Gratë e moshuara – hafize të Kur'anit u nderuan në Palestinë
Shoqata Bamirëse Islame në qytetin palestinez të Al-Khalil (Hebron) në një ceremoni ka nderuar një numër të grave të moshuara për arritjen e tyre të mësojnë përmendësh Kur'anin e Shenjtë.
20 gra janë nderuar në këtë ngjarje sepse kanë arritur për të mësuar përmendësh të gjithë Kur’anin e Shenjtë pas moshës 50-të vjeçare.
Pesë nga gratë e moshuara të cilat janë të paafta fizikisht e kanë mësuar përmendësh Kur’anin e Shenjtë pas moshës 60-të vjeçare.
Pavarësisht nga pushtimi sionist i Palestinës, populli palestinez e ka mbajtur zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore për vite me rradhë.
Ka shumë njerëz në këtë vend arab që e kanë mësuar përmendësh Librin e Shenjtë, Kur’anin.
Burimi: IQNA News