Izrael

Kryetari izraelit vizitoi Rusinë

Kryetari izraelit Reuven Rivlin është i pari shef shteti i huaj i cili e ka vizituar Rusinë pas fillimit të tërheqjes së forcave të saja ushtarake nga Siria.Me 17 mars Rivlini është takuar me kryeministrin rus Dmitri Medvedevin me të cilin kanë biseduar për tregëtinë dhe investimet. Më tej është takuar me kryetarin rus Vladimir Putinin, disa analist këtë takim e vlerësojnë si”historik” e tjerë”rastësi”. Në të vërtetë, Rivlini takimin e ka pas të aranzhuar në fund të shkurtit dhe ishte në rend dite diplomatike. Në shkurt, sipas shtypit izraelit, Izraeli nuk ka dit fare për tërheqjen e Rusisë nga Siria. Fakti se në Moskë ishte Rivlini e jo Netanjahu tregon diq tjetër. Kryetari izraelit ka kompetenca kryesisht protokalare. Shef i shtetit real në të vërtet është kryeministri Netanjahu. Udhëtimi është organizuar në kohën e 25 vjetorit të ripërtritjes të marrëdhënive diplomatike ruso-izraelite, të cilët për shkak të “luftës 6 ditëshe” janë ndërprerë në vitin 1967.

“Bisedimet serioze janë mbajt në shtator të vitit të kaluar në mes kryetarit Putin dhe kryeministrit Netanjahu. Me të kanë qenë edhe ekspertët ushtarak dhe diplomatik me të cilin është dakorduar interakcioni në mes dy vendeve në Siri. Nga shtatori në mes Moskës dhe Tel Avivit zgjasin bisedimet për Siri. Rusia Izraelit i ka garantuar se Irani dhe grupet tjera besnike, duke përfshirë edhe Hezbollahun, nuk do shfrytëzojnë territorin sirian për përgatitjen e sulmeve në Izrael. Lëvizja Hezbollahu e cila e ka përkrahjen e Iranit, konsiderohet fitues moral i luftës së Libanit të vitit 2006.”Për neve gjëja kryesore është që të parandalohet Siria të bëhet bazë për grupet pro-iraniane të cilët do të paraqesin kërcënim për Izraelin dhe armët ruse të cilët tani janë në duart e forcave ushtarake siriane lojale kryetarit Bashar al Asadit të mos kalojnë pastaj në duart e këtyr grupeve pro-iraniane” ka deklaruar Zvi Mageni, eksperti i lartë izraelit i Insititutit për siguri nacionale dhe ish ambasadori i Izraelit në Rusi. Mageni është i sigurtë se”Rusia do të tërheq forcat e saja nga Siria, por Damaskut zyrtar do të lejë sistemet raketores S-300 dhe S-400 si dhe raketat anti anijesh Jahont”.

Sikurse shkruan gazeta izraelite Haaretz Rivlini ka thënë Putinit se do të kishte dëshirë që në Jerusalem dhe Golan, rajoni strategjik i Sirisë i okupuar nga ana e Izraelit të vendosen vëzhguesit ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Me këtë do të sigurohej që aty nuk do të ketë baza të vendosura të Hezbollahut dhe grupeve tjera radikale të cilët rrafshnaltën e Golanit do të mund të shfrytëzonin si platform për sulme në teritorin izraelit.

Por, kryetari i Rusisë Vladimir Putini nuk ishte personalisht i interesuar të bisedojë me kryetarin izraelit për idetë e reja. Lideri rus ka theksuar se për çështjet të cilët kanë të bëjnë me sigurinë e Lindjes së Afërt do të kishte dëshirë të bisedojë personalisht me kryeministrin izraelit Netanjahun.

Burimi: altermainstreaminfo.hr