Mossadi ekzekutoi aktivistin palestinez në Sofi
Shërbimi sekret izraelit Mossad kreu atentatin në aktivistin në ambasadën palestineze në Bullgari. Omar Naif ishte anëtar i organizatës palestineze “Fronti popullor për çlirimin e Palestinës”, i cili nga dalja nga burgu ka qëndruar në Bullgari që nga viti 1990. Fronti popullor për çlirimin e Palestinës ka lëshuar kumtesën në të cilin ka sqaruar se Naifi është vrarë brenda ambasadës palestineze në Bullgari dhe ka akuzuar personelin e ambasadës dhe administratën palestinze, nën udheëheqeje e Fatahut për ndihmën e ofruar Mossadit. Hamasi palestinez poashtu ka kumtuar në deklaratën në të cilin përveq ngushëllimit familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij, konfirmoi dyshimet se administrata palestineze është e dyshuara kryesore për bashkëpjesëmarje në këtë krim. “Vrasjen e ka dënuar edhe organizata islamike” Xhihadi Islamik, ndërsa kryetari palestinez Mahmud Abas ka refuzuar akuzat për bashkëpjesëmarrje dhe ka paralajmëruar hetimin.
“Fronti popullor për çlirimin e Palestinës përshëndet dhe mban zi për dëshmorin e tij Omar Najef Zajedin ish të burgosurin politik palestinez dhe luftëtarin shumëvjeçar për çlirimin e Palestinës i cili më 26 shkurt 2016 është vrarë në ambasadën palestineze në kryeqytetin e Bullgarisë Sofje”. Shoku Zajed është fshehur në amabasadën palestineze pasi që forcat bullgare dhe cioniste kanë kërkuar dorëzimin e tij, 25 vjet pasi që ka ikur nga burgu cionist më 1990. Para ikjes 40 ditë ka bërë grevë urie në burg. Ishte burgos për shkak të akcionit të kryer kundër kolonive jolegale cioniste në Jerusalem me bashkëluftëratët e tij.Duke ikë nga ndjekja cioniste Najefi ka udhëtuar nëpër botën arabe dhe ka arrit në Bullgari. Fronti popullor për çlirimin e Palestinës konsideron jse përgjegjësinë e plotë për këtë vrasje mbajnë shteti cionist dhe Mossadi izraelit si dhe zyrtarët palestinez dhe ambasada palestineze në Bullgari, personeli i të cilit ka dështue në rolin e vet të ofrimit të sigurisë si dhe pushteti bullgar dhe agjencionet e tyre të sigurisë, jo vetëm që nuk e kanë mbrojtë, porse edhe e kanë ndjek në bazë të akuzës së motivuar politikisht tre muaj të plotë para vrasjes së tij. Për jofrimin e mbrojtjes së domosdoshme, si pasojë e së cilës erdhi gjer te vrasja e tij, i mbajmë përgjegjës edhe autoritetet më të larta palestineze, kryetarin Mahmud Abas, ministrin e punëve të jashtme Riad al Malik si dhe ambasadorin Ahmad al Madbuh.
Burimi: globalcir