Izrael

Lobimi i sforcuar amerikano-izraelit kundër Iranit

Grupi lobist me ndikim proizraelit AIPAC(komiteti amerikano-izraelit për marrëdhënie publike) po mban konferencën vjetore në Washington. Vitin e kaluar ky grup me lobim u përpoq të bllokojë marrëvershjen nukleare amerikane me Iranin. Pavarësisht nga ajo, AIPAC-i edhe më tutje vepron në drejtim të mbrojtjes së Izraelit nga kërcënimet që konsiderojnë se vie nga Irani. Këtë vit numri rekord prej 18.000 njerëzve kanë ardhur në Washington. Misioni zyrtar i AIPAC-ut është që të forcojë, mbrojë dhe promovojë sigurinë e marrëdhënieve të SHBA-ve me Izraelin. Kjo do të thotë lobimi efikas për ndihmën më të madhe ushtarake të SHBA-ve për Izraelin. Gjatë viteve të kaluara ky komitet ka luftuar që të parandalojë shitjen e armatimit ushtarak të përparuar qeverive arabe, sikurse avionët me radarët AWACS Arabisë Saudite, të cilin Izraeli e ka kundërshtuar. Por kërcënimin  e vendeve arabe e ka ndërruar rreziku  të cilin Izraeli e sheh tek Irani.

“Në një mënyrë tjetër, armiku i armikut tim është miku im. Izraeli përpara ka kundërshtuar dërgesat e armëve sauditëve, egjiptasve dhe jordanezëve, por tani me këta kanë interes të përbashkët”, theksoi Mitchell Keiter, aktivisti i AIPAC-ut.Vitin e kaluar, AIPAC-u ka kundërshtuar administratën e kryetarit Barack Obamës me lobim në përpjekje që Kongresi të mos miratojë marrëveshjen i cili do të ngrinte programin nuklear të Iranit. Por kjo fushatë nuk pati sukses, dhe ky ishte devijim i politikës tradicionale të AIPAC-ut , përmes së cilës nuk janë renditur në anën e demokratëve apo republikanëve në arenën politike amerikane. Pavarësisht nga kjo, ky grup premton se do të vazhdojë me presion kundër Iranit. Në paraqitjen e një delegati janë  ndëgjuar vërejtjet se sankcionet aktuale nuk janë të mjaftueshme të frenojnë ambiciet rajonale të Iranit. “Edhe pse sankcionet teknikisht janë në fuqi, ndikimi i tyre gjatë kohës do të dobësoshet”, ka thënë Emanuelle Ottolenghi nga Fondacioni për mbrojtjen e demokracisë.  Një vlerësim i tillë e shqetëson aktivisten Eva Arkin.”Nga pozicioni ynë, me rëndësi të madhe është të marrim përgjigje të drejta dhe të vlerësojmë a janë frikësimet tona të arsyeshme, dhe të vlerësojmë sa është problemi i përbërë”, ka thënë Eva Arkin, delegatja e e AIPAC-ut. Shumica e amerikanëve është e pajtimit, më shumë se 60% kundërshtojnë marrëveshjen nukleare me Iranin, sipas hulumtimit të kryer kohë më parë nga agjencioni Gallup.

Burimi: Al Jazeera