Irani- Turqia: Ndajnë mendime të kundërta, por janë bashkë në çështjet e rëndësishme
Javad Zarif Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dje në Teheran u takua me homologun e tij turk Mevlut Çavuşoğlu i cili deklaroi se pas takimit përkrahjen e botës, në veçanti Evropës në luftën kundër terrorizmit
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu deklaroi sot se lufta kundër terrorizmit do të vazhdojë me vendosmëri si brenda ashtu edhe jashtë.
Ministri Javad Zarif është takuar gjithashtu edhe me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrin, Ahmet Davutoğlu. “Terrorizmi edhe një herë dëshmoi fytyrën e tij të shëmtuar. Cak i sulmit ishin civilët” tha kreu i diplomacisë turke.
Lidhur me marrëdhëniet e Turqisë dhe Iranit, ai tha se të dyja palët dëshirojnë të sjellin nivelin e këmbimit tregtar në 30 miliardë dollarë. Ministri Çavuşoğlu foli edhe për ndërprerjen e luftimeve në Siri për çka tha se Turqia dhe Irani veprojnë bashkërisht dhe se integriteti territorial sirian është i rëndësishëm për të dyja vendet.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif shprehu ngushëllimin e tij për vdekjet e djeshme në Stamboll nga sulmi terrorist, për të shtuar se Irani i kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve me Turqinë.
“Shpresoj që niveli i tregtisë mes dy vendeve do të arrij 30 miliardë dollarë. Situata për avancim të bashkëpunimit është e favorshme” ka thënë ai, për të shtuar se Irani sheh Turqinë si një partnere në të gjitha fushat.
Zarif tha se me Turqinë ndajnë mendime të kundërta për disa çështje, por se kanë mendim të njëjtë për temat e rëndësishme. “Mendojmë se duhet siguruar uniteti i territoreve të të gjitha shteteve, sidomos Sirisë dhe Irakut. Përleshjet e brendshme duhet të ndalojnë” tha Zarif.