Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit, të cilin e kam
lexuar me shpejtësi dhe shkurtimisht në programin paraardhës. Gjithashtu dua që
ndjekësit tanë të nderuar, t’i përqendrojnë vëmendjen e tyre, në zinxhirin e
transmetimit të këtij hadithi. Hadithi është si vijon: “Muhammed Ibn Mus’abi transmeton nga Eudaiu, ndërsa ky i fundit
transmeton nga Sheddad Ibn Ammari se po qëndronte i ulur pranë Uasile
Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi
Talibin (p.m.t.). Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u larguan, Uasile
Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Vallë a të të kumtoj diçka, të cilën e kam
parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po! Sigurisht”. Ai vijoi:
“Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun (p.m.t.). Ajo m’u
përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi (p.q.m.t.). Ndërsa
unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi (p.q.m.t.), Aliu
(p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas Muhammedi (p.q.m.t.), i
përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më tej Muhammedi
(p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli këtë të fundit,
së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe Husejnin (p.m.t.)
i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e tij dhe lexoi
Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e
mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”! (5)
“Ndonëse në këtë hadith, nuk ceket
në mënyrë të drejtpërdrejtë se, cilat ishin sharjet dhe ofendimet kundër Ali
Ibn Ebi Talibit (p.m.t.) me dëshrën,
lejen dhe vullnetin e Allahut (s.u.t.) do t’i bëj të ditur këto sharje dhe
ofendime, në programet tona pasardhëse. Një tjetër fakt i rëndësishëm është se,
dijetari shqiptar Shuajb Arnauti ka pohuar se ky është një hadith i vërtetë”.
“Tani ndoshta një nga vëllezërit
tanë të nderuar, me të drejtë mund të shtrojë pyetjen: “Zoti Sejjid Kemal
Hajdari, vallë përse e paraqitni këtë hadith, të cilin e keni përmendur në
programin paraardhës?!” Them se arsyeja kryesore, e paraqitjes sime të këtij
hadithi, është se unë në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit
i Ahmedit), e kam gjetur të shënuar këtë hadith, me të njëjtin zinxhir
transmetimi, por me një ndryshim teksti. Pra e thënë ndryshe Ibn Kethiri, ka
luajtur me tekstin e këtij hadithi. Ky i fundit, në veprën e tij me titull: “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi”
(Komentimi i Kur’anit të Madh), shënon: “Imam Ahmed Ibn Ahmedi shkruan
se “Muhammed Ibn Mus’abi transmeton
nga Eudaiu, ndërsa ky i fundit transmeton nga Sheddad Ibn Ammari se po
qëndronte i ulur pranë Uasile Ibn Ethkasë. Në këtë çast disa njerëz, po shanin
dhe po ofendonin Ali Ibn Ebi Talibin (p.m.t.) dhe unë së bashku me ta nisa
sharjen dhe ofendimet kundër tij. Pasi këta njerëz që shanin dhe ofendonin u
larguan, Uasile Ibn Ethkaja m’u drejtua dhe më tha: “Vallë a të të kumtoj
diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!” “Unë u përgjigja: “Po!
Sigurisht”. Ai vijoi: “Unë shkova tek Fatimeja (p.m.t.) dhe e pyeta për Aliun
(p.m.t.). Ajo m’u përgjigj se ky i fundit, kishte shkuar, drejt tek Muhammedi
(p.q.m.t.). Ndërsa unë u ula dhe po e prisja. Pas pak kohe erdhi Muhammedi
(p.q.m.t.), Aliu (p.m.t.), Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Më pas
Muhammedi (p.q.m.t.), i përfshiu duart e të të katërve brenda dorës së tij. Më
tej Muhammedi (p.q.m.t.), hyri brenda në shtëpinë e Aliut (p.m.t.) dhe e uli
këtë të fundit, së bahku me Fatimen përpara tij. Ndërsa Hasanin (p.m.t.) dhe
Husejnin (p.m.t.) i mori në krahë. Më pas i mbuloi këta të katër, me veshjen e
tij dhe lexoi Ajetin e Pastrimit: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im.
Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”! (6)
“Ky hadith është i ngjashëm, me
hadithin e shënuar nga Imam Ahmed Ibn Hanbeli. Por ashtu siç shihet qartë, në
këtë hadith, nuk gjendet shtesa: “dhe unë së bashku me ta nisa sharjen dhe
ofendimet kundër tij”, e shënuar në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi”
(Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit)”. Imam Ahmed Ibn Hanbeli, është mjaftuar
vetëm me përmendjen e thënies: “Ata përmendën Aliun”. Por folja: “përmend”, zotëron
dy kuptime të ndryshme, kuptimi i parë është synimi i lavdërimit dhe nderimit
të një njeriu, ndërsa kuptimi i dytë është synimi i nënçmimit dhe i përçmimit
të një njeriu. Por për hir të së vërtetës duhet të themi se ata njerëz, e shanë
dhe e ofenduan rëndë dhe as e lavdëruan dhe as e nderuan Imam Aliun (p.m.t.),
sepse në rast të kundërt, në këtë hadith nuk do të gjendjej shprehja: “Vallë
a të të kumtoj diçka, të cilën e kam parë, nga Muhammedi (p.q.m.t.)?!”
“Tani ajo që dua të shpalos është
se, në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit
i Ahmedit), Imam Ahmed Ibn Hanbeli, i ka fshirë qëllimisht sharjet edhe
ofendimet, e bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), kundër Ali Ibn Ebi Talibit
(p.m.t.), me synimin e fshehjes së identitetit të tyre. Tani me të vërtetë
çuditem se, si është e mundur që pas tërësisë së këtyre faktëve kokëfortë, disa
nxënës dijeje ende këmbëngulin si mushka, në aludimin e verbër se, të tërë
bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), e kanë të garantuar dhe të siguruar
Xhennetin. Gjithashtu çuditem se si është e mundur, që këta të fundit do të
mund të hyjnë Xhennet, në një kohë kur Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Ty
(Ali) të do vetëm besimtari dhe të përçmon vetëm dyfytyrëshi”.
