Kulturë

Trashëgimia orientale-islame në ballkan

Ditën e mërkurë, më 10 qershor 2015, në Universitetin e Prishtinës

“Hasan Prishtina” në amfiteatrin e Fakultetit te Filologjisë u zhvillua Konferenca Shkencore  Ndërkombetare  me titul: Trashëgimia orientale - islame në ballkan

Konferenca Shkencore Ndërkombetare TRASHËGIMIA ORIENTALE - ISLAME NË BALLKAN organizuar nga Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës ”Hasan Prishtina” dhe nga Instituti për Shkenca Humane – Ibn Sina në Prishtinë

 Në konferencë morën pjesë studiues nga Jordania, Turqia, Irani, Shqipëria, Maqedonia Serbia dhe Kosova. Në fjalën e rastit, dekani i Fakultetit të Flologjisë, prof. dr. Sedat Kuçi, pasi i përshëndeti të pranishmit, tha se ndjen kënaqësi që Fakulteti i Filologjisë është pjesë e organizimit të një konference të tillë me karakter ndërkombëtar.