İran

Irani testoi raketat balistike

Teherani ka kumtuar se forcat e armatosura iraniane kanë kryer testimet e reja të raketave balistike për të demostruar”fuqinë e frikësimit” si dhe gatishmërin e vendit për të përdoruar të gjitha mjetet në dispozicion në përballje me kërcënimet për ”integritetin territorial të Iranit”. Deklaratën e ka përcjell agjencia iraniane zyrtare IRNA duke përshkruar stërvitjen ushtarake në të cilinë”raketat balistike janë shkrepur nga hangaret” nëpër pjesët e ndryshme të vendit. Agjencioni studentor iranian(ISNA) në të njëjtën kohë përcjell se Garda iraniane revolucionare sot ka shkrepur disa raketa balistike nga hangaret gjatë gjithë vendit në kuadër të ushtrimeve ushtarake. Objektivi i testimit ishte ” tregimi i forcës iraniane të frikësimit si dhe aftësia e Republikës Islame të Iranit për t’u kundërvënë çdo kërcënimi eventual Revolucionit islamik, shtetit dhe sovranitetit të tij” precizoi ISNA.

Washingtoni në janar ka vënë sankcionet e reja Iranit për shkak të programit të ri raketor menjëher pasi që Teheranit janë shfuqizuar sanksionet ekonomike të cilët ishin të lidhur me programin nuklear iranian. Testimet e para të raketave balistike Irani i kreu në tetor të vitit të kaluar. Raketat me rreze të mesme veprimi “Imad” i prodhon zyra iraniane  për industrinë ushtarake dhe ato kanë sistemet precise për navigacion gjer te shkatërimi i tërësishëm i cakut. Irani gjatë gushtit të vitit të kaluar poashtu kanë prezantuar raketën e re balistike me rreze të shkurtër veprimi për të cilin zyrtarët iranian kanë thënë se në mënyrë edhe më precise mund të qëllojnë caqet.

Raketa tipit tokë-tokë”Fateh-313” e cila shfrytëzon lëndë djegëse të ngurtë, është version i përmirësuar i raketës”Fateh-110” dhe ka mundësinë e lansimit më të shpejtë, afatin më të gjatë dhe mund të qëllojë cakun me precizitet të duhur gjer në distance prej 500 kilometra.

Burimi: Al Jazeera