“Burimi i dytë është vepra me
titull: “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i
Ligjeve Hyjnore), e Axhurit. Ky i fundit pasi e ka shënuar hadithin e
sipërcituar, pohon se ky është një hadith i mirë”. (7)
“Dijetarët dhe ekpertët e fushës së
hadithit (muhaddithët), janë të njëzëri mbi faktin se me hadith të mirë, nënkuptojnmë
një hadith të besueshëm. Dijetari saudit Shejh
Uthejmin thotë: “Ndonëse hadithi i mirë në vetvete, është një hadith i
transmetuar nga një transmetues i drejtë dhe besnik, por i dobët nga ana e
kujtesës. Ky hadith nuk është as një hadith i çalë dhe as i metë. Ndryshimi i
vetëm mes tij dhe hadithit të vërtetë në vetvete, është se dobësia e kujtesës
së transmetuesit të tij. Si rrjedhojë hadithi i mirë në vetvete, qëndron më
poshtë se hadithi i vërtetë në vetvete”. (8)
“Besoj se dhe ndjekësit tanë të
nderuar, e kanë kuptuar tanimë se transmetuesit e hadithit të mirë, janë të
drejtë dhe të besnikë. Për më tepër hadithi i mirë, nuk është as një hadith i
çalë, as i metë, as i mohuar dhe as i lënë. Si rrjedhojë, kur dëgjojmë se ky
është një hadith i mirë, nuk duhet të kemi parasysh një hadith pavlerë, por një
hadith të mirë dhe të vlefshëm”.
“Ndërsa Ummu Selemeja transmeton
këtë hadith: “Ummu Selemeja citon: “Muhammedi (p.q.m.t.) i tha Fatime Zehrasë:
“Sillmë bashkëshortin dhe dy djemtë”. Më pas kur kjo e fundit, erdhi së bashku
me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, Muhammedi (p.q.m.t.) i mbuloi ata të tërë
me një mbulesën e truallit të Fedekut dhe tha: “Allahu im. Kjo është familja e
Muhammedit. Allahu im. Përhape shpëtimin dhe begatinë Tënde mbi familjen e
Muhammedit. Me të vërtetë Ti je i vetmi, që meriton lavdërimin, nderimin dhe
respektimin”. Ummu Selemeja më pas shton: “Kur unë e ngrita mbulesën për t’iu
bashkangjitur këtyre katër njerëzve, Muhammedi (p.q.m.t.) më qortoi duke m’i
hequr duart dhe tha: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. (9)
“Duke u nisur nga argumentët,
faktët, përkufizimet, shpjegimet dhe sqarimet e mësipërme, besoj se të tërë
ndjekësit tanë të nderuar, vëllezërit dhe motrat besimtare, e kanë të qartë si
drita diellore, se cilët janë anëtarët e bekuar të familjes së Muhammedit
(p.q.m.t.). Tani është mëse e natyrshme që edhe njëherë tjetër, u bë i ditur
identiteti i anëtarëve të bekuar, të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.), nga ana
e ndjekësve tanë të nderuar, të cilët e përdorin këtë thënie shumë herë: “Allahumme
sali ala Muhammed ue ala Ali Muhammed” (Allahu im. Shpëtoje Muhammedin dhe
familjen e tij). Këta katër anëtarë të bekuar, të familjes së Muhammedit
(p.q.m.t.) janë: “Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani
(p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.
“Në të njëjtën kohë ky hadith, vërteton
më së miri se çfarë duhet të nënkuptojmë, kur përmendim termin: “Familja e
Muhammedit (p.q.m.t.)”. Të tërë ne e dimë shumë mirë se, nëse Muhammedi (p.q.m.t.)
do të kishte synuar përfshirjen brenda termit të “Ehli Bejtit” edhe të afërm të
tjerë, atehërë do të kishitë përfshirë brenda këtij termi dhe bashkëshortet, xhaxhallarët,
dajallarët si dhe nipërit e tyre. Por deri më tani pas analizimit dhe
vërtetimit të tërësisë së këtyre faktëve kokëfortë, ne as nuk kemi hasur dhe as
nuk kemi rastisur në asnjë nga këto aludime të pabazuar, të paqëna dhe të rreme.
Tani është mëse absurde, jo e arsyeshme dhe jo e logjikshme. Tani shtrojmë
pyetjen: “Vallë a nuk e njihte Muhammedi (p.q.m.t.) gjuhën arabe dhe etikën, kulturën,
moralin, traditat dhe zakonet e arabëve?!” Si rrjedhojë themi se ndonëse Ummu Selemeje,
përkohësisht është përfshirë, brenda termit të “Ehli Bejtit, vetëm në këndvështrimin
juridik por në kuptimin gjuhësor, leksikografik, etik, kulturor, tradicional
dhe zakonor nuk është e përfshirë”.
“Në kohërat e fundit po dëgjojmë
shpesh herë se, pseudodijetarët uehhabistë, me qasje emeuiste po orvaten me
mish e me shpirt, duke këmbëngulur si mushka, në faktin se gjenden diku, disa
hadithë, të cilët mundësuakan përfshirjen e Ummu Selemesë, brenda termit të “Ehli
Bejtit”. Por këtij aludimi, duhet t’ia presim shkurt, duke pohuar se një njeri,
i cili kapet pas mustaqeve të misrit, nuk është gjë tjetër përveç se një i paarsimuar,
i paditur, i pakulturuar, i pashkolluar, i cili nuk e njeh as gjuhën arabe dhe
as etikën, kulturën, moralin, traditat dhe zakonet e arabëve. Ja pra ashtu si,
në rastin e hetimit dhe shqyrtimit, të termit të “Ehli Bejtit” edhe në rastin e
hetimit dhe shqyrtimit të termit “bashkëkohës”, duke iu drejtuar kuptimit të
këtyre termave, në këndvështrimin etik, gjuhësor, leksikografik, juridik,
moral, letrar, tradicional dhe zakonor, arrijmë në përfundimin se kanë vlera të
jashtëzakonshme”.
“Pra ne duhet të tregohemi të
kujdesshëm, në përdorimin e duhur të këtyre termave, sepse termi “bashkëkohës”,
ashtu siç përfshin bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), përfshin dhe
dyfytyrësin, jobesimtarin, madje dhe banorin e Xhehennemit. Thënia e Muhammedit
(p.q.m.t.) drejtuar njërës nga bashkëshortet e tij Ummu Selemesë: “Ti
rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”, duke ia hequr duart
kësaj të fundit nga mbulesa, dëshmon dhe njëherë faktin e dukshëm se, asnjëra
nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk përfshihet brenda
termit të “Ehli Bejtit”.
“Lërmëni t’iu bëj të ditur se,
githashtu në veprën me titull: “Kitabu’sh-Sheriati”
(Libri i Ligjeve Hyjnore), e Axhurit, do të lexojmë një tjetër hadith
të mirë të transmetuar nga Ummu Selemeja. Duke u mbështetur në faktin se, ajeti 33 i Sures Ahzab, ose siç njihet
ndryshe Ajeti i Pastrimit, zbriti në shtëpinë e saj, ajo e transmeton të tërë hadithin
e vetme, nga fillimi deri në fund. Por ashtu siç do të shohim më vonë edhe
Aishe Bint Ebi Bekri, ka transmetuar një pjesë të këtyre hadithëve. Gjithsesi
Ummu Selemeja transmeton: “Muhammedi (p.q.m.t.) ishte duke fjetur në
shtëpinë time, mbi një divan sidri, i mbuluar me një mbulesë të truallit të
Hajberit. Fatime Zehraja erdhi me një tenxhere, e cila brenda kishte me një
copë mishi. “Muhammedi
(p.q.m.t.) i tha Fatime Zehrasë: “Sillmë bashkëshortin dhe dy djemtë”. Ummu
Selemeja shton se Fatime Zehraja i thirri ata. Më pas kur kjo e fundit, erdhi
së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, nisën ngrënien e kësaj cope
mishi. Në këtë çast Allahu zbriti ajetin: “Allahu ka për qëllim që nga ju o
familje e shtëpisë (së Muhammedit) t’iu largojë nga ndyrësia e mëkateve dhe
t’iu pastrojë tërësisht!” Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) mori pjesën e mbetur të
kësaj mbulesë dhe i përfshiu ata të katër në të. Më pas ai zgjati duart drejt
qiellit dhe tha: “Allahu im. Këta janë njerëzit e shtëpisë sime. Kjo është
pasuria ime e veçantë. Këta janë Ehli
Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”.
Ummu Selemeja rrëfen se dhe unë futa kokën nën këtë mbulesë dhe pyeta: “Vallë a
nuk jam dhe unë së bashku me ju o i dërguarii Allahut?!” Ndërsa ai ma ktheu: ““Ti
rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit e mirë”. Më pas Ummu Selemeja përfundon
duke thënë: “Ata ishin pesë vetë”. (10)
“Tani lërmëni t’iu përsëris se dijetarët muslimanë, janë të njëzëri mbi
faktin se, asnjëra nga bashkëshortet e nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.), nuk
bën pjesë në pasurinë e veçantë të Muhammedit (p.q.m.t.) dhe as brenda termit
të “Ehli Bejtit”. Tani dua t’u bëj edhe njëherë thirrje këtyre pseudodijetarëve
uehhabistë, me qasje emeuiste, që të mos kapen pas mustaqeve të misrit, duke
aluduar se gjenden hadithë, të cilët bëjnë pjesë për Aishe Bint Ebi Bekrin, në
veprën e tij me titull: “Sahihu’l-Buhari” (përmledhja e hadithëvë të Vërtet ët
Imam Buharit), të Imam Buhariut. Por në fund të fundit, ai është dijetari dhe
imami juaj dhe jo i yni, kështu që ne nuk kemi përse t’i bindemi dhe t’i cilësojmë
si të vërtetë, të tërë hadithët që janë të shënuara aty. Për me tepër hadithi i
mësipërm, na sqaron se anëtarët e bekuar të familjes së Muhammedit (p.q.m.t.)
janë pesë përkatësisht: “Muhammedi (p.q.mt.), Imam Aliu (p.m.t.), Fatime
Zehraja (p.m.t.), Imm Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Pra
shkurtimisht ritheksojmë, për të disatën herë faktin se, duke u mbështetur në
hadithët e mësipërm, arrijmë në përfundimin se, bashkëshortja e nderuar e
Muhammedit (p.q.m.t.). Ummu Selmeja nuk përfshihet brenda termit të “Ehli
Bejtit” dhe se anëtarët e bekuar të familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t.)
janë pesë”.
Prezantuesi:
“Falë aftësive, shpjegimeve dhge sqarimeve tuaja të përpikta dhe kjo çështje
tanimë doli në dritë. Por tani më duhet t’iu pyes, nëse Muhammedi (p.q.m.t.)
vallë a e ka sqaruar kuptimin e fjalëzës “bejt” (shtëpi), ashtu siç ka sqaruar
kuptimin e fjalëzës “ehl” (njeri)?!”
I
ftuari: “Fillimisht dua të cek një pikë shumë të rëndësishme.
Vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka sjellur me dhjetra shembuj, me synimin e mosngatërrimit
dhe të mosdhënies së një kuptimi tjetër të fjalëzës “ehl” (njeri), në
këndvështrimin gjuhësor, leksikografik dhe juridik, përveç përfshirjes së këtyre
pesë anëtarëve të bekuar të familjes së tij të pastër. Njëri nga këta shembuj
është fakti se, Muhammedi (p.q.m.t.) ka përfshirë brenda mbulesës së tij, vetëm
katër anëtarët e lartpërmendur dhe ka ndaluar hyrjen ose përfshirjen brenda
tyre të një njeriu tjetër. Por një besimtar musliman me të drejtë, mund të
shtrojë pyetjen: “Vallë cila është “bejti” (shtëpia) e përmendur në termin
“Ehli Bejti”, sepse Muhammedi (p.q.m.t.) zotëronte shumë shtëpi. Në ajetët
kuranorë thuhet: “Qëndroni në shtëpitë tuaja” dhe “Mos hyni në shtëpitë e të
dërguarit pa leje”. “Vallë për cilën shtëpi bëhet fjalë?!” Tani me
synimin e dhënies së një përgjigje sa më të saktë, shfarosjen e dyshimeve,
gabimeve dhe zhdukjen e gënjeshtrave dhe mashtrimeve, duhet të përmendim faktin
se Muhammedi (p.q.m.t.), ka qëndruar për muaj me radhë, në shtëpinë e Imam
Aliut (p.m.t.) dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.). Tani lërmëni t’iu vë në dijeni, të
faktit se kjo shtëpi është shumë e veçantë dhe se nuk i përngjan asnjërës, nga
shtëpitë e bashkëshorteve të nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Ashtu siç theksova edhe më lart,
gjenden me dhjetra shembuj, të cilët vërtetojnë këtë ngjarje, një pjesë të të
cilëve do t’i përmendim, në programin e kësaj mbrëmjeje të këndshme. Duke u
nisur nga fakti se gjenden shumë hadithë të shumtë mbi këtë çështje, do të
mjaftohemi duke paraqitur vetëm burimet kryesore. Larmia e analistëve dhe
vërtetuesve të ndryshëm, është një tjetër dëshmi e faktit se, këta hadithë janë
të mirë dhe të vërtetë”.
“Pa humbur kohë, kalojmë në burimin
e parë, të veprës me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit
i Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Enes Ibn Maliku transmeton: “Muhammedi
(p.q.m.t.) për gjashtë muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë,
në kohën e namazit të sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli
Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”.
“Analisti dhe vërtetuesi i veprës në
fjalë shënon: “Zinxhri i transmetimit të këtij hadithi është i mirë. Këtë
hadith e ka transmetuar dhe Imam Tirmidhiu, duke e cilësuar si një hadith të
mirë të çuditshëm. Ndërsa Hakimi, e ka cilësuar si një hadith të vërtetë. Gjithashtu
edhe Imam Dhehebiu, e ka cilësuar si një hadith të vëtetë”. (11)
“Burimi i dytë është vepra me
titull: “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytët e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.),
e Imam Ahmed Ibn Hanbelit. Ky hadith është në si vijon: Enes Ibn Maliku
transmeton: “Muhammedi (p.q.m.t.) për gjashtë (në disa transmetime për shtatë) muaj
me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut
lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga
ata dhe pastroji ata tërësisht”. “Muhammedi (p.q.m.t.) për shtatë muaj me radhë,
në kohën e namazit të sabahut, përpara derës së Fatime Zehrasë (p.m.t.)
thërriste: “Koha e namazit. Koha e namazit”. (12)
“Muhammedi (p.q.m.t.) nuk e ka kryer këtë veprim, për asnjë nga
bashkëshortet e tij të nderuara. Në këtë pikë të programit tonë, për hir të së
vërtetës, duhet t’iu bëjmë të ditur se Muhammedi (p.q.m.t.), nuk e ka kryer
këtë veprim para derës së asnjërës, nga bashkëshortet e tij të nderuara. Si
rrjedhojë pohojmë me bindje të plotë se, nëse bashkëshortet e Muhammedit
(p.q.m.t.), do të ishin të përfshira brenda termit të Ehli Bejtit, Muhammedi
(p.q.m.t.) do të kishte kryer këtë veprim, të paktën njëherë në jetën e tij,
për bashkëshortet e tij të nderuara”.
“Burimi i tretë është vepra me
titull: “Musannef” (Klasifikimi), e Ibn Ebi Shejbes. Ky i fundit, pasi
i ka emërtuar një për një, emrat
transmetuesve shënon se këtë hadith, e kanë transmetuar dhe Imam Ahmed Ibn
Hanbeli, Tajalisi, Imam Tirmidhiu, Abd Ibn Humejdi, Ebu Ja’la Meusili, Imam
Taberaniu dhe Hakimi”. (13)
“Burimi i katërt është vepra me
titull: “Musnedu’l-Ebi Ja’la Meusili” (Zinxhiri i Transmetimit të Ebu Ja’la
Meusilit), e Ebu Ja’la Meusilit. Ky hadith është si vijon: “Enes Ibn
Maliku transmeton: “Muhammedi (p.q.m.t.) për gjashtë (në disa transmetime për
shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime Zehrasë, në namazin e
sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im.
Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Më
tej Ebu Ja’la Meusili shënon se ky hadith, është një hadith i dobët, sepse në
zinxhirin e transmetimit të tij gjendet Ali Ibn Zejdi. Por nuk duhet të
harrojmë faktin se, në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, nuk gjendet vetëm
Ali Ibn Zejdi. Megjithatë Abd Ibn Humejdi, është i mendimit se dëshmitarët dhe
transmetuesit, që gjenden në zinxhirin e transmetimit të këtij hadithi, janë
njerëz besnikë e të nderuar dhe si rrjedhojë ky hadith është një hadith i
vërtetë. Gjithashtu këtë mendim ndan dhe Imam Dhehebiu dhe Hakimi. Për më tepër
dhe Ahmed Ibn Hanbeli, Tajalisi, Imam Tirmidhiu, Ibn Kethiri dhe Taberaniu,
janë të njëzëri mbi vërtetësinë e këtij hadithi”. (14)
“Ja pra ashtu siç shihet qartë të
tërë analistët, vërtetuesit, dijetarët dhe ekspertët e fushës së hadithit (muhaddithët)
janë të njëzëri mbi autenticitetin, autoritetin, prestigjin dhe vërtetësinë e këtij
hadithi”.
“Burimi i pestë është vepra me
titull: “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e
Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), e Ibn Haxher
Askalanit. Analisti dhe vërtetuesi i veprës së mësipërme, është një njeri shumë
i egër dhe i ngurtë, i cili nuk ka ngurruar që t’i cilësojë si hadithë të dobët,
shumicën e hadithëve të shënuar në këtë vepër”. (15)
“Megjithatë ky hadith është si
vijon: “Enes Ibn Maliku transmeton: “Muhammedi (p.q.m.t.) për gjashtë (në disa
transmetime për shtatë) muaj me radhë, kur kalonte para derës së Fatime
Zehrasë, në namazin e sabahut lexonte ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli
Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Ibn
Haxher Askalani pas shënimit të këtij hadithi, shënon ky hadith i transmetuar
nga Enes Ibn Maliku është një hadith i mirë për të tjerët. Këto thënie
vërtetojnë se, janë tregues të dukshëm se, cilët dijetarë dhe eskpertë të
fushës së hadithit (muhaddithë), e kanë cilësuar këtë hadith, si një hadith i
mirë në vetvete”. (16)
“Burimi i gjashtë është vepra me
titull: “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Zinxhiri i Transmetimit të Ibn Ebi
Shejbes), e Ibn Ebi Shejbes. Ky hadith është si vijon. Ebu Hamra
transmeton: “Muhammedi (p.q.m.t.) për tetë muaj me radhë, kur kalonte para
derës së Fatime Zehrasë, në namazin e sabahut, ose në namazet e tjera lexonte
ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. O Ehli Bejti im, po ju
përshëndes. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”. Ibn
Ebi Shejbe pas shënimit të këtij hadithi, shënon se ndonëse zinxhiri i
transmetimit, të këtij hadithi është i dobët, burimet e tjera të transmetimit
të këtij hadithi janë të vërteta”. (17)
“Ja pra edhe njëherë duke u nisur nga
faktët kokëfortë të sipërcituara, arijmë në përfundimin se Muhammedi (p.q.m.t.)
duke thënë: “Kjo është pasuria ime e veçantë”, e ka përcaktuar njëherë e
pergjithmonë identitetin, e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të
familjes së tij të pastër, të cilët janë vetëm Imam Aliu (p.m.t.), Fatime
Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.). Këtë e vërtetojnë
edhe dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe
Sunneti Profetik i Muhamedit (p.q.m.t.), pra thëniet dhe veprat e tij. Madje
edhe fjalëza “bejt” (shtëpi), është një fjalëz e veçantë. Shënimi i analistit
dhe vërtetuesit të kësaj vepre, i cili shënon se ndonëse zinxhiri i
transmetimit, të këtij hadithi është i dobët, burimet e tjera të transmetimit
të këtij hadithi janë të vërteta”.
“Burimi i shtatë është vepra me
titull: “Xhamiu’l-Kebiri fi’s-Sunneti’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Madhe e
Sunnetit të Tirmidhiut), e Imam Tirmidhiut. Ky i fundit e ka cilësuar
këtë hadith, si një hadith të mirë të mirë (dy herë i mirë). Tani me synimin e dhënies
së një përgjigje sa më të saktë, shfarosjen e dyshimeve, gabimeve dhe zhdukjen
e gënjeshtrave dhe mashtrimeve, si dhe duke u mbështetur në tërësinë e
argumentëve dhe faktëve kokëfortë, arrijmë në përfundimin se brenda termit të
“Ehli Bejtit”, përfshihen pesë vetë, përkatësisht Muhammedi (p.q.m.t.), Imam
Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni
(p.m.t.). Tani lërmëni t’iu vë në dijeni, të faktit se kjo shtëpi është shumë e
veçantë dhe se nuk i përngjan asnjërës, nga shtëpitë e bashkëshorteve të
nderuara të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Tani dua t’u bëj thirrje, këtyre
pseudodijetarëve uehhabistë, me qasje emeuiste, që të sjellin argumentët dhe
faktët e tyre, nëse aludojnë se Ajeti i Pastrimit, nuk ka zbritur në shtëpinë e
Ummu Selemesë, se Muhammedi (p.q.m.t.) nuk ka lexuar këtë ajet për gjashtë,
shtatë, ose tetë muaj më radhë, përpara derës së shtëpisë së Imam Aliut
(p.m.t.) dhe Fatime Zehrasë (p.m.t.) dhe se këta pesë njerëz nuk përfshihen
brenda termit të “Ehli Bejtit”.
“Në këtë pikë të programit tonë, ne
besojmë fuqishëm se, nuk është më e nevojshme, që të zgjatemi më mbi çështjen
se cila është kjo shtëpi e veçantë, për të cilën vetë Muhammedi (p.q.m.t.) ka
lexuar ajetin 33 të Sures Ahzab, në kohën e namazit të sabahut gjashtë, shtatë,
ose tetë muaj më radhë, përpara derës së kësaj shtëpie. Themi me bindje se plotë
se, kjo është shtëpia e veçantë, i përket pikërisht Imam Aiut (p.m.t.) dhe
Fatime Zehrasë (p.m.t.), të cilët janë dhe pasuria e veçantë dhe familja e pastër
e Muhammedit (p.q.m.t.). Një tjetër fakt i rëndësishëm është se, nëse Aishe
Bint Ebi Bekri, do të ishte përfshirë brenda termit të “Ehli Bejtit”, atëherë
kjo e fundit do ta bënte të ditur, këtë gjë më të madhe në Luftën vëllavrasëse
të Devesë”.
“Dhe si përfundim, citojmë edhe
burimin e tetë, e cila është vepra me titull: “Meruijjatu’l-Ummi’l-Muminini
Aishe fi’t-Tefsiri” (Personaliteti i Nënës së Besimtarëve, Komentimi Mbi
Aishen), e dijetarit saudit Doktor Suud Ibn Abdullah Fensijanit. Ky i
fundit, kur ka kryer komentimin e Ajetit të Pastrimit, shënon se Aishe Bint Ebi
Bekri, ka transmetuar hadithin si vijon: “Njëherë herët në mëngjes Muhammedi
(p.q.m.t.) doli jashtë dhe sipër krahëve kishte hedhur, një mbulesë udhëtimi të
leshtë e zezë. Më pas erdhën Hasani (p.m.t.) dhe Husejni (p.m.t.). Muhammedi
(p.q.m.t.) i mbuloi të dy brenda mbulesës. Më pas erdhi dhe Aliu (p.m.t.) dhe
Muhammedi (p.q.m.t.) e mbuloi edhe atë nën mbulesë. Më pas Muhammedi (p.q.m.t.)
lexoi ajetin: “O Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. O Ehli Bejti im, po ju
përshëndes. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe pastroji ata tërësisht”.
(18)
“Megjithatë nuk duam të ndalemi
këtu, por duam të vijojmë më tej, me përmendjen e burimeve të tjera të transmetimit.
Këtë hadith e kanë shënuar dhe dijetarët dhe ekspertët e tjerë të fushës së hadithit
(muhaddithët) si Ibn Xheriri, Begauiu, Ibn Xheuziu, Hazini, Ibn Kethiri, Sujuti
dhe Sheukani, në komentimet e tyre. Lërmëni t’iu përsëris se në veprën e tij me
titull: “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Zinxhiri i Transmetimit të Ibn Ebi
Shejbes), e Ibn Ebi Shejbes; në veprën me titull: “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i
Transmetimit i Ahmedit), e Imam Ahmed Ibn Hanbelit; në veprën e tij me
titull: “Sunenu’l-Ebi Daudi” (Sunetët e Ebu Daudit), e Ebu Daudit; në
veprën me titull: “Xhamiu’t-Tirmidhi” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Tirmidhiut) dhe
në veprën me titull: “Mustedreku’l-Hakimi” (Përceptimi i Hakimit),
e Hakimit, transmetuesja e këtyre hadithëve, është pikërisht Aishe Bint
Ebi Bekri”.
“Ndërsa në veprën me titull: “Fedailu’s-Sahabe”
(Virtytët e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.), e Imam Ahmed Ibn
Hanbelit dhe në veprën me titull: “Sahihu’l-Muslimi” (Përmbledhja e Hadithëve
të Vërtetë të Imam Muslimit), e Imam Muslimit, transmetuesja e këtyre
hadithëve, është pikërisht Ummu Selemeja”.
Prezantuesi:
“Kemi në linjë vëllain tonë Abdurrahmanin, nga Mbretëria e Arabisë Saudite.
Urdhëroni”.
Abdurrahmani: “Es-selamu alejkum! Unë dua të debatoj, me Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, në një mënyrë të kulturuar. Unë jam një musliman sunnit saudit. Të tërë ne e dimë shumë mirë se Ajeti i Pastrimit, ka për qëllim vënien në pah, të rëndësisë së katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të familjes së pastër të Muhammedit (p.q.m.t), të cilët janë Imam Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejin (p,m.t.). Pyetja ime është: “Vallë si do t’ia bënim në rast se ky ajet, do të përfshinte dhe njerëz të tjerë, duke i cilësuar si anëtarë të familjes së pastër të Muhammedit (p.m.t.)?! Allahu (a.u.xh.) ua shpërbleftë me të mira”.
I
ftuari: “Alejkum selam! Para së gjithash, dua t’iu vë në dijeni,
se çështja që po trajtojmë, ka të bëjë me faktin nëse bashkëshortet e nderuara,
të Muhammedit (p.q.m.t.) përfshihen ose nuk përfshihen brenda termit të “Ehli
Bejtit”. Megjithatë vetë Muhammedi (p.q.m.t.), i ka përcaktuar shumë mirë, pra
në mënyrë të hollësishme, të përpiktë dhe të saktë, identitetin e katër anëtarëve
të bekuar të “Ehli Bejtit”. Në rast se kjo nuk do rë ishte e vërtetë, atëherë
Muhammedi (p.q.m.t.), do të kishte përfshirë brenda këtij termi edhe bahshkëoshortet
e tij të nderuara, duke filluar nga Ummu Selemeja, në shtëpinë e së cilës
zbriti ajeti. Por kjo nuk ndodhi sepse ai, duke ia tërhequr duart asaj e
kundërshtoi duke i thënë: “Ti rri aty ku je! Ti bën pjesë në njerëzit
e mirë”.
“Ja pra edhe njëherë duke u nisur
nga faktët kokëfortë të sipërcituara, arijmë në përfundimin se Muhammedi
(p.q.m.t.) duke thënë: “Kjo është pasuria ime e veçantë”, e
ka përcaktuar njëherë e pergjithmonë identitetin, e katër anëtarëve të bekuar
të “Ehli Bejtit”, pra të familjes së tij të pastër, të cilët janë vetëm Imam
Aliu (p.m.t.), Fatime Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni
(p.m.t.). Këtë e vërtetojnë edhe dy argumentët e padiskutueshëm fetarë, të
cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit (p.q.m.t.), pra
thëniet dhe veprat e tij. Madje edhe fjalëza “bejt” (shtëpi), është një fjalëz
e veçantë”.
“Një tjetër fakt kokëfortë është se,
asnjëra nga bashkëshortet e nderuara, të Muhammedit (p.q.m.t.) nuk ka aluduar
kurrë duke ka thënë se, bën pjesë brenda termit të “Ehli Bejtit”. Në programin
tonë pasardhës me dëshirën, lejen dhe vullnetin e Allahut (xh.sh.), do të
sqarojmë në mënyrë edhe më të hollësishmë se, disa nga dijetarët më të mëdhenj
dhe më të njohur sunnitë dhe shiitë, janë të njëzëri mbi faktin se, ajeti 33 i
Sures Ahzab, ose siç njihet ndryshe Ajeti i Pastrimit, ka zbritur pikërisht për
të përcaktuar identitetin e katër anëtarëve të bekuar të “Ehli Bejtit”, pra të
familjes së tij të pastër, të cilët janë vetëm Imam Aliu (p.m.t.), Fatime
Zehraja (p.m.t.), Imam Hasani (p.m.t.) dhe Imam Husejni (p.m.t.)”.
Prezantuesi:
“Falë përkushtimit tuaj, çështja doli në dritë. Ndërsa tani kemi në linjë
vëllain tonë Abdurrahimin, nga Emiratet e Bashkuara Arabie. Urdhëroni”.
Abdurrahimi:
“Es-selamu alejkum! Unë dua të pyes
Zotin Sejjid Kemal Hajdarin, se vallë si duhet ta përdorim termin “Ehli Bejti”,
në versionin “Ehli Bejti’l-lahi”, ose në versionin “Ehli Bejti’r-Resuli” (Ehli Bejti
i të Dërguarit)?! Allahu (xh.sh.) ua shpërbleftë me Xhennetin Firdeus”.
I
ftuari: “Alejkum selam! Fillimisht dhe kryesisht, dua të shpreh
me bindje të plotë se, ne duhet të mbështetemi gjithmonë në dy argumentët e
padiskutueshëm fetarë, të cilët janë Kur’ani Famëlartë dhe Sunneti Profetik i Muhammedit
(p.q.m.t.) pra në thëniet dhe veprat e tij, në përdorimin e drejtë, të duhur
dhe të saktë të termave. Tani të tërë ne e dimë shumë mirë se, zgjidhja gjendet
në Sunnetin Profetik të Muhammedit (p.q.m.t.), i cili e ka përcaktuar këtë term
si “Ehli Bejti”. Për më tepër vetë Muhammedi (p.q.m.t.) është shprehur në këtë
mënyrë: “Kjo është familja ime”, “Këta janë Ehli Bejti im” dhe “O
Allahu im. Këta janë Ehli Bejti im. Largoje ndyrësinë e mëkateve nga ata dhe
pastroji ata tërësisht”. Si rrjedhojë detyra jonë e vetme, është zbatimi korrekt dhe i rregullt i këtyre termave”.
Prezantuesi: “Ju falenderojmë nga
zemra ne, së bashku me ndjekësit tanë të nderuar, Zotëri Sejjid Ajetullah Kemal
Hajdari. Allahu qoftë i kënaqur nga ju. Lusim Allahun e Madhëruar që të na bëjë
nga robërit e tij të mirë. Lusim Allahun që t’iu ketë gjithmonë nën mbikqyrjen
dhe përkujdesjen e tij. Në dashtë Allahu do të shihemi përsëri bashkë, në programin
tonë pasardhës me titull: “Utruhetu’l-Mehdeuijje”
(Çështja e Ardhjes së Imam Mehdiut)”. Es-Selamu Alejkum ue Rahmetullahi ue
Berekatuhu”.
Burimet e Referuara:
1. Shejh
Muhammed Ibn Hasan Hurr Amuli, “Tafsilu’l-Uesaili’sh-Shia
ile’t-Tahsili’l-Mesaili’sh-Sheriati” (Shpjegimi i Çështjeve të Shiitëve në
Këndvështrimin e Çështjeve Sheriatike), vëll. 24, fq. 314, Kreu XXXVI, Kreu i
Mikut dhe i Shtrimit të Sofrës, Ose Më Saktësisht “Kreu i Ushqimeve dhe i
Pijeve”, Hadithi Nr: 1, (viti i botimit
1395 hixhri / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Analiza dhe
Vërtetimi nga “Institucioni i Ehli Bejtit”, Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Parë, Kum,
Republika Islame Iraniane.
2. Shejh Muhammed Ibn Hasan Hurr Amuli, “Tafsilu’l-Uesaili’sh-Shia ile’t-Tahsili’l-Mesaili’sh-Sheriati” (Shpjegimi i Çështjeve të Shiitëve në Këndvështrimin e Çështjeve Sheriatike), vëll. 1, fq. 227, Kreu XXXVI, Kreu i Mikut dhe i Shtrimit të Sofrës, Ose Më Saktësisht “Kreu i Ushqimeve dhe i Pijeve”, Hadithi Nr: 5, (viti i botimit 1395 hixhri / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Në Këtë Kre Kalon Dhe hadithi Mbi Imam Aliun (p.m.t.), Analiza dhe Vërtetimi nga “Institucioni i Ehli Bejtit”, Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Parë, Kum, Republika Islame Iraniane.
3. Shejh Muhammed Hasan Nexhefi, “Xheuahiru’l-Kelami” (Gurët e Çmuar të Fjalës), vëll. 28, fq. 386, 387, (viti i botimit 1395 hixhri / viti 1975 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Trashëgimia e Veprave Islame”, Botimi i Parë, Kum, Republika Islame Iraniane.
4. Imam Buhariu, “Sahihu’l-Buhari” (Përmbledhja e Hadithëve të Vërtetë të Imam Buhariut), “Kreu i Besimit”, fq. 22, “Kreu i Lutjeve”, fq. 2, (viti i botimit 1397 hixhri / viti 1976 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.
5. Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 28, fq. 195, Hadithi Nr: 16988, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, Shpjegimi dhe Indeksimi nga Hamza Ahmed Zejni, (viti i botimit 1399 hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.
6. Ibn Kethiri, “Tefsiru’l-Kur’ani’l-Adhimi” (Komentimi i Kur’anit të Madh), vëll. 6, fq. 185, Analiza dhe Vërtetimi nga Hikmet Ibn Beshir Ibn Jasini, Përgatitja për Botim nga Se’ad Ibn Feuuazi, (viti i botimit 1401 hixhri / viti 1980 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
7. Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2208, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.
8. Muhammed Ibn Salih Uthejmini, “Mustalahu’l-Hadithi” (Terminologjia e Hadithit), fq. 14, (viti i botimit 1405 hixhri / viti 1984 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
9. Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2210, Hadithi Nr: 1696, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Parë, Bejrut, Liban.
10. Ebu Bekr Muhammed Ibn Husejn Axhuri, “Kitabu’sh-Sheriati” (Libri i Ligjeve Hyjnore), vëll. 5, fq. 2210, Hadithi Nr: 1697, (viti i botimit 1403 hixhri / viti 1982 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
11. Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli, “Musnedu’l-Ahmedi” (Zinxhiri i Transmetimit i Ahmedit), vëll. 11, fq. 257, Hadithi Nr: 13663, Analiza dhe Vërtetimi nga dijetari shqiptar Shuajb Arnauti, Shpjegimi dhe Indeksimi nga Hamza Ahmed Zejni, (viti i botimit 1399 hixhri / viti 1978 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
12. Imam Ahmed Ibn Muhammed Ibn Hanbeli, “Fedailu’s-Sahabe” (Virtytët e Bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.) vëll. 2, fq. 953, Hadithi Nr: 1340, Analiza dhe Vërtetimi nga Uasijullah Ibn Muhammed Abbasi, (viti i botimit 1407 hixhri / viti 1986 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”, Botimi i Parë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
13. Ebu Bekr Muhammed Ibn Abdullah Ibn Ibrahim Ibn Uthman Absi, “Musannef” (Klasifikimi), vëll. 17, fq. 213, Analiza dhe Vërtetimi nga Muhammed Auuame, (viti i botimit 1409 hixhri / viti 1988 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
14. Ebu Ja’la Meusiliu, “Musnedu’l-Ebi Ja’la Meusili” (Zinxhiri i Transmetimit të Ebu Ja’la Meusilit), vëll. 7, fq. 59, Analiza dhe Vërtetimi nga Husejn Selim Esedi, (viti i botimit 1411 hixhri / viti 1990 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
15. Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 15, fq. 123, Analiza dhe Vërtetimi nga Muhammed Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehri, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
16. Ahmed Ibn Ali Ibn Haxher Askalani, “Metalibu’l-Alijje bi’z-Zeuaidi’-l-Mesanidi’l-Themanijje” (Synimet e Larta në Shtimin e Tetë Zinxhirëve të Transmetimit), vëll. 15, fq. 127, Analiza dhe Vërtetimi nga Muhammed Ibn Dhafer Ibn Abdullah Shehri, (viti i botimit 1413 hixhri / viti 1992 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
17. Ibn Ebi Shejbe, “Musnedu’l-Ibni’l-Ebi’sh-Shejbe” (Zinxhiri i Transmetimit të Ibn Ebi Shejbes), vëll. 2, fq. 232, Hadithi Nr: 720, Analiza dhe Vërtetimi nga Adil Ibn Jusufi dhe Ahmed Ibn Ferid Mezidi, (viti i botimit 1415 hixhri / viti 1994 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Mendimi Islam”, Botimi i Dytë, Bejrut, Liban.
18. Doktor Suud Ibn Abdullah Fensijani, “Meruijjatu’l-Ummi’l-Muminini Aishe fi’t-Tefsiri” (Personaliteti i Nënës së Besimtarëve, Komentimi Mbi Aishen), fq. 318, Hadithi Nr: 504, (viti i botimit 1417 hixhri / viti 1996 sipas kalendarit gregorian), Shtëpia Botuese: “Ibn Kajjim Xheuziu”, Botimi i Dytë, Rijad, Mbretëria e Arabisë Saudite.
(p.m.t.) paqja mbi të
(p.q.m.t.) paqja qoftë mbi të
Vijon...