Hizbullahu është përkrah Sunnive
Një prej dijetarëve më të rëndësishëm Sunni në Liban, Imami i xhamisë Kudus në Sajda dhe kryetari i Bashkësisë së Dijetarëve të Rezistencës, Shejh Mahir Hammud mbështeti deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrallah. Hammudi theksoi se, deklaratat e Hizbullahut për pozicionin në Bosnje dhe për ndihmat e dërguara për të shtypurit janë përgjigje për akuzat e personave të amerikanizuar që akuzojnë këtë lëvizje si medhhebiste. Nasrallah, në fjalimin që bëri pasi Haxhi Ala, që ka luftuar në Bosnje humbi jetën në Halep vuri në dukje qëndrimin dhe mbështetjen që ka dhënë Hizbullah në Bosnje.
Mahir Hammud, i cili theksoi se nuk është një gjë e re që Hizbullahu qëndron përkrah sunnive u shpreh kështu: “Që kur është krijuar kjo lëvizje dhe deri më tani ka vërtetuar që në çdo krizë që është jetuar në rajon nuk ka përdorur një gjuhë të ndarjes së medhhebeve dhe se kjo nuk është e rëndësishme.çdo herë është pozicionuar përkrah muslimanëve për t’i shpëtuar ata nga shtypja dhe skllavërimi.”
Hammudi, i cili theksoi se disa njerëz, duke iu shkuar pas shpifjeve dhe gënjeshtrave e akuzojnë Hizbullahun për medhhebizëm u shpreh se, deklaratat e Nasrallah janë shumë qartë të kuptueshme për çdo njeri me mend në kokë dhe për këdo që rend pas së vërtetës dhe se njerëzit e verbër dhe dritëshkurtër nuk duan ta shohin këtë.
Hammudi preku faktin që Nasrallah në fjalim e tij e harrojë emrin e palëve që e kanë përkufizuar Hizbullahun si ‘organizatë terrorise’ dhe tha se: “Kjo tergon se për Nasrallahun këto vendime nuk mbartin kurrfarë vlere.” Dhe vazhdoi: “Disa palë më parë kishin bashkëpunim të fshehtë me Izraelin, tani e bëjnë këtë haptazi. Ata mendojnë se armiku mund t’i ndihmojë dhe se mund ta rregullojnë gjendjen. Por duhet të dinë se asgjë nuk e tremb rezistencën në Liban dhe Palestinë.”
Hammud tha se: “Në të ardhmen do të shohim se ky bashkëpunim do të dështojë, kur të gjitha investimet që kanë bërë për Amerikën dhe Izraelin do t’u kthehen kundër do të kuptojnë se Amerka nuk do të jetë përkrah tyre dhe se nuk janë në interes të Izraelit. Populli arab gjithmonë ka treguar se se nuk normalizohet me pushtuesin, do ta tregojë prapë. Kur populli mëson se drejtuesit e tyre i janë nështruar armikut ndihen nën presoin.
Hammudi e përfudoi fjalën e tijë kështu: “Rruga e rezistencës do të vazhdojë, nuk do ta pengojnë rrugën e rezistencës as duke folur as duke lehur.